Krijuesi nga Chikago, Fation Pajo botoi romanin e tij me titull” “Pas asaj mesnate”./
Para disa ditesh doli nga shtypi dhe eshte ne qarkullim te lire ,(privatisht) romani i ri I krijuesit Fation Pajo me titull : “Pas asaj mesnate”. Romani ka 139 faqe. Redaktor i tij eshte z. Albert Zholi. Autori I romanit Fation Pajo jeton prej vitesh ne SHBA. Ai ka lindur në Kamëz të Tiranës më 06.10.1958, dhe tani banon në qytetin Elmwood Park të Illinois. Pas përfundimit të shkollës tetë-vjeçare në vendlindje, ndoqi studimet ushtarake dhe në vitin 1982 u diplomua oficer. Krahas përkushtimit në detyrat si ushtarak, është marrë edhe me krijimtari letrare. Pajo ka patur bashkëpunim me shtypin ushtarak dhe me gazetat lokale (në Shqipëri) ku janë pasqyruar një pjesë e krijimtarisë së tij si në prozë, ashtu edhe në poezi. Në vitin 2000, botoi vëllimin e parë poetik të titulluar, “Të kam pritur” i cili u prit mirë si nga lexuesi ashtu edhe nga kritika letrare. Pesë vjet më vonë, me ndihmën e shtëpisë botuese “Guteberg”, botoi edhe romanin e tij të parë “Zemër nëne”. Ka nxjerë nga botimi vellimin me tregime “Shpagimi” si dhe “Gjer në ardhjen time”
“Netë të thyera”
“Për veten e për ju”, Por pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij nuk është botuar akoma. Romani i Pajos”Pas asaj mesnate” e pasuron me tej korpusin e vepres se tij letrare. I urojme sukses!
Per informacion me et gjere po sjellim intervisten qe i ka marre Pajos gazetarja Raimonda Moisiu.
Fation Pajo,Poet dhe shkrimtar i talentuar devolli ne SHBA
Dy fjale per dy librat e tij me te fundit ,modeste e te mrekullueshem,“net te thyera ” poezi dhe ” Ikja e Tjetrit ” tregime.
Pas korespodencave shkembyer me e-mail ketu ne emigrim ne SHBA ,munda te krijoj lidhje me nje mik ,me nje koleg,me nje devolli te talentuar,me krijimet e tij,frymezuese,realiste, pasionante dhe emocionuese., me poetin e shkrimtarin devolli Fation Pajo.,me nje krijimtari te pasur letrare Por me shume pas leximit te dy librave te tij te fundit te sukseshem ne proze e ne poezi,” net te thyera ” dhe “Ikja e Tjetrit “,qe i kam neper duar duke i lexuar me nje fryme. Aq me terhoqen,duke kaperxyer here ne njeri e here ne tjtrin , nga poezia ne proze. Ai eshte me te vertet nje artist i te shkruarit.
Mbase ne Shqiperi nuk eshte dhe aq i degjuar por ketej nga ne, eshte nje nga shkrimtaret me cilesore e te perfolur,per mjeshterine e tij artistike te penes se tij, si ne poezi ashtu dhe ne proze.
Krijimtaria e tij eshte realiste dhe me refleksione ,jetesore ashtu sic kalon sot jeta ne Shqiperi dhe ne emigracion.Duke qene nje dimesional ,ai eshte njkohesisht dhe optimist i horizontit te shoqerise,duke i mbajtur kembet fort ne tabanin kombetar,tek familja,qe per te eshte nje ideali kryesor.
Emigrimi dhe imgranti,si plage e shoqerise shqiptare por dhe nje realitet i jetes ,i mbijeteses te shqiptarizmit ne dhe te huaj,eshte dhene me njgjyra terheqese,me te mirat dhe te keqijat e ti me nje lidhje organike,te pashkeputur nga jeta e shoqeria ne atdhe ,shqiperi ,vatan,…. S’ka si te mos terheqi tregimi skice ” No speak english ! “,eshte domethenes,per ne emigrantet qe i kemi rene murit me koke,per te mesuar gjuhen e huaj,sidomos amglishten..Sa e sa historira e barcoleta te panumurta,vuajtje ,peripeci,andralla,vuajtje,..por edhe per te qeshur,se ai q qan do te qeshe nje dite, eshte tipik me humorin e holle por shume gazmor,per nje te moshuar qe e ka te mundur te mesoje anglisht,por me e keqja eshte kur ka dhe me te rinj,qe per shume arsye moskokecarje,e vene para gojes si ato tabelat e snjaleve te rruges,per lehtesi shprehjen tipike :-”No speak English ! “,..po sa here jane penduar..
Pa dashur te bej ndonje recension per dy librat e fundit do te deshiroja te shtoja dicka vleresuesee te vecante per.to.Ne te gjitha tregimet ,por ne vecanti tek “ikja e Tjetrit “,nga ku merr titulli libri,ai ben nje pershkrim letrar te nderthurur me detaje psikoanaliste si ndonje specialist psikolog,ne thellesine e mendimit te personazheve,por dhe te situatave te krijuara dramtike,qe jane te paperseritshme,duke dhene duele siluetash konkflikete te brendeshme, por njerezore,ku fitimtare del mencuria e urtesiea e pervojes njerezore,paqja per te cilen ai aspiron. ” Nuk kam dashur ta kujtoj e ta diskutoj me kend ate kohe te hidhur qe kam kaluar.Sja vlen me barra qirane.-shkruan ai ,me qetesi,pas asaj qe ndodh me njerez me maska ,duke na dhen nje mesazh kuptimplote e historik,-Le te mbetet per brezat qe do te vijne,nje liber i vogel,qe s’duhet hapur kure…
Por me qe erdhi rasti le ti themi gjerat ashtu sic jane. “fq.88.
Edhe nje risi e re dhe dalluese ,si shenje e pjekurise letrare e artistike,ne poezite ,por me shume ne tregimet e librit,eshte konkluzioni origjinal e filozofik,qe na percjell,ne zgjidhjen e fabules,ne findin e saj.Do te desha te shkruaj shume shprehje filozofike te tija ,por ato jane te shumta,jane sinteza e nje studjuesi te thelle e plot e virtyte njerezore me nje nje bagazh te pasur letrar e filozofik.
Do te thosha dhe dy fjale per vellimin poetik ” net te thyera …”,ku permblidhen rreth njeqindepesedhjete poezi te mirfillta,ku permblidhen ne disa kapituj domethenes si Frymemarje,Kohe qe shtjellin drite,.Trokitje,..I shqetesuar rend,.. dhe Jam ketu e jam atje..
Vetem nje pene e arte me gjithe kuptimin e plote te fjales, mund te beje soditje te tilla me vargje,ne poezia me te njejten titull,..:-T’ju flas yjeve/kam frike ,se s’do me degjojne/Do me quajne meteor/Do trishtohem…..T’ju flas njerezve/Kam frike se s’do me kuptojne/Do me quajne jashte tokesor/Do hidherohem…. e te tjera vargje melodioze te dala nga nje shppirt i thelle poetik.Si nje poet me pervoje e le muzen te rjedhe si burimi me uje te kristalte e i pashtershem, por qe gjithnje te terheq e te ben per vete me bukrine e jashteme por edhe e me shijen e thelle ndjesore.Duke i perfunduar keto reshta te shkurter e modeste per dy librate e tij te fundit ,le t’ja leme vendin nje rezymeje te shkurter per jeten dhe obligimin e tij si njeri i letrave ,nje shkrimtar dhe nje poet i talentuar ,i dale nga gura popullore,nga ai plis devolli, qe thote me fjale lapidar , poeti yne o madh Dritero Agolli.
Duke qene largpames ne te ardhmen qe ndrit ,ne gjithe krijmtarine e tij e shkuar jo me fjale, por si te thuash me nota muzikale,aq embel dhe terheqese eshte per lexuesin e thjeshte,provoni ta lexoni…
Per ta dhene sa me realist portretin e figuren e tij,le te ndjekim ,intervisten e tij,me gazataren dhe shkrimtaren Rajmonda Moisiu,dhene ne Shqiperi disa kohe me pare..
