NISI SOT NË QUEENS NJU JORK PËR TË DYTIN VIT SHKOLLA SHQIPE”KUQ E ZI”/
Nga Dalip Greca
17 Shtator 2016- Queens, Nju Jork- Së bashku me Harito Savën, ish punonjës në Institutin e monumenteve te kulturës në Tiranë, tash punonjës në UPS, u nisëm sot në mëngjes nga Bronksi për të asisituar në celjen e vitit të ri shkollor të Shkollës shqipe, e cila është celë me 7 mars 2015 në mjediset e Kafesë ” Kuq e zi”, në Queens, Nju Jork, pronë e bashkatdhetarit Kristaq Foto. Gjatë rrugës flasim dhe diskutojmë edhe për shollën shqipe, ku Harito ka nipërit Mason dhe Eron Papa.Në orën 9, në cast fillimin e mësimit, grupi i fëmiëjve dhe prindërit e tyr ishin gati. Tufa lule për mësuesen si dhe për drejtuesin e Shkollës Kristaq Papa. I pranishëm është edhe kryetari i degës së Vatrës për Queensin dr. Skënder Murtezani me një grup vatranësh.
Insiatori i nismës për ta hapë dhe për ta mbajtë gjallë shkollën shqipe, Kristaq Papa, flet shkurt në ceremoninë e thjeshtë të hapjes. Ai i falenderon fëmijët dhe ju uron atyre vit të mbarë shkollor; nuk harron pa falenderuar Gazetën Dielli dhe degën e Vatrës e dr. Skënder Murtezani për mbështetjen, falenderon prindërit që kanë lënë punët e tyre dhe kanë shoqëruar fëmijët. Një pjesë prej tyre kanë ardhë nga zona jashtë Queens-it, si psh inxhinieri Besian Krasniqi me djalin e tij Reanin kanë ardhë nga Mount Kisco , Westchester County, New York.
– Vitin e ardhshëm do të sjell dhe djalin tjetër, më thotë Besiani gjatë bisedës. Një pjesë e prindërve i sjellin fëmijët për të dytin vit, sic është Fred Tollja, që për të dytin vit shkollor, fëmijëte tij Ernea dhe Naile, po e ndjekin shkollën shqipe këtu.
Kristaq Papa, i pyetur nga Gazeta Dielli, për hapjen vitin e kaluar të shkollës dhe mbajtjen hapë të saj, thotë se: Kjo klasë-shkollë shqipe, u cel vitin e kaluar në Festën e Shkollës shqipe, me 7 Mars 2015. Me mbështetjen e Kristaq Fotos që afroi mjedisin për klasë, pranë kafesë së tij “Kuq e Zi”, ia arritëm të përcjellim një vit shkollor jo të lehtë, por të suksesshëm. Prindërit mbetën të kënaqur pasi fëmijët e tyre, një pjesë ishin në moshë të rritur, arritën të përvetësonin programin, të shkruanin e të flisnin shqip.
Kristaqi përmend emrat e nxënësev të avancuar në programin e shqipes si Liza Qehaja, Krist Bundo e të tjerë. Ai përmend dhe nxënës të tjerë që e mbyllën kënaqshëm vitin shkollor 2015-2016 si: Reon Krasniqi, Ernei dhe Naile Tollja, Eleni Sikollo, Odeta dhe Kamela Papaj, Christian Bombaj, Donald Rapaj, Donil Beqo, Eda Kulla, Elsa dhe Joana Kulla, Denis Qehaja e të tjerë.
I hedhim një sy regjistrit me emrat e fëmijëve: Enrik Myftari, Amelja Semini, Mason papa, Ejdon Dajlani, Eron Papa, Ernea Tollja, Naile Tollja, Rean Krasniqi, Premton Syla dhe emra të tjerë që janë në pritshmëri.
Për këtë vit, informon Kristaqi, krahas grupit të vitit të dytë, janë afruar dhe 6 fëmijë për grupin e parë. Do të përpiqemi, premton ai,që të bëjmë më të mirën e mundshme, por kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë më shumë. Gjatë të gjithë kësaj Vere, kam bërë përpjekje maksimale që të afroj sa më shumë prindër të interesuar për shkollën shqipe, por qenka tepër e vështirë. Komuniteti shqiptar ka nevojë që të ndërgjegjësohet realisht për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e traditave dhe kulturës Kombëtare.
Në bisedat që zhvillojmë me prindërit e fëmijëve trajtojmë problemin e vështirësive që kanë shkolla të tilla që bëhen thjesht me inisiativa të personave apo edhe të disa degëve të Vatrës, por që nuk gëzojnë mbështetje nga shteti shqiptar. Së paku të sjellë bazën mësimore!
Komuniteti shqiptar në Queens është shumë i madh në numër,dhe numri i nxënësve nuk i përgjigjet numrit të nxënësve. Altin Bundo(babai i nxnëses Alba Bundo), Harito Sava(gjysh i dy nipërve), Erjon Myftari, babai i Enrik Myftari, mendojnë se duhet më shumë informacion.Duhet informuar komuniteti, dhe duhet punuar që ai të sensibilizohet në drejtim të ruajtjes së identitit kombëtar përmes shkollës shqipe. Amerika ta jep këtë mundësi, por vetë komuniteti tregohet inaktiv dhe e quan angari mësimin e gjuhës shqipe.
Ndoshta duhen sensibilizuar komunitetet fetare ku ka grumbullim komuniteti dhe të kërkohet ndihma e klerikëve. Në Queens vepron Kisha Orthodokse dhe Xhamia, ndoshat ata duhet t’u bëjnë apel shqiptarëve që të dërgojën fëmijët e tyre në shkollën shqipe sepse kështu ruhet gjuha shqipe.
Kristaq Papa nuk duhet lënë vetëm në nismën e tij, vecanërisht tani që shkolla ka hyrë në vitin e dytë të egzistencës së saj.
Nga ana e sja dhe dega e Vatrës në Queens duhet të punojë më shumë me anëtarësinë e vet, që prindërit vatarnë t’i dërgojnë fëmijët, apo nipër e mbesa, aty. Nëse sot janë dy klasa me nga 6 dhe 5 nxënës,(Kristaqi thotë se ka premtime se do të shtohet numri) për të ardhmen numri të rritet. Për këtë i gjithë komuniteti duhet të punojë….Për indiferentët le të sjellim ndërmend vargjet e Fishtës:
”Gjuha shqipe”…
…Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;…