• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bebe Rexha një Rita Ora e re Shqiptare – në Hollivud

January 28, 2014 by dgreca

NGA BEQIR SINA, New York/

Bebe Rexha, ylli shqiptar që premton shumë në të ardhen e saj në botën e muzikës botërore/

BENSONHURST BROOKLYN NY  : Emri më i ri shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, që po bën bujë të madhe në botën e muzikës , mbas artistes me famë botërore Rita Orës nga Kosova, duket sikur është një tjetrë talent edhe ky shqiptare, por nga Dibra e Madhe, e cila deri tani ka “përmbytur’ shtypin amerikan, dhe rrjete sociale , facebook, twitter, youtube e tjer.Ajo është Bleta ose aka Bebe Rexha banore e qyteti Brooklyn në New York.

Megjithëse, të gjitha mediat amerikane, e kan nënvizuar se Ylli i ri i muzikës, ka origjinë shqiptare, por thuhet se edhe ajo vet kurr nuk e mohon atë për të bër të ditur faktin se Bebe Rexha, është shqipëtare dhe nga Dibra e Madhe. Prandaj gjithmonë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, shpesh ajo publikon statuse ku ajo flet me krenari se ajo është shqiptare.

Adhuruesit e saj të shumtë në facebook – përmendin vizitat e saj në Dibër të Madhe vendleindjen e prindërve të saj që ajo i ka vizituar. “Ylli” në ngjitje me origjinë shqiptare, kohët e fundit është shumë e suksesshme shkruajn mediat amerikane, aq sa ato për ditë shkruajn për aktivitetin e saj në botën e muzikës. Duke përmendur faktin se ata e kan zbuluar talentin e saj qysh kur ajo ishte 4 vjeç.Mirëpo, ato theksojnë se me rritjen  e saj u frocua edhe lidhja e saj me muzikën – duke shënuar vetëm ngjitje….prej kur ajo vazhdoi shkollën e mesme në Brooklyn në degën e muzikës.

Bebe Rexha u shfaq fillimisht në shfaqjet e saj muzikore si Hay Doll, ku përveçse si një këngëtare shumë e mirë, ajo shfaqi edhe talentin e saj në kompozimin e këngëve dhe tekstë-shkruarjen e tyre. Ajo ka deklaruar se inspirimi i saj e mori nga këngët dhe ka  thotë se i ka ardhur nga emra të till : Stivi Wonder , Amas, John Legend, emra këta që e kan bërë atë, t’a dojë muzikën dhe t’a kthej ëndrrën e saj në realitet.

Kënga e fundit që ka shkruar ajo është “The Monster’, e cila është një përpunim i suksesshëm mes dy yjeve botërore të muzikës. Përveçse si kompozitore edhe tekstë – shkruese, ajo është edhe një “back -vocal” në këtë produksion . Kënga “The Monsters”, është “për ata që ndihen të errët në brendësin e tyre dhe që duan të gjejnë një rrugëdalje nga labirrinthi në të cilin ndodhen” ka deklaruar ylli shqiptarë i muizkës Bebe Rexha.Bebe Rexha, thuhet se premton shumë në të ardhen e saj në botën e muzikës botërore.

Bleta Rexha (e lindur më 30 gusht 1989), i njohur në Amerikë, si Bebe Rexha, është një këngëtare, kompozitore dhe tekst-shkrujatëse amerikane me origjinë shqiptare nga Dibra. Ajo është bër e njohur për të qenë këngëtare kryesore nëpërmjet grupit amerikan Black Cards krijuar nga Pete Wentz, dhe për shkrimin e një numri 1 të hitit -Billboard Hot 100 –  “Përbindëshi – The Monster” nga Eminem shfaqur nga Rihanna.

Biografia :Rexha u lind më 30 gusht, 1989 në lagjen e njohur njujorkeze Brooklyn – Nju Jork, nga prindërit shqiptarë me origjinë nga Dibra e Madhe, Republika e Maqedonisë. Rexha filloi qasjen e saj në muzikë, qysh në moshën 4 vjeç, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën përmes shkollës së mesme, duke marrë pjesë në preformancat muzikale Hello, Dolly!, Jesus Christ Superstar, Fiddler dhe asaj Roof. Ajo tregon se ishte frymëzuar nga muzikantë të till si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe tundimet e tjera të yjeve të muzikës. Rexha fituar di çmime mes tyre edhe çmimin “”Best Teen Songwriter” në Akademinë Kombëtare të Arteve & e Shkencave të Recording – një ngjarje vjetore prestigjoze në New York e cila thirret  “Dita Grammy”, çka i ka dhënë mundësinë asaj të takohet me shumë prodhues të suksesshme të muzikës së saj.

“Debutimi” 

Në mars 2010, Fall Out Boy basisti Pete Wentz pati formuar një grup alternativ elektro me Rexhën si këngëtare e parë, Grupi qe quajtur Black Cards. Wentz vendosi të formojnë grupin e tij gjatë një pauuze të tij nga muzika në vitin 2009, kur ai vendosi të përqendrohen më shumë dhe ‘ti jap kohën e tij në ngritjen e familjes së tij. Gjatë kësaj periudhe, Wentz, kishte filluar duke u frymëzuar nga muzika Xhamajkës, dhe vendosi të kontaktoni prodhuesin Sam Hollander për të diskutuar një ide “mash up ska”, pop pra valle dhe muzikë tipike, e atyre të stilit të viteve ’80s në Britaninë e Madhe, për të krijuar një tingull eksperimentalë. Hollander ishte i rëndësishëm në futjen e Bebe Rexhës në Grupin e tij . Wentz dhe Rexha do të kalojnë shumë kohë në studion e tij me shkrimin e teksteve dhe regjistrimin e këngëve të reja. Wentz kishte vendosur të nënshkruajë me Bebe Rexhë nën etiketën e tij me Grupin  Decaydance me Island Def Jam, dhe dhanë të dy një intervistë të gjatë në MTV. Ku ai njoftoi se albumi ishte gati për publikun nëmesin e vitit 2011. Në të njëjtin vit, Rexha lëshoi një DVD tjetër me këngëtarin me famë Dr Jekyll por albumi u shty deri në mars 2012, sipas raporteve nga një intervistë që Wentz bëri me revistën Spin, se “duhej “korregjiuar”. Më 12 janar 2012, grupi njoftoi me anë të Facebook që Rexha nuk ishte më anëtare e grupit.

Karriera e saj “Solo – Vetëm”

Në vitin 2012, Rexha filloi karrierën e saj solo – vetëm. Ajo filloi të botojë disa tekste këngësh dhe ” clipe akustike dhe origjinale të muzikës pop në kanalin e saj YouTube. Në 2013, ajo nënshkroi me Warner Bros Records, pasi pati një sukses si një kompozitore profesioniste, me këngë të tilla :Like a Champion për Selena Gomez dhe në albumin Stars Dance, Glowing për South African-born – Island Def Jam,duke regjistruar për artistin Nikki Williams, dhe ka qenë numër 1 në hitin e saj Billboard Hot 100 –  “The Monster” për Eminem prefermouar nga Rihanna. .Prefermonaca “The Monster – Përbindësh” me  Eminem dhe Rihanën ka qenë hit i klasës së parë, dhe është quajtur fillimisht “Përbindëshi nën shtratin tim”. Ajo është regjistruar nga Rexha si një nga këngët e saj më të mundshme për albumin solo në debutimin e saj. Por pas regjistrimit të tij, Rexha dhe bashkëpunëtorët tjerë, të saj patën vendosur se kjo këngë do të jetë e përkryer për Eminem, kështu që ata e ngritën kampin në etiketën e tij në një version tjetër të këngës, që kur u rekordua më vonë u quajt “The Monster PërbindëshI”. Në të njëjtin vit, Rexha nxorri një album origjinal pop në faqen e saj SoundCloud, kënga “Comeback Kids”,  në të cilën ajo është paraqitur me grupin Roseland, në New Jersey, muzikë me bazë “EDM Cash Cash” dhe albumi “Take Me Home”, e cila arriti kulmin hitet në numrin 94 në Billboard Hot 100 . Rexha është duke punuar në albumin e saj debutues, dhe tashmë ka hyrë në një studio me prodhues të tilla si David Guetta, dhe Frekuenca, dhe disa të tjera.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: bebe Rexha, ne Hollivud, nje Rita Orae re shqipatre

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT