Nga Ilir Levonja-Florida/
Fëmija më i lumtur i zgjedhjeve të 18 qershorit është Edi Rama. Me një fjalë, nga gjithë sa po shohim. Ca lista të cilat e gëzojnë pasi po u shfaqet shqiptarëve me pretendimin e listave të pastra. Nuk ka më dosh, tosh, losh, rosh etj…, nga ai soji i kaçatorrëve që blejnë lagjet me nga një dhjetëmijëleksh për kokë. Ose me nga një thes me fara luledielli, Duke u thënë se po t’i pjekin e t’i shesin, bëjnë biznes. Ose, ose, ekonomi tregu. Dhe hapje vende pune.
Pra një lloj lumturie nga një lloj mbushje mendje se sot i ka ardhur shanci të fitojë pa suport kanabisi e prostitucioni.
Zhgjedhjet e verës së vitit të artë 2017.
Nga gjithë sa po shohim. Nga trendi sportiv i flojdistit shqiptar. Nga Amarcordet e tia…, nga tv edirama. I lumtur se mënjanoi Ilir Metën me një presidencë që tashmë do jetë streha punësore e lësëistave. Hoqi qafe një skraparlli.
Aq sa bashkë me të, një kor i tërë besojnë se më në fund ia futën Ilir Metës. Jo, or, jo… Nuk ia keni futur. Aty e keni… , shokë socialista. Eshtë lëvizja politike më naïve që keni bërë. Ta themi shkoqur, ia futët vetes.
Ky fëmija i lumtur. Dhe i gjithë atyre nëpër studio që tundin kushtetutën, kodin zgjedhor etj. Do u afrojë shqiptarëve, si të themi një ndeshje futbolli. Ku do luaj, Partizani, ekipi i pare me partizanin, ekipin e dytë.
Ky është pluralizmi sipas tij.
Kjo është demokracia sipas shpurës, pas tij.
Janë magjepsur. Edhe pse nuk po duan ta kuptojnë se njerëzit, më shumë ndjekin ato videot e atij Vrenozit pe Korçe. Se tv ediramën e tyre.
Si tha, PD një kujtim i së kaluarës.
Jo më larg se sot, sivllau i tij. Apo modeli i tij Erdogani. Mori një përgjigje të nxehtë me rastin e ditës së 1 majit. Qëndrat më të mëdha të Turqisë janë përfshirë në protesta të dhunshme. Kjo, jo për shkak të mirëqënies, renies së ekonomisë etj. Dhe që përkon me ditën e punëtorëve. Pasi Turqia ndryshe nga vendet e rajonit ka treguar një stabilitet ekonomik. Por, për cënimin e demokracisë. E gjitha ka kuptimin e një jete të pastabilizuar. Ose të pasigurtë. Për shkak të ambicjeve personale politike. Për shkak të mbushjes së mëndjes se opoziarzmin mund ta krijosh ashtu siç krijon sistemin tend në parti. Po vendi nuk është i gjithi një parti.
Dhe Shqipëria ka përvojë në këtë aspekt.
Që PD-ja të khehet në një kujtim, duhet të armatosësh socialistët. Dhe kjo është luftë bindjesh. Që përfshihen tek të drejtat civile. Mund ta kesh një përvojë nga prejardhja. Në drejtimin e armatosjes dhe luftës vëllavrasëse për pushtet.
Sot nuk ka për të të ndihmuar. As përvoja, as historia, sado spektakël të japi ndeshja midis Partizanit ekipit të pare dhe atij të dytë. Një soj zgjedhjesh të tilla, janë vetëm një shfaqe me tallje bythe. Dhe nuk e di se kur ndërgjegjësohen shqiptarët. Sot një shoqëri e tërë e budallepsur, pre e bamirësive nga showmanet. Jo e së drejtës së tyre. Se ato para të çmendura, që u marrin…, e që ua japin me pikëza. Nuk janë për progres social. Por për shtimin e radhëve të të budallepsurve.
Në fakt PD është kujtim i hidhur i tij…, e nxorri me shqelma qysh tek kryqëzimi i 21 dhjetorit. Çështje këllire.
Tani me sa duke po i vjen rendi popullit të të flaki me shqelma bythësh. Por edhe toshët, loshët, doshët, roshët …, mangut nuk do ta lënë.