Çarmatim dhe paqe në Kore: Në takimin historik në Singapur presidenti i SHBA-së, Trump dhe kreu i shtetit të Koresë së Veriut Kim ranë dakord për “denuklearizim të plotë” të gadishullit korean.
Kreu i shtetit të Koresë së Veriut Kim (l) dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ranë parimisht dakord gjatë takimit të cilësuar si historik në singapur për një çarmatim “të plotë” bërthamor, por ata nuk kanë përcaktuar një plan konkret kohor. Ky është thelbi i marrëveshjes, që Kim dhe Trump nënshkruan në përfundim të samitit në Singapur në prani të motrës së Kim dhe ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Pompeo.
Një plan kohor apo hapa specifikë nuk përmenden në dokumentin e nënshkruar. Në të thuhet vetëm, se ministri i Jashtëm Mike Pompeo “sa më sjhpejt të jetë e mundur” do të nisë bisedimet me palën koreano-veriore, për t’i zbatuar shpejt rezultatet e samitit. Në dokument Kim shpreh “deklarimin e tij të vendosur dhe të palëkundur” për një çarmatim atomik në gadishullin koeran. Trump shpreh gatishmërinë për garancitë për sigurinë.
Të dy vendet duan që t’i vendosin mbi një bazzët të remarrëdhëniet mes tyre. Me këtë ata i përgjigjen dëshirës së dy popujve për “paqe dhe mirëqenie”. Të dy shtetet deri tani nuk kanë marrëdhënie diplomatike mes tyre.
Zgjidhje paqësore “e qendrueshme dhe stabël”
SHBA-ja dhe Koreja e Veriut duan të punojnë “për një zgjidhje paqësore të qendrueshme dhe stabël” në gadishullin korean, theksohet më tej në dokumentin e nënshkruar. Megjithatë nuk është rënë dakord për hapat zyrtarë se si do t’i jepet fund gjendjes së luftës në gadishullin korean. Që nga fundi i luftës së Koresë më 1953 deri më sot nuk është vendosur një marrëveshje paqeje mes palëve, ndër të cilat bën pjesë edhe SHBA-ja.
Trump deklaroi, se do ta ftojë Kim për një bisedë të dytë në Shtëpinë e Bardhë në uahsington. Për udhëheqësin e vendit komunist të izoluar nga bota e jashtme kjo nënkupton një vlerësim të madh ndërkombëtar. Trump shtoi, se “Ne jemi krenar pë rkëtë që ndodhi sot.” Pavarësisht premtimeve disi përgjithësuese në dokument, ai e quajti “marrëveshjen si mjaft të zgjeruar”.
“Bota do të përjetojë kthesën e madhe”
Kim gjithashtu u shpreh i kënaqur me rezultatet gjatë ceremonisë së nënshkrimit. “Ne vendosëm ta lemë pas të shkuarën”, tha ai. “Bota do të përjetojë një kthesë të madhe.”Takimi në Singapur ishte samiti i parë në historinë e të dy shteteve. Deri para pak muajsh Kim dhe Trump shkëmbenin sharje ndaj njeri-tjetrit, madje deri në kërcënime me armë bërthamore.
Pas nënshkrimit në Singapur Trump tha për Kim, se “mësova, që ai është një burrë i talentuar dhe po ashtu kuptova, që ai e do shumë vendin e tij. Takimi persona,lisht në hotelin luksoz “Capella” n ëishullin Sentosa duhet të shërbejë si një fillim i mirë në raportet deri tani armiqësore. Pas shtrëngimit të parëtë duarve me Trump Kim tha: “Praktikat e vjetra dhe paragjykimet kanë punuar kundër nesh. Por ne i kemi kapërcyer ato. Dhe tani jemi këtu.” Gjatë shtrëngimit për vetëm 13 sekonda të duarve, që konsiderohet si historik të dy politikanët dukeshin seriozë dhe të tensionuar, por Trump i rrahu shkurt e miqësisht shpatullat bashkëbiseduesit të tij.
Teksti i plotë i deklaratës së përbashkët SHBA – Koreja e Veriut
Teksti i plotë, siç u publikua nga agjencia koreanoveriore “Yonhap” dhe televizioni “CNN”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, dhe Kryetari i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Republikës Demokratike Popullore të Koresë (DPRK), Kim Jong Un, zhvilluan një takim të parë historik në Singapor, më 12 qershor 2018.
Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un patën një shkëmbim opinionesh gjithëpërfshirës, të thelluar dhe të sinqertë, për çështje që lidhen me vendosjen e marrëdhënieve të reja mes SHBA-së dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut, DPRK, si dhe ndërtimin e një regjimi paqeje afatgjatë dhe të fortë në Gadishullin Korean. Presidenti Trump u zotua t’i ofrojë DPRK-së garanci sigurie, dhe Kryetari Kim Jong Un përforcoi angazhimin e tij të qëndrueshëm dhe të palëkundur për ç’armatosjen bërthamore të Gadishullit Korean.
Me bindjen se vendosja e marrëdhënieve të reja SHBA – DPRK do të kontribuojë për begatinë e Gadishullit Korean dhe të botës, si dhe duke pranuar se ndërtimi i besimit reciprok mund të nxisë ç’armatosjen bërthamore të Gadishullit Korean, Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un deklarojnë si më poshtë:
- Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për vendosjen e marrëdhënieve të reja SHBA – DPRK, në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe dhe begati.
- Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja do të bashkojnë forcat për të ndërtuar një regjim afatgjatë dhe të qëndrueshëm paqeje në Gadishullin Korean.
- Duke rikonfirmuar Deklaratën e Panmujom-it të nënshkruar më 27 prill 2018, DPRK-ja angazhohet për të punuar drejt ç’armatosjes së plotë bërthamore të Gadishullit Korean.
- Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për gjetjen e eshtrave të ushtarakëve, si dhe për rikthimin e menjëhershëm të eshtrave të identifikuara.
Duke pranuar se samiti SHBA – DPRK, i pari në histori, ishte një ngjarje epokale me domethënie të madhe, që lë pas dekada tensionesh dhe armiqësie mes të dy vendeve, si dhe duke hapur një të ardhme të re, Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un angazhohen të zbatojnë plotësisht dhe me shpejtësi parashikimet e kësaj deklarate të përbashkët. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për zhvillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të mëtejshme të kryesuara nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo dhe nga një zyrtar i nivelit të lartë i DPRK-së, për të zbatuar rezultatet e takimit SHBA – DPRK.