• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Drejtori i ri i CIA-s, Zoti Mike Pompeo, para senatit

January 13, 2017 by dgreca

“Unë jam i përkushtuar që çdo ditë t’i bindem vetëm zërit të së vërtetës”,- tha kongresmeni republikan i Kansasit, Mike Pompeo, në seancën për konfirmimin e tij para Komisionit të Zbulimit të Senatit. Dretori i ri, zoti PompeoI emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Drejtorit të CIA-s, premtoi se do ta vlerësojë me kujdes sjelljen e Rusisë dhe shtoi se, nuk do t’i bindej një urdhëri nga Shtëpia e Bardhë për të rifilluar përdorimin e taktikave të torturave. Pompeo tha se, ai e pranon vlerësimin e komunitetit të zbulimit se, Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të cilat i fitoi zoti Trump. Ai nenvizoi se raporti i paraqitur nga paraardhesi i tij ishte “i mirë”. “Kjo ishte një përpjekje që Rusia ka dashur ta ndërmarrë prej kohësh. Është një çështje që Amerika duhet ta marrë seriozisht, një kërcënim ndaj të cilit ne jemi të prekshëm”, tha ai. “Nuk kam dyshim, se në Amerikë ekziston perceptimi se, Vladimir Putin ka thënë “ky ishte objektivi im, të mbjell dyshim mes komunitetit të politikanëve të Amerikës”, tha zoti Pompei në seancën për konfirmimin e tij. “Rusia është riafirmuar si agresive, duke pushtuar dhe uzurpuar Ukrainën, duke kërcënuar Europën dhe duke mos bërë asgjë për të ndihmuar në luftën ndaj ISIS”, tha Pompeo, duke iu referuar militantëve të Shtetit Islamik. Republikani Mike Pompeo, një konservator prej 4 mandatesh i Kansasit, foli gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e tij përpara Komitetit të Shërbimeve Sekrete në Senat, në mesin e një ngërçi mes Trumpit dhe komunitetit të spiunazhit mbi aktivitetin rus gjatë zgjedhjeve presidenciale. Nëse konfirmohet, Pompeo do të marrë kryesimin e CIA-s në atë mjedis që u shpreh se, ishte “ambienti kërcënues më i komplikuar, me të cilin Shtetet e Bashkuara janë përballur në vitet e fundit”. Pompeo ka qenë një prej zërave më të fuqishëm të komitetit të njëanshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, të ngritur për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë në vitin 2012, ngjarje që ka ndodhur kur Hillary Clinton ishte Sekretare e Shtetit. Ai tha para komitetit se, e kupton fare mirë që si Drejtor i CIA-s, do të duhet të kalojë nga statusi i një ligjvënësi partizan drejt një mbledhësi objektiv informacionesh sekrete. “E kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime jashtë politikës. Si oficer kalorësie i ushtrisë amerikane, jurist dhe kryetar i dy bizneseve prodhuese”, tha Pompeo. “Rikthimi në këtë detyrë që kërkon shumë punë dhe sinqeritet të pagabueshëm, është diçka e rrënjosur thellë në trupin tim”. Si drejtor i CIA-s, Pompeo mund të vihet në një pozicion disi të sikletshëm të riparimit të marrëdhënieve mes Trumpit dhe zyrtarëve të inteligjencës. Së fundmi, zoti Trump pranoi vetë se, teksa ka kundërshtuar prej një kohe të gjatë gjetjet e agjencive sekrete se, Rusia, specifikisht presidenti Vladimir Putin, kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të 2016-s me objektivin për të ndihmuar Trumpin të zgjidhej. CIA është njëra prej tri agjencive kryesore që doli në këtë konkluzion. Sa u përket çështjeve të tjera, Pompeo tha se Irani është bërë tashmë një lojtar “edhe më i inkurajuar dhe shkatërrues në Lindjen e Mesme”. Ai tha gjithashtu se, Koreja e Veriut kishte zgjeruar në mënyrë të rrezikshme kapacitetet e saj bërthamore dhe të raketave balistike. Ndërkohë që e quajti konfliktin në Siri një katastrofë tragjike humanitare, që ka çuar drejt rritjes së ekstremizmit dhe sektarizmit, duke destabilizuar Lindjen e Mesme dhe Europën. Pompeo është shfaqur kritik i administratës “Obama” persa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin, që i dhuroi Teheranit lehtësimin e sanksioneve për ndalimin e programit të armëve bërthamore të Republikës Islamike. “Edhe pse e kundërshtova marrëveshjen me Iranin si anëtar i Kongresit, nëse zgjidhem, roli im do të ndryshojë”, tha Pompeo. “Do ta udhëheq agjencinë drejt një mënyre agresive të mbledhjes së informacioneve,  e cila do t’u lejojë analistëve të kenë kohë të mjaftueshme, hapësirë politike dhe burime për të bërë gjykime objektive dhe të plota”. Zoti  Pompeo, është diplomuar ushtarak në vitin 1986 në Akademinë Ushtarake në West Point. Ai ka shërbyer në ushtri gjatë kohës kur Bashkimi Sovjetik ishte kundërshtari kryesor i Amerikës. Si anëtar i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Pompeo ka udhëtuar në shumë vende dhe është takuar me profesionistë të shërbimeve sekrete.

Washington, D.C. – Senator Tom Cotton (R-Arkansas) today released the following statement on the nomination of Congressman Mike Pompeo to lead the Central Intelligence Agency:

“Mike Pompeo is a committed public servant with a keen understanding of the world and the threats facing our country. He has shown remarkable leadership at every stage of his life, from patrolling the Iron Curtain to serving in Congress, and I have every confidence that he will make an excellent director of the CIA. I look forward to supporting his nomination.”

Filed Under: Politike Tagged With: Drejtori i ri i CIA-s, para senatit, Zoti Mike Pompeo

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT