ALEKSANDËR SOLZHENITSIN: NJË DITË NË JETËN E IVAN DENISOVIÇIT/
(Me rastin e 50-vjetorit të botimit)/Nga Frank Shkreli/
Me librin e ish-disidentit të njohur rus, Aleksandër Solzhenitsin ”Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit” botuar më 1962 u përballova për herë të parë në njërin prej kurseve mbi komunizmin në kolegjin Lehman në New York, në fillim të 1970-ave. Profesori e kishte caktuar si njërin prej librave të doemosdoshëm për tu lexuar nga studentët e regjistruar në atë klasë. Aleksandër Solzhenitsin, si emër ishte krejtsisht i panjohur për mua, por profesori duke e ditur se unë isha refugjat politik i arratisur nga Evropa Lindore, më thotë se ty do të pëlqej ky libër. Natyrisht, libri i Solzhenitsinit, ”Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit”, ishte një vepër që përshkruante sistemin çnjerëzor komunist të Rusisë në atë kohë duke informuar botën mbi mizoritë që ndodhnin në burgjet dhe kampet e përqendrimit të Bashkimit Sovjetik stalinist, por tërthorazi ishte një testament edhe mbi krimet staliniste që po ndodhnin nën regjimet komuniste, anë e mbanë Evropës Lindore. Ishte një libër që për herë të parë përshkruante tmerret në kampet staliniste të punës, por në të njëjtën kohë ishte dhe një testament i shpirtit dhe i fuqisë dhe vullnetit të njeriut për të mbijetuar edhe në rrethanat më çnjerzore. Natyrisht, Solzhenitsin që kishte pësuar vetë vuajtjet në kampet e përqendrimit sovjetik, dhe fitues i Çmimit Nobel për letërsi më 1970, më vonë botoi librin e famshëm ”Gullag Arkipelago”, bazuar në përvojën e tij gjatë 11 vjetëve në burgjet dhe kampet e përqendrimit. Këto janë vepra me të cilat autori përshkruan vuajtjet e pabesueshme dhe krimet e errëta që njeriu është i aftë të bëjë kundër njeriut, të afërmit të vet — por janë gjithashtu dëshmi se njeriu dhe popujt e shtypur nga regjimet diktatoriale komuniste, naziste dhe ideologji të tjera shtypëse gjatë historisë, nuk pranojnë të dorëzohen as të kapitullojnë përballë të keqes. Vepra ”Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit” e botuar 60-vjetë më parë, që në atë kohë tronditi sistemin komunist rus dhe botën për krimet dhe kushtet çnjerëzore që ekzistonin në kampet sovjetike të përqendërimit, megjithëse dëshpruese për nga përshkrimi i ngjarjeve dhe vuajtjeve të të burgosurve, libri përfundon me vetdijen se njerëzimi kurrë nuk do të ketë mundësinë të shkatërrojë vet-veten përderisa në këtë botë ka njerëz që punojnë dhe flasin me drejtësi dhe përgjegjësi morale.
Në fillim të 1970-ave, edhe këtu në Amerikë ishte një periudhë tepër e tensionuar politike.Lufta në Vjetnam ishte në kulmin e saj, demonstratat kundër luftës ishin mbarë kombëtare dhe në kolegjet amerikane ndihej një frymë pro komuniste — kryesisht si shprehje kundër luftës në Vjetnam — jo vetëm në radhët e studentëve por edhe disa profesorë shpalleshin publikisht si marksistë dhe përkrahës të kësaj ideologjie.Për mua dhe shumë kolegë të tjerë studentë të arratisur nga Evropa Lindore, këjo atmosferë ishte e tmerrshme.Më poshtë është një artikull – replikë e imja me një profesor amerikan të Shkencave Politike në Kolegjin Lehman që frekuentoja në atë kohë, botuar në gazetën MERIDIAN të këtij kolegjit me datën 6 Mars, 1974, në lidhje me autorin me famë botërore Aleksandër Solzhenitsin i cili ishte dëbuar nga Bashkimi Sovjetik si i padëshiruar.
“Po i lë atyre zgjidhjen e thjeshtë, të çdo tirani: të më vrasin sa më shpejtë sepse unë shkruaj të vërtetën’’. (Solzhenitsin)
Po rata nuk e vranë atë sepse ndryshe do të zmadhonte çështjen e shtypjes staliniste, të shkuar dhe të tashme, dhe donin të siguroheshin që ndjeshmëria e madhe e perendimorëve për fituesin e Çmimit Nobel nuk do të lëndohej. Do të popullarizonte idetë e tij dhe kërkesa për librin e tij të ri, ‘’Gullag Arkipelago’’, do të fitonte rritje në Bashkimin Sovjetik. Shokët e Kremlinit nuk donin të merrnin përsipër një risk të tillë.
Një arsye tjetër ishte se qeveria sovjetike ishte e frikësuar nga Solzhenitsin sepse siç thonte një nga kolegët e Solzhenitsin në gazetën Nju Jork Tajms, ‘’Ai është zëri që vjen prej andej (kampet e punës së robërve).Kur ai flet ata dëgjojnë zërin e miliona njerëzve që u zhdukën atje.Dhe ata kanë frikë’’.
Aleksandër Solzhenitsin, i burgosuri numër 282
Dëbimi i Aleksandër Solzhenitsin është pohim i dështimit të sistemit sovjetik për shpresën që kishin për të krijuar ‘’njeriun e ri sovjetik’’. Sistemi sovjetik ka humbur besimin në transformimin psikologjik të individit; ai është i frikësuar nga individualiteti dhe shpirti individual. Veprimi arbitrar dhe illegal i Kremlinit duke dëbuar Slzhenistin, na tregon për paaftësinë e regjimitsovjetik dhe regjimeve komuniste në përgjithësi, që t’i përgjigjen një argumenti me argument; paaftësinë ose mungeseën e vullnetit për të toleruar një debat politik. Ky veprim i papritur i tregoi edhe njëherë popullit rus dhe Botës së lire, lirinë e kufizuar të regjimeve post-staliniste.
Fakti është se në Bashkimin Sovjetik shtypja ndaj disidentëve vazhdon ende. Perseekutimi i kristjanëve dhe hebrenjve vazhdon për “krimin’’ qëata bëjnë duke praktikuar fenë e tyre. Fakti i dytë është se, regjimi sovjetik është ende i dominuar nga njerëz të cilët janë bashkëpuntorë dhe përgjegjës për vdekjen e 20 milion të burgosurve politikë.Nuk ishin nazistët ata që shpikën kampet e përqednrimit dhe gjenocidin, ishin Bolshevikët ata që përgatitën rrugën drejtë Nazizmit.
Por arsyeja që nisa për të shkruar rreth fatit të Aleksandër Solzhenistin, ishte një artikull i datës 20 Shkurt nga profesor John Crawford i titulluar, “Delet me ujqërve kapitalistë’’. Ai përpiqej që me aftësitë e tij akademike të bëjë një ndarje konceptuale mes “demokracisë socialsite’’ në Rusi, që dëboi Solzhenitsin, dhe “lirisë kapitaliste’’ me “çmimet e ushiqmeve në stratosferë’’, këtu në Shtetet e Bashkuara.
Ai thotë se Amerika nuk është lirë sepse çmimet këtu rriten dhe ti nuk mund të blesh as gaz. Por, aim und ta kritikojë qeverinë, të shpreh pikëpamjet e tij ose t’i bërtasë kujdo. Jo, këjo për atë nuk është liri. Ai e përcakton lirinë e të shprehurit, duke cituar Fidel Kastron ,i cili vite më pare ka thënë: “Nëse je në anën tone, nuk mund të thuash asgjë. Nëse je kundër nesh, nuk mund të thuash asgjë.’’ Madhështore, apo jo? “Kjo është konstruktive për njerëzit’’, thotë Prof. Crawford.Seriozisht e ka ai?Shpresoj shumë që të mos besojë ato që thotë.Dakord, ka dallim të madh mes lirisë së shprehejs dhe të flasësh lirshëm.Pse nuk duhe të ekzistojë liria e shprehjes?Pse nuk duhet Prof. Crawford të thotë atë që ka për të thënë? Sepse tek e fundit nuk ka vlerë, apo, jo. Pra pse, jo?
Kështu profesori ynë shkon më tej duke shpalosur njohuritë që ka rreth shkrimtarit rus, duke thënë se Solzhenitsin ishte “pjesë e rojës së vjetër….i cili kurrë nuk mundi ta pranonte revolucionin’’.Absolutisht që nuk është e vërtetë këjo. Solzhenitsin, ashtu siç e përshkruan veten, ishte njëiri sovjetik, patriot, i mbushur me zell komunist. Ai besonte në idealizmin e Leninit.Ai ishte një anëtar besnik dhe i devotshëm i Komsomol-it, Organizatës së të Rinjve Komunistë. Në librin e tij më të ri, “Gullag Arkipelago’’, Solzhenistin përshkruan se si argumentonte dhe mbronte komunizmin dhe parimet e tij me të burgosurit e rinj.Vetem në vitet e mëvonshme ai fillon të dyshojë dhe të kritikojë sistemin.
Shteti sovjetik ka shkaktuar një vuajtje të frikshme mes njerëzve.Vrasjet në masë të opozitës politike, terrori i përhapur kundrejt qytetarëve të pambrojtur tregon orientimin kriminal që kishin kuadrot komunistë.
Si mundet një sistem i tillë të meritoj njohje ndërkombëtare (duke lënë mënjanë sstausin e kombeve më të favorizuara, që SHBA po i konsideron)?Në të vërtetë, politika komuniste vjen në SHBA vetëm për t’i mohuar njerëzve tonë të njohin të vërtetën. Ne e dime se çfarë i ka ndodhur Solzhenitsin dhe Saharov, dhe të tjerëve të rangut të tyre, për shkak të famës që kishin, por çfarë ndodhë me atë tjetrin, “të voglin’’, i cili nuk pajtohet me regjimin. Kush e di se çfarë ndodhë në Siberi?Po për spastrimet e bëra nga uria, dëbimet e gjencidet dhe ekzekutimet e bëra në dhomat e torturës dhe kampet e përqendrimit? Media e kontrolluar sovjetike nuk thotë asgjë për këto.Shtypi dhe media jonë vazhdon t’i paguajë shantazhet e bëra nga vendet komuniste për privilegjin e mbajtjes së korrespondentëve aty.
Njerëzit si Solzhenitsin janë kontribuesit e vërtetë të fitimit të lirisë.Ai është monumenti i vdekjes martire dhe të pa zë. Ai është zëri që vjen prej “andej’’. Lerëni që ai të dëgjohet.’’(Botuar me 6 Mars, 1974)