• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Angazhimi i Thaçit për Serbinë brenda Kosovës

January 9, 2014 by dgreca

Opinion Nga Albin KURTI/

Kudo që serbët janë të përfaqësuar në institucionet e Kosovës, po ndodh dyzimi përmes një nënndarje të veçantë për përfaqësimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Ndryshimet e ligjeve po bëhen gjithandej sepse gjithandej duan t’i sigurojnë pjesëmarrje këtij Asociacioni. Anekënd institucioneve të shtetit të Kosovës duan t’i sigurojnë prani Serbisë. I këtillë ishte rasti edhe te tendenca për ndryshimin cilësor të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Për më tepër, aty Asociacioni nuk quhej ‘Asociacion’, as ‘Asociacion/Bashkësi’, por vetëm ‘Bashkësi’, ashtu qysh është emërtimi i kërkuar dhe i preferuar nga Serbia. Projektligji që synonte këtë gjë nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës, mirëpo ky nuk është fundi i përpjekjeve përderisa e kemi këtë Qeveri. Të gjithë e mbajmë mend se si para vetëm gjashtë muajsh Kuvendi e refuzoi projektligjin për amnistinë që i falte kriminelët serbë nga veriu për dhunën dhe shkeljet sistematike të tyre. Por, kjo vetëm sa rezultoi me trysni shtesë vendore e ndërkombëtare që, së pari, e riktheu projektiligjin në Kuvend, dhe, së dyti, e kaloi atë edhe me votat e shumë ‘opozitarëve’. Nëse një projektligj kalon në Kuvendin e Kosovës atëherë ai njëmend ka kaluar, por nëse nuk kalon kjo nuk do të thotë ende që nuk ka kaluar për shkak se deputetëve do t’iu ofrohet liria e zgjedhjes deri atëherë kur ta bëjnë zgjedhjen e duhur!

Të gjithë ata që thonë se nuk ka gjasë të sajohet një republikë serbe brenda Kosovës mbase nisen prej hartës politike ku shihet se serbët në Bosnje kanë gjysmën e territorit nën kontrollin e tyre. Por, këtu nuk duhet harruar që serbët në Bosnje kanë qenë 1/3 e popullsisë së Bosnjes, ndërkaq serbët në Kosovë as 1/10 e popullsisë së Kosovës. Në Kosovë, ata nuk do të kenë gjysmën, por çerekun e territorit, përkatësisht së paku nëntë komuna që bëhen bashkë sipas marrëveshjes së 19 prillit 2013 të ratifikuar me 26 qershor 2013 në Kuvend. Mbi të gjitha, Republika Serbe në Bosnje nuk konsiston vetëm në përgjysmimin e territorit të shtetit por edhe te gjymtimi që i shkaktohet institucioneve të shtetit e të cilat asisoj bëhen jofunksionale. Të tillë çfarë është Republikën Serbe në Bosnje e bën pasoja që e lëngon e gjithë Bosnja prej saj. Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ngelet fare prapa në këtë aspekt, aq më tepër kur dihet që Kosova ka pozitë edhe më të dobët ndërkombëtare sesa Bosnja e cila njihet si shtet nga e gjithë bota dhe ka ulëse në OKB. Banja Lluka dhe Pale e kanë ndryshuar Sarajevën politikisht e zyrtarisht dhe të njëjtën gjë po ia bëjnë edhe veriu i Mitrovicës e Graçanica kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Paralelisht me këtë, negociatat në Bruksel nuk kanë përfunduar për dallim nga ato në Dayton të ShBA-ve. Marrëveshjet Thaçi-Daçiq nuk po i mbyllin por po i shtojnë negociatat e të cilat, më tutje, po i shtojnë koncesionet ndaj Serbinë.

Kryeministri Thaçi është arsyeja kryesore pse Serbia jo vetëm që po e lë mbrapa e përfundi Kosovën por po e tejkalon me shpejtësi edhe Shqipërinë. Thaçi e bëri Serbinë sërish lidere në Ballkanin perëndimor. Shqipërisë iu shty statusi i vendit kandidat për qershorin e vitit 2014, Kosova u ngujua në premtime të vjetra për liberalizim vizash dhe MSA-në, kurse Serbia fillon negociatat për anëtarësim të plotë në BE. Duket që modelin franko-gjerman BE-ja nuk arriti ta përdorë në relacionin Kroaci-Serbi (me Bosnjën në mes). Tash po orvaten ta bëjnë këtë te marrëdhëniet shqiptaro-serbe, ku Kosova është Bosnja e re midis Shqipërisë e Serbisë. Me këso paqe e stabiliteti pa drejtësi, doemos inkurajohet barazimi i krimeve dhe relativizimi i fajësisë.

Kontributi personal i Thaçit për largimin dhe dobësimin e Serbisë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar tashmë është më i vogël sesa kontributi i tij për kthimin dhe forcimin e Serbisë në dekadën e dytë të këtij shekulli. Pra, kontributi i Thaçit për Serbinë brenda Kosovës e ka tejkaluar kontributin e tij për Kosovën jashtë Serbisë. Sikur kryeministri Thaçi t’i dëgjonte kërkesat e qytetarëve të Kosovës sikurse ato të Serbisë, Kosova do të përparonte shumë. Nuk është që Thaçi s’brengoset fare për Kosovën, por ai brengoset shumë më tepër për veten e tij sesa për Kosovën. Gjithfarë kompromisesh marramendëse i bën në kurriz të shtetësisë së Kosovës vetëm dhe vetëm ta postojë burgun për korrupsion që i kanoset si shpata Damokleut. Në këtë kontekst, Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën për vitin 2013 nuk është raport i regresit sa i heshtjes së regresit. Problemi konsiston që nuk gjejmë progres në realitetin që e jetojmë dhe jo që nuk e gjejmë atë në raportin që lexojmë. Për dialogun me Serbinë dhe lëshimet pe ndaj saj, Thaçi rregullisht u shpërblye personalisht me minimizim të krimit e korrupsionit në konstatimet për të.

Teksa i afrohemi kohës kur do të shënojmë një dekadë e gjysmë të largimit të Serbisë nga Kosova, Thaçi po i shton koncesionet që e ndryshojnë rregullimin dhe përbërjen institucionale të Kosovës në mënyrë që t’i bëhet vendi Serbisë brenda Kosovës.

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Albin Kurti, opinion, per Thacin

Të jetosh në mes të zgjidhjes dhe zgjedhjes

December 4, 2013 by dgreca

Opinion nga Kuqelim Dreshaj/New York/

Ne jeten  tone shpesherë   duket  si  e  rëndë, ndonjeherë   konfliktuoze, ndonjeherë  e pashpresë te  jetoshe ne vendi qe udhhiqet nga  mashtrusit . Kjo  ndodh  sepse  vendi  im  ofron  këtë  të  vetmen  mundësi, një  jetë  të  cilën  shpesherë  po  na  shtyen  ta  pyesim  veten  se  a  e  duam  më të  vërtetë ta  jetojmë,  sepse  sa  ma  shumë  po  presim  përmiësim   per liri cdo  ditë  po  vështirësohet  po  bëhët   më  e  rëndë kjo e drejt njerzore. Po  i  them  këto  fjalë  sepse  vendi  im  sapo  kaloi  në  një  proqes  zgjedhor për  garen  komunale  ku  u  reklamua  se  do  të  jetë  i  lirë  dhë  i  pavarur mirëpo  me  keqardhjen  me  të  madhe   nuk  ndodhi  kështu .Per shkake te mos funksionimit te shtetit  dhe organeve qe na e garantojne te drejten me fisnike qe eshte vota, ne si Lidhje Demokratike e Dardanise ne  plani tone qeverises e garantojme  te drejten e lire te qytetarit dhe sovranit ,sa do  qe jemi te gatshem  kjo nuk po mundesohet nga qeveria Thaqi dhe PDK-ja ,veqanarisht kjo tregone si shkoje procesi   zhgjedhor ne zhgjedhjet e  2 Nentorit dhe te 1 Dhjetore, ne Mitrovice ku u sulmuane disa qendra te votimit ,kjo tregone  se nuk  funksion shteti dhe organet qe  e mundesojne  kete proces fale nje qeverije pa   koncepet qeverises dhe  menagjime te mirefillte qe vendi ime duhet ta kete. Kjo  ndodh  për  shumë  arsye  së  pari  shumica  e  komunave  nuk  kanë  fituar  me  raundin  e  parë  të  garës  kjo  ndodh  përshkak  të  demokracisë  së  zymtë  dhe  garancisë  së  dobët  për arsye  se  ajo  qe  e  thashë  qysh  në  fillim  zgjedhja  është   e  vogël  për  një  të  ardhme  të  ndritshme  dhe  të  shpejtë. Tjetër  arsye  është  ofrimi  dhe  vlerësimi  real  i  nje  plani  programor  të  mirëfiilët ku  garanton  një  vullnet  të  lirë  të  popullit  së  pari  për  nevojat  e  tyre  e  masandej  për  dëshirat  e tyre  si  Sovran  dhe  si  cdo  popull  i  botës  moderne. Edhe  pse  me  mija  kilometra  larg  atij  vendi , vendit  ku  morra  shkollen,  ku  lash  familjen ,shoqërinë  dhe  ëndërrat.  Jam  munduar  që  ta  percjell  me  vemendje  dhe  me  vullnet   shumë  te  madh  vetëm  e  vetëm  që  të  marr   lajme  që  më  të   vertetë  i  dëshiroja  dhe  uroja  që  kësaj  herë  te  ndodh  por  fatkeqësisht  prap  kjo  nuk  ndodhi.Ai vend  ende  vazhdon  të  menagjohet  nga  qeverija  e  korruptuar  e  Hashim  Thaqit dhe  Partia Demokratike e Kosove  nga  njerëzit dhe klani i  tij i  ngushtë  ku  shpresa  për  një  ekonomi  stabile  dhe  të  zhvilluar po shuhet cdo dite e ma teper . Përveq  ekonomisë  arsimi  është  ajo  pjesë  tjetër  e  rëndësishme  e  zhvillimit  tonë  si  shtet ku  ende  vazhdon  të  jetë  në  po  atë  gjendje  të  mjerushme  ku  shumica  e  shkollave  ende  nuk  plotësojnë  standartet  përendimore  gjendja  e  nivelit  të  mësimdhënësve  eshte  e  dobët  sepse  janë  të  përzgjedhur  nga  politika  dhe  njërizit  e  afërt  të  politikës. Jo  vetëm  arsimi  por  edhe  shendetësija  është  në  një  gjendje  gjithashtu  të  rëndë  ku  pacintët  ballafaqohen  me  mitmarrje si nje  nga fenomenet me te shemtuara te korrupcionit ne kosove, për trajtim  adekuat  dhe  vizita  nëpër  ordinanca  private  të  pakontrolluara  nga   shteti, administrate  gjitashtu  lë  për  të   dëshiruar  në  shumë  aspekte  e më  së  shumti  për shkak  se  kontrollohet  nga  qevrija  udheheqëse e Thaqiti dhe Partia Demokratike e Kosovese . Turizmi,sporti,vendet  publike  dhe  shumë  e  shumë  sektorë  të  rëndësishme  të  jetës  sonë  janë  ende   të  zymta  dhe  të  pa  menagjuara  në  menyrë të  denjë  dhe  të  barabartë  për  të  gjithë   ne  si  popull  i drejtë  dhe  i  vuajtur. Kjo mund  të  tejkalohet  vetëm  më  reforma  të  thella ne qoftese  Lidhja Demokratike e Dardanis nese  do ta udheqe qeverin ne nivel kombetar  qofshine keto reforma   zgjedhore  qoftë  reforma  në qeshtjet  e  sigurisë, arsimit, shendëtësië  dhe  mbi  të  gjitha  reformave  të  thella ne  ligje,ku deri me tani as nje parti nuk ju ka dhane rendesi shume disa dukurive qe jane hapure ne vendin tone, keto dukuri  jane vehabizmi , mos te lejohet qe gjendja e rende sociale te shfrytzoher nga grupe  te cakturae fetare qe jane te perhapura ne kosove   qe po ndikon shume negativishte  ne shoqeri dhe deri me tani vetem Lidhja Demokratike  e Dardanise ka qene e vete me kritikja ku ju ka referu aktit normative me te larte qe eshte Kushtetuta e Kosoves qe e paraqete shtetini tone si shtete laike pa asnje prapavi fetare,  ku  na  garanton  një  të  ardhme  më  të  sigurtë  dhe te  lire  e  të  qetë .Mirëpo  ky  vullnet  nuk  po  vërehet  nga  qeverija  e Thaqit sepse  kjo  është  gjëja  e  vetme  që  i  konvenon  dhe  i  përshtatet  dhe eshte indiferent ndaje ketyre dukuruve  qe jane kunder te ardhems se vendit time dhe popullit te kosoves . Duke  shpresuar  për  ditë  më  të  mira  po  shkruaj  disa  fjalë  dhe  ide që  sado  pak  të  shprehi  mllefin  që  familja  ime  atje  po  e  jeton  cdo  minut  e  sëbashku  me  ta  edhe  unë  sepse  më  është  dashur  të  marrë  rrugë  me  mija  kilometra  larg  për  një lire   më  të  mirë   duke  punuar  ditë  dhe  natë  pa  u  kyrsyer  dhe  pa  pasë  mundësi  për   të  menduar  për  mallin  dhe  familjen.Mesimi i  zhgjedhjeve ne kosove ishte i dy partive kryesore si eshte Partija Demokratike e Kosoves edhe Lidhja Demokratike e Kosoves te cilat e kane humbure besimin e popullates dhe kane deshtuare ne quarjen e kosoves dhe popullite te saj per parane ne te gjitha aspektet.Humbja e PDK-se ne bastjonet e saje si eshte Gjilani ,Ferizaj,Mitrovica, Malisheva si dhe dhe humbja lapidare e kreytarit te LDK-se Isa Mustafa  ne komunen e Prishtines deshmone se populli i ka kthyer shpine  ketyre dy partive dhe se mirepriten alternativa te reja  politike  njera nga te cilat eshte edhe partia ime LDD –ja.

New York,12/03/2013

Filed Under: Featured Tagged With: kuqlim Dreshaj, opinion

Përrallat e gjyshes!

October 4, 2013 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/

Fushata nisi. Partitë e mëdha, sigurisht, me xhepin më të fortë e kanë nisur fushatën me bujë të madhe. Me koncerte, me reklama, me bilborde, me vetura të mbuluara me flamujt apo me kamionçina ftojnë votuesit për të votuar ndonjërin nga kandidatët. Gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës parazgjedhore në Kosovë, në të gjitha mediat elektronike dhe ato të shkruara, do të kemi mundësi të shohim partitë politike dhe kandidatët e tyre, duke dhënë premtime të pafundme në mënyrë që t’i bindin votuesit që të dalin në zgjedhje dhe t’i votojnë ata. Do të dëgjojmë akuza të lloj-llojshme që do të bëjnë partitë dhe kandidatët kundër njëri-tjetrit. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi kandidatët e tyre t’i shohin edhe për së afërmi, pasi ata do të shkojnë në çdo cep të Kosovës, lokal për lokal, madje edhe nëpër kafeneja dhe çajtore për të kërkuar votën e tyre, duke ju dhënë premtime të mëdha që natyrisht ato kurrë nuk i realizojnë. Motoja e çdo kandidati padyshim që do të jetë; voto për mua, sepse unë do ta realizojë këtë që kryetari i mëhershëm e ka premtuar por nuk e ka realizuar. Ata me çdo kusht do të mundohen t’i bindin votuesit që të votojnë për ata. Zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës me partitë politike është shumë i madh, dhe në çdo zgjedhje nacionale ose lokale që janë mbajtur në Kosovë është vërejtur në masë të madhe ky zhgënjim, derisa në zgjedhjet lokale të vitit 2000 pjesëmarrja e votuesve ka qenë 82 për qind në vitin 2010 pjesëmarrja ka qenë 42 për qind, dhe sipas shumë OJQ-ve në këto zgjedhje pjesëmarrja e votuesve do të jetë akoma më e ulët. Shifrat flasin vetë dhe zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës për të mos dalur në zgjedhje është mëse e arsyeshme, pasi deri më tash premtimet e partive politike që e kanë shijuar pushtetin nuk i kanë realizuar ato për t’ju rregulluar sadopak jetën atyre. Janë shumë arsye pse qytetari i Kosovës  që të mos dalë të votojë në këto zgjedhje.

-Republika e Kosovës edhe 14 vite pas luftës, po përballet me mungesë të energjisë elektrike dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt që investitorët e huaj të mos investojnë në Kosovë.

-Papunësia mbetet në shifra alarmante. Kemi një ekonomi të brishtë, fabrikat u shitën për një shumë qesharake dhe shumica prej tyre nuk janë funksionale, ato me ndihmën e qeveritarëve ranë në duart e matrapazëve, ku padyshim hise në këto fabrika kanë edhe një pjesë e politikanëve tanë, ndërsa varfëria po shtohet dita-ditës. Mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në varfëri të skajshme/ekstreme, dhe mijëra familje të djegura nga lufta ende s’kanë kulm mbi kokë.

-Familjet e dëshmorëve, martirëve dhe invalidëve të luftës kanë mbetur pa përkujdesje institucionale, në mëshirën e Zotit, dhe vetëm gjatë fushatave elektorale të partive politike kujtohet kjo kategori dhe kryesisht përdoret për të fituar në kurriz të tyre sa më shumë vota.

-Shëndetësia është në gjendje të mjerueshme, dhe pacientët që vizitohen çdo ditë nëpër spitalet e Prishtinës e gjetiu, më së miri e ndiejnë këtë gjendje katastrofale në të cilën ndodhet shëndetësia në Kosovë.

-Cilësia në arsim ka rënë dukshëm, ku po dominojnë Universitetet private që pas luftës u bien si këpurdhat, dhe dita-ditës këto të vetëquajtura ”Universitete” po prodhojnë analfabetë me diploma,  që padyshim këto gjëra do t’i kushtojnë më vonë Kosovës shumë shtrenjtë.

-Korrupsioni është shpërndarë si kancer në të gjithë Kosovën, ku marrim gjithmonë kritika nga organizata të ndryshme financiare dhe nga BE-ja, për nivelin e lartë të korrupsionit.

-Krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore, prostitucioni, Kosovën po e përcjellë edhe tash 14 vite pas përfundimit të luftës. Organet policore si dhe sistemi i korruptuar gjyqësor nuk po ia arrijnë t’i luftojnë këto dukuri negative, që janë shumë të dëmshme sidomos në këtë fazë të shtetbërjes që po kalojmë, ku e gjithë bota kanë vëmendjen tek ne se si po e menaxhojmë këtë pavarësi gjysmake(të çaluar).-Veriu i Mitrovicës po vazhdon akoma të mbetet jashtë juridiksionit kushtetues të Republikës së Kosovës, dhe si në çdo fushatë parazgjedhore partitë politike do ta përdorin pikën më të nxehtë Veriun e Mitrovicës, kinse ata do ta ri-bashkojnë qytetin e ndarë të Mitrovicës që nga paslufta, në mënyrë që të fitojnë sa më shumë vota.

Premtimet e partive politike në Kosovë që i kanë bërë në të kaluarën në çdo fushatë parazgjedhore por që do t’i bëjnë edhe tash, janë të besueshme që do t’i realizojnë, aq sa përrallat e gjyshes sime që mi tregonte kur kam qenë i vogël në mënyrë që të më qetësonte dhe të flija gjumë dhe kur u rrita e kuptova që ato përralla kishin qenë të gjitha gënjeshtra.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, opinion, perrallat e gjyshes

Shpresa nën Hije

October 2, 2013 by dgreca

Opinion nga Kuqelim Dreshaj/

Të shkruash diçka krejt papritur,idetë,fjalët,dhe veprimet vijnë vrullshëm dhe nganjëherë janë të parreshtura.Kjo ndodh sepse tregon pakënaqësitë e një populli të vogël ku puna, djersa,vullneti dhe optimizmi sa vjen e shkon jeta,gjithnjë po mbesin shpresa nën hije kjo për shkak të qeverisë Thaçi dhe Partise Demokratike te Kosoves.Sepse ne jemi një  popull i vogël aty diku në Europe,me një traditë pune të shekullt dhe të mendosh që edhe sot pas 14 vitesh me një lufte te mbaruar, ai vullnet i pastërt kontrollohet dhe menaxhohet nga qeveria Thaçi dhe politikbërja  e Partise Demokratike te Kosoves më e keqe që mund të egzistonte në një vend demokratik siç ne po luftojmë te jemi.Të ndalesh dhe të mendohesh një minut të bën te qeshësh sepse në cdo vend demokratik politikat për punësim dhe zhvillim ekonomik propozohen dhe menaxhohen nga vet qeveritë, dhe partitë të cilat  krijojnë këto qeverisje mirëpo nga qeveri të mira dhe produktive në punën e tyre,gjë që fatkeqësisht në vendin tonë ne Kosove nuk po ndodh .Pavarësisht shkollimit , trajnimeve dhe përvojave afatshkurtëra në punë të ndryshme unë si njëri i vendit tim,me të gjitha vyrtytet dhe burimet e mjaftushme njerzore e humane që mund t’i ketë cdo moshatar i vendeve demokratike në botë fatkeqësisht unë nuk munda ta kem rastin e punës dhe punësimit sepse duhej të ishe pjesë e klaneve dhe rrjeteve korruptive te qeverisjes Thaçi  dhe medoemos duhej të ishe pjestar i partisë  demokratike te kosoves ne pushtet ,duke të privuar nga të drejtat bazë të njeriut,mendimin e lirë politik e social une nuk kam  dashur te aderoj ne kete parti (PDK) sepse  nuk eshte perputhur  me parime  e mia per lirine ,demokracine dhe shtetin ligjore. Edhe tash pas jam bere pjese e nje subjekti politike me vlera demokratike, Lidhja Demokratike e Dardanise, ku mua m’u dha mundësia të punoj  mbi bazen e punës dhe mirëqenijes së popullit tim edhe per njerzet e lire te venditi time ketu ne amerike .Një parti ku puna e saj është e bazuar ne vlera demokratike dhe ligjet e Kosovës të nxjerrura nga Kushtetuta e Kosovës nuk mundja të bëj atë qe une kam deshire dhe te plotseoj nevojate e sovranit ne te gjitha sferat por ajo çka mund te beje eshte kritika, kurre nuk do te pushoje se ndaluri  dhe s’do te hesht per keto dukuri qe e kane kapluar vendi tim.Kjo ndodh sepse nepotizmi ka kapluar edhe damarët më të hollë të kësaj qeverije ,korrupsioni që fillon nga instancat më të larta të qeverisë  Thaçi  edhe Partise Demokratike e deri tek nënpunësi më i thjesht administrativ.E gjithë kjo është si pasojë e  politikave të dobëta të kryeministrit Thaçi duke e bere afrimin ne strukturat shtetrore te mbeshtetsve te PDK-se ne menyre ekskluzive,qoftë ato politika të mbrendshme qoftë ato të jashtme,kjo përshkak të arritjes së qëllimeve personale të kryeministrit dhe antarve te parties demokratike  dhe njerëzve të tij,gjithashtu plani i dobët i zhvillimit ekonomik,arsim të pakontrolluar e të pa menagjuar nga stafe akademik edhe profesionale ,infrastrukturë të mangët dhe mbi te gjitha sisteme të dobëta dhe të pa baza te vlerave demokratike shoqërore,sociale duke filluar nga komunitet më të vogla e deri tek qendrat më urbane ku për të rinjët siç isha unë ishin e vetmja shpresë për një qasje më të kollajt në punësim dhe jetë sociale më të emancipuar, si duket kjo shpresë po ngelet nënhije .Unë si shkrues i këtyre ideve,mendimeve dhe mllefeve dhe si anetari I nje partie me vlera demokratike lidhjes demokratikt te dardanise, i ri i atij vendi nuk e pata të lehtë ti shkruaja këto fjalë sepse në jetën time unë kisha një ditë,një vit ,një motiv që ëndërroja se një shpresë e mirë po na vjen bashkë më këtë qeverisje dhe më këtë kryeminister Kryeminisrtin Thaçi dhe partia demokratike.Besonim të gjithë tek plani dhe programi i tij i punësimit dhe integrimit të kësaj rinije duke ngulitur një ftesë për kthim tek të rinjët mirë po kjo ëndërr u kthye në një ankth të keq të një nate të tmerrshme ajo që kurr nuk e besoja se do të më ndodhte mua edhe  nje numri te madhe te moshatarve te mi ,na erdhi radha ta braktisim vendin tone drejt një shteti tjetër për ta gjetur nje lirie që gjithmonë e besoja se do ta kisha në vendin tim  por qe eshte e pamundure kjo për shkak të një keq qeverisje te parties demokratike .Duke shpresuar në krijimin e qeverive dhe mundësive të reja kjo falë partisë opozitare dhe fale nje fryme Rugoviane e që e ka deshmuar ne kohën kur Kosova ka  kaluar kohë më te vështira të saj e që ishte lufta,ku qëllim dhe mjet I një zgjedhje sa më të shpejtë ishte dialogu dhe paqa ku problemet e Kosovës duhet të bisedohen dhe te zhvillohen ne menyren demokratike.E gjithë kjo eshtë shpresa jonë e vetme .

Kuqelim Dreshaj –Ekonomiste i Diplomuar ,Anetare i Lidhjes Demokratike te Dardanis ,Bronx New York 2013 ,kuqelimdreshaj@gmail.com

Filed Under: Opinion Tagged With: Kuqelim Dreshaj, opinion, shpresa nen hije

KQZ NJË INSTRUMENT POLITIK DHE PA INTEGRITET I ABSOLUTIZMIT PARTIAK

April 12, 2013 by dgreca

Partitë e kanë kthyer në pronë të tyre private KQZ dhe e kanë kthyer drejtësinë në një derivat të pushtetit të tyre. Në Shqipëri nuk njihet formula „të gjithë të barabartë përpara ligjit“ – sepse kush ka në dorë pushtet politik është i privilegjuar, pasi e bën ai vetë ligjin. Prandaj në Shqipëri shteti i së drejtës është një iluzion. Për shembull, Ilirjan Celibashi ish kryetar i këtij Komisioni, sot është kandidat për deputet i PS, dhe kështu me rradhë edhe nga krahu tjetër! /

Nga Elida Bucpapaj/

Prej dje po dëgjojmë që faktori ndërkombëtar po e vë theksin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jetë apolitik dhe i paanshëm! Natyrisht ashtu duhet të jetë!

Po ku kemi qenë ne këta 22 vjet? Po partitë ku kanë qënë? Që të jetë apolitik dhe i paanshëm do të duhej që anëtarët e tij përfshi kreun të jenë figura me një integritet të pacënushëm prej influencës e jashtë ndikimit e të mos u thonë lepe peqe me përulje urdhërave të kryetarëve të partive!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri është thellësisht politik dhe i anshëm, sepse ky Komision zgjidhet pikërisht nga partitë, të cilat përzgjedhin aty njerëzit më luajalë, jo ndaj ligjit, por ndaj kreut të partisë, ku kreu i partisë përkthehet me atë sentencën aq të njohur të Luigjit të XIV se “Ligji jam Unë”, ndërsa Kushtetuta është copë letër.

Dhe kjo formulë, i zgjedhur prej partive, e ka kompromentuar Komisionin Qendror Zgjedhor, i ka hequr besueshmërinë. Opozita nuk i beson a priori vendimet që merr shumica në këtë Komision, sepse ka parasysh se si vepronte ky Komision kur opozita kishte maxhorancën. Dhe vice versa. Prandaj rezultatet kontestohen gjithnjë nga humbësit.

Asnjë parti në Shqipëri këta 22 vjet, përjashto zgjedhjet e 22 marsit 1992, nuk e ka respektuar formatin e KQZ si një institucioni demokratik, që KQZ të jetë apolitik, i paanshëm dhe i pavarur nga partitë!

Ndërkohë KQZ ka patur rol kryesor sa i përket të gjitha proceseve zgjedhore që janë mbajtur në Shqipëri.

Më 1996 fitorja e PD do të ishte normale sepse shqiptarët posa ishin ndarë nga një regjim kriminal dhe sistemi piramidave kishte krijuar një farë prosperiteti ekonomik, por kjo fitore u komprometua nga një rezultat që shkoi mbi 90%, pra ishte e qartë se pati manipulim. Zgjedhjet e 1997 u zhvilluan pas shembjes të shtetit për pasojë të krizës së piramidave nën terrorin e bandave kriminale të Zani Çaushit dhe shokëve të tij, ku e majta u kthye në pushtet me dhunë. Natyrisht që fitorja e PS ishte e manipuluar, sikur u manipulua edhe rezultati i referendumit të Mbretit Leka Zog, ku populli votoi për Monarkinë. Edhe zgjedhjet e 2001 u manipuluan nga PS dhe provat e manipulimit ishin aq flagrante sa faktori ndërkombëtar e detyroi PS që zgjedhja e presidentit të Republikës së Shqipërisë të bëhej nga PD, ku Berisha zgjodhi për President Alfred Moisiun, një gjeneral dhe bir gjenerali të Enver Hoxhës, me të cilin pastaj pati marrëdhënie shumë të acaruara. Edhe e zgjodhi vetë, edhe pastaj nuk e suportonte po ai vetë. Rotacioni i PD më 2005 ishte shumë legjitim pasi qeverisja e majtë kishte dështuar plotësisht, por ky rotacion u bë e mundur vetëm në sajë të Fatos Nanos, paçka se atij kjo i kushtoi karrierën politike, sepse Ruçi me kompani kërkonin me çdo kusht fitoren dhe e kontestuan rezultatin e 2005. Fatos Nano, si kryetar i PS-së kishte qënë edhe kritikues i ashpër i qeverisjes nga Ilir Meta dhe shkak i largimit të tij sepse e kishte denoncuar Metën për afera korruptive sepse vendi ishte gërryer nga trafiqet, mafia dhe keqqeverisja.

 

Mandati i parë i PD-së e nxori Shqipërinë nga listat e zeza. Rruga e Kombit dhe hyrja në NATO ishin kartat e fitores për një mandat të dytë më 2009, paçka se pala humbëse nuk e njohu rezultatin, por pas zgjedhjeve të 2009 Sali Berisha në vend që t’i përkushtohej ruajtjes të profilit politik të PD, si parti e qendrës së djathtë, jo vetëm që hyri në aleancë me Ilir Metën, por i braktisi idealet e dhjetorit dhe e degjeneroi PD në një parti të majtë, pasi i humbi lidhjet me ish-të përndjekurit, me ish-pronarët dhe me njerëzit që e mbështetën, të cilit nuk kishin patur skeletë nëpër dollapë gjatë diktaturës. Qeverisja ndërkohë u gërrye nga militantizmi arrogant, nga nepotizmi dhe hipokrizia e lidërshipit.

Partitë ndërkohë e kanë kthyer në pronë të tyre private KQZ dhe e kanë kthyer drejtësinë në një derivat të pushtetit të tyre. Në Shqipëri nuk njihet formula „të gjithë të barabartë përpara ligjit“ – sepse kush ka në dorë pushtet politik është i privilegjuar, pasi e bën ai vetë ligjin. Prandaj në Shqipëri shteti i së drejtës është një iluzion. Për shembull, Ilirjan Celibashi ish kryetar i këtij Komisioni, sot është kandidat për deputet i PS, dhe kështu me rradhë edhe nga krahu tjetër!

Nëse do të ishte apolitik ky Komision, dhe ashtu do të duhej të ishte, dhe po të ishte ashtu, partitë politike, por edhe shqiptarët do ta bënin gjumin e qetë, se integriteti i votës të tyre, dmth vota e Sovranit do të mbetej e pacënuar.

Po sot e shihni si shqetësohen aq shumë të gjitha palët? Po çmenden, po kalojnë në çmendi. Sepse pushteti politik në Shqipëri nuk e njeh pavarësinë e institucioneve! Në një sistem demokratik pushtetet janë të pavarura, mediat po ashtu. Në Shqipëri, jo, të katër pushtetet janë të varura dhe ndërvarura nga partitë! Kështu edhe institucioni i KQZ.

Dhe sipas logjikës të absolutizmit të pushtetit politik në Shqipëri, kryetarët e partive ngjajnë si feudalë anadollakë dhe deputetët bujkrobër qyqarë.

Me daljen nga koalicioni me PD, largimi i anëtarit të LSI-së nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ugual me largimin e ministrave, nënministrave, drejtorët e drejtorive dhe nënkryetarit të Bashkisë të Tiranës! Kjo është logjika. Logjika e Ed Ramës, e Sali Berishës dhe e Ilir Metës, të cilit Berisha me katër deputetë prej 2009 deri në prill 2013, pra pothuaj për katër vjet rresht, i dha në tabaka 40% të posteve më të larta dhe administratës publike! Sot Ilir Meta po e akuzon Berishën si diversant! Nuk e di se si do t’i përgjigjet nesër Sali Berisha.

Ky është realiteti i hidhur dhe i turpshëm, se pushteti politik i partive ka 22 vjet që e ka cënuar integritetin e KQZ dhe e ka shndërruar në një institucion, të cilit nuk i zë besë asnjëra palë kur kalon në opozitë. Prandaj sot shqetësohen aq shumë kryetarët e partive, sepse KQZ është 100% i politizuar dhe një instrument politik në duart e tyre.

Çfarë mund të bëhet? Po të kishin patur minimumin e vullnetit politik, kryetarët e partive kishin votuar në mënyrë unanime një KQZ të përbërë nga njerëz të ndershëm dhe me integritet, të cilëve pak u interesojnë partitë, kur venë në balancë interesat e vendit të tyre. Dhe Shqiptarë të tillë ka. Por kryetarët e partive pëlqejnë zakonisht njerëzit e njollosur që ata t’i përdorin si marioneta.

Sa i përket formatit që ka sot, ky Komision nuk ka më kredibilitet dhe si i tillë nuk mund t’i mbijetojë sistemit të vlerave të demokracisë. Zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë të kontestuara. Sepse kontestimin e prodhon pikërisht politizimi i tej skajshëm që ka KQZ, çka do të thotë se ky Komision nuk është as apolitik dhe as i paanshëm. Kështu e kanë katandisur politikanët, të cilët kanë shkelur me këmbë Kushtetutën! Po, po, kryetarët e partive kanë shkelur me të dy këmbët Kushtetutën e Shqipërisë! Dhe shkelësit e Kushtetutës dihet se ku e kanë vendin!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, KQZ, opinion, politik

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT