




Dalip Greca/
Të Mërkurën me 2 Shkurt 2022 në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në Nju Jork u organizua Mesha e Dritës kushtuar ikonës antikomuniste, nacionalistit Legjendë, që i priu familjes Balaj në arratisjen nga Shqipëria komuniste në një moshë fare të re.Mesha u drejtua nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare Dom Pjetër Popaj, I ndihmuar në leximin e psalmeve nga Mhill Velaj. Ndër të tjera, famullitari tha se i ndjeri Pjetër Balaj, ishte modeli i njeriut të mirë, i fetarit të përkushtuar, i atdhetarit. Pjetër Balaj rrezikoi jetën e vet në një kohë të vështirë të diktaturës komuniste dhe i priu familjes në një arratisje të vështirë mes malesh, dhe e drejtoi me zotësi familjen edhe në udhëtimin e saj nga Puka në Kosovë, në kampet e ish Jugosllavisë, të Italisë, derisa arritën në tokën e bekuar.Edhe në Amerikë Pjetri sërish tregoi vlera pozitive për familjen e tij, për komunitetin, për Kishën. Ai do të mbahet mend si një shqiptar i mirë e fetar i përkushtuar. Më pas kanë folur në emër të familjes nipër dhe mbesa si dhe kumbara, të cilët kanë shprehur dhimbjen, por dhe krenarinë për Gjyshin, për njeriun e mire Pjeter Balaj.Pjesmarrja e komunitetit ishte masive. Një grup vatranësh mori pjesë në Meshë dhe ceremoninë e varrimit: Agim Rexhaj, Asllan Bushati, Anton Raja, Simon Qafa, Lek Mirakaj, Marjan dhe Dila Cubi, Mhill Gjuraj, Mrije dhe Aleks Mrnaçaj, Mark Mrnaçaj, së bashku me zonjën Kristinë, ish kryetari Dritan Mishto, z. Tonin Mirakaj me zonjen, Dalip Greca, e të tjerë.Kortezhi me arkivolin e të ndjerit pas meshe iu drejtua varrezave “Gate of Heaven”, ku u krye ceremonia e varrimit. Dom Pjetër Popaj ka bërë lutjet e fundit. Ish kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, për shkak të shëndetit jo të mirë pas daljes nga spitalit( I infektuar nga COVID),kishte dërguar fjalën e Lamtumirës, e cila u lexua nga i biri.Eduard Buçaj.Simon Qafa, në fjalën e Lamtumirës, përshkroi me emocione figurën e antikomunistit Pjetër Gjon Balaj, i cili, siç tha ai, mbetet një legjendë në luftën kundër diktaturës komuniste.Pas ceremonisë së varrimit Familaj Balaj shtroi drekën e përcjelljes në Tesoro D’Italia Restaurant në Pleasntville, Nju Jork.***. Pjetër Gjon Balaj ndërroi jetë të Premten, 28 Janar 2022, në moshën 93 vjeçare (19 Janar 1929 – 28 Janar 2022). Arkmorti me trupin e të ndjerit pushoi ditën e Martë, me 1 Shkurt, nga ora 2pm deri 9pm, në Shtëpinë Mortore” F.Ruggiero & Son’s Funeral Home”, Në Yonkers, Neë York. Komuniteti për 7 orë bëri homazhe duke I nderuar figurën e këtij nacionalisti, luftëtar I lirisë dhe demokracisë dhe i përcolli ngushëllimet familjes Balaj.(dalip Greca)