• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË LEKSION I SHKËLQYER I PAPËS PËR GAZETARËT

May 18, 2019 by dgreca

Papa gazetarëve: të përvuajtur e të lirë për të ndërtuar, në shërbim të së vërtetës-/

Një fjalim 360 gradësh kushtuar gazetarisë dhe komunikimit, ky që ua mbajti sot Papa anëtarëve të Shoqatës së Shtypit të Jashtëm në Itali, duke i pritur në audiencë. Në një kohë kur ndjehet fort rreziku i dizinfomacionit, Papa nënvizoi se pikërisht përvujtëria të bën të lirë, të aftë për t’u dhënë njerëzve bukën e mirë të së vërtertës e shpresën, duke qenë gjithnjë nga ana e viktimave. Pa harruar të theksojë se “liria kërkon guxim!”. Françesku i nxiti gazetarët të kujtojnë edhe të ashtuquajturat luftëra të harruara, si dhe Mesdheun, që vijon të shndërrohet në varrezë.

Në një kohë përplot me fjalë armiqësore e fake news, apo lajme të rreme, është përvujtëria ajo, që e bën të lirë gazetarin, edhe pse ndokush mund të thotë se karakteristikat themelore të profesionit janë të tjera, si kompetenca, aftësia për të shkruar, shpejtësia për të përmbledhur, shkathtësia për gjetjen e pyetjeve të duhura… Këtë kujtoi Papa në fjalimin e gjatë, kushtuar komunikimit dhe gazetarisë, drejtuar sot paradite 400 anëtarëve  të Shoqatës së Shtypit të Jashtëm në Itali, të cilët i priti në Sallën Klementine, në Vatikan. Në bazë të fjalimit, ishte përvujtëria në gazetari: me një komunikim, që di të ndërtojë, jo të rrënojë; që e kërkon të vërtetën e nuk kënaqet me pak; që nuk përdor stereotipe ose slogane; që nuk u jep njerëzve dizinformacion, por bukën e mirë të së vërtetës; që di të mbajë anën e viktimave, duke u dhënë zë, e të tregojë edhe oqeanin e pafundëm të së mirës, pa harruar dramat e kohës sonë!

Duhet përvujtëri, për ta paraqitur ndërlikimin e jetës

Zbulimi i së vërtetës kërkon përvujtëri, ndërsa është më e lehtë të mos bësh shumë pyetje, të kënaqesh me përgjigjet e para, të përcipta, që nuk të lodhin, si hetimet e holla në zemër të jetës, për të treguar sa e ndërlikuar është jeta e vërtetë. Pa harruar se “gazetar i përvuajtur, nuk do të thotë mediokër”. Pëndryshe, gazetari mund të bëjë më shumë keq, sesa mirë. Mund t’i bëjë keq të afërmit e bashkësive të tëra:

“Gazetari duhet t’i bëjë ballë tundimit për të botuar lajme të pavërtetuara plotësisht. Nuk duhet punuar me nxitim! Duhet gjetur gjithnjë koha e nevojshme për të kuptuar”.

Gazetari i përvuajtur është i lirë, nuk shet dizinformim

Ashtu si Shën Françesku i Sales, shenjt pajtor i gazetarëve, ftonte që fjala të përdorej si përdor kirurgu bisturinë, kështu duhet t’i përdorë fjalët edhe gazatari, kur posaçërisht në social media, por jo vetëm aty, shumë përdorin një gjuhë të dhunshme e përçmuese. Kur fliten tepër fjalë armiqësore, nuk duhet harruar se çdo njeri ka dinjitetin e tij të paprekshëm:

“Në një kohë kur shumë përhapin fake news, përvujtëria të pengon të shesësh gjellën e prishur të dizinformacionit e të fton të ofrosh bukën  e mirë të së vërtetës. Të lirë nga kushtëzimet. Të lirë nga paragjykimet, e për këtë, edhe të guximshëm. Liria kërkon guxim!”

Të kujtohen edhe vuajtjet e shumta të botës

Papa, më pas, kujtoi se i ka ndjekur me dhimbje të thellë statistikat mbi gazetarët e vrarë në vise të ndryshme të botës. “Liria e shtypit dhe e shprehjes, është tregues i rëndësishëm i shëndetit të një vendi”- pohoi, e kjo është aq e vërtetë, sa masa e parë që marrin diktaturat, është të zhdukin lirinë e shtypit, ose ta maskojnë. Diktatorët nuk e durojnë të vërtetën! Prej këndej, merr vlerë të veçantë përpjekja e gazetarëve për të treguar situatat e vuajtjes, që shpesh nuk kanë dritën e reflektorëve, ose duken e zhduken sakaq. Prej këndej, Papa i falënderoi gazetarët që shkruajnë për luftërat e harruara, për jetën e shuar ende pa lindur, për urinë, fëmijët ushtarë, të miturit e dhunuar, të persekutuarit për shkak të fesë a të etnisë. E kërkoi që sot të flitet për Rohingya-t e Yazidë-t, të cilët vijojnë të vuajnë. E i nxiti ta kujtojnë edhe Mesdheun e shndërruar në “varrezë”.

Të tregojnë edhe oqeanin e së mirës

Qëndror, pastaj, rrëfimi i së mirës, edhe pse e keqja bën më shumë zhurmë, domethënë, bëhet lajm. Gazetari i përvuajtur dhe i lirë bën pikërisht këtë – pohoi Papa – duke theksuar se kënaqet pa masë, kur shikon të mirën e pafundme, që ekziston ndërmjet nesh:

“Ju lutem – i porositi gazetarët – tregojeni edhe këtë pjesë të realitetit që, faleminderës Zotit, është ende shumë e përhapur; realitetin e atij, që nuk dorëzohet para indiferencës, që nuk ikën përballë padrejtësisë, po ndërton me durim, në heshtje! Është një oqean i pafundmë i së mirës, që meriton të njihet e t’i japë forcë shpresës sonë”.

Duke kujtuar fjalët e Gjon Palit II, kur pati vizituar selinë e Shoqatës, 31 vjet më parë, Françesku nënvizoi:

“Kisha ju nderon, edhe kur vini gishtin mbi plagë e edhe kur plaga është në bashkësinë kishtare”.

Komunikim për të ndërtuar, jo për të rrënuar

Në fjalimin drejtuar Shoqatës së Shtypit të Jashtëm, Papa nënvizoi edhe se roli “i domosdoshëm” i gazetarit kërkon përgjegjësi të madhe në përdorimin e fjalëve, të figurave, të çdo gjëje, që përhap përmes mjeteve të komunikimit. Siç nënvizon edhe Benedikti XVI, duke kujtuar se “mjetet e komunikimit kanë prirjen ta ndjejnë veten si spektatorë, sikur e keqja t’u përkiste vetëm të tjerëve, duke harruar se jemi të gjithë ‘aktorë’ të së mirës, ashtu si të së keqes”.

Në përfundim Françesku i falënderoi gazetarët për punën e tyre larg vendeve të veta, punë e jetuar me frymën e shërbimit, që bëhet mision – nënvizoi –  duke kujtuar se gjatë shtegtimeve apostolike e vëren sa është e lodhshme.

Nxitja e fundit, të jenë pasqyrë, që di të reflektojë shpresë, pa harruar se “vetëm njerëzit e lirë mund të lënë gjurmë të mira në histori”.

Gazetarët u ndanë nga Papa duke i medituar fjalët e Atit të Shenjtë e duke mbajtur në dorë librin e titulluar “Të komunikosh të mirën”, botim i sapodalë nga Shtëpia Botuese e Vatikanit, dhuratë e Papës, që përmbledh  mesazhet  e tij për Ditët e komunikimit dhe fjalime të tjera, që nga koha kur ishte kryeipeshkëv i Buenos Áires.(Kortezi- Radio Vatikani)

Filed Under: Featured Tagged With: Papa Francesku-Keshilla gazetareve

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT