PRISHTINË, 7 Maj 2016-B.Jashari/.-Kadri Veseli është krytari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, i dyti pas Hashim Thaçit, i zgjedhur me unanimitet në votim të hapur, pak më parë.Partia Demokratike e Kosovës, subjekti më i madh politik kosovar, nisi sot para mesditës Konventën e VII-të të Jashtëzakonshme Zgjedhore, ndërsa nesër pasdite në përmbyllje kryetari i ri i zgjedhur nga delegatët, do t’u drejtohet të pranishmëve dhe qytetarëve.
Kandidati i vetëm për kryetar, kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli, ka paralajmëruar angazhimet për mobilizimin dhe forcimin e strukturave të PDK-së, ndërsa ka theksuar se oferta e tij i ka rrënjët në sukseset e njëpasnjëshme historike të partisë dhe se do të ndjek rrugën e trasuar prej ish-kryetarit, por që ofron edhe një vizion të tij për një parti bashkëkohore evropiane të qendrës së djathtë.Duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PDK-së, Veseli ka thënë se ka ndërmarrë një vendim shumë të rëndësishëm dhe ka shprehur besimin se në këtë detyrë të re mund ta përmbush më së miri vokacionin e tij politik dhe mund t’i shërbejë më së miri Republikës së Kosovës.PDK-ja, që nga themelimi në tetor të vitit të parë të lirisë 1999 e deri në shkurt 2016 udhëheqej nga Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje pasi Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se, “pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.
Në një konferencë shtypi pas zgjdhjes kryetar në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovë, Veseli ka vlerësuar se kjo parti është një organizatë shumë e çmuar e jetës politike të Kosovës, e cila ka luajtur rol protagonist në shpalljen e pavarësisë dhe në konsolidimin e shtetit të ri.I kandiduar për kryetar të PDK-së, Veseli ka theksuar se mbështetjen e anëtarëve dhe votuesve për të marrë përsipër detyrën e drejtimit të kësaj organizate politike nuk e sheh vetëm si privilegj, por edhe si obligim për të punuar më shumë për konsolidimin e partisë.Para Konventës zgjedhore që po zhvillohet, në përgatitje të saj, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka aprovuar axhendën e punimeve dyditore dhe ka marrë vendim për themelimin e komisionit statutar, i cili do të merret me propozimet për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të partisë, të ardhura nga strukturat e degëve.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.