…. Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper, i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve…/
NGA DR. YLLKA FILIPI*/
Rreth dy shekuj më parë jashtëzakonisht i magjepsur Bajroni* do t’i këndonte Shqipërisë dhe shqiptarëve me mallëngjim, nderim e himnizim të thellë: Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi/ mbi ty, o Nënë e rreptë burrash t’egër” /…/: Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë/…/ Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?/ Po aq e magjepsur nga traditat dhe zakonet, madhështia dhe ashpërsia e natyrës, rreth një shekull më parë (edhe pse kishte marrë fund periudha e romantizmit bajronian), Edith Durham do t’i binte tejembanë territorit shqiptar; e çuditur dhe e mrekulluar nga bëmat, trimëria, virtytet dhe vlerat e shqiptarëve do të shprehej: Dhe nga të gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist! Me personalitetin e tij të pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët.* Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper, i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“I am from Albania”- my student said. Who would have thought that three such small words
would have had such a great impact on a life? But that is what happened that unforgettable day.1
“Jam nga Shqipëria”- tha studenti im. Kush do ta kishte menduar se tri fjalë kaq të vogla, mund të kishin pasur një ndikim kaq të madh mbi një jetë?
Kapaciteti imagjinativ i individit postmodern ndërton brenda kështjellës së ngurtë të un-it, dhomëza të vogla, korridore dhe sallone tejet të ngushtë me dritareza prej nga lehtshëm mund të hyjë drita, arratiset duke shpërfilluar kështu kodet e hapësirës, kufijtë shtetërorë, deri dhe shtrydhjen e ndërgjegjes kolektive duke mbartur një dëshire të çartur për t’u avitur drejt lirisë në toka e qiej të tjerë. Vërtitur në orbita të tilla të vetëndjerit Njeri, i ka thyer kufijtë, bordet dhe pengesat duke u dhënë me trup e me shpirt kah një iluzioni tranzit për ta tejkaluar pikën zero të zanafillës së vdekjes, për ta shpërfillur totalisht kodin gjenetik hapësinor të ndërgjegjes tërësisht selektive ndaj vazhdimësisë, të ardhmes, evolucionit, në ëndrrën më të bukur për të takuar të zakonshmen e cila falë këtyre shtresave të padukshme rrugëprerëse, i është bërë pengesë drejt transhendencës.
Falë presionit të pashmangshmën që ushtron bota postmoderniste mbi individin e ditëve tona, vetvetiu lind ideja e rimodelimit shpirtëror të qëllimit human: Kush jemi? Nga vijmë? Ku po shkojmë? Ky glob i vogël rrethuar me ujëra nga të gjitha qoshet e skutat, dalëngadalë po i thyen mitet mbi qiellin e tokën, ngjyrat, racat, kombet, ëndrrat, flamurët dhe gjakun e derdhur të të parëve. Procesi tejet i ngadalshëm e njëherësh kokëfortë dhe i ashpër po bjerr identitetin e uni-it kombëtar me një klithmë të heshtur, duke rrezikuar të shkojmë drejt një shurdhërimi të fortifikuar globalizmi. Nuk mund ta çbësh dot, ose duhet të vetëpërjashtohesh drejt algoritmeve të tjerë hapësinorë, duke përfunduar pashmangshmërisht, drejt reduktimit të egos nacionaliste.
Në këtë kaos misterioz vërtiten orbita të rrëmujshme kombesh, individësh dhe krijuesish të vetëpërjashtuar me dëshirë nga turmat të cilat futen në marrëdhënie e bashkëveprojnë midis tyre shpesht duke u tkurrur, zvogëluar apo vetëasgjësuar si heronjtë suprem të idealizmit! Kjo ndërthurje dekodifikon përmbysjen e realiteteve imagjinative. Arratisja nga realiteti i ashpër dhe frika nga tmerri i metamorfizimit pa dëshirë, mbetet frika më e madhe. Njeriu postmodern sot nuk di ku i ka këmbët, shpirtin jo se jo, po as kokën! Nënndërgjegjja i pëshpërit se është në kërkim të lirisë.
Do we moderns encounter a modern poet…? Do we encounter that very poet who today is often and hastily dragged into the vinicity of thinking, and covered up with much half -baked philosophy? A e kemi takuar ne modernët, një poet modern…? A e kemi hasur poetin e vërtetë që sot e tërheqin zvarrë rrathët e mendimit dhe mbulohet me klishe filozofike gjysmë të gatshme? 1
______________________________________________________________
1 Carrie Hooper, Word paintings, Piktura në fjalë, përktheu A. Mehmeti Gjon Buzuku, Prishtinë, 2018, fq.(28-29). (Të gjitha citimet janë marrë aty.)
2 Martin Heidegger, Poetry, Language, Thought, translations by Albert Hofstadter New York, Haerper & Row, 1971, pg.94
Çështë ky ngut, ç’është ky vrap, për ku kështu? Mes këtyre çapitjeve naive, pavarësisht dëshirës së mirë, uni- postmodern bie padashur në grackën e vetëizolimit. Ka ardhur koha për të kthyer kokën pas. Të ndalesh, të biesh në krahët e mallit, të shtrihesh në ngastrat e gjelbra të tokës së mbjellë në livadhet e zemrës tënde. Të shijosh aromën e vendlindjes, Shqipërisë.
Ky zgjim si nga një ëndërr e mundimshme, më bëri të dridhem! Lexoj: Piktura në fjalë! Poetesha njujorkeze Carrie Hooper Me vëllimin poetik “WORD PAINTINGS” i këndon Atdheut Tim, Atdheut Tonë, me pasion, dashuri dhe adhurim duke e ngritur deri në piedestal. Përtej dimensionit tokësor, ajo shpalos, në faqe të panumërta dimensionin shpirtëror i cili fluturon i lirë në qiellin shqiptar dhe rezonon dashuri për Shqipërinë, dashuri për heronjtë tani, dashuri për shqiptarin e thjeshtë, traditën, kulturën. “Jam nga Shqipëria”- tha studenti im… – zanafilla e ka pikënisjen këtu: Ky emër vjen rrufeshëm në perceptimin tim si Muzë e patriotizmit, e dashurisë për Atdheun Tim, Atdheun Tonë. Shndërrohet në himn të shqiptarizmit vajza që flet bukur e pastër shqip, krijesa e verbër dhe e brishtë, me shpirt të ndjeshëm, rritur nën madhështinë hijerëndë të New York-ut, muzikantja amerikane me shpirt shqiptar që luan mrekullisht piano, poliglotja që dashuron dhe flet rrjedhshëm 8- gjuhë të huaja.
This unexpected experience ignited the flame of curiosity and thus was born my desire to learn Albanian. Nothing would stop me. I had to learn Albanian come what way. I searched diligently until I found the only Albanian textbook available in Braille from the Library for the Blind in England. This book would serve as the key that would open the door to that mysterious and different language and culture (…)
Kjo përvojë e papritur ndezi flakën e kureshtjes dhe kështu u lind dëshira për të mësuar gjuhën shqipe. Asgjë nuk do të më pengonte. Duhej patjetër të mësoja shqip. Kërkoja vazhdimisht, derisa më në fund gjeta të vetmin libër në brail për të mësuar shqip te Biblioteka e të verbërve në Angli. Ky libër do të bëhej çelësi që do të hapte derën për tek kjo gjuhë dhe kjo kulturë e mistershme dhe e ndryshme.
Hyjnizimi i gjuhës, flamurit, kulturës, traditës shqiptare. Nga cikli: Reflections of an Albanian at heart – Reflektimet e një shqiptareje në zemër.
(…) I remember the joy I felt when I said my first word in Albanian…I remember my pleasure …, … my gratitude… O language of Albania, the music of your words fill my spirit with joy! Your expressive words fill my heart with joy! When I hear your words, my hole being is filled with joy! Through you I have come to know a strong, brave and courageous people, who have survived the oppression of foreign rulers and an evil dictatorship.3
Mbaj mend gëzimin kur mësova fjalën e parë shqip…, kënaqësinë…, mirënjohjen… O gjuha shqipe, muzika e fjalëve të tua e kënaq shpirtin tim! T’i flas fjalët e tua shprehëse gëzon zemrën time! T’i dëgjoj fjalët e tua mbush qenien time me gëzim! Përmes teje jam njohur me një popull të fortë, trim e guximtar, i cili e ka mbijetuar shtypjen e sunduesve të huaj dhe djallëzinë e diktaturës.
__________________________________________________
4 Po aty, fq.28-31
Resound, O beloved language, no matter where your people live! May you live forever, O beautiful Albanian language!5
Tingëllofsh o gjuhë e dashur në popullin tënd kudo që të ndogjet! Rrofsh përgjithmonë e bukura gjuhë shqipe!
a-) Të vetëndjerit shqiptar, nënndërgjegjësimi universal mes kombeve, shkrirja e kufijve fizikë, hapja e kufijve shpirtërorë prania e pronorit – ynë, janë dëshmi e fortë:
Our prized flag/ Is embroidered/ With our history/ Of pain and suffering ( Our prized flag, pg.37)
(Flamuri ynë i çmuar /Me historinë tonë të dhimbshme/ Me vuajtjet tona është qëndisur (Flamuri ynë I çmuar fq. 36-37))
…we are a mighty nation / (pg. 37) Një komb i fuqishëm jemi (po aty, fq.36)
Klithma e dhimbjes për fatin e kombit shqiptar, keqqeverisjet, plagët e emigrimit:
They would cry a river of tears/ For their broken country (Enough, pg.45)
Për mëmëdheun e tyre të thyer/ Një lumë lotësh do të derdhnin (Mjaft, fq.44)
b-) Malli për kohën kur ndiqte kurse të gjuhës shqipe në Universitetin e Arizonës:
When i breathed/ The beloved Albanian language (Longing for Arizona, pg.52)
Kur gjuhën e dashur shqipe/ thellë frymoja (Malli për Arizionën, fq.50)
c-) Zbulimi i mistereve të qenies postmoderniste, kush jam, ku shkoj?
The sweltering afternoon/ Oppresses me/ The streets of New York Buzz with life/ A heard of people rushes who knows where? (Walking in New York, pg.53)
Pasditja e nxehtw/ Më shtyp/ Rrugët njujorkeze gumëzhijnë./ Njw turmë njerëzish/ Dyndet/ Kush e di se ku? (Duke ecur në New York, fq. 52)
Autorja viziton një ditë në një shkollë shqiptare në New York, teksa dëgjon një kor fëmijësh mrekullohet dhe shkruan vargjet:
I heard a choir of eagles/ with melodious tones/ they embroidered/ The Albanian Flag (I heard a choir of eagles, pg.55) Dëgjova një kor shqiponjash./ Me tinguj melodiozw/ flamurin kuqezi qëndisnin! (Dëgjova një kor shqiponjash, fq.54)
d-) Përndritja hyjnore: Here prayers are lifted up/ And sermons preached/ In the majestic Albanian Language/ In the dessert/ Of our fast paced modern life/ you stand/ as an oasis of peace/ And a souce of hope. ( The church of Our Lady of Shkodra, pg.58)
Në prehrin tënd/ këndohet, lutet, predikohet/ Në gjuhën krenare shqipe/. Në shkretëtirën/ E jetës bashkëkohore/, Të shpejtharxhuar,/ Si oazë e paqes /Dhe burim i shpresës,/Në madhështinë tënde qëndron (Soditje për Kishën Zoja e Shkodrës, fq.58) )
Nga cikli: Mishërimi i shpirtit shqiptar ( The embrodiment of the Albanian spirit)
___________________________________
5 Po aty, fq.28-31
Evokimi i figurave të lavdishme historike kushtuar:
a-) Gjergj Kastrioti Skënderbeut (Heroi i Shqipërisë)- The hero of Albania. Ndwr të tjera Hooper shkruan: A brave and daring lion/…./ (pg.65) Një luan trim dhe guximtar (fq.64)
Long live the exalted eagle/ Freedom’s candle/ The light of albanianism/ The hero of Albania (pg.65)
Rroftë shqiponja e lartësuar/ Qiriri i lirisë/ Drita e shqiptarizmit/ Heroi i Shqipërisë
b-) Kushtuar Nënë Terezës: You were a bud/ That bloomed through the world/ Your divinity/ Transcended every creed/…/ You who called yourself a small pencil/ Wrote words of peace/…/ Thank you, Mother (Ode to Mother Tereza, pg.67)
Një gonxhe ishe/ Që në mbarë botën lulëzoi/ Hyjnia jote kapërcente të gjitha besimet/…/ Ti, që quaje veten një laps i vogël/ shkruaje fjalë të paqes/…/ Të faleminderit Nënë (Për Nënë Terezën, fq..66)
Nga biseda rrënqethëse me një studente në Arizona State University, mbi përvojën tragjike si refugjate e Luftës në Kosovë, në shtetin e Arizonës, Hooper shkruan poezinë:
c-) A child of War/ Një fëmijë i Luftës:
She was a child of war/ Uprooted from her beloved country/ Displaced in a foreign land/…where…/ Gained the strength/ To soar beyond her misery./
Një fëmijë I luftës ishe çrrënjosur nga atdheu i dashur/ Për në tokë të huaj zhvendosur/… atje… fuqinë fitoi / Të fluturonte mbi mjerimin e saj/
E fuqishme ngërthen Metamorfoza: fëmijë i pikëlluar-grua e çeliktë: The child of war/ Became a woman of steel/ But she will never scap/ The terrible memories/…/
U shndërrua fëmija i luftës/ Në një grua të çeliktë/ Por nga kujtimet më të tmerrshme/ Kurrë nuk do të lirohet/…/
Spikat universalizmi i dhimbjes për fëmijët që vuajnë tmerret e luftës në mbarë globin:
She is not/ The only child of war/ Do you think about that? Ajo nuk është/ E vetmja fëmijë lufte/ Mendoni për të?
When children fall on the corpses of loved ones?/ Do you see the children’s tears/ That water the land/ Turn asunder by discord? (pg.69-70)
Dëgjoni klithmat e fëmijëve/ Që shpojnë natën/ Kur shemben shtëpitë e tyre/ Kur digjen fshatra e qytete/ Kur mbi kufomat/ E të dashurve fëmijët rrëzohen?/ A mos shihni lotët e fëmijëve/ Që tokën e copëtuar ujisin? (fq.69-70)
Carrie Hooper ngre poetikisht jo vetëm figurat e lavdishme të historisë, por edhe njerëz të thjeshtë të cilët ka patur fatin t’i takojë e t’i njohë në jetën reale. I këndon me mall e brengë:
a-) Malësori krenar (I vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001): A song interrupted/…/ Dreams killed/…./ A life stolen/…/ Hearts broken/…/ Souls shake/ By all the questions/…/ However, the worst atrocity/ Could not kill/ Your essence/…/ Not even death could separate you from us/ Because your presence/ Pulses in our breast/ For us you are immortal/Proud man of mountains/ (pg.85-87)
Një këngë e ndërprerë/…/ëndrrat e vrara/…/një jetë e vjedhur/…/Zemra të plasura/…/ Shpirti i tronditur nga të gjitha pse-të/ Mirëpo thelbin tënd/ As tmerri më i egër nuk e vrau dot/…/ Nga ne as vdekja / Nuk mund të largojë/ Se në gjirin tonë pulson prania jote/…/Për ne i pavdekshëm je/ Malësor krenar (fq.84-86)
E shkruar pasi vizitova shkollën shqipe në Bronx- të New York-ut- shprehet Hooper.
b-) Për mësuesen e gjuhës shqipe: You plant the first seeds of the albanian language/ In the hearts of the little ones/ Blessed are you / Precious violet/ Në zemrat e të vegjëlve/ Farat e para të gjuhës mëmë mbjell/ Lum ti/ Manushaqe e vyer (fq.92)
c-) Vijojmë me këngën kushtuar Jusuf Luzaj: A temple of knowledge/ A monument of patriotim/…/…/ You made a sweet wine/ Out of the grapes of your suffering/…Poems blossomed/ In the meadow of your mind/…/
Among…/ Philosophers/ Our immortal name resound./ (pg.97)
Tempull i dijes/ Korife i atdhetarizmit/…/…/ Nga rrushi i fatkeqësive një verë të ëmbël prodhove/…/ Livadhit të mendjes lulëzonin vargjet…/ Në plejadën e filozofëve/ Gjëmon emri yt i pavdekshëm (fq.96)
A ishte kjo një shenjë hyjnore? A ishte kjo rruga? Shkaku? Zanafilla e dashurisë për një komb të panjohur, dashuria me dëgjim të parë! Çfarë ishte kjo krijesë e verbër e brishtë, me shpirt të ndjeshëm, e rritur në madhështinë hijerëndë të New York-ut, që studionte piano e që dashuronte gjuhët e huaja? Pse kaq shumë dashuri për Shqipërinë, gjuhën shqipe dhe shqiptarët? Dora hyjnore merr pjesë në këtë përzgjedhje. Zoti i ka dhënë aftësinë të dëshirojë të flasë më njerëz, të komunikojë, të eksplorojë shpirtin njerëzor, të trishtohet, lumturohet, ëndërrojë si ata.
Nderimi dhe dashuria deri në përulësi për nënën, e shkruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, është të mbush me mall e emocion. Hooper I quan: Duart e nënës të buta, mëndafsh: A mother’s hand/ Silky smooth (pg.99)
Nga cikli; Essential truths – Të vërtetat thelbësore Këtu lundron në një liman të qetë meditimi filozofik. Për nga forma, filozofia lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me universin shpirtëror.5
Autorja ngre lart bukurinë e shpirtit njerëzor, thelbin, molisjen, zhubrimin, deri edhe vdekjen e trupit. Por shpirti, as nuk plaket e as nuk zhbëhet- nënkupton poetja. Jeta është një mrekulli-thotë Hooper,- Ne e shkruajme këtë lojë teatrale çdo ditë.
Reality, in the pure conception of the understanding is that which corresponds to a sensation in general; that consequently, the conception of which indicates a being (in time)6 Realiteti në konceptin e pastër të të kuptuarit, korrespondon tek një ndjeshmëri në përgjithësi, e rrjedhimishti koncepti i të cilit tregon qenien (në kohë).
1-I think, (Unë mendoj) 2-as Subject (si Un-ë) 3-as Simple Subject (si individ i thjeshtë), 4-as Identical Subject (si Un-i individual në çdo gjendje të mendimit tim) 7
Të gjitha këto nuanca paradigmojnë përshkallëzimin emocional të gjendjeve poetike. a-) Çfarë ndodh me ëndrrat? Kjo është ndër poezitë më optimiste të vëllimit: Dreams
Dreams are friends/ To whom we must remain loyal/…/
Therefore, since you only live/ For a brief moment/ Spread your wings and fly! Sing as loudly as you can/”Here I am world!”/ I am not afraid of you/ Nor of any earthly powers/ For I know where my strength comes from./ You can not stop me!/ I am free/ And I will follow my wildest dreams/
…/ Your dreams/ Are your faithful children/ Therefore do not give up on them. (pg.109-111)
O njeri, / duke qenë i gjallë/ Vetëm një çast të shkurtër/ Zgjati fletët fluturo!/ Këndo me zë të lartë:” O botë ja ku jam/ As ti, as pushtete njerëzore nuk më frikësojnë/ S’e di nga vjen pushteti im! /Nuk mund të më pengoni më! Çliruar jam/ Të gjitha ëndrrat e mia tejet të çmendura do t’i ndjek!
…/ Mos i harro ëndrrat/ Janë fëmijët e tu besnikë/ ëndrrat mos i humb/ Mos! (fq.108-110)
b-) Të papriturat – Unexpected occurrences
Unexpected occurrences/ Are holy moments/ That awaken us/ From the ordinary/ They cause a tremor/ In our spirits/ Shaking our sense of normal/ Yet making us stronger/ Embrace the unplanned!/ Like pearls,/ Such events bejewel/ Our daily lives/ (pg.115)
Të papriturat/ Janë çaste të shenjta/ Nga e zakonshmja na zgjojnë/ Një tërmet në shpirt…/ Që të rregulltën tund dhe na forcon/ Ndodhitë/ E paparashikuara/ Përqafoji! / Si margaritarë / Të përditshmen tonë stolisin/ (pg.114)
c-) Një çast përuljeje:- A humbling Moment
When in my zeal/ i believe/ That i can do everything/ The Lord gently reminds me/ That I am only human/ (pg.117)
Kur në zellin tim besoj/ Se gjithçka mund të bëj/ Në qetësi më kujton Zoti:/ Je vetëm Njeri!/ (fq.116)
d-) Shqetësimet e njeriut postmodern: Vetmia-Loneliness
Sometimes the millstone of loneliness/ Weighs me down/ I feel like a neglected flower/ Invisible…/ Unnoticed (pg.123)
Nganjëherë vetmia/ më rëndon/ si një gur mulliri/… si një lule lënë mënjanë/ E paparë…/ E pavërejtur/
Përshkallëzohet kjo ndjesi nga poezia në vijim: Without joy- Pa gëzim
Without joy/the days grow dark/ friendships wither/The cancer of loneliness/ Torments you mersilessly/ Until your spirit crumbles/ On death’s bed./ (pg.131)
Pa gëzim/ngrysen ditët/ thahen miqësitë/ të mundon pa mëshirë helmi i vetmisë/ Derisa/në shtratin e vdekjes/ Shpirti yt thërrmohet. (fq.130)
e-) Më pas heroi lirik bie në qetësi, prehje: Silence all around/ Every house sleeps…/ …the Sun has also gone…/ (pg.137)
Rreth e rrotull heshtje/ Shtëpitë flenë/…/ Dielli ka shkuar/ (fq.136)
f-) Jeta gradualisht merr rrjedhën e një përroi. Në poezinë: – To a stream-Për një përrua, shkëputur nga cikli i fundit: Nature’s concert- Koncerti i natyrës.
Stream, where are you going/ You journey us/ Not knowing/where you will end up/ Where life’s roads leads us/ In onforeseen directions/ Teach us not to be afraid! (pg.215)
Përrua, mor përrua/ ku po shkon?/ Udhëtimin tënd vazhdon/ Pa e ditur fundin e tij/ Përrua, mor përrua/ Kur rruga e jetës/ Na çon në drejtime të papritura/ Na mëso të mos druhemi! (fq.214)
Tek shqiptarët Carrie Hooper ka gjetur krijesat e vërteta humane, shpirtin e ndjeshëm, vlerat, sakrificat për mbijetesë në territorin e ashpër dhe të ngurtë të një toke premtuese. Kujtojmë këtu Poezi për Neka Dokon, xhaxhain e saj, artisten Mira Kruja, malësorin krenar, motrës në Zot, shoqes së zemrës, orëndreqësin, mësuesen e gjuhës shqipe, familjes shqiptare në Kanada, Njomzën, nderimi për gruan-nënën, pra portretizohet një galeri e gjerë imazhesh lirike.
_____________________________________
5 Jean – Pierre Vernant, Origjina e mendimit grek, Dituria, Tiranë, 1962, fq.88
6 Immanuel Kant, Critique of Pure Reason, translated by J.D. Meiklejohn, Prometheus Books, New York, 1990, pg.104
7 Critique of Pure Reason, Immanuel Kant, pg.223
Rreth dy shekuj më parë jashtëzakonisht i magjepsur Bajroni8 do t’i këndonte Shqipërisë dhe shqiptarëve me mallëngjim, nderim e himnizim të thellë: Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi/ mbi ty, o Nënë e rreptë burrash t’egër” /…/: Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë/…/ Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?/.
Po aq e magjepsur nga traditat dhe zakonet, madhështia dhe ashpërsia e natyrës, rreth një shekull më parë (edhe pse kishte marrë fund periudha e romantizmit bajronian), Edith Durham do t’i binte tejembanë territorit shqiptar; e çuditur dhe e mrekulluar nga bëmat, trimëria, virtytet dhe vlerat e shqiptarëve do të shprehej: Dhe nga të gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist. Me personalitetin e tij të pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët.4
Në ditët tona një stërmbesë e Bajronit dhe Edith Durham-it, poetesha amerikane Carrie Hooper, i këndon me po aq pasion, mallëngjim dhe dashuri një vendi ekzotik, por tejet të dashur për të, Shqipërisë dhe shqiptarëve.
———————————————————————————————————————————————————–
8 Xhorxh Gordon Bajron, Çajld Haroldi { Childe Harold’s Pilgrimage}, Shqipëroi: Skënder Luarasi, Tiranë, Onufri, 2004
9 Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe Vepra të Tjera, 8 Nëntori, Tiranë, fq.46
- Vallja e paqes, reinkarnimi shpirtëror përmes dashurisë hyjnore
… pastaj më tha: Bir njeriu prano në zemrën tënde tërë fjalët qw do të të them dhe dëgjoi me veshët e tu. Ezekiel, 3:10
Membrana semantike brenda strukturës së veprës përforcohet sidomos në dy ciklet kushtuar dashurisë hyjnore, Hyut të pavdekshëm : The dance of peace – Vallja e paqes dhe “Life : A divine poem -Jeta: një poezi hyjnore” Nëpër rruzujt e përjetimeve që përcjell un-i lirik drejt receptuesit të veprës fluturon si mbi një tercinë aligeriane nën verbin fiorentinas mesjetar, duke krijuar efektin rimodelimit universal të kiptomenzisë shpirtërore për ta perceptuar botën nëpërmjet ndijimit të pavetëdijshëm në 3-etapa:
a-) Dashuria për Hyun. b-) Dashuria për njeriun. c-) Lartësimi i shpirtit.
Në orbitat e lira të këtij triptiku shumëdimensional vërtitet un-i i trazuar poetik, i cili intonon gjendje të njëpasnjëshme përjetimesh të ndera emocionale.
Come to the dance of peace/…/…
For we are all brothers and sisters/ created by the same Lord/
With the same dignity/…/ Don’t wait/ Join hands/ Dance the dance of peace!/
…/ And the earth will filled/ With the spirit of peace/ (The Dance of Peace, pg.135)
Ejani në vallen e paqes!…Sepse vëllezër dhe motra jemi
/Nga i njëjti Zot krijuar/ Me të njëjtin dinjitet/…/
…/ Dhe me shpirtin e paqes / Do të mbushet toka/ (Vallja e paqes, fq.134).
Kush është kjo krijesë e bekuar që ka ndërmarrë përsipër rolin dhe detyrën e shenjtë hyjnore për të çliruar nga brengat, njeriun e thjeshtë, njeriun e sakrificës, njeriun e vërtetë? Si endacak i verbër në botën e vrazhdë e të skërmitur, shpirti poetik shtrin duart dhe shndërrohet në lypsar të dashurisë së përjetshme. Prek oazet e paqes nëpërmjet vibrimit të energjisë që përcjell, pasi e ka lenë zemrën peng në flirtet me Hyun, në tempujt e lumturisë drejt transhendencës verbale, pastrimit suprem.
You are the beginning, you are the end/ Our life’s only purpose/ You feed our spirit with your bread (You are, pg.15ë)
Ti je fillimi/ Je mbarimi/ I vetmi qëllim i jetës/ Ti je buka për shpirtin… (Ti je, fq. 152)
You are Lord, yes, you are Lord/ To whom our songs we raise/ You are Lord/ Yes, you are Lord/ (Hymn of Praise, pg.155)
Ti Zot, po, ti je Zot/ Të cilit ne i këndojmë/ Ti je zot, po, ti je Zot (Himn lavdërimi, fq.156)
Brenda kësaj shtjelle kundërvihen dy rryma: 1. Vërbëria shpirtërore e njeriut të vdekshëm (The Evil-Djalli) 2. Përndritja hyjnore e poetit misionar për të ndriçuar mëkatarët tokësorë në botën e territ (dashuria) prej nga lind kjo forcë e mbinatyrshme:
I know how strong and powerful/ The world seems/ I knew that/ When I knit you/ In mother’s womb/ But my love is stronger/ Than the evil of this world (Welcome, pg.161)
Sa të pushtetshëm e të fortë/ Duken djajtë e botës/ Këtë e dija/ Kur në barkun e nënës të thura/ Mirëpo më e madhe se e keqja është dashuria ime (Mirëpritur, fq.160)
My heart is like a fallow field/ Where you have planted my longing for you/ (Lord, my heart is open to you, pg.165)
Zemra ime është një fushë/ Ku mallin tim për ty ke mbjellë (Zemra ime është e hapur, fq.164)
Në këto dy cikle të bie në sy përgjërimi asketik me të cilin heroi lirik përcjell mesazhin e përbotshëm, sipas të cilit Bijtë e Njeriut nuk janë gjë tjetër, veçse brumi i gatuar në magjën hyjnore dhe si të tilla vetëm nëpërmjet besimit dhe dashurisë mund të arrijnë pastrimin, paqen shpirtërore, çlirimin nga terri dhe ankthi:
Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte shpëtuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes. Psalmi, 94:7
I am a child of the King/ Who created me/ From dark and anxious thoughts/ He has set me free. /…/ I am the child of the father/… nothing else matter to me/ (I am a child of the King, pg.167)
Jam një fëmijë i mbretit /Që më ka krijuar / Nga terri dhe ankthi/ Ai më ka çliruar/…/ Jam një fëmijë i Atit/ Asgjë tjetër nuk ka rëndësi/( Jam një fëmijë i mbretit fq.167)
The lord kneads us/ Into one bread/ The fabric of divine humanity/ Is woven with the threads/ Of our diversity (We need each other, fq. 149)
Në një bukë të përbashkët / Na brumos Zoti/ Në vegjën e bashkëjetesës/ Prej fijeve/ Të shumëllojshmërisë sonë/ Thuret stofi/ I njerëzimit hyjnor/ (Për njeri-tjetrin kemi nevojë, fq.148)
Përpjekjet për të shpërbërë shtjellën misticistike të jetës tokësore e detyrojnë heroin lirik të arratiset herë pas here drejt lirive qiellore, në mbretërinë e paqes, për të riardhur sërish në Tokë me mesazhe të fuqishme. Përmes shqisave imagjinative Hooper ngërthen shpresën si pjesë e ekzistencës milionavjeçare, rimbushje e trungut emocional. Energjia krijuese vërtitet e lëviz e lirë sipas stinëve të jetës. Lexim i tejdukshëm imagjinativ i heroit lirik shfaqet përmes shqisave të tjera.
In the bread and the wine/ Our life/ And our faith a In the bread and the wine re nourished/ And our spirits are cleansed/ In the bread and the wine/ We eat and drink/ The Kingdom of God, /(pg.187)
Në bukë dhe verë / Ushqen besimi ynë dhe jeta jonë/ Fshihen njollat e shpirtrave tanë/ Në bukë dhe verë/ Hamë dhe pimë mbretërinë e qiellit (Në bukë dhe verë, pg.186)
Orbitat e gjendjeve të trazuara meditative të heroit lirik, thellë në subkoshiencën më të dendur, sjellin imazhin e ëmbël të frymës hyjnore. Autorja deklaron me nota të forta se është bijëz e Zotit, se do t’i këndojë vazhdimisht atij këngët më të bukura, e të gjithë krijesat humane janë njerëz të Zotit, vëllezërit dhe motrat e saj në Zot.
For we are all brothers and sisters/ created by the same Lord/ (pg.134) Sepse vëllezër dhe motra jemi / Nga i njëjti Zot krijuar/
Rasti e ka paraqitur që të takojë shumë syresh në Amerikë dhe çdonjëri prej tyre është frymëzim i diktuar nga Zoti.
A clockmaker lived/ His faith in God/… /The clockmaker preached/ The meaning of faith/ For the true believers/ Are not the ones who…/ Sing sacred songs/ Or read prayers with winged words (The clockmaker, fq.89)
Një orëndreqës/ Besimin e vërtetë/ në Zotin jetonte./…/ Domethënien e besimit/ Orëndreqësi predikonte/ Se besimtarët e vërtetë nuk janë ata që këngë fetare këndojnë/ Ose lutje krahëshkruara lexojnë/ (Orëndreqësi, fq.88)
Dritën e Zotit pa një herë të vetme në jetë kur Njeriu i Zotit lutej që ajo të shikonte. Sytë e saj panë dritën hyjnore të Zotit: I am still blind/ But i know without a doubt/ That on that day long ago/ I saw/ The divine light/ Of God (The day I saw light, pg.143) Në kuptimin trupor/ Jam ende e verbër/ Por e di/ Se në atë moment shumë kohë më parë./ Sytë e mi panë dritën e Zotit. (Dita kur pashë dritë, fq.142)
Zoti është dashuri, çdo shenjë, çdo fjalë, çdo imazh është një sinjal i dërguar nga Hyji. Poetja nuk i anashkalon shenjat, ndalet, mediton dhe kur shpirti i nxjerr shkëndija, përndrit vargje. Rend pas ëndrrës, edhe pse e verbër, duke e konsideruar jetën një poezi hyjnore. Zoti është është buka e shpirtit, drita e së vërtetës, ndaj poetja këndon pandalshëm simfoninë e lavdis së Hyut!
Silence all around/ Every house sleeps/…/ Only God is awake/ His eyes shine (In the evening, pg.137)
Rreth e rrotull heshtje/ Shtëpitë flenë/…/ Vetëm Zoti rri zgjuar/ Shkëlqejnë sytë e tij/ (Në mbrëmje, fq.136)
… Meqënëse mesazhi i saj duket se rrjedh drejtpërdrejtë prej Perëndisë, ai jo vetëm i cakton poetit një rang të pacënueshëm, ndonëse relativ midis popullit të vet, por edhe thjesht një epërsi plotësisht problematike si njeri dhe me këtë edhe jetës së tij para Perëndisë, të cilit tashmë ai i duket me përmasat e mbinjeriut.10
Kjo dashuri e thurur që në barkun e nënës e ka bërë poeten të fuqishme për të mposhtur të keqen, për të lehtësuar nga barrët e rënda njeriun. Zemra është një fushë, ku mallin për Zotin, Zoti vetë ka mbjellë. Ajo ndjehet një fëmijë i Zotit, çliruar nga terri dhe ankthi. Në botën e bërë pluhur e hi, e pastër mbetet vetëm madhështia e tij:
Lord here I am/ You are the artist/ You are the clay/mold me as you wish/ Your will be done/ ( Filled with your love, pg.171)
Zot ja ku jam: /Je artisti, jam argjila/ Formomë si të duash/ U bëftë vullneti yt (Mbushur me dashurinë tënde, fq.170)
Çdo ditë Zoti i jep forcë të mbijetojë, ta dojë Njeriun e gjithë Njerëzimin mbarë si një larmi lulesh dhe bimësh nga kopshti i Hyut, të mbjella me shumë dashuri. Edhe përtej luginës së vdekjes, në qiellin e ri pa lot e brengë, duke ngjitur malin qiellor, ndodh transformimi në krijesa të reja nën dritën hyjnore, të papërlyera dhe të bardha në shpirt. Në dëshpërimin më të thellë të njerëzimit të uritur për dashuri, Zoti vjen si një fëmijë i butë për t’i çliruar nga vdekja: Christs came to us in life’s winter/ We lived in utter despair/…/ Came as a gentle child/ In whom life would be our reward/ (Christmas song, pg.183)
Erdhi krishti në dimrin e jetës/ në dëshpërimin e thellë jetonim/…/ Ishte një fëmijë i butë/ Nga vdekja do të na çlironte/ (Këngë për ditën e Krishtlindjes, fq,182)
Janë shumë të rralla momentet, kur Carrie Hooper, lëkund besimin në Perëndi. Kjo është e v etmja poezi ku shfaqet thyerja: With so much suffering and misery/ How can I believe in God (How can I believe, pg.175)
_______________________________________
10Walter Benjamin, Iluminacione, Korbi, Tiranë, 1955, fq.95
Si mund të bësoj se ka një Zot/ Kur vuajnë njerëz dhe jetojnë në mjerim?/ (Si mund të besoj, fq.174)
Mirëpo prapëseprapë, aq i fortë është tundimi, saqë Besimi ngre krye mbi lëkundjen (fq.174) Every day he strengthens me/ And provides for all my needs (fq, 175)
Kurrë nuk kanë për të vdekur ëndrrat e poetes. Hooper përcjell ndjesinë e të qenurit e bekuar nga Dora e shenjtë e Zotit Nevertheless God’s hand has touched us/ and the dream for a better world still guides us/ (One creation, pg.193)
Prapëseprapë ëndrra nuk ka vdekur/ Dora e Zotit na ka prekur./ (Një krijesë, fq.192)
Tek kjo dashuri, tek kjo mirënjohje e thellë përulësisht poetja gjen njerëzimin e humbur, bashkëudhëtarë të brengës dhe gëzimit, zbulon identitetin e saj. Ndaj zemra e poetes, nuk mund të mos këndojë, Lavdi Zotit! Në rrjedhën e jetës që i ngjan përroit, në drejtime të papritura, gurgullon besimi fëmijënor, se këto kokrriza në gjithësinë e madhe rrjedhin drejtuar nga Hyu.
Hooper i këndon me adhurim e përgjërim Zotit të kudogjendur: How beautiful is your face, o Lord!/ How sweet are the words/ That you speak to me!/…/ May my life reflect your glory/ And when i reach the end of my earthly journey/ May i taste/ The beauty of God! (The beauty of God, pg.169)
Sa e bukur është fytyra jote, Zot/ Sa të ëmbla fjalët që më flet,/…/ Pasqyroftë lavdia jote në jetën time / Dhe në fund të udhëtimit tim tokësor/ Shijofsha bukurinë tënde! (Bukuria e Zotit, fq. 168)
We are the garden of God/ A collage of flowers and plants/ Sewn with love and plants/ We are the garden of God, (pg.177)
Ne jemi, kopshti i Zotit, një larmi lulesh edhe bimësh/ Të mbjella me paqe dhe dashuri/ (Ne jemi, kopshti i Zotit,, fq.176)
Show us the stables of Betlehem/ That are found/ In the midst of the most undesirable people/ The dead is spirit/ And those who hunger for love/ (Star from the east, pg.185)
Na trego kasollet e Betlehemit/ Mes njerëzve të padëshiruar/ Të vdekur në shpirt/ Dhe të uritur për dashurinë/ (Ylli nga lindja, fq,184)
Metafora e fuqishme: The Sun of hope-Dielli i Shpresës është bërthama e strukturës poetike në të dy ciklet ku më së shumti un-i lirik ia ka kushtuar frymëzimit hyjnor, Hyut, Zotit.
This is a day which is new/ That god has created…/ Behold now the sun of hope!…/ Which shines…/… in everyone! (This is a day, pg. 198)
Kjo është një ditë e re/që Zoti ka krijuar…/ Shikojmë diellin e shpresës/…./ që shkëlqen…/… në çdonjërin!/ (Kjo është një ditë, fq.198)
…that just as the Lord directs your flow,/ so too/ he will guide us/ On life’s journey (To a streem, pg 215)
…se rrjedhën tonë/ashtu si rrjedhën tënde, Zoti vetë drejton (Për një përrua, fq.214)

* Kumtese e mbajtur ne promovimin e librit me 14 tetor 2018 ne Monroe College.