• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tirane-Maratona “Vallëzim non-stop” sjell atmosferë festive në Parkun Rinia

May 1, 2016 by dgreca

TIRANE, 30 Prill/-  Parku Rinia për herë të parë po shndërrohet në një skenë vallëzimi, ku kërcimtarë të 16 shkollave dhe studiove të ndryshme të kërcimit kanë nisur performancat e tyre që në orët e para të mëngjesit.
E konceptuar si një një ditë ndryshe, të pasur me tinguj muzike, maratona e vallezimit në Park ka nisur që në orët e para të mëngjesit, si një mënyrë më shumë për të nxitur qytetarët, sidomos fëmijët dhe të rinjtë, për jetë aktive dhe aktivitete rekreative në natyrë.
 Profesionistë, amatorë, të pasionuar, të gjithë nen të njëjtën moto: “Vallëzim non-stop”, janë të pranishëm për të shijuar atmosferen festive në park.
Nën kujdesin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit, deri në mesnatë valltarë nga 16 shkolla dhe studio danc pa pushim arjan sukniqi (3)kërcimi, koreografë dhe balerinë profesionistë, do të përpiqen të përfshijnë sa më shumë njerëz në botën e tyre; duke qenë se kërcimi është jo vetëm talent, impuls natyral dhe përçues, por edhe një aktivitet sportiv.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit. Po ashtu, nuk  mungojnë artistët e ftuar dhe surprizat që përmban një festë e vërtetë. Qytetarët e pranishëm po shijojnë artin e vallëzimit dhe atmosferen festive të krijuar në Parkun Rinia.ATSH/

Filed Under: Kulture Tagged With: non stop, Parku Rinia, Vallzimi

HAPNI DOSJET ! ASNJË LËSHIM! BASHKIMI EUROPJAN NUK ASHT ANDERR!

June 18, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

HAPNI  DOSJET !/

■Shtator 1990: “Ramiz Alia ishte në sesionin e OKB-së por takon ministrin e jashtëm të B. S., pasi më 30 korrik kishte firmosur një marrëveshje të normalizimit të marrëdhenieve, pasi kishte kundërshtuar marrëdheniet me SHBA. Antoni Athanas e priste ne Boston. Jashtë protestonin shqiptarët kundër diktatorit komunist. Alia përgjigjej:”Qentë le të lehin, karvani shkon përpara” (Marrë nga “R. Alia engjelli apo djalli i tranzicionit” R. Papa, Liria, tetor 1, 1990).

■“Dhjetor 1990: Ramiz Alia: “Ne kemi thënë që teza e jonë ka qenë, deri tani, në kongrese dhe nëpër mbledhje që ne pranojmë pluralizëm mendimi por nuk pranojmë pluralizëm partiak. Kupton, që edhe pranojmë vetëm këto lloje subjektesh politike qe kemi edhe sot…”

■”Dritëro Agolli dhe Gramoz Ruçi kanë mbrojtur idenë e mos lejimit të pluralizmit, fjalë për fjalë nuk mund ta riprodhoj por kjo ishte esenca. Ndërkohë me histeri ka rreshti i parë është çuar Rita Marko, i cili ishte kundër pluralizmit ashtu si edhe Nexhmije Hoxha.

■Nexhmije Hoxha: “Esenca e dekllaratës do ishte ajo që keni thënë juve dhe që i keni dekllaruar edhe Peres Dekuelarit, që Shqipëria duhet pranuar kështu siç është. Kjo duhet jetë esenca e dekllaratës, pastaj se çfare presionesh do na bëjnë, se ka presione te karakerit për të drejta humanitare, por ka edhe presione të karakterit politik që janë te mprehta, persa i përket çështjes delikate të pluralizmit, unë mendoj se ne duhet të mbetemi të patundur, sipas vendimeve të plenumit KQ dhe dekllaratave të prera të shokut Ramiz, se pranimi i partive të tjera do ishte përçarje e unitetit që eshtë problem jetik… Do thotë të dorëzoh çelsat e pushtetit popullor…”

■Duket qartë se Alia nuk donte të lëshonte. Pra, Uashingtoni, ushtronte presion, por Alia ishte i shtërnguar mes Nexhmijes dhe Uashingtonit. Pse thirrej Nexhmija në mbledhjet e Byrosë? Vallë, a drejtonte ajo, si mëkëmbësja e Hoxhës? A ishte Ramiz Alia manekini klloun i rradhës? Alia, duke afruar Xhelil Gjonin, jepte mesazhin, se dontë dorën e fortë, por ngaqë Gjoni ishte nga Dibra, ai kënaqte edhe Nexhmije Xhunglinin, por merrte me të mirë edhe klanin Kapo, sepse Gjoni ishte kunati i H. Kapos, mbase njeriut më të zi, pas Hoxhës te diktatura shqiptare.

■“Kemi shkuar për gjithë natën në Dajt. Nga shtëpia e Hoxhës kemi ngarkuar për gjithë natën, një makinë të madhe IFA, me dokumenta. Ishin shumë dhe na rrinin në kokë, madje, ajo, edhe na bërtiste. Ishte në panik. Të egër ishin edhe eprorët tanë. Kemi shkuar në Dajt, dhe me revolver të koka na kanë detyruar të digjnin çdo gjë.”

■R. Alia: “Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes… Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur… Pasuria e tyre na përket neve,sepse ne e bëmë…”

■25 VJET: Kriminelët, tradhëtarët, vrasësit, torturuesit, mashtruesit, hajdutët, të korruptuemit, gënjeshtarët, dhunuesit, magallomanët, llomi i shoqnisë sonë, imoralët, karrieristët agjentë..rrugaçë e vagabonda, egoistët injorantë të etshëm per pushtet dhe kolltuk diktatorial… janë në drejtimin e Shtetit “Ringjallja komuniste” në Shqipni! 

■E paimagjinueshme! Europa flenë, Amerika rrenë, Ballkani zien mbrendë…

■Kush nuk siguron HAPJEN E DOSJEVE, pranon “Ringjalljen komuniste”!! 

■Kam nenvizue disa nga emnat naltë që besoj ju sjellin mjaft kujtime të idhta!

■Demokracia e vërtetë nuk mund të vendoset kurrë në Shqipni nga një elitë komuniste! 

■Elita e sotme drejtuese asht vazhdimsi e porosive të Nexhmije Hoxhës e Ramiz Alisë. 

Shteti i mbajtun me forcë nga elita e korruptueme e bijve të komunistëve kriminelë, ka shkatrrue pushtetin gjyqsor, legjislativin dhe ekzekutivin që nuk ishte kurrë pushtet. 

■Sistemi i qeverisjes së sotme nuk asht as demokraci, as tranzicion as post – komunist. 

Ai asht sistem puro komunist me një korrupsion gjigand, që mbahet me pabesi dhe krimin e organizuem nga sigurimi i shtetit, ashtusi në qeverisjen e Hoxhës e Alisë. 

■Në vitin 1990 kur në Shqipni plasën demostratat në Shkoder dhe Kavajë, kur nga Don Simon Jubani shtetit komunist ju imponue Liria e Fesë dhe pluralizmi politik, atëherë kur Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë, organizoi grevat dhe rrëzuemjen e monumentit diktatorit gjakatar Enver Hoxha, dhe menjëherë filloi fushata e zgjedhjeve per Kuvendin Popullor… Europa dhe Amerika nuk duhet të lejonin rrebelet e Vlonës me shkatrrue gjithshka në Shqipni që kishte fillue me hy në rrugen demokratike, po me realizue kerkesen thëmelore të Popullit Shqiptar: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!” 

■Atëherë kur të gjithë Shqiptarët pa dallim Feje dhe krahine, i sollën sytë nga Europa e Bashkueme dhe NATO, atëherë kur Presidentët Amerikanë Reagan e Xhorxh Bush, adhuroheshin nga Populli Shqiptar, tradhëtarët komunistë e inkuadrojnë Shqipninë me 2 Dhjetor 1992 në “Konferencen Islamike”… E megjithate, Vatikani vendosi mardhanje diplomatike me “Shqipërinë ateiste”…Edhe pse Kushtetuta vazhdonte ajo e vitit 1975. 

■Pushtetarët tanë kishin primare regresin politik dhe jo ecjen perpara, rrugë e cila edhe sot vazhdohet në kundershtim me të gjitha perpjekjet e bame nga dy Figurat e Mëdha Botnore në favorin e Shtetit Shqiptar, nga Papa Gjon Pali II dhe Nana Tereze, të cilët, nuk kanë lanë asnjë Veper Atdhetare dhe Fetare në favorin e Shqipnisë Kastriotit, pa realizue me dëshiren ma të madhe Njerzore dhe Paqësore, edhe pse Shqipnia ynë, sot kishte një Popullsi Muslimane disa herë ma të madhe se Kristjane ase Katolike. 

■Kjo politikë e njohun nga Shqiptarët që në “Revolucionin Kulturor të 1967”, vazhdohet nga një elitë fanatikësh anadollakë që kryesohej nga Ramiz Alia e pasuesit e tij, që edhe pse kanë marrë tituj e grada shkencore, vazhdojnë porositë e tij per vorfnimin e Popullit dhe mbajtjen e pushtetit me mjetet ma të imponume të sigurimit të shtetit, i cili kudo dhe kurdo, vemendjen e ka tek bizneset dhe shperdorimet per pasunim personal. 

■Nga elita e vjeter dhe trashigimtarët e tyne, Shqiptarët vetem pengojnë vetveten me hapë Dyertë e Europës së Bashkueme, të garantueme me pikpamjet antidemokratike. 

■Rruga e vetme e mundshme per një dalje nga situata asht angazhimi i elementit të rij, i cili ka perfundue shkollat Perëndimore dhe mund ta bajnë të prekshem vizionin e Tyne të pikpamjeve Demokratike, në sherbim t’ Atdheut. Këtu, vendimtar, asht qendrimi i premë i Drejtësisë kunder korrupsionit dhe zhdukja nga fjalori i fjalës “tolerancë”, per të gjithë ata pushtetarë që shperdorojnë besimin e Popullit dhe voten e Tij. 

■Fillimi i kësaj rruge duhet të jenë zgjedhjet nder Bashkitë e Republikës Shqiptare!

■Elementi i Rij konsiderohet i aftë dhe i pranueshem nga vetë Populli Shqiptar, vetem atëherë, kur garantohet pastertia e figurës me HAPJEN E DOSJEVE !

*Ne vijim te ciklit:Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

Melbourne, Qershor 2015. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, Hapni Dosjet, non stop

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT