Nga Albano Kolonjari
Kombetarja e Shqiperise inaguroi te merkuren ne mbremje “shtepine” e saj te re “Loro Borici”, ne nje barazim pa gola perballe homologes se saj nga Maroku. Te dyja skuadrat luajten fort dhe patem mundesi per te realizuar por mungoi finalizimi i aksioneve. Shqiperia per here te pare nuk kishte ne stafin e saj ish kapitenin Lorik Cana i cili nuk do te jete me pjese e Kombetares kuqezi. Porta ju besua per 90 minuta te zakonshimt Berisha ndersa ne mbrojtje u rreshtuan Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Ne mesfushe tekniku Italian rreshtoi Xhaka, Basha, Abrashi, Hyka ndersa ne sulm Gashi dhe Cikalleshi. Nje ndeshje jo e lehte per teknikun De Biazi qe ne harkun kohor te pese diteve duhet te gjeje futbollistet te cilet do te startojne eleminatoret e Kamponatit Boteror te Futbollit Rusi 2018. Interesimi i tifozeve per kete ndeshje miqesore ishte i kenaqeshem. Pas takimit tekniku De Biazi u shpre I kenaqur me nivelin e lojes se paraqitur nga futbollistet tane. I pyetur rreth aktivizimit te Hykaj dhe Gjimishtit te cilet nuk ishin pjese e kuqezinjeve ne eleminatoret e Kampionatit Europian France 2016, De Biazi u pergjigj:” “Si njeri, ashtu dhe tjetri kane qene pjese e jona. Me vjen keq per Jahmirin qe nuk ka luajtur, por ky ështe nje mesazh i mire per te gjithe qe une syte i kam per te pare dhe kur lojtaret me tregojnë se duan te bëhen pjese e kesaj skuadre, le te vijne me ne.”
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Xhaka, Basha, Abrashi, Hyka, Gashi, Cikalleshi.
Trajner: De Biazi
Maroku: El Kajoui, Dakosta, El Moutakui, Dirar, El Ahmadi, Amrabat, Fajr, Tanane, EnNesyri, Buhaduz, Aguerd
Trajner: H. Renard
Jahmir Hyka
Ka qene e veshtire per mua pasi nuk kam qene pjese e ekipit per nje kohe te gjate. E kam ndjere mungesen, nuk dua te flas per te kaluaren. Jam ketu dhe duhet te shohim para. Kisha pak emocione, e vertete, por u ndjeva mire”.
Berat Gjimshiti
Atehere jam merzitur. Eshte normale, edhe familjaret e mi. Por duhet te jesh profesionist dhe te vazhdosh, siç bera une dhe tani jam i lumtur qe jam kthyer ne kombetare dhe falenderoj stafin per ftesen ndersa shpresoj te vazhdojme keshtu.