• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Patritotët e kafeneve shqiptare

November 5, 2016 by dgreca

Nga lir Levonja/1-ilir-levonja-2-288x300

1) Sa herë që përmendet Himara, vrunduj webesh u ofrojnë njerëzve atë se çfarë ka shkruar Petro Marko për autoktonësinë e këtij trualli. Se sa grekë janë himariotët. Se përse flitet greqisht aty etj. Eshte i njëjti artikull i shkëputur nga vëllimi Intervistë me vetveten. Ose Retë dhe gurët. Një rrëfim i sinqertë, i gjatë. Që në një farë mënyre apo tjetër, është edhe autopsia e kohës së një njeriu mes idealeve. Por më e dhimbshmja, devijimi që i bën çështjes së madhe, shpura e udhëheqësve të një vendi. Ku padrejtësitë, grabitja, denigrimi, burgosjet, shfarosja janë gjëra mëse normale. Ku një nga viktimat e kësaj makinerie qe dhe vet ai. Dhe për më keq, të gjitha bëheshin në emër të popullit.

Mirëpo shqiptarëve nuk u interesojnë fare këto. Ose, as humanisti i madh. Çfarë ai ka theksuar në lidhje me të vërtetën e madhe.
Madje i shfletojnë këto kapituj duke rrudhur buzët. Kjo ndodh jo sepse ne e kemi të zorshme të falim. Por nuk e konceptojmë dot, faljen. Kërkimin e ndjesës. Eshtë diçka që ne na bën ta fshijmë pluhurin me hiret e të pasmeve.
Mirëpo e kundërta ndodh sapo në gjirin e Spilesë, aty ku thyejnë qafën rrëkezat e nga mali i Vetëtimës. Sapo plas një shërr banal. Na ofrohet Petroja. Petroja me një sy, vetëm me ato pasazhe për identitetin e himarjotëve.
2)Librin në fjalë bën mirë ta lexojë çdo shqiptar. Sepse është një pasqyrë për ne. Por ta lexojë drejt, jo shtrëmbtas. Një nga ato ku guxojmë ta shohin ndrojtas veten. Pasi na tremb diçka, një çip, një nishan a një bllanjë fytyre. Por aty marrin zgjidhje shumë e shumë pikëpyetje. Përshëmbull përse shqiptarët u grindën kot për një javë. Për ca dekorata të rreme ballistësh. Dhe përse tallen pa gajle me gjakun e humbur kot. Të disa njerëzve, disa qytetarëve që u bashkuan shoqërisht. E nën moton tonë, bëje për mua. Përse akoma vlojnë sherre mes vedi. Mes ballistësh pra e komunistësh. Se çfarë është intelektuali dhe antiintelektuali? Idelaisti dhe krimineli.? Çfarë është angushtia frymëmarrëse e ideollogëve të Unit? Dhunës në emër të çështjes etj! Çfarë është nënpunësi i kohës së mbretërisë? Dhe ky i socializmit? Ky i demokracisë?
Çfarë është rrogtari shqiptar, i kohës së mbretërisë? Dhe ky i sotshmi? I kohëve moderne. Prej xhaxhit Enver, Sali, Fatos, e Edi Rama? Çfarë është pasaporta shqiptare e atyre viteve? Dhe çfarë kjo e sotshmja? Se si kumarxhiu u bë hero! Atdhetar, udhëheqës etj. Dhe se si akademiku armik i popullit. Se si meshtari vemje. Dhe injoranti i dështuari hero kombëtar?
Çfarë është gazetaria e kohës së Petro Markos, Branko Merxhanit, Bedri Pejanit, Nebil Çikës e plot të tjerë? Karshi kësaj të sotshmes.
Përse shqiptarët vdesin për tu treguar kaq patriotë të mëdhenj. Sapo përmendet Greqia, Serbia, sot?. Dhe përse kaq pro turq, sapo përmendet Erdogani?
Por mbi të gjitha, për krimet e shqiptarit karshi shqiptarit. Ato që nominuan rreth 90% të institucioneve, apo veprave të rëndësishme, më nevrargjiket e vendit tonë. Me emrin e një kryekrimineli si Enver Hoxha. Se si shqiptari, i grabiste pronën shqiptarit.? Herët, menatë.
Madje me një shkresë zhubër. Dil përjashta se, çfarë ke bërë ti, nga sot është e imja. Se kështu dua unë etj.
E sa e sa pikëpyetje të tjera.
3)Ky libër është edhe ironia më e madhe e fatit tonë. Vramë njerëz përse iu bashkuan politikave territoriale, të fashizmit dhe Gjermanisë. Pra intelektualë të mirëfilltë. Për inat të Italisë dhe Gjermanisë. Sot vdesim për pak vëmendje nga Italia dhe Gjermania. Pra, vramë në emër të popullit, popull me shumicë. Pikërisht për këtë që po u lypim sot okupatorve të atëhershëm. Këtë që po u lypin sot, Anglisë dhe Amerikës. I quajmë paturpësisht akoma kriminelë. Ata që i akuzuam dhe i vramë. Pikërisht për këto lypjet e turpshme tonat, sot e kësaj dite.
Ndaj mua më dhëmbin sytë kur shoh se sa i vogël është shtetari im. Aty ku pret të ulet nga qielli përshembul një grua gjermane.
Mirëpo…, për këto të vërteta të tjera. Petroja nuk na duhet ne shqiptarëve. Na duhet herë më herë, t’i bëjmë karshillëk Greqisë.
Kur flet e tregon se sa grekë janë himariotët.
Edhe pse Petroja e ka rrëfyer këtë pasazh kohe. Këtë ndjesi humanisti. Jo për karshillëk Greqisë. Por si rrjedhojë e atij unikaliteti himarjot. Vetmisë himarjote. Shtegtimit të tyre deri në Zelandën e Re. Atij unikaliteti me vetmi e vetqeverisje. Që u bë strehë edhe për katolikun Veriut. Për mylsimanin e Shqipërisë së mesme. Dhe ortodoksin e jugut. Atij unikaliteti të braktisur qoftë edhe për mos prerje rrugësh. Qoftë nga Porta e Lartë. Nga Ali Pashai… e deri tek diktatura. Apo demokracia. Ku e para e ktheu në bunker. Vendin e gurëve dhe të reve. Kurse e dyta e nxorri në treg.
4)Tani dy fjalë për këtë kryepatriotin e fundit. Të mohikanëve të kafeneve shqiptare. Mirënjohja është virtyt i njerëzve të vuajtuar.
Po ti nuk e di se çfarë është kurbeti. Pavarsisht të gjithave, gjynaheve, fajeve. Kush më pak e kush më shumë. Shqipëria i detyrohet shumë Greqisë. Ka mistrecë nga të dy krahët. Ka edhe bukëshkalë. Dhe për dreq…, në gjithë këtë histori. Përqindja minorene e bukëshkalëve. Në të dy vendet tona. Dominon duke bërë ta shohim njëri-tjetrin sikur të jemi qytetarë të malit Sion.
Palestinezë e izraelitë. Kjo kohë po zgjat me shumicë. Një lojë ngriva-shkriva. Këto palë mistrecësh, i bëjnë këto vetëm e vetëm për pushtetin. Jo se u dhimbset Greqia apo Shqipëria.
Në rastin tonë ngrefosja është një tregues i mirëfilltë i ekzistencës së kësaj pale mistrece. E cila nuk është e aftë për së pari të sheshojë ato problemet e brendshme. Ato mosmarrëveshjet e
mëdha. T’i kthejë në marrëveshje të mëdha.
Në kohën e globalizmit, kufijtë kanë për tu vënë në diskutim për së pari nga bashkëjetesa. Dhe së dyti nga dashuria që nuk po njeh ngjyrë dhe gjuhë. Por vetëm afsh e ndjellë për jetën. Për të lëvizur.
Akoma nuk e kuptuar se shqiptarët më shumë janë jashtë, se sa në vendin e tyre. Dhe përditë ikin. Përditë.
Ne nuk mund t’i flasim Greqisë me tekat e saja. Por me mirënjohje. Karshillëku sot është veti e atij që plas nga inati sepse pret që t’ia varin. Pret të ketë vëmendje. Por nuk e ka.
Një vend me shtetarë të sojit që, kur presidenti thërret këshillin për sigurinë kombëtare. Kryeministri shkon e hap ekspozita vetjake në pikturë. Diku matanë antlantikut. Nuk ke se si të jesh patriot. Nuk ka se si të konsiderohet patriot, shtetari. Nuk ka se si i bën karshillëk vendit fqinj me patriotizëm, ai.
Për së pari i duhet kërkuar falje Petros. Që e burgosëm. E internuam. I çmendëm djalin. Ia bën gruan, spiune. Çfarë nuk i bëm.
Sot paturpësisht e keqpërdorim. E keqkrruajmë vetem me moral.
Duke e ditur fare mirë se Petro ishte një internacionalist. Shkoi të vritej për lirinë, për të drejtat e njeriut. Atje në Spanjë.
Për së dyti…, është fatkeq ai vend, ai qytetar etj. I cili mban në pushtet qeveritar të dështuar në unitetin e tyre. Në zhvillimin, mirëqënien. Apo sharmin kombëtar.
Vetëm e vetëm pse i bëjnë karshillëk vendit fqinj.
Pse hiqen patritotë.
Po nuk ke çfarë i bën, kjo është Shqipëria jonë. Ajo e kafeneve.
Vendi ku ne zemërohemi edhe me erën e mollës.

Filed Under: Politike Tagged With: e kafeneve shqiptare, Ilir Levonja, Patritotët

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT