• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pritet me nderime kontigjenti i 4-të pjesmarrës në operacionin “Sea Guardian”

July 27, 2017 by dgreca

Zhvillohet ceremonia për pritjen e kontigjentit të 4-të, pjesmarrës në operacionin “Sea Guardian”/

1 grup ushtarakNga Shefqet Kërcelli/1 betimiParaditen e datës 27 korrik 2017, në Komandën e Forcës Detare, Plepa, u zhvillua ceremonia për pritjen e personelit të kontigjentit të 4-të, pjesmarrës në operacionin “Sea Guardian”.Aktiviteti u zhvillua për të vlerësuar kontributin e personelit të Forcës Detare në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm të NATO-s në Detin Egje.

Në ceremoni morrën pjesë Zv.Ministri i Mbrojtjes, zoti Petro Koci, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral brigade Dedë Prenga, Prefekti i Durrësit, Emiljano Jani, Drejtori  i QNOD, Komandantë të Forcave, Drejtorë të Drejtorive në MM dhe SHP, kuadro dhe detarë të Forcës Detare e Reparteve vartëse, personeli i kontigjentit të 4-të dhe familjarë të tyre, etj.

Mbas ekzekutimit të Hymnit Kombëtar, të pranishmit i përshëndeti Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani, i cili i uroi mirëseardhjen kontigjentit të 4-të të operacionit të përbashkët në Detin Egje. “ Ndjehem krenar për faktin se, kontigjenti i katërt ka realizuar me sukses misionin e ngarkuar, tha zoti Dogjani, duke justifikuat plotësisht besimin e Ministrit të Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, Komandatit të Forcës Detare dhe familjeve tuaja”. Në vijim Gjeneral Dogjani shtoi se, me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, pavarësisht kushteve të vështira të motit e detit, ju zbatuat në kohë të gjitha detyrat e ngarkuara, duke dëshmuar se jeni të denjë e barabartë përkrah detarëve të vendeve aleate”.

Më pas përshëndeti Zv. Ministri i Mbrojtjes, zoti Petro Koci, i cili tha se, së pari ju me këtë mision keni rritur me prova profesionalizmin tuaj, duke bashkëpunur, bashkërenduar, duke qenë në Komandën e Përbashkët të NATOs, në një operacion të përbashkët të saj. FD ka marrë një certifikatë që është e zonja të kryejë jo vetëm misione të tilla, por edhe me të vështira. Ndaj ju falenderoj për këtë provë të treguar, jo vetëm para nesh por dhe para ndërkombëtarëve.

Së dyti, ne mburremi para taksapaguesve se, paratë e tyre nuk shkuan dëm, paratë e tyre nuk shkuan kot. Ato janë kthyer në mision, në shërbim të paqes, të sigurisë. Ne përfaqsojmë atë pjesë të shtetit që i shërbejnë misionit, kushtetutës.Dhe ky mision ndërkombëtar tregoi se i shërben popullit, aleancës, shërbim ndaj popujve të tjerë, kundër migracionit të paligjshëm që sjell rreziqe të mëdha për stabilitetin social…Ndaj ne e meritojmë plotësisht vlerësimin e partnerëve tanë të SHBA e vende të tjera të NATOs.

Ju shpreh mirënjohjen për këtë shërbim që i bëtë vendit, kushtetutës,  NATO-s, falenderoj familjet tuaja që ju ndoqën me dhëmshuri cdo ditë në misionin tuaj në Detin Egje. Ju jemi mirënjohës për atë që bëni…. Në fund zoti Koci uroi dhe kontigjentin e 5-të që aktualisht është angazhuar në operacionin “Sea Guardian”.

Ceremonia vijoi me dhënien e medaljes për “Pjesmarrje në operacione humanitare”, akorduar Flotiljes Detare të Pashalimanit, nga Zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Dedë Prenga. Medalja u vendos në Flamurin Luftarak të Flotiljes Detare Pashaliman.

Në fund të ceremonisë pjesmarrësit bënë një foto të përbashkët.

Po sot, në Komandën e Forcës Detare u zhvillua ceremonia për dhënien e gradave të reja, për një pjesë kuadrosh oficerë dhe nënoficerë të Forcës Detare.

 

Filed Under: Politike Tagged With: “Sea Guardian”, pjesmarrës në operacionin, pritje e kontigjentit, Shefqet Kercelli, të 4-të

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT