*Berisha ne Fb: Ky eshte Edi Krimi! Ky eshte Edvin Drama!/
* Ministria e Brendshme: Opozita po del në krah të shkelësve të ligjit/
Partia Demokratike solli në vëmendje fakte të reja të përfshirjes së personave të dyshimtë dhe me lidhje kriminale në Policinë e Shtetit. Ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat denoncoi skandalin e emërimit në polici të trafikantit të drogës qe u arrestua ne Gjirokaster me 1 ton droge, i njohur për raportet me Ministrin e Brendshëm në fushatën zgjedhore.
“I ndaluari i djeshëm nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i Ministrit të Brendshëm.I ndaluari i djeshëm, banor i Kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm.Duke përgëzuar forcat e Policisë së Gjirokastrës për aksionin e djeshëm, PD denoncon edhe një herë rilindjen në policinë e shtetit të personave të lidhur me krimin dhe me trafikun e drogës. Sasia e frikshme e drogës e kapur dje, dhe mënyra e maskimit të njeriut të afërt të z.Tahiri, tregon qartë se me Rilindjen në vendin tonë, linjat e trafikut të drogës të lidhura direkt me ministrin janë vendosur, dhe se ky mekanizëm, vërteton edhe një herë shqetësimin e autoriteteve italiane dhe greke për sasinë e marramendëse të drogës që po mbërrin nga Shqipëria në shtetet fqinje” tha ai.
Duke përgëzuar forcat e Policisë së Gjirokastrës për aksionin e djeshëm, Noka i bëri thirrje Tahirit të bëjë publike marrëdhëniet që ka me Ardian Serezin, efektivi i policisë që u kap me 1 ton drogë në kamion.
“Ne i kërkojmë Ministrit të Brendshëm t’i tregojë publikut marrëdhëniet që ka me Ardian Serezin dhe kur është takuar për herë të fundit me të.Ne i kërkojmë Ministrit të Brendshëm, t’i tregojë qytetarëve, se kush janë kriteret që janë ndjekur për punësimin në Policinë e Shtetit, të trafikantit të drogës, një prej çunave të tij në Kombinat” përfundoi deputeti i PD-së, Flamur Noka.
MB: Opozita po del në krah të shkelësve të ligjit
Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë për mediat e konsideron krejt të pavend deklaratën e Partisë Demokratike lidhur me operacionin e djeshëm të Policisë së Shtetit, e cila nuk bën gjë tjetër veçse inkurajon krimin dhe kriminelët.
“Po na akuzojnë pse po punojmë dhe po arrijmë rezultate domethënëse në luftën undër Krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po sulmohet Policia e Shtetit pse po ju pret shtigjet rrjeteve të trafikut të fuqizuara ndër vite. Po tentohet të hidhet baltë mbi Ministrinë e Punëve të Brendshme, pse është e vendosur të zhdukë në mënyrë përfundimtare konceptin e të paprekshmëve nga ligji në këtë vend. Ministria e Punëve të Brendshme priste që opozita, qoftë dhe për një herë të vetme t’a përshëndeste luftën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit kundër trafikut të drogës, në kuadër të së cilës një ditë më parë u kapën rreth 1 ton drogë. Priste që opozita të bëhej pjesë e kësaj lufte të madhe që synon t’a nxjerrë përfundimisht vendin tonë nga harta e zezë e trafiqeve të paligjshme. Por edhe kësaj radhe opozita zgjodhi të rreshtohej në krahun e gabuar. Me deklaratat e sotme të përfaqësuesve të saj opozita zgjodhi t’u dilte në krah shkelësve të ligjit, atyre që tashmë janë vënë në pranga nga policia dhe që do të do të shkojnë përpara drejtësisë falë aftësive profesionale të Policisë dhe vendosmërisë për të mos bërë asnjë kompromis në kurriz të ligjit dhe shtetit ligjor” thuhet në deklaratë.
Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sigurojë opinionin publik se askush dhe asgjë nuk do mund t’a ndryshojnë vullnetin e plotë të Qeverisë Shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke mbështetur Policinë e Shtetit në goditjen ndaj krimit. Presim që edhe opozita të na bashkohet në krahun e shtetit ligjor”.
Berisha: Ky eshte Edi Krimi! Ky eshte Edvin Drama!
Te dashur miq, vrasje çdo dite, djegje per se gjalli te stampes mafioze, tritol dhe maska ne qender te Tiranes, karvane droge nga toka, deti e ajri, te udhehequra nga adashet e Rames dhe Tahirit ne Policine e tyre, nje seri aksidentesh me mikrobuz, por pas ndalimit te tyre edhe me autobus ne rruget e Tiranes, me pasoje dhjetera te vdekur dhe dy here me shume te plagosur. Ky eshte bilanci i dhjete diteve te fundit me tragjik se i tere vendeve te rajonit te marra se bashku.
Ngjarjet tragjike ne Ramistan jane me te shumta dhe dhe me te renda se ne Afganistan. Rama dhe Tahiri i tij jane byrazeret e krimit. Ata shkrine Policine Rrugore per te hapur rruget tona dhe shnderruar ato ne korridore te trafiqeve te tyre te droges. Shkrine Policine Kriminale qe kishte dosjet e te gjitha lidhjeve te tyre me krimin dhe iu hapen rruge te lire bandave dhe krimit, me te cilat drekojne e darkojne dhe jane te lidhur koke e xhep.
Situata po degradon drejt kaosit.Ne protesten e tyre gjigande, qytetaret kerkuan preraz rend dhe siguri! Protestat jane rruga e vetme per te shpetuar nga Edi Drama, tritol qeveritaret dhe bandat e tyre!! sb