Zyra per shtyp e Kuvendit ka njoftuar se, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta merr pjese ne Forumin e Lidereve Boterore dhe Konventen e Demokrateve ne Filadelfia me ftese te Institutit Demokratik Amerikan
Kreu i kuvendit Ilir Meta, është ftuar në Konventën e Demokratëve Amerikanë që zhvillohet nga data 25 deri me 28 korrik ku do të shpallet kandidatura për Presidente e SHBA zj.Hillary Clinton.
Kryeparlamentari është nisur pasditen e së dielës drejt Filadelfias, për të marrë pjesë në Konventë.Por burimet thanë se gjatë qendrimit 4 ditor kryetari I Kuvendit pritet të ketë takime edhe me drejtues të tjerë të lartë të SHBA-së.
Për kreun e Kuvendit, Ilir Meta kjo është vizita e katër në harkun kohor të 6 muajve në SHBA. Meta udhëton drejtë SHBA-së vetëm pak ditë pasi në Kuvend u miratua me unanimitetin e 140 deputetëve reforma në drejtësi.Ftesa e kreut te LSI ka xhelozuar socialistet dhe kreun e tyre Edi Rama. Duket se dy aleatet enuk jane me ne muajin e rreme te mjaltit…Le te presim se Luan Rama, e paralajmeroi pakenaqesin e LSI-se.