Interviste me shkrimtarin Fation Pajo ,dhene gazetares dhe shkrimtares Rajmonda Mojsiu
Ndonëse jam larg, mendjen dhe zemrën, i kam atje në dheun tim…
R. Moisiu: Kush eshte Fation Pajo ?
Rajmonda Moisiu-Fation Pajo
F. Pajo: Kam lindur me 10 Qershor 1958 në Kamëz të Tiranes. Fëmijërinë dhe vitet e shkolles 8 vjecare i kam kaluar ne vendlindje. Shkollen e mesme e të lartë (Ushtarake) i kam përfunduar në Tirane. Në vitin 1982 u diplomova oficer. Per gati 20 vjet kam sherbyer në strukturat e ushtrisë, derisa në 2001-in dola në rezervë dhe fatmiresisht fitova Llotarine Amerikane. Jetoj prej mese 6 vite familjarisht (kam dy femije),në Chicago të Illinoit. Në këtë qytet gjigand gati 80 vite më parë ka punuar gjyshi im, Avdulla Pajo për më se tre vjet.Krahas perkushtimit në detyrat ushtarake jam marrë edhe me krijimtari letrare.Vitet e fundit kam patur bashkepunime të rregullta me organin qendror të ushtrisë “Ushtria” dhe me organet lokale. Ky bashkepunim më dha shtysen t’i përvesh mëngët mirë e të mendoj per te ardhmen. Ne vitin 2000 arrita te botoj vellimin e pare poetic, “Te kam pritur”, i cili u mireprit nga lexuesit. Ne vitin 2005, me nxitjen e mikut tim te mirë, z. Demir Korita, anetar i Lidhjes se Shkrimtareve të Shqiperisë (Dega Fier), munda te botoj romanin tim të parë “Zemer nëne”. Per vete tematiken dhe mesazhin qe percjell po ndiqet me interes, sidomos ketu në Diasporë. Ne vitin 2006 jam pranuar anetar i Shoqates së Shkrimtareve Shqiptaro-amerikanë. Privilegj ky qe me ka nxitur e me nxit te vazhdoj punen krijuese edhe tash.
R. Moisiu: Ç’mund të na thoni për krijimet Tuaja të fundit?
F. Pajo: Janë të shumta e të zhanreve të ndryshëm. Kam në perfundim te kompiuterizimit vellimin me tregime”Shpagimi”, të cilin së shpejti do ta dergoj në Tirane për botim. Po keshtu, paralelisht me të, po punoj në kompiuter per vellimin e dyte poetic, te titulluar “Netë të thyera”. Kam perfunduar deri tani në poezi vellimet “Gjer në ardhjen time”dhe “Për vehten e për ju”. Në prozë kam perfunduar vellimin me tregime “Ikja e tjetrit”, vellimin me tregime e novela”Varësja me iniciale” dhe në doreshkrim romanin e dyte “Përtej atij muri”. Kohët e fundit kam përfunduar disa cikle poetike, nje poemë e disa tregime, të cilat do të jenë projekte të së ardhmes.
R. Moisiu: Ç’farë ka sjellë ndryshimi gjeografik në krijimtarinë tuaj?
F. Pajo: Ndryshime shume te vogla, të cilat mund t’i konsideroj gati të paperfillshme. Këtu, në emigrim, për ne kirjuesit gjeja me e vyer është koha. Këtë falë punes që kam dhe familjes që me lehteson ne çdo drejtim, unë e shfrytëzoj. Pavarësisht se jetoj larg Atdheut krijimtaria ime ështe e bazuar në historinë e dhimbshme të popullit tim, në aktualitetin nëpër të cilin udheton populli im, e në shqetesimet që ka vendi im. Kur nje popull e sheh te largët driten jeshile të mireqenies, harmonise e te perparimit, nuk mund të mos ndikoje në penën e shkrimtarit, në penelaten e piktorit, në pentagramin e kompozitorit e tek artisti në pergjithesi. Në kete kuader edhe une mundohem te jap ndihmesen time per zbutjen e streseve qe po mban të pranguar vendin tim.
R. Moisiu: Ndryshimi midis Atdheut dhe Emigrimit?
F. Pajo: Shumë i madh. Ndërsa në Atdhe (edhe pse vendi ështe mberthyer në darët e një kolapsi të plotë ekonomiko-politik), kam jeten time që s’mund ta harroj dot; në megrim kam MALLIN për atë vend të shtrenjte ku u lindem e u edukuam (paçka paksa ndryshe botës), e që s’e zevendesoj dot. Ndonese jam larg, mendjen dhe zemren i kam atje, në Dheun tim. Ndaj ne krijuesit, kudo qe jetojme e punojme, majën e lapsit e mbajme të mprehur dhe lotin, megjithese me kursim, fshehur të tjerëve e derdhim. Ai lot shket jo si dobesi njerezore, por si ai loti që derdhin nenat atje ne lendinen e loteve te perjetesuar tashme në Korcen nuse, në Korçën plakë, për bijtë e tyre që iknin e nuk u dihej kthimi.
R. Moisiu: Profesioni Juaj ka qenë ushtarak, kur filloi poezia të trokasë në shpirtin Tuaj?
F. Pajo: Mos gaboj aty nga viti 1977. Duke jetuar në konvikt e larg te afermve, sidomos nënës, që ate kohe edhe vuante, nisa të hedh në një ditar poezi. Poezia e pare që kam shkruar titullohe “Ç’janë kilometrat?!”, që i kushtohet nënës. Më pas kuptohet adoleshenca e rinia kane ndikuar në formimin tim, pse jo edhe në krijimtarine e mëvonshme. Ato vite të largëta kam një kujtim të hidhur. Ditarin me afro 50-te poezi e shenimet personale në vitin 1985, në repartin ku sherbeja, dikush ma përvetesoi. Pasioni për letersinë erdhi si rezultat i leximit të vazhdueshem të autoreve të njohur, të huaj e të vendit, si: Berns, London, Çehov, Majakovski, Gëte, Poradeci, Kadare, Agolli, e deri tek më të rinjtë, Sulkuqi, Ahmeti, Podrimja,etj. Profesioni si ushtarak dhe impenjimi im në aktivitetet e ndryshme letraro-artistike ishin një urë lidhese midis punes dhe artit. Në keto aktivitete kam pasqyruar edhe krijime të mijat. Test ky qe mendoja se po e kaloja me sukses. Kështuqë, të qenurit ushtarak nuk ka bërë përjashtim në kembenguljen time të vazhdueshme për të shkruar.
R. Moisiu: Ju shkruani poezi, skica, tregime, reportazhe. Cila është gjinia Juaj më e preferuar?
F. Pajo: Si çdo krijues, që të gjitha zhanret që rrok në krijimtarine e tij i ka te dashur e s’mund të beje diferencime. Edhe unë e kam të veshtire përzgjedhjen. Por mendoj se anoj pak nga proza. Kur jam duke hedhur në leter një tregim a novelë, po me erdhi muza shkruaj poezi. Keto i shoh të pandara në punen time si krijues.
R. Moisiu: Ju jeni mjeshter i hedhjes së vargjeve serenade në moment, të cilat janë pelqyer si tekste per kompozim nga kantautori i serenatave Mihallaq Andrea. Ku e gjeni muzën për të krijuar këto vargje të çastit?
F. Pajo: I rritur në një familje me tradita Devollite, nuk e di por me kanë terhequr vazhdimisht kenget e asaj treve. Që nga i madhi, artisti Ali Kondi, Sofika Babliku etj, e deri tek kenget qytetare korçare me të paperseriteshmen Anita Take, Aferdita Zonja , Ermira Babaliu e sidomos kenget e grupit karakteristik “Lira”. Dikush mund te habitet, por tek unë ato kanë lënë mbresa. Që atehere me kanë hyrë në zemer edhe te famshmet, ndoshta dhe unikalet, serenatat korçare. Padyshim ashtu sikunder edhe u realizua edhe një film para pak kohesh, Princi, (per mua keshtu do te mbetet), është padyshim njeriu që derdhi e derdh për gati më shumë se tre dekada energjite dhe zerin mahnites. Ky është Mihallaq Andrea. Këto këngë më largojnë streset, me çlodhin e më frymezojne kudo qofsha, në rruge, në pune, në shtepi, të krijoj e vetem te krijoj vargje të çastit.
R. Moisiu: Çfarë ju lidh me Devollin?
F. Pajo: Me Devollin më lidh gjithshka. Më lidh gjaku. Jam bir nga prindër devollinj. Im-ate nga Suli e ime- më nga Dobranji. Prindërit, disa vite pas luftës u stabilizuan në fermen e re qe po hapej në periferi të Tiranes ,në Kamëz. Për Devollin e devollinjtë kam nostalgji. Kam kujtime të pashlyeshme. Si krijues per kete zone me tradita e zakone qe s’mund t’ë ndëroj me askënd, i kam kushtuar dhe nje poeme te titulluar “Vendlindjes së Tim-eti”. Pra me Devollin me lidh shpirti.
R. Moisiu: Ju keni botuar vëllimin poetic: “Të kam pritur”. Si ju lindi ideja për këte vellim dhe mesazhi qe Ju transmetoni nepermjet tij?
F. Pajo:Kisha gati tri vjet qe punoja per kete vellim. Disa shoke te mij duke lexuar nje pjese te ketyre poezive me nxiten te hedh hapin e pare,ta botoj. Disa nga keto poezi perkonin edhe me aktualitetin e asaj kohe qe po kalonte vendi yne. Mesazhi I paqes dhe I respektimit te njeriut ,I cfaredo lloj kategorie qofte,pershkon muzen time ne kete vellim. Mirenjohja dhe vleresimet e lexuesve pas ketij vellimi te pare,me dhane shansin te vazhdoj te shkruaj.
R. Moisiu: Ne disa nga tregimet e Tua kam vënë re një shpirt të brendshëm melodrama, tepër realiste. Nga e merr spunton Fationi për ta materializuar atë? Keni ndonjë rast konkret?
F. Pajo: Para se të nis të shkruaj, çfaredo qoftë ajo, mendohem gjatë. E bluaj mirë në mendje. Pasi e shoshit deri ne detaje projektin atehere e hedh në letër. Çdo shkrim e ka nje spunto. Është pasqyrim i nje realiteti a fantazie. Unë preferoj realitetin. Aty nga fundi i viteve 90-t, në Qafën e Llogorasë zhvillohej një perkujtimore per studentet e pedagoget e Institutit të Kamzës rënë aty. Miku im ushtarak në Divizionin e Fierit, z.B.Qose, pas më shumë se dhjetë vjetesh takon pilotin hero që në ato dite fortunate solli nga malet e Kukesit nje oficer trup imët “thuajse te pajete”. Ai fluturonte drejt Tiranës e lotet per kete të ri s’i shteronin. Kjo spunto më dha frymezimin të shkruaj ne gazeten e ushtrise reportazhin “Takim pas vitesh”, të cilin më vone e realizova në tregim.
R. Moisiu: Cila eshte dashuria me e madhe e Fationit?
F. Pajo: Të dua kombin tim, ndaj të cilit kemi shumë detyrime, familjen pa te cilën s’e konceptoj dot vetveten dhe respekti ndaj të gjithë bashkëkombasve të mi kudoqofshin.
R. Moisiu: A ka në jetën tënde ndonjë ngjarje që ja shihni gjurmët në krijimtarinë Tuaj ?
F. Pajo: Ka disa. Është me interes t’u shpreh një rast. Kur punoja në Divizjonin e Fierit kisha filluar disa bashkepunime me gazeten “Ushtria”. Në vitin 1998 ndodhi drama e madhe kosovare. Shperngulja e mbi 500 mije njerezve të pafajshem nga trojet e tyre drejt tokës amë ishte një dhimbje e vërtetë. Opinioni botëror këtë mikpritje dhe hapje dyersh per vellezrit e veriut e cilesoi si virtytin më të lartë të një populli gati dy-milionësh. Edhe në qytetin e Fierit erdhen qindra familje kosovare. Ishte nje drame e vërtetë. Një trup i gjymtuar keqazi nga makina shfarosese Serbe. Ishte nje moment kritik per gjithkend që e quante veten patriot. Në bashkepunim me mikun tim z. Q. Selimi (punonte ne atë kohë në M.Mbrojtjes), shkrova një artikull me kete rast: “Me Isët ideal, marshimi ynë kurrë s’ka me u ndalë…” Pas ketij shkrimi njerëz që as nuk i njihja, mjaft nga emir, më uronin per ndihmesen qe u kisha dhënë. Ky ishte një sadisfaksion i madh per mua që me aq sa kisha mundesi dhashë një ndihmesë për atë popull trim, ëe po gjakosej në menyrë të pabarabarte trup me trup me “Shkaun”. Më vonë, një ndër dhjetra e dhjetra episodeve tragjike të atij populli martir, e materializova në tregimin te titulluar “Rrënjët e Jetës”.
R. Moisiu: Ju jeni antar i shoqates së Shkrimtareve shqiptaro- amerikanë. Si ju duken këto shoqata dhe misioni i tyre?
F. Pajo: Po jam anetar që nga viti 2006. Të jesh i anetaresuar në një shoqatë të tillë, në radhë të parë është një nder që i bëhet personit, në rastin konkret mua si krijues. Por dua të shtoj se kur në gjirin e kësaj shoqate ka shkrimtarë nga më të degjuarit në Diasporë, me obligon te hedh me kujdes hapat në kete rrugë të vështirë, por dhe shume fisnike per vete misionin qe kjo shoqate ka në prioritet. Kur ne pasqyrojme me anë të penës sonë realitetin aktual, kemi parasysh mbi të gjitha se jemi shqiptarë dhe duhet t’i paraprijmë së ardhmes së vendit tonë. Ky është misioni fisnik e primar që ne mundohemi të paraqesim në komunitetin shqiptar kudo ku punon e jeton.
R. Moisiu: Ju jeni anetar i shumë forumeve dhe listave shqiptare ne internet. Ç’mendim keni për forumet Tefta Tashko Koço dhe atë Devolli ?
F. Pajo: Ngritja e shume forumeve virtuale i kanë sherbyer me se shumti njohjes se njeri-tjetrit. Sjellja ne menyre teper te kulturuar artistikisht të problematikave që shqetesojnë Vendin e Diasporen nepermjet diskutimeve me vlere per to. Përsa i përket dy klubeve në fjalë mendoj se janë dy tryeza të rrumbullakta ku takohen miqte patriotët. Janë vendi ku shkembejmë miqësishtë hallet tona, krijimtarinë tonë. Është vendi ku i bëjmë “vërejtje” njeri-tjetrit. Pra, është gjëja më e mirë, e për këtë keni edhe Ju meritë si moderatore.
R. Moisiu: Profesioni Juaj Ushtarak. Nje pyetje delikate: Si i shikoni përpjekjet e Diplomacisë Nderkombetare, asaj shqiptare dhe kosovare per çështjen shqiptare, e në veçanti për Pavarësinë e Kosovës?
F. Pajo: Politikanët shqiptarë, e sidomos ata kosovarë duhej të vepronin më energjikisht ngaj çështjes shqiptare në përgjithesi e asaj kosovare në veçanti. Ata i dinë mirë qellimet e fqinjeve, ndaj lypset për të luftuar edhe më me forcë diplomatikisht se deri tani. Pavarësinë kosovarët nuk mund ta fitojnë duke pritur çdo të sjelle ky takim apo ai tjetri nëpër kanceleritë e huaja. Jo, ata dhe bashke me ta edhe politika shqiptare, duhet të bëhen një trup i vetëm e te ngrihen për ta thënë si duhet fjalën e tyre. …..