Përfundon odiseja e pasagjerëve të linjës Ankona-Durrës/ mbërrijnë në Portin e Durrësit pas 36 orësh.
20 korrik 2015 . Merr fund udhëtimi i tejzgjatur i shqiptarëve që u bllokuan në tragetin e linjës Ankona-Durrës që prej mbrëmjes të së shtunës.
Pas 36 orësh të bllokuar, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit 570 pasagjerët e tragetit të linjës Ankona-Durrës, i cili pësoi defekt teknik një orë pasi ishte nisur në drejtim të brigjeve shqiptare. Udhëtimi dhe mbërritja e tyre në molin e tragetëve të Portit Durrës u bë me një traget tjetër të linjës Bari-Durrës. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit është krijuar një fluks i madh udhëtarësh, ku aktualisht kanë zbritur mbi 2000 pasagjerë.
Sh.Kercelli