• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENT TRUMP: KEMI REALIZUAR KTHIMIN E KOMBIT AMERIKAN

February 5, 2020 by dgreca

-Presidenti Trump injoroi doren e zgjatur te Nensi Pelosit, ajo i grisi fjalimin presidentit -/

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtyrë përpara arritjet ekonomike të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqësinë e tij, gjatë fjalimit të tretë drejtuar kombit, teksa ka thënë se do të qëndrojë mbrapa përfitimeve shoqërore dhe të atyre për kujdes shëndetësor, nëse fiton një tjetër mandat katërvjeçar.

        Trump, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 me sloganin “Bëni Amerikën të mrekullueshme sërish”, ka deklaruar në Kongres se ka arritur atë, që ai e cilësuar si “kthim të kombit” nën udhëheqësinë e tij.

“Vendet e punës janë shtuar, të hyrat janë rritur, varfëria ka rënë, krimi ka rënë, vetëbesimi është rritur dhe shteti ynë është jashtëzakonisht i respektuar sërish”, ka thënë ai, para se të prezantonte statistikat për paga, vende të punës dhe tregje të aksioneve.

Trump ka thënë se ka realizuar premtimin e tij gjatë fushatës për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë, duke pretenduar se ai pakt ka ndikuar në mbylljen e vendeve të punës, andaj Trump ka nënshkruar një marrëveshje të re me Kanadanë dhe Meksikën, një javë më parë.

“Marrëveshja e parë e madhe tregtare në shumë vjet”, ka thënë Trump duke pretenduar se ajo do të ndikojë në hapjen e 100,000 vendeve të reja të punës.

Trump ka diskutuar për ekonominë në 20 minutat e parë të fjalimit të tij para se të niste diskutimin për kujdes shëndetësor dhe imigrim ilegal, dy çështjet tjera kyçe të fjalimit të tij.

Gjyqi kundër Trumpit

Fjalimi i presidentit amerikan këtë vit ka ndodhur në kohën e zhvillimit të gjyqit kundër Trumpit, i cili ka ndarë si Kongresin, ashtu edhe kombin.

Dhoma e Përfaqësuesve, e drejtuar nga demokratët ka miratuar dy akuzat kundër Trumpit, në dhjetor të vitit të kaluar.

Mirëpo Senati i kontrolluar nga republikanët, pritet ta shfajësojë atë më 5 shkurt.

Trump akuzohet për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, pasi dyshohet se ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në këmbim të hetimeve për rivalin e tij politik, Joe Biden.

Prandaj, tensioni mes dy partive, është ndjerë edhe më shumë gjatë fjalimit të Trumpit.

Teksa i ka dhënë një kopje të fjalimit kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, që ka qenë e ulur mbrapa presidentit, është parë duke i zgjatur dorën Trumpit, mirëpo ai e ka injoruar atë.

Pas fjalimit, Pelosi është parë duke shqyer fjalimin e presidentit.

Pelosi ka qenë në krye të nisjes së procedurave për gjyqin kundër Trumpit, andaj është raportuar se të dy zyrtarët nuk kanë biseduar nga muaji tetor.

Gjatë fjalimit të tij, Trump nuk ka komentuar gjyqin kundër tij.

Demokratët kanë qenë dyshues ndaj shifrave që kanë përmendur Trump, derisa republikanët janë dëgjuar duke brohoritur “katër vjet të tjera”.

Rizgjedhja

Trump synon të rizgjidhet këtë vit si president i SHBA-së, prandaj në fjalimet e tij që po zhvillon në shtetet amerikane, ai është fokusuar në rritjen ekonomike dhe luftimin e imigrimit ilegal.

Ndërkohë më 3 shkurt në Ajoa është mbajtur rrethi i parë i zgjedhjeve, për të kuptuar se kush nga demokratët mund ta fitojë nominimin për të garuar për president. Në një sondazh të publikuar nga Gallup para fjalimit të Trumpit, është parë se shkalla e përkrahjes ndaj tij është 49 për qind, çka prezanton shifrën më të lartë prej kur ai ka ardhur në pushtet më 2017.

Megjithatë, vetëm 7 për qind e demokratëve miratojnë performancën e tij për dallim nga 94 për qind e republikanëve.

Kjo e dhënë prezanton dallimin më të thellë të regjistruar ndonjëherë nga Gallup mes përkrahësve të partive politike në SHBA.

Imgirimi ilegal

Trump ka përmendur sërish fushatën kundër imigrimit, që i ka ndihmuar të fitojë zgjedhjet e vitit 2016.

Ai ka thënë se administrata e tij ka përparuar në arrestimin e imigrantëve pa dokumente, ose ka parandaluar hyrjen e tyre në SHBA.

Presidenti ka thënë se muri që po ndërtohet në kufirin e SHBA-së me Meksikën do shkojë në 800 kilometra deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai ka kritikuar politikanët që kanë parandaluar Zyrën për Imigrim dhe Dogana për të dëbuar imigrantët pa dokumente.

Përveç tjerash, Trump ka kritikuar edhe një projektligj të demokratëve që ofrojnë kujdes shëndetësor për imigrantët pa leje, duke thënë se një gjë e tillë është “joshje e madhe për imigrantët ilegalë”, të cilët do të përfitonin nga amerikanët e vjetër.

Trump po ashtu ka shpenzuar kohën më të madhe të fjalimit duke folur për sistemin shëndetësor të shtetit, duke përfshirë uljen e çmimit të ilaçeve.

Irani, Afganistani

Përveç marrëveshjeve, tregtare, presidenti ka përmendur pak edhe politikën e jashtme.

Ai ka thënë se ka gatishmëri për t’iu dhënë fund sanksioneve kundër Iranit, nëse ky shtet braktis armët bërthamore dhe ndalon financimin e terrorizmit.

“Ne mund t’iu ndihmojmë atyre të rrisin ekonominë në kohë shumë të shkurtër, mirëpo ata ose janë shumë krenarë, ose shumë budallenj për të kërkuar ndihmë. Ne jemi këtu. Do të shohim cilën rrugë do ta zgjedhin ata”, ka deklaruar Trump.

Ai po ashtu ka thënë se është duke punuar në marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, ashtu që të kthejë në shtëpi forcat amerikane.

Kush ishte shpallur i mbijetuar?

Sipas traditës, në fjalimin drejtuar kombit, një anëtar i kabinetit të presidentit nuk duhet të jetë në sallë.

Ai ose ajo duhet të qëndrojë në një vend sekret për t’u siguruar se qeveria do të vazhdojë punën, në rast se ndodh ndonjë fatkeqësi në sallën ku gjendet presidenti, nën-presidenti dhe liderë tjerë shtetërorë.

Personi që këtë herë është shpallur i mbijetuar, ka qenë Sekretari i Brendshëm, David Bernhardt.(Krenare Cubolli-RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: President Trump-Kthimi I Kombit amerikan

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT