Shkruan: Neki Lulaj/Gjermani/
Gjithnjë e më shumë ne prinderit dhe aktivistët po përpiqemi që gjeneratave të reja që po rritën e shkollohën jashtë trungut të Atdheut t’ua misherojmë në shpirt festat kombëtare e shtetërore pasi që janë festa gjithëkombëtare ku i bashkon të gjithë shqiptarët.Kështu ishte në shumë qytete të Gjermanisë, në Mannheim, në Pforzheim por edhe në Bolzano të Italisë ku festa e flamurit u shënua me shumë aktivitete kulturo-artistike,programe muzikore, skeqe, recitime, programe folklorike dhe ndarje mirënjohje e shpërblimesh si dhe surpriza tjera të fundvitit.
Shoqata Kulturore Shqiptare “Arbëria”ne Pforzheim të Gjermanisë për qytetarët shqiptar që jetojnë ne qytetet për rreth saj organizoi kremtimin e ditës së Flamurit Kombëtar dhe përvjetorin e 101 të Pavarësisë së Shtetit tonë amë
Në një sallë te mbushur me qytetar shqiptar të moshave të ndryeshme në kohën e paraparë nën tingujt e Himnit të flamurit filloi manifestimi kulturor dhe me pasë para bashkëkombasve në foltore doli zt. Gjevdet Nikqi,aktivist i cili në emër të këshillit organizativ përshëndeti të pranishmit nga Stuttgarti Hafiz Gagicën në mungesë dhe zt.Can Tahiri antarë i këshillit organizativ ne mungesë Nezir Fejzen ish aktivist i LDK së,nga Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani zt Neki Lulaj, nenkrytar dhe zt. Muhamet Luma nënkryetar, pastaj përshendeti Shoqatën e gruas “Nermin Vlora”znj. Afërdita Xheladini ,shoqatën shqiptare “Nënë Tereza “nga Heilbroni me zt. Abaz Ymerin,pastaj përshendeti donatorët Povataj Kraftfarzeug Handel zt. Arsim Povataj si dhe AZ Gartenbau zt Arsim Zeqiraj Pforzheim si dhe zt . Agim Pajazitin Trockenbau.
Në vijim të fjalës së rastit zt.Gjevdet Nikqi, mes tjerash shtoi;
Shqiptaret janë ata që e mbajnë simbolin kombëtar në zemër e në shpirt edhe kur janë të lirë edhe kur janë të robëruar shqiptarët janë ata që kanë një flamur me simbolet me kuptimplote;me ngjyrën e kuqe të flamurit simbolizohet gjaku i derdhur gjatë historisë për të mos lejuar që ai të mposhtet në fushat e betejës në mbrojtje të lirisë dhe zi që simbolizon zinë për ata që u flijuan nën shtizën e flamurit..
Shqiptarët e kanë lidhur dy herë historinë e flamurit me historinë e pavarësisë; 1).Me 28 nëntor 1443 kur Skënderbeu e ngriti flamurin në bedenët e kalasë së Krujës për të ia këthyer Shqiperisë pavarësinë dhe lirinë e rrëmbyer nga turqit dhe 2). Me 28 nëntor 1912 kur Ismail Qemaili,e ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur pavarësinë e shtetit shqiptar nga sundimi i egër i Perandorisë Osmane.Vetëm të shqiptaret dita e flamurit dhe dita e pavarësisë janë të lidhura njëra me tjetrën si mishi me kocka e tani jemi në pritje të një 28 nëntori të tretë dhe të fundit kur dotë bashkohën të gjitha trojet etnike shqiptare nën një ombrellë që sërish ta marrim atë që na kanë shkëputur e grabitur padrejtësisht të tjerët,atë që na e kanë copëtuar barbarisht barbaret.
Pavarësia kombëtare as një populli nuk i ka zbritur nga qielli, për pavarësi është derdhur lum gjaku,ajo ka një histori të shenjët dhe një kapitull të ndritur.E gjatë dhe e mundimshme ishtë rruga e shenjët e pavarësisë.
Rrugëtimi i gjatë nëpër shekuj kapërcej nëpër revoltat e mundimshme duke e flakur sundimin e huaj shumë lëvizje dhe kryengritje të përgjakshme por kurrë nuk u dorëzuam sepse nuk pati forcë mbinatyrore qe të na i shuaj dëshirat dhe shpresat tona për shtet. Edhe Lidhja e Prizrenit 1878 ishte revoltë kundër coptimit të tokave shqiptare dhe sundimit të huaj ,ishte revoltë për të na njohur fqinjët dhe fuqitë e mëdha europiane.Ajo nxori në shesh një të vërtetë të madhe se mbrenda perandorisë osmane ekziston edhe një popull që ka një histori, një traditë,dhe një kompleks territorial të veçantë nga osmanët,prandaj ka edhe të drejtën e pa tjetërsueshme që të jetojë e pavarur si shumë popuj tjerë të Ballkanit dhe të Evropës.Prizreni e shtroi edhe një herë çështjën e fatit dhe të ardhmës së atdheut dhe këtë e nguliti ne mendjën dhe shpirtin e gjithë atyre patriotëve që e ndien vetën shqiptarë.
Turqia me 1912 i ngjante një të sëmuri kanceoroid të cilët i numëroheshin minutat dhe sekondat dhe shqiptarët siç thot Sami Frashëri “Kishin frikë mos kjo kulshedër e vjetër dhe e amortizuar t’i zejë brenda dhe ti zhdukë bashkë me vetëvetën.”
Pikërisht në këto momente u pa së Levizjës Kombëtare i duheshin sa udhëheqës të strategjisë ushtarake aq edhe udhëheqës të strategjisë diplomatike dhe dolën njerëz energjik patriot dhe diplomatë të sprovuar si: Ismail Qemaili,Luigj Gurakuqi ,Hasan Prishtina, Isa Boletini e shumë të tjerë.
Ata njëzëri ju përgjigjën thirrjës se atdheut,kështu me 25 nëntor Ismail Qemaili i shoqëruar nga delegatët e Tiranës,Elbasanit,Durrësit,Lushnjës,Krujës,Kosovës, Dibrës,Ohrit,Strugës arritën në Vlorë.
Pra me 28 nëntor 1912 ishte dita e madhe e shenjëtrisë kombëtare dhe kurorëzimi i përpjekjëve 500 vjeçare të popullit shqiptarë i patriotëve dhe martirëve të të gjitha kohëve që u kurorëzua me punën e palodhshme të plakut të Vlorës Ismail Qemailit. Kështu tha në fund të referatit të tij zt Gjevdet Nikqi.
Dhe me pastaj ftoj poetin Neki Lulajn, nënkryetarin e Lidhjës së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani që ta marrë fjalën,Lulaj me një përshendetje të shkurtër uroi 101 vjetorin e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë 135 vjetorin e Lidhjës së Prizrenit.105 vjetori i Kongresit të Alfabetit shqip të Manastirit dhe 5 vjetori i Shpalljës së Shtetit të Republikës së Kosovës .E në vazhdim për bashkëkombasit lexoi vargjet e një poezie:
Në festë
Po liroi një orgazem shpirti
Kjo festë flamuri
Po me vjen si vetëtimë
Po ikë si erë me stuhi
Po i le të gjalla shpirt muzash
Vargjët po i hedhë këtu
Për ti shpëtuar nga harresa
E pamëshirësisë
Po mbledhë shkarpa xinash
Në pyell
Po i xibërroj në heshtje
Me mund
Po i xërmoj nga mali
Në këtë xëx nate
Po i ndriqoi sytë pa dritë
Po i ndezë shpirtat e pavdeksisë
Droj po xugitëm me dikend
Po liroi orgazem shpirti
Jam bërë krejtë xurxull
Kur kujtoi baballarët e kombit tim
Duke marshuar shtigjeve
Në lak të pusive nga xhavejat
Që përpiqëshin të na mbulojnë
Me xhiblik e ferexhe
I mundëm me 28 nëntor
Ditën e mëvetësisë
Neki Lulaj
Në vazhdim të programit në foltore doli poeti Muhamat Luma ,i cili lexoi poezinë;
Me kodin
Në grykë më shtërngon n’grykë
Damarët e shkëmbit
Përçojnë të dhënat e gjenit
Unë shëndrrohëm në lum
Ku endërrat behën zhgëndrra
Lisat na bejnë roje
Fisnikëria e fisnikërisë
Toka ime e artë toka ime e zjarrët
Zemërhapur na merr në gji
Në djepin e binjakëzimit
Përlotur gëzimit
Këndon mallëngjyer
Dashuri për vaj
Ninulla e saj
Muhamet Luma
Në vazhdim e nxenësja Lirijeta Bajrami , me disa recitime të poezive nga poetet e traditës vërtet i dha sharmë të veçantë kësaj mbrëmje festive, për t’i liruar ne vazhdim vendin Muzikës të melosit popullor të shoqëruar nga zëri i ëmbël i kengëtarit zt.Mehdi Gjocaj dhe kengëtarës znj. Syzanë Jashanica të përcjellur nga tingujt e DJ të riut simpatik zt, Edonis Gjocaj,për të vazhduar festa e gëzimit deri në orët e hershme të mengjësit.Me këto përshtypje të shkëlqyeshme të një manifestimi dinitoz u ndamë nga Shoqata Kulturore “Arbëria “ e Pforzheimit të Gjermanisë.