Poeti, studiuesi e publicisti Faik Krasniqi është anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Krijuesi nga Prishtina, i cili ka bërë emër me krijimet e tij jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në gjuhë të huaja, iu bashkua lidhjes që u krijua dhe u profilizua nga intelektualët më të shquar të Kosovës, të cilët, siç e thoshte Presidenti Rugova, LDK-në e shndërruan në besë e shpresë për popullin e Kosovës.
Faik Krasniqi, përveç të tjerash, ka qenë kryeredaktor i portalit elektronik “Takennews.com”, redaktor i portalit “Nacional Albania”, redaktor në gazetën ”Lajm” dhe publicist në shumë gazeta shqiptare dhe të huaja .
Bashkimi i poetit e publicistit të njohur, Faik Krasniqi, me LDK-në vetëm sa e përforcon atë bindjen e përgjthshme në Kosovë, se Lidhja Demokratike e Kosovës kaq qenë përherë shtëpia e intelektualëve të vendit dhe se e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen.
Interesimi i gjerë i intelektualëve të të gjitha profileve, i shkrimtarëve, ekonomistëve, juristëve, mjekëve etj., për t’u bërë pjesë aktive e LDK-së dëshmon afërsinë dhe sensibilitetin që kanë ata për frymën dhe vizonin e LDK-së, që, në fakt, është fryma dhe vizoni i vërtetë i popullit të Kosovës.