*Gjashte monumentet prehistorike,7- monumentet e periudhës qytetare,10- objekte të kultit,4-veprat e artit,6- banesa popullore.
*Nëntoka e Vlorës dhe mbitoka kanë nxjerre , ndërkaq janë listuar numër i konsiderueshëm objektesh arkeologjike. Kjo si dëshmi e plotë e historisë duke ecur nga antikiteti deri në periudhat e fundit. Kjo pasuri e klasifikuar te turizmi kulturor mund dhe duhet të grish turistët.
Nga Gëzim Llojdia/
Ne Foto:Turistet ne qytezen e Orikut/
Diversiteti i pasurisë kulturore evropiane dhe dinamizmi i krijimit artistik paraqesin dëshmi të rëndësishme, ose le të themi, themelore të qytetërimeve të “identitetit evropian”, thotë Ëikipedia për turizmin kulturor në Shqipëri.Pasuria kulturore përkufizon identitetin e një bashkësie njerëzore dhe përben një resurs të çmuar i cili për vetë natyrën e tij të ndërlikuar, nuk është i rinovueshem dhe për këtë gjë ka nevoje të mbrohet dhe vlerësohet për t’i garantuar jetëgjatësinë dhe përfitimin në kohëzgjatje.Qytetet artistike ose historike, le të themi, janë gjithmonë e më të privilegjuarat nga pikëpamja e vëzhguesve dhe ruajtësve të artit dhe kulturës, duke qenë se janë ata pasqyruesit e saj të vërtete si auto-oferta turistiko-kulturaleDuke qenë se oferta historiko-kulturore sebashku me ruajtjen e ndërtesave dhe pasurisëarkeologjike/artistike/kulturore përkrah çilesise se këtyre ofertave, përforcojnë interesat e këtyre zonave urbane duke shtuar investimet dhe përfitimet ekonomike, si në kuptimin e investitorëve lokale ashtu dhe në atë të flukseve turistike.Turizmi kulturor (ose kultural) ka si qellim të japë kontributin e tij duke përqendruar vështrimin në aspektet ekonomike dhe të punësimit, duke nënvizuar vlerën e aktiviteteve kulturore dhe kontributin e saj në ndërthurjen dhe mbarëvajtjen e raporteve sociale, në identitetin rajonal dhe në zhvillimin e komunitetit në kontekstin urban.
Numri i atyre turistëve, që kanë dëshirë të eksplorojnë objektet kulturore si dhe ata, që kërkojnë të njihen me kulturën e një vendi është i vogël. Ndryshe nga turizmi i rërës dhe diellit ku drejt plazhe rendin të gjithë ti frekuentojnë, tek turizmi kulturor numri i kureshtarëve mbetet i pakët. Arsyet mbi të cilat grishet ky gjykim janë:
1-Nga të dhënat e përgjithshme vetëm rreth 10% e fluksit të turistëve vërshon drejt turizmit kulturor.
2-Një turist mbasi ka vizituar një herë një objekt kulturor,sit arkeologjik,muze,kala,objekt kulti, ai nuk kthehet më,por kërkon mundësi të reja eksplorimi kulturor. Numri i atyre, që rikthehen kryesisht në site arkeologjike është i vogël. Në një anketim te parqet arkeologjike të Vlorës me turistë të kësaj fushe ,rreth kësaj pyetje:A do të riktheheshin sërish?
Përgjigja e tyre ishte mohuese duke shpjeguar se ishin në kërkime të mundësive të reja. Një pakicë u përgjigj pozitivisht, ja vlen ti rishikosh nëse ka edhe zbulime të reja .Një kategori, që vjen për të eksploruar objektet kulturore kishte edhe mundësi të kufizuar kohe dhe sigurisht financiare.
3-Nga numri i përgjithshëm i turistëve, që vijnë në vendin tonë vetëm një pakicë shpreh interesa kulturore, që do të thotë: dëshirë për të vizituar muzetë,sitet arkeologjike,kështjella,objekte kulti etj.
4-Destinacioni: Albani-Ballkan është fare pak i pranishëm nëpër panaire turistike me stenda gati modeste krahasuar me vendet fqinje. Konsujt,atashetë kulturore të vendit në përfaqësitë shqiptare në botë,janë thjeshtë rrogëtarë.Punën e tyre nuk e kanë konsideruar ndonjëherë të lidhur me zhvillimin e turizmit të vendit të tyre.
Cilët janë turistët që frekuentojnë turizmin kulturor?
Nxënësit e shkollave,studentet,intelektualët,shkencëtarët,studiuesit si dhe një pakicë kureshtarësh. Vendet nga të cilat vijnë turistët janë:Greqia,Italia,Franca.Turistë lindore shumë pak ndërsa s’bëhet fjalë për aziatikët. Shifrën më të madhe të vizitorëve, që kanë parë objekteve kulturore në Vlorë e përbëjnë shqiptarët nga trojet shqiptare si :Kosova,Mali i Zi,Maqedonia.
Guidat: Dy fjalë të shkurtra mund ti përmbledh kështu:Cekët të cilët kanë frekuentuar Vlorën në guitën e tyre për Shqipërinë kishin në kopertinë një kalë të paraqitur si atraksion të veçantë. Mbetet i çuditshëm fakti:Në Orikum është ndërtuar një port jahtesh me pronarë italiane dhe izraelitë etj. Asnjë interesim nuk kanë shfaqur për të vizituar rrënojat në lagunën e qytetit .Çudia tjetër buron nga fakti se ky qytet ,pra Oriku në mesjetë ka mbajtur një emër Jerico(,qytet i sotëm me po këtë emër në Izrael), vetëm 5 km distancë dhe asnjë kuriozitet. Një guit e prodhuar në Romë për Ballkanin të cilët e kishin dy motorist italianë ,aty shtetet ballkanike përfaqësoheshin denjësisht,kurse Shqipëria vetëm me 10 rreshta. Ne prodhojmë brenda vendit dhjetëra guida, por sa prej tyre bien në duart e të huajve. Problemi është i qartë si drita e këtij dielli:Si do të mund të futen në guidat e të huajve njohurit për Shqipërinë?
Këtë duhet ta zgjidhin konsujt shqiptarë apo atashetë kulture të vendit tonë.
Një turistë kur niset për destinacion jashtë vendit të tij, blen më parë një guit në shitoren e qytetit të tij. Kështu ai vjen i “armatosur “ dhe thuajse eksploron ato çfarë ka të shkruara në guitën e vendit të tij.
Disa aspekte të tjera që do të mund të përmirësonin punën e turizmit kulturor. Infrastruktura rrugore.
Për të shkuar në qytetin Olympia- mungon rruga. Nuk ka guit. As një tabelë apo shënues në kryqëzimin e fshatit Mavrovë e sotme. Distanca 16 km nga qyteti i Vlorës. Po ndërtohet rruga për në Amantia,qytete ilir, 37 km nga qyteti. Mungon restaurimi i objekteve të cilat kanë parë dritën e diellit vetëm 60 vjet më parë nga ekspedita arkeologjike. Mungon infrastruktura rrugore për në Cerje, nuk ka guit për Shpellën e shkruar të Lepenicës dhe Velcës,nuk ka restaurime të reja në Orik . Përmirësimi i rrugës për në kalanë e Kaninës, rregullimi i urës për në Manastirin e Zvernecit ,restaurimi i i objektit.Infrastruktura rrugore,guitë,personel i kualifikuar shkencor për site arkeologjike etj.
Më çudit fakti që të gjithë ngrenë këto probleme,që nga punonjësi i thjeshtë,qytetari shtetari dhe zyrtari. Problemi është kaq i thjeshtë: kush duhet ti vejë në jetë ?
Cilat janë disa nga objektet arkeologjike, site,kala,kështjella,objekte regjionale të cilat shprehin interes për tu vizituar nga turistët në rrethin e Vlorës ?
Monumentet prehistorike
Vendbanimi paleolitik i Zvërnecit.
Shpella e Himarës. vendbanim mezolitik.
Shpella e Velcës. vendbanim neolitik.
Shpella e Lepenicës. periudha e bronzit.
Kodër-varret Dukat-fushë. periudha e bronzit.
6-Kodër-varret Vajzë. periudha e bronzit.
Monumentet e periudhës qytetare
Qyteti i Amantias (Ploca).
Qyteti i Kionina (Kanina).
Qyteti i Olimpias (Mavrova).
Qyteti i Orikut (Orikum).
Qyteti i Aulonës (Vlora).
Qyteti i Himaraj (Himara)
7-Mbishkrimet në Gramë-Karaburun
objekte të kultit
Kisha e Shën Kollit, Armenit.
Kisha e Marmiroit, Dukat.
Kisha e Shën Mërisë, Zvërnec.
Kisha e Shën Sotirës, Dhërmi.
Kisha e Ipapandisë, Dhërmi.
Kisha e Shën Mërisë, Dhërmi.
Kisha e Mesodhisë, Dhërmi.
Kisha e Shën Sergejit dhe Bakut, Himarë-fshat.
Kisha e Athalit, Himarë-mal.
Xhamia e Muradijes, Vlorë.
Veprat e artit
1. Ura e Bratit.
2. Ujësjelllësi i Vranishtit.
3. Ura e Frëngut, Gjorm.
4. Ura e Slapit, Drashovicë.
Banesa popullore
Kullat e Dervish Aliut, Dukat.
Kullat e Ali Tashë Tepelenës, Gumenicë.
Godina e muzeut të pavarësisë.
Godina e klubit patriotik “Labëria”
Kompleksi ndërtimor i rrugës Justin Godar”.
Sahati i qytetit.