• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJON NIKOLLË KAZAZI /1702-1752/

June 22, 2013 by dgreca

Shkruan: Don Lush GJERGJI/

Imzot Gjon  Nikollë Kazazi, i lindur në Gjakovë më 1 janar 1702, ishte nxënës dhe student i dalluar në Fermo të Italisë, më vonë edhe në Kolegjin Ilirik të Loretos, ku kishte studjuar ndër të tjera edhe lëndët e retorikës, gramatikës dhe filozofisë. Kishte doktoruar  në filozofinë dhe teologjinë në Kolegjin Urban në Romë. Pas shugurimit meshtarak qe emëruar Vikar i Ipeshkvisë, Vizitator Apostolik për Bullgari dhe Serbi. Përshkrimet e tija Papës benedikti XIV japin pasqyrimin e kohës dhe gjendjen tejet të vështirë për katolikët e këtyre viseve. Papa iu përgjigj me letrën  e baritore “Inter omnigenas” me përcaktime, udhëzime dhe rregullore për mbar Ballkanin e atëhershëm. .Në një Letër që është zbuluar kohën e fundit Gjon Nikollë Kazazi përshkruan vendet në Mesdhe ku flit dhe komunikohet në gjuhën shqipe, dëshmi kjo e fuqishme për atë përiudhë dhe për praninë shqiptare.

Në vitin 1743 qe emëruar arqipeshkëv i Shkupit, më vonë edhe të Mbretërisë së Sërbisë. Pas një jete tejet të mundimshme dhe pune shumë meritore, vdiq në vitin 1752, në moshën 50 vjeçare.

Gjatë studimit në Romë ka zbuluar në Bibliotekën “Propaganda Fide” kopjen e ruajtur “Meshari” i Dom Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555. Në vitin 1743 ka botuar edhe katelizmin “Përmbledhja e shkurtë të Mësimit të Krishterë të përkthyer në gjuhën shqipe për përdorim të fëmijëve dhe të këtij Populli”, të shtypur në Propaganda Fide në Romë, që dëshmon të folmen e asokohe në Gjakovë dhe rrethinë, që ishte kundërpigjigjie ndaj sundimit turko-otoman, ruajtje dhe mbrojtje e identitetit fetar dhe kombëtar shqipar.

 

JUSUF BUXHOVI

 

Krijuesi, shkrimtari, historiani, intelektuali i mirëfillët Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht 1946. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në Gjakovë, ku kreu edhe shkollën e mesme. Studjoi Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Vite të tëra ishte korrespondent i “Rilindjes” në Gjermani. Nga kjo përvojë shumëvjeçare arriti shumë pjekuri njerëzore dhe në krijimtari. Ai është një ndër prozatarët më të shquar dhe më të dalluar ndër shqiptarë, sidomos me romanet “Prapë vdekje, I, II, III, (1991-1995); “Letra për Kryeprincin” (2001); “Vera e fundit e Gjon Bardhit”(2003); “Trilogjia gjermane” (2004-2006); “Libri i Blacës” (2007); Nga  studimet dhe lëmia historike: “Historia e Kosovës, 3 vëllime, (2012), që ka zgjuar mjaft interesim tek ne, por edhe në botë.

Deri me tash Jusuf Buxhovi ka botuar më se 30 tituj të llojeve të ndryshme. Pra, ai është shkrimtar, krijues, njeri i angazhuar në shumë fusha, me mendje të ndritur dhe zemër të hapur.

Me romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, të botuar së pari në vitin 1982, pastaj të ribotuar disa herë, të përthyer në disa gjuhë, si intelektual  ballafaqohet me çështjen e sundimeve të të huajve që për qëllim kishin asgjësimin dhe shkatërrimin tonë shpirtëror, kulturor, kombëtar. “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nga kritika letrare shqiptare vlerësohet dhe trajtohet si “një nga veprat më të suksesshme të prozës sonë bashkëkohore” (Agron Tufa).

Minjtë e dikurshëm gjatë sundimit turko-otoman, që bartnin murtajën dhe shkaktonin vdekjen e popullit, apo edhe ata gjatë sundimit serbo-sllav, ende janë të gjallë dhe veprues. Mëgjithatë i kemi përballuar të gjitha me ndihmën e Zotit, me përkrahjen e Kishës dhe klerit tonë, i cili gjithnjë ka jetuar dhe vepruar për Fe dhe për Atdhe, si dhe me vëllazërinë tonë gjithëshqiptare. Ashtu do të ndodhë edhe në kohën dhe hapësirat tona…

Gjakovë, 20 qershor 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Don Nikolle Kazazi, ngadon Lush Gjergji

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT