• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Nishani dekoron grevistët e urisë të 1991

February 20, 2017 by dgreca

Kreu i Shtetit dekoron studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në Grevën e Urisë së 18-20 shkurtit 1991 me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”/

172636

TIRANE, 20 SHKURT 2017- Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani vlerësoi sot paradite me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në Grevën e Urisë së Universitetit Shtetëror të Tiranës (18-20 shkurt 1991) me motivacionin: “Për rolin dhe kontributin e tyre jetik e vetëmohues në shembjen e mitit dhe kultit të individit të ish-diktatorit Hoxha; për depolitizimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës; për shmangien e përplasjes së mundshme civile si dhe për dhënien e goditjes vendimtare së ashtuquajturës diktaturë të proletariatit dhe luftës së klasave në Shqipëri”.

52Në fjalën e tij gjatë ceremonisë solemne ku ishin të pranishëm ish-studentë dhe pedagogë të fakultevete të ndryshme të Universitetit Shtetëror të Tiranës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, deputetë, etj. Presidenti Nishani u shpreh: “Ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj të nderuar në këtë ceremoni aq shumë të domosdoshme në këtë Ditë Kombëtare të Kujtesës së Martirëve dhe Viktimave të regjimit komunist, pse jo edhe të një dite domethënëse për shembjen e simboleve të regjimit komunist! Si President i Republikës, në respekt të detyrimeve dhe atributeve kushtetuese, por edhe duke u mbështetur në bindjen time si qytetar i këtij vendi jam përpjekur vazhdimisht që të vë në pah dhe të vlerësoj institucionalisht shumë personalitete dhe kontribues të denjë të kombit, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare. Kështu edhe kjo ceremoni e thjeshtë, por mjaft domethënëse, ka për qëllim jo vetëm të nderojë e të vlerësojë përpjekjet dhe sakrificat e pashembullta të studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrës në Grevën historike të Urisë së 1991-shit, por edhe t’i vendosë ata denjësisht në piedestalin e shqiptarëve liridashës dhe atdhetarë, me të cilët kombi ynë duhet të nderohet, të marrë shembull e të frymëzohet përjetësisht. Një ish-bashkëstudenti juaj ka shkruar një libër të titulluar: ‘Piedestale pa statuja’, ndoshta i frymëzuar nga ato piedestale që mbetën dikur bosh në vitet 1990-të si pasojë e rrëzimit nga populli të monumenteve pakuptim e pavlerë të diktaturës. Por të jeni mëse të sigurt se piedestalet e nderit të kombit tonë, nuk mbeten kurrë bosh, sepse kujtesa historike nuk i harron kurrë bijtë dhe bijat e tij, ata që janë më të ndriturit e më të emancipuarit duke u dhënë gjithmonë vendin e merituar.”

Kreu i Shtetit vuri në dukje se: “në këtë ditë të shënuar, që kremton shembjen e simboleve të komunizmit, jo vetëm të monumenteve të diktatorit Hoxha në çdo cep të vendit, por jemi mbledhur jo thjesht për të zhvilluar një ceremoni zyrtare, por edhe për të nënvizuar edhe njëherë rëndësinë dhe mesazhin e aktit tuaj të dikurshëm vetëflijues. Bertold Brehti ka thënë: ‘Mjerë ai vend që ka nevojë për heronj’! Por studentët e asaj kohe janë heronj! Ajo ishte kërkesa, thirrja e mijërave e mijëra banorëve të Tiranës dhe atyre të ardhur nga i gjithë vendi në Tiranë, në ato ditë të ftohta e të largëta shkurti, kur ju të gjithë ishit të ngujuar në Kino-Klubin e Qytetit ‘Studenti”, por kur njëkohësisht kishit mbi vete sytë, vëmendjen, merakun dhe admirimin e mbarë popullit shqiptar.

Benjamin Disraeli, ish-kryeministri i famshëm britanik këshillonte me mençuri: ‘Mëkojini mendjet tuaja me ide të mëdha! Heronjtë i bën të tillë besimi në heroizëm’! Ju ishit bijtë dhe bijat e zgjedhur të popullit në atë periudhë: studentë dhe pedagogë në Universitetin e Tiranës. Kishit shkuar aty për të dhënë mësim, për të studiuar e për t’u pajisur me dije, në mënyrë që më vonë të ndërtonit, të drejtonit jetët tuaja, por dhe vendin në tërësi në çdo fushë të jetës. Por në atë kohë ju zgjodhët diçka më të madhe: ju vendosët që për hir të idealit tuaj, të parimeve për një Shqipëri vërtet të lirë dhe demokratike, për një Shqipëri pa luftë klasash, pa terror të diktaturës komuniste, pa ideologjizim të tejskajshëm, pa përçarje ideologjike – Ju vendosët që të ngriheshit dhe të luftonit me mënyrën tuaj, të mundësonit zgjedhjet e para të lira e demokratike të marsit 1991, pa u vrarë mes njëri-tjetrit e pa derdhur asnjë pikë gjak.

Ju bëtë Grevë Urie jo thjesht për heqjen e një emri që në fakt ishte aq i urryer, por për eliminimin e kultit të individit, për shembjen e mitit fals të diktatorit, por dhe të makinerisë propagandistike që ende e mbante atë në këmbë, për depolitizimin e Universitetit dhe të mbarë shoqërisë. Ju në atë kohë vendosët të përdornit një nga format më të rralla të protestës, të mosbindjes civile dhe zgjodhët të vetëflijoheshit duke u ngujuar në Grevën e Urisë, në Qytetin Studenti, në oazin tuaj të lirisë që e kishit fituar me meritë që nga nisja e Lëvizjes në 1990, deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave tuaja. Ju ia dolët mbanë me sukses! Edhe në saje të mbështetjes mbarëpopullore të qytetarëve shqiptarë, të punëtorëve sindikalistë, të intelektualëve, të artistëve, të pedagogëve tuaj, të prindërve tuaj, të njerëzve që ju rrethonin, qytetarëve tiranas dhe të mbarë Shqipërisë ashtu të mbledhur të gjithë së bashku pa dallime krahinore apo fetare si rrallëherë në historinë shqiptare të fundshekullit të njëzetë. Shumë prej jush, edhe ata që sot nuk mundën të jenë në këtë sallë për arsye të ndryshme, i ndryshuat kursin e historisë vendit, duke kërkuar me ngulm, por në mënyrë paqësore, që e ardhmja e Shqipërisë të ishte si e gjithë Evropa, që vendi ynë të ishte aty ku i takon – në gjirin e familjes së madhe evropiane me të njëjtat merita dhe duke e pasuruar atë me vlerat tona më të mira.

Misioni juaj historik i asaj kohe ende nuk ka përfunduar! Prandaj ju ftoj secilin prej jush dhe nëpërmjet jush të gjithë bashkëkohësit, bashkëpunëtorët, miqtë tuaj e asaj kohe dhe më pas që të mos i rreshtin përpjekjet dhe punën, që të mos i shmangeni përgjegjësisë – përgjegjësisë historike dhe përgjegjshmërisë shoqërore që dikur e nisët dhe e mbajtët me aq krenari e pa u lëkundur për asnjë çast mbi shpatullat tuaja të brishta, – por që të vazhdoni dhe të kontribuoni denjësisht, secili në fushën dhe me mundësitë e tij duke e pasuruar më shumë atë vlerë të madhe që ju i dhatë vetes, i dhatë vendit, i dhatë shoqërisë dhe i dhatë mundësi të ardhmes për Shqipërinë dhe shqiptarët, por dhe për të bërë të mundur që Shqipëria jonë me pasuritë natyrore të dhuruara nga Zoti të mos vuajë më atë padrejtësi zhvillimi ekonomik dhe social. Të bëhet një vend më dinjitoz e të begatë për të gjithë ne, për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë.

Heronj të vërtetë janë të gjithë ata që kur i thërret nevoja, ngrihen ballëlart e dalin në krye të ndryshimeve shoqërore, dhe pasi kanë kryer punën e tyre fisnike, largohen përkohësisht nga skena në heshtje, por gjithmonë të ndërgjegjësuar e të vetëdijshëm se roli dhe barra historike që morën përsipër në një moment historik, duhet mbajtur përjetësisht e me përgjegjësi maksimale. Duke shfrytëzuar edhe një herë këtë moment të nderimit dhe respektit të shtetit shqiptar ndaj jush personalisht dhe të gjithë atyre që u përpoqën, të gatshëm për sakrifica në momente shumë të vështira për vendin, duke ju falënderuar dhe nderuar për atë që ju nisët, kontribuat, por dhe e latë si vijimësi dhe vazhdimësi, dua të vlerësoj të gjitha kontributet e derimësotme që ju dhe gjithë të tjerët kanë dhënë në të mirë jo vetëm të imazhit, por të qenësisë së përbotshme të Shqipërisë dhe botës shqiptare. Ndaj, në cilësinë e Kreut të Shtetit, kam privilegjin, por edhe fatin e madh që të vlerësoj ndoshta me pak vonesë me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’ të gjithë ata 723 pedagogë, studente e studentë sypatrembur e altruistë, që me vullnet të plotë hynë në një Grevë Urie masive e të pashembullt dhe dolën prej asaj fitimtarë, me objektiva të realizuara historike, por mbi të gjitha si heronj të heshtur lirie dhe demokracie! Faleminderit dhe Zoti i bekoftë ata studentë dhe pedagogë si dhe familjarët e tyre që i mëkuan e i rritën me aq atdhedashuri dhe kurajë qytetare! Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë dhe mbarë popullin shqiptar!”

Dekorata iu dorëzua nga Kreu i Shtetit disa prej ish-anëtarëve të Komisionit Drejtues të Grevës së Urisë

 

Filed Under: Featured Tagged With: e greves se urise, në1991, Presidenti Nishani dekoron pjesmarrësit

Artikujt e fundit

  • LETËR E HAPUR PËR KRYETARIN GENCI NIMANBEGU DHE KUVENDIN E KOMUNËS TË ULQINIT NGA SHQIPTARËT E DIASPORËS AMERIKANE
  • Nga kultet te idetë: Koha për të çliruar politikën nga portreti
  • TË JETOSH JETËN PREJ ALBANOLOGU
  • Tezat që ndërtuan harresën për Çamërinë
  • Shuhet në New York nacionalisti Pjeter Mernaçaj, Vatra ngushëllon familjen
  • Dhimitri i Farit – Greku që tradhtoi Teutën u bë mbret,  por dhe armik i Ilirisë
  • VATRA NË DASMËN E TEUTA RUGOVËS, VAJZËS SË PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR.IBRAHIM RUGOVA
  • KOMUNITETI SHQIPTAR NË ILINOIS, HISTORI DHE IDENTITET KOMBËTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • SHBA-Shqipëri, 103 vite marrëdhënie diplomatike! Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë
  • Maqedonia dhe Kosova, pengje të proceseve të papërfunduara
  • Për një vetëdijësim gjuhësor
  • Fillimet e arsimit shqip në Shqipërinë e Jugut
  • Gazeta “Dielli”, drita e kombit në mërgim
  • DASHURIA E ZJARRTË PËRBALLË MORALIT DHE DINJITETIT 
  • TA KUJTOJMË ME NDERIM PROFESORIN DEMOKRAT ARSHI PIPA

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT