• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Endrra per Kombetaren Shqiptare, Statistikat për danezët…!

October 11, 2014 by dgreca

Nga Arbi Fortuzi/-. Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka fituar vetëm një herë në historinë e saj përballë Danimarkës dhe kjo daton në vitin e largët 1963, kur Panajot Pano, legjenda e futbollit shqiptar, mposhti danezët me rezultatin 1-0 në “Qemal Stafa”.
Statistikat nuk janë “dashamirëse” për kuqezinjtë. Përfaqësuesja jonë është përballur 8 herë me nordikët, nga të cilat ka humbur 6 ndeshje, barazuar 1 dhe fituar po 1 takim.
Ndeshja e parë me dy skuadrave eshte luajtur me 29 qershor të vitit 1963, kur rruga për në Europianin e Spanjës të vitit 1964 vendosi kuqezinjtë përballë skuadrës nordike. Ndeshja e luajtur në gadishullin skandinav përfundoi me rezultatin 4-0. Por, “surpriza” do të ndodhte në ndeshjen e kthimit, kur përfaqësuesja e Shqipërisë do t’i impnohojet danezëve me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Panajot Pano. Kjo do të ishte fitorja e vetme e kuqezinjve përballë kundërshtarit nordik
Dy skuadrat u shortuan në të njëjtin grup eliminator për kualifikueset e Kampionatit Botëror SHBA 1994 dhe ndeshja e parë u luajt përsëri në Danimarkë. Edhe në këtë përballje Shqipëria pati të njëjtin fat, ku danezët fituan me rezultatin e thellë 4-0 me gola të Jensen, Pingel 2 herë dhe Mëler.
Ne ndeshjen e kthimit, ndeshja përfundoi me shifrat 1-0 në favor të miqve. Sfida e pestë mes dy kombëtareve u regjistrua në vitin 2004. Në Tiranë kombëtarja kuqezi priti për herë të tretë në histori përfaqësuesen daneze, qe ashtu si dhe sot edhe në atë periudhë drejtohej nga trajneri Morten Olsen. Dy gola në pjesën e dytë nga Jorgensen dhe John Dahl Tomason i dhanë ekipit të Olsen fitoren 2-0. Ndërsa ndeshja e kthimit përfundoi sërish me fitoren e nordikëve me rezultatin 3-1. Goli i vetëm për përfaqësuesen shqiptare u realizua nga Erjon Bogdani.
Shqipëria dhe Danimarka ishin në të njëjtin grup eliminator edhe për kualifikueset e Botërorit në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Në ndeshjen e parë Shqipëria humbi me rezultatin 3-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit Shqipëria arriti një barazim 1-1. Golit të Bendtnerit iu përgjigj Erjon Bogdani. Ndeshja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Elbasan është e 9-ta mes dy skuadrave dhe Xhani De Biazi përveç danezëve do të sfidojë edhe historinë.
500 tifozë danezë në Tiranë, Olsen: Kjo, Shqipëria më e mirë e të gjitha kohërave
Ndeshja Shqipëri-Danimarkë, që do të luhet sot në orën 20:45 në “Elbasan Arena”, tremb jo pak timonierin e Danimarkës, Morten Olsen. Tekniku i skuadrës daneze i druhet skuadrës shqiptare.
Në deklaratën për shtyp të prag-sfidës, ai ka theksuar se kjo është Shqipëria më e mirë e të gjitha kohërave. “Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje e vështirë, prandaj duhet ta vlerësojmë Shqipërinë sikur të ishim duke luajtur përballë Anglisë apo ndonjë skuadre tjetër të madhe”, theksoi Oslen.
Po ashtu, ai tha se luajmë në trasnfertë dhe kjo i vështirëson edhe më shumë gjërat për ne. “Në fushën e saj Shqipëria është mjaft e vështirë, por kjo duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm për organzimin tonë. Them se mund të dalim me pikë nga kjo transfertë”, ka përfunduar ai. Skuadra e teknikut Morten Olsen nuk do të jetë vetëm në përballje me Shqipërinë, pasi rreth 500 tifozë daneze kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar për të mbështetur skuadrën e tyre. Në rrugët e Tiranës janë vënë re grupe tifozësh të veshur me fanellën e përfaqësueses daneze, me shalle e tuta sportive, të cilët shëtisnin përgjatë bulevardit, shijonin një kafe apo një birrë në zemër të kryeqytetit, duke u njohur me një mikpritje, të cilën vetëm shqiptarët dinë ta bëjnë. Danezët janë parë në qendër të kryeqytetit aspak të ndrojtur, madje ata janë parë duke shkrepur foto e duke shkëmbyer batuta me qytetarët e Tiranës. Mësohet gjithashtu se ata janë vendosur në një hotel pranë Ministrisë së Kulturës, si dhe në një hotel pranë 9-katësheve.
Probleme në mbrojtje për Danimarkën:
Tekniku danez Morten Olsen duhet të “shpikë” mbrojtjen e skuadrës së tij, pasi dy lojtarët kryesorë, Simon Kjaer dhe Daniel Ager, nuk janë të disponueshëm për takimin përballë Shqipërisë. Për të mos rrezikuar, trajneri Olsen ka vendosur që dy lojtarët të mos udhëtojnë me skuadrën kombëtare drejt Shqipërisë.
Po ashtu, një tjetër mungesë për Danimarkën do të jetë edhe mesfushori Andreas Bieland, ndërsa Olsen ka grumbulluar me urgjencë dy lojtarë të skuadrës U-21.
Kështu, sipas asaj çka shkruajne mediat suedeze, formacioni i Suedisë pritet të jetë një 4-4-2, ndryshe nga zakonisht kur Oslen parapëlqen të rreshtoje djemtë e tij me një formacion më të avancuar 3-5-2 apo 4-5-1. Në portën e Suedisë pritet të luajë Shmeikel, në mbrojtje Hansen, Okore, Bjelland dhe Jorgensen, në mesfushë 4-ja, Kvist, Hojbjerg, Eriksen (lojtari më i mirë i kundërshtarëve, i cili luan në Premier Ligë për Totenham) dhe Krohn-Demili. Më i avancuar do të jetë Braitvait, që do të mbështesë sulmuesin e vetëm të Danimarkës, Bendtner.
Shqipëria përballë Danimarkës për ëndrrën europiane
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të zbresë sot në fushen e “Elbasan Arena” për t’u ndeshur me Danimarkën në ndeshjen e dytë të grupit “I”, e vlefshme për eliminatoret e Europianit “France 2016″.
ekniku i kombëtares sonë, De Biazi, në konferencën e fundit për shtyp garantoi se kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për fitore, ndërsa Lorik Cana, kapiteni i përfaqësueses, tha se skuadra do të japi maksimumin.
Pritet një tifozeri e zjarrtë në Elbasan. Shitja e 11 500 biletave ende pa dalë mirë në treg, eshte një tregues i qartë i pritshmërive të larta që sportdashësit shqiptarë kanë për këtë takim. Edhe pse çmimet e biletave u kontestuan fillimisht, të gjithë sportdashësit shqiptarë janë paraqitur pranë sporteleve për siguruar një biletë.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, për këtë ndeshjet kërkesat për bileta kanë qenë mbi kapacitetin që impianti i ri “Elbasan Arena” mbulon. Sipas FSHF-së, një numër konsiderueshëm biletash është shitur pranë tifo-klubeve në të gjithë trevat shqiptare, duke filluar nga tifozët “kuqezi”, duke vijuar me dy tifo-grupe kryeqyteti, “Tirona-fanatics” dhe “Guerrilasit. Të parët kanë përgatitur edhe një koreografi speciale për këtë event. Po ashtu, në stadium do të jenë edhe tifozeria korçare “Ujqërit e Dëborës” apo ajo e Apolonisë “Brigada C” etj. Po ashtu, edhe nga trevat shqiptare.
Prania e një tifozerie të tillë të zjarrtë dhe të veçantë si ajo shqiptare i vë përballë një detyre të madhe skuadrës së De Biazit. Prandaj, nën drejtimin e teknikut italian, përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka vijuar edhe dje përgatitjet në kuadër të takimit me Danimarkën.
Burime pranë kuqezinjve bëjnë të ditur se stërvitja ishte e ndarë në dy pjesë. Fillimisht përgatitja fizike, ndërsa në fund sërish taktikë për t’u përgatitur më së miri për t’u përballur me danezët. Ajo që ra në sy gjatë seancës stërvitore është vëmendja që tekniku italian iu kushtoi sulmuesve që ka në dispozicion, pasi nëse nuk shënon, atëherë nuk mund të shpresosh për një fitore dhe ndoshta ky është momenti që kombëtarja të guxojë më shumë. Danimarka vuan në mbrojtje dhe kuqezinjtë do të tentojnë shume ne kete repart. Gjatë ditës së sotme, djemte e De Biazit do të zhvillojë një seancë stërvitore, ndërsa do ketë edhe konferencën e zakonshme për shtyp. Te shtunën paradite skuadra do të niset për në Elbasan për të prekur nga afër terrenin e lojës, ndërsa në mbrëmje do të jetë përballja me Danimarkën.
Shqipëria kryeson grupin “I” së bashku me Danimarkën me nga 3 pikë, ndërsa skuadrat e tjera të këtij grupi Portugalia, Armenia dhe Serbia me nga 0 pikë. Shqipëria nisi rrugëtimin e saj me një fitore përballë Portugalisë në gadishullin iberik, ndërsa Danimarka mundi Armeninë në fushën e saj me rezultatin 2-1. Serbia do të nis sote rrugëtimin e saj në këto eliminatore dhe do të luaje në Armeni në orën 18:00. Ndeshja e ardhëshme e kombëtares sonë do të zhvillohet më 14 tetor në Beograd përballë Serbisë, ndërsa Danimarka do të ndeshet në fushën e saj përballë Portugalisë.
a si do të luaj Shqipëria përballë Danimarkës:
Rreshtimi do të jetë 4-5-1, të paktën nga ajo që u kuptua nga puna taktike e skuadrës. Në portë i përhershmi Ertrit Berisha. Në mbrojtje pritet të jenë dy shtyllat, Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj. Krahët e repartit të mbrojtjes De Biazi pritet t’ia besojë Elseid Hysaj dhe Ansi Agollit. Në mesfushë, orkestrues i sulmeve kuqezi pritet të jetë Burim Kukeli, i mbështetur nga dyshja Taulant Xhakaj dhe Amir Abrashi.
Valdet Rama dhe Andi Lila mendohet t’i japin krahë ekipit kuqezi për të fuqizuar sulmin me Bekim Balën.
27 të grumbulluarit e De Biazit:
Portierë: Ertrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha.
Mbrojtës: Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Debatik Curri, Amir Rrahmani, Andi Lila, Ansi Agolli, Mërgim Mavraj.
Mesfushorë: Ergys Kace, Alban Meha, Amir Abrashi, Ervin Bulku, Burim Kukeli, Emiljano Vila, Valdet Rama, Herolind Shala,Odise Roshi.
Sulmues: Bekim Balaj, Shkëlzen Gashi, Sokol Cikalleshi, Hamdi Salihi, Armando Vajushi, Edmond Kapllani.

Tifozë kosovarë mbërrijnë për të parë ndeshjen Shqipëri – Danimarkë

Nga Miranda Sadiku- Sportëdashësve shqiptarë në ndeshjen mes Kombëtare dhe – Danimarkës, i janë bashkuar sot edhe shumë shtetas kosovarë, e maqedonas.
Të ardhur nga Prishtina, Gjilani etj. I vetmi shqetësim për të mbetet bileta, edhe pse e kanë blerë atë me çmim pak të “ kripur” krahasur me çmimin e tregut, shtetas kosovar shprehen se e rëndësishme është që bileta të mos jetë fallso. “ Nuk do të mungonim pa e parë ndeshjen e kombëtares sonë me Danimarkë”, shreht Vetati, një shtetas kosovar i cili është nisur nga Gjilani i Kosovës një natë më parë për të parë ndeshjen e kombëtares. Si ai janë shuë të tjerë të cilët kanënisur të bëjnë tifozin për fitoren e kombëtares sonë.
Ndërkaq Policia ka bllokuar të gjithë hyrjet e stadiumit dhe ka nisur kontrollin e imtësishëm të tifozëve të cilët janë afruar për të hyrë në stadium.
Kontroll i imtësishëm është bërë për ndonjë lëndë eksplozivi, ndërsa të gjithë tifozët që do të shohin ndeshjet duhet të kenë me vete vetëm telefonin cellular si edhe paketën e cigares.
Në ndihmë të Policisë së Elbasanit kanë mbërritur edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana si edhe efektiva të shumtë nga kryeqyteti.
Ndeshja mes ekipit Shqipëri – Danimarkë do të nisë në orën 20.45, ndërsa ata sportëdashës të cilët nuk do të kenë mundësi ta shohin ndeshjen nga stadium “ Elbasan Arena” do të kenë mundësi ta shohin atë në qendër të qytetit ku një kompani private ka bërë të mundur montimin e një televizori të madh ku edhe do të transmetohet kjo ndeshje.
Festa ka nisur në qendër të qytetit ku sportëdashësit brohorasin “ Shqipëri Etnike” dhe “ Fitore Kombëtares”, ndërsa një concert i madh festiv do të shoqërojë sportëdashësit drejt stadiumit. Mësohet jo zyrtarisht se Policia ka arrestuar një shtetas i cili tregëtonte bileta fallso kryesisht tifozëve të ardhur nga Ksova por edhe rrethe të tjera të Shqipërisë

Filed Under: Sport Tagged With: per Kampionatin Europian, Shqiperi -Danimarke

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT