• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Arkitektura e Vlores ne 50 vjet ne gjykimin e Arben Meksit

June 2, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Thuhet se :arkitektura është arti dhe shkenca e projektimit të ndërtesave dhe strukturave. Dhe se : arkitektura shpesh merret me përpunimin e hapësirës, vëllimit, formës, dritës, hijes dhe elementeve abstrakte për të arritur një përfundim estetik. Arben Meksi njohu tridhjetë vjet pune si arkitekt në qytetin e tij të lindjes.Arben Meksi bënë 20 vjet pune në një ndër gjinitë e njohura si karikatura, por që po shkon drejt zhdukjes me ikjen e këtij brezi.
Mirëpo, çfarë mund të ketë në brendi shpirti i artistit arkitekt?Po citojmë thjeshtë thënie të tij:Veprat e botuara, me të mirat e krijimtarisë time si pjesë e historisë ndërtimore të qytetit janë një arkiv i hapur për cilin do që është interesuar për arkitekturën nga pikëpamja profesionale apo historike.
Mirëpo ku qëndron thelbi i punës së një arkitekti?
A.Meksi:Çdo arkitekt e ka te qarte se suksesi i një vepre, nuk qëndron te objekti ne vet vete, por te pozicionimi urbanistik dhe peizazhi natyror apo urban. Arkitektet: me punën e tyre formojnë apo deformojnë ndërgjegjen estetike te brezave, me format e tyre ata modelojnë shijen njerëzore, prandaj me te drejte arkitekti i madh Le Corbusier ka thënë:” Arkitektura është loja e mençur e volumeve nën drite. Në arkitekture me material bruto mund te besh një drame”. Arkitek­tura akumulohet pa vetëdije ne ndërgjegjen tonë , sepse në bashke jetojmë me të përditë, ajo kthehet në një kujtese të ngurtësuar dhe imazhet e saj na shoqërojnë kudo që jemi. Duke kujtuar qytetet kudo në botë, e para që vjen në mendje është arkitektura e tij, prandaj dhe ky profesion është sa i vështirë aq dhe i përgjegjshëm, me jetëgjati, sepse arkitektura jeton me shume se një brez. Arkitektura është si njeriu, ka personalitet. Veprat ne arkitekture haptas apo ne mënyrë të fshehte ushtrojnë mbi ne pushtetin e vet të paperseritshëm. Domosdoshmëria e njeriut për t’u rrethuar nga bukuria është shenja e këtij pushteti.
Te ndërtosh dhe te besh arkitekture janë dy gjera te ndryshme. Natyrisht mund te bëheshin projekte me te mira por arkitekti duhet pare si pjese e shoqërisë ku jeton dhe punon. Ai bashkudhëton me ekonominë, pushtetin, psikologjinë, kulturën dhe mentalitetin e mjedisit, që e rrethon, prandaj arkitektura më e drejtë është përcaktuar si: “Vullneti i një kombi i ngritur në hapësirë”. Arki­tektura është mjaft selektive. Ne arkitekture nuk mbahen mend ata, që kane projektuar shumë, por ata që kanë projektuar sakte. Prandaj arkitekti më i mire i çdo qyteti nuk është individi, por koha.
Vitet pas vendosjes se demokracisë sollën ndryshime të mëdha në arkitekturën e qytetin tonë. Prona private mbi truallin, futja e teknologjive të reja në projektim , mekanizimi i proceseve të ndërtimit, ardhja e specialisteve nga emigracioni, kontaktet me arkitekturën botërore, reflektuan edhe ne arkitekture. Jo me kot arkitektura e re e Vlorës e 15 viteve te fundit po tërheq vëmendjen e qytetareve brenda dhe jashtë saj. Cilësia e ndërtimeve, materialet e reja, linjat e kurbëzuara, arkitektura plot drite ( edhe pse e tepruar me ballkone) I japin arkitekturës vlonjate një pamje te veçante. Në këto vite, ne arkitektet se bash-ku me ndërtuesit, kemi qene bashkëkohësit e qytetit, autoret dhe aktoret e tij, duke shkruar këtë pjese të historisë se qytetit, te mbushur me pune dhe ngjarje të mëdha.
2.Vlora nga një qytet horizontal, i shtrire dhe linear me ndërtime 3-5kate, po kthehet në qytet vertikal me godina 10-13 kate. Nga pikëpamja urbanistike ajo po zhvillohet në formën e një aragoste, ku rruga Vlore-Skele është aksi kryesor i qytetit, shtylla kurrizore,nder-sa dy krahët e saj janë ndërtimet drejt Ujit te Ftohte dhe Zvernecit.
Ky bum i madh ndërtimesh jo vetëm i dhanë një fizionomi tjetër
qytetit,por krijuan edhe një brez arkitektesh,që me punën e tyre
hodhën bazat e shkollës vlonjatet arkitekturës.Kjo duket qartë në Skele, ku janë dhe ndërtimet me cilësore të qytetit si dhe në shëtitoren Skele-Uji i Ftohte apo në rrugën Adriatiku (Transballkanike). Ndryshe nga profesionet e tjera, profesioni i arkitektit ka fatin e madh te jete i dobishëm,i prekshëm nga njerëzit, i lavdërueshëm apo i kritikueshëm. Arkitektet janë njerëz vizionar, futurist, ata modelojnë mentalitetin e njerëzve duke kuptuar se qyteti nuk i takon vetëm një brezi. Vlora është një qytet qe nuk t’i fal gabimet, me kalimin e viteve ajo ka fuqinë t’i zmadhoje ato, sepse ka natyre te bukur ku asnjë arkitekture nuk mund ta konkurroje. Arkitektura është profesion i vështirë, kompleks. Për këtë arsye arkitekti dhe kritiku i madh amerikan Peter Eisenman u drejtohet të rinjve me këshillën : ” Mos u bëni arkitekt, veçse po patet arsye te forta te brendshme qe jua detyrojnë një gjë te tille”. Arkitektura është sa individuale, po aq edhe kolektive. Arkitekti krijon mjedis te ri, duke punuar me mjete qe koha i ofron, këtë gjë ai nuk mund ta bej vetëm. Arkitektura është rregull, harmoni dhe te kërkosh harmoninë, përfaqëson, pasionin me te bukur njerëzor. Qëllimi final i saj është njeriu. Njeriu nuk rrezikohet aq nga natyra sesa nga mjedisi material qe ndërtohet prej tij. Arkitekti është transformuesi i natyrës, zbukurues apo dëmtues i saj. Duke pare arkitekturën shqiptare ne përgjithësi, te vjen keq për disa forma arkitektonike te perënduara, pa plastike , për disa vol­ume qe evokojnë një te sotme pa te ardhme, me një arkitekture as kombëtare as ndërkombëtare. Me to drejte, arkitekti Maks Velo thotë:” Arkitektura qe duhet te jete iluzion magjike, kthehet ne fushe shokuese dhe anti-njerëzore”. Ajo vepron në mënyrë shkatërruese ,gërryese,kordon, dhe dëmton rëndë ndërgjegjen njerëzore.
3.
Arkitekti A.Meksi ka projektuar një sërë objektesh në qytetin e Flamurit. Një ndërtesë që u projektua për hotel nuk arriti kurrë të përfundoj. Ky është hoteli në qendër të Vlorës.
Konfigurimi i sheshit të Flamurit në Vlorë, zbuloi nga mesi i viteve 80 ,një tablo të portretit të vetën të sheshit historik, një hotel shumëkatësh që gjithsesi shënonte për banorët e këtij qyteti ,një ëndërr e ëndërruar u mbushën me dritë,veten e zgjuan,ku mëndja u ra pre dhe u mugulluan sytë. Qyteti gjithë kohën kishte mbetur me një turizëm të vjetruar diku ndanë një udhe pa ndriçim netëve,ku errësira ndihej thellë e më thellë. Në c’orbitale vërtitej mendimi,tek drejtuesit e shtetit që qyteti të kishte një hotel në qendrën historike të tij?
Mënyra se si do të rrëfej arkitekti A.Meksi është e lidhur pikë së pari me elementin kohë.
Ky objekt i ndërtuar në vitin 1985, mbeti i pa përfunduar duke qëndruar ne qendrën historike të qytetit si karabina për gati 30 vjet. Grupi i projektimit në atë kohe beri një pune serioze, me kërkesat dhe normativat e asaj kohe. Me kalimin e viteve dhe me ndryshimet ne pronësinë e objektit dhe të truallit te ndërtimit si dhe me kërkesat e reja të kohës, ky objekt duhej transformuar.
Si projektues dhe bashkautor i projektit te vitit 1985 me kërkesën e investitorit u ngrit grupi i ri i projektimit të përbëre nga arkitekt të talentuar, profesor në Universitetin Politeknik të Tiranes : Elton Qepali, Florian Luzi, Oltion Luga. Konstruktor : Erion Bukagi, Besion Meksi. Këta tre arkitekt te talentuar dhe me pasion, punuan tre zgjidhje të tjera, të cilat ndryshonin nga njëra tjetra në konceptimin e kullës së hotelit, anën funksionale, pozicionin urbanistik dhe trajtimin arkitektonik. Këto tre zgjidhje po paraqiten në këtë katalog. Puna u përqendrua në dy drejtime :
1. Të qëndronte projekti i ndërtuar i hotelit me ndryshime ne funksion arkitekturën dhe konstruksionin
2. Të prishej hoteli ekzistues dhe të projektohej holli i ri, me program te ri , qe plotësonte kërkesat e një hoteli me katër yje. Pasi u punua disa muaj me zgjidhjen e pare duke ndryshuar funksionet, duke e zgjeruar objektin nga pjesa veriore me një qendër të re tregtare, duke zmadhuar dhomat e fjetjes, kuzhinën, baret restorantet, pishinën e re, u pa se dolën shumë probleme. Në objektin ekzistues mungonin parkimet nëntokësore qe ishin te domosdoshme. Por gjëja me kryesore ishte amortizimi i strukturës beton arme e cila ishte e dëmtuar nga vitet. Kjo doli qartë edhe nga provat dhe sondazhet e konstruksionit. Kështu u kalua në zgjidhjen e dytë. Hoteli u projektua nga fillimi. U ndryshua forma e kullës, u shtuan shume mjedise te reja, u rrit kulla në lartësi u bene parkimet nëntokësore, u nda funksionalisht hoteli nga qendra tregtare. Projekti i ri i paraqitur, i plotësonte kërkesat për një hotel me katër yje. Edhe pse grupi i projektimit punoi me pasion dhe përkushtim, edhe këto zgjidhje nuk i kënaqen kërkesat e investitorit, i cili dëshironte një hotel më të madh, në gjatësi dhe lartësi. Kjo kërkese e tij ndryshonte, formën, funksionin dhe arkitekturën e zgjidhjeje të paraqitura. Grupi i projektimit nuk ishte dakord me këto mendime te investitorit, aq me tepër qe projekti kishte përfunduar. U ndamë nga investitori me mirëkuptim,duke qëndruar ne mendimin se projekti i bere nga grupi i punës ishte më i përshtatshmi për sheshin historik të Flamurit. Prandaj ky projekt ngelet një ëndërr e pa realizuar
Koha kur stacioni i trenit u realizua në qytetin jugor i përkiste mesviteve ‘80.Ardhja e trenit të parë sigurisht që priste stacionin për të cilën arkitekti A.Meksi e konceptoi me një vëllim të plotë horizontal,me dy kate pa thyerje të tepërta, dhe befasia shfaqej te interierë te zbukuruar me vepra arti, mozaik, pllaka të derdhura gipsi përë ktë veprës arkitekti Mkesi shkruan:
Stacioni i trenit:Objekti ishte konceptuar me një vëllim të plotë horizontal,me dy kate pa thyerje të tepërta,me linja te drejta ku funksioni reflektohet ne forme me një theksim n pjesën e hyrjes kryesore. Në hollin kryesor, shpjegon arkitekti Arben Meksi,ndodhen shërbimet për udhëtarë,e cila ka lartësinë e dy kateve (më e madhja e stacioneve në vendin tonë) është orientuar me gjerësi nga ana e personit. Për zgjidhjen funksionale është patur parasysh që rruga shesh-stacion-person të jete sa më e shkurtër dhe pa pengesa. Dalja e pasagjereve,që vijnë me tren bëhet përmes një nënkalimi në pjesën veriore të godinës. Në katin e dytë ndodhet restoranti me kuzhinën dhe një bar i hapur. Të dy këto mjedise shikojnë nga salla e udhëtarëve. Interieret janë zbukuruar me vepra arti, mozaik, pllaka të derdhura gipsi. Mirëpo çfarë ndodh sot pas 25 vjetësh dhe kujt mund ti hyjë në punë kjo godinë? Treni nuk do të vijë më deri tek ky stacion. Stacioni i ri gjendet më larg qytetit dhe ky objekt në të ardhmen mund të transformohet në qendër polifunksionale dhe argëtimi për të rinjtë, thotë arkitekti i njohur i këtij qyteti,njëhershëm edhe karikaturist i shquar.

Filed Under: Kulture Tagged With: Arkitektura e Vlores ne 50 vjet, e Arben Meksit, Gezim Llojdia, ne gjykimin

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT