Presidenti takohet me gjigandët e autoindustrisë amerikane/
Presidenti Donald Trump të martën nënshkroi urdhërin ekzekutiv që do të lejojë avancimin e ndërtimit të dy tubacioneve të naftës në Shtetet e Bashkuara. Me këtë urdhër presidencial, zhbëhet një urdhër ekzekutiv i Presidentit Obama.
Zoti Trump e nënshkroi urdhërin ekzekutiv që kërkon zhvillimin e negociatave të reja, që do të lejonin ndërtimin e tubacionit Keystone XL, që është projektuar të sjellë naftën e papërpunuar nga Kandaja për në rafineritë amerikane pranë Gjirit të Meksikës, si dhe tubacionin e Dakotës, për transportimin e naftës nga shteti Dakotës së Veriut, për në shtetin e Illinoit.
Pas një studimi të gjatë, ish presidenti Obama e hodhi poshtë projektin e tubacionit Keystone në vitin 2015, për shkak të shqetësimeve të ndotjes së mjedisit. Në fund të vitit të kaluar Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë amerikane e bllokoi projektin që kalon nga Dakota dhe thanë se do të kërkonin rrugë alternative, pasi fiset indigjene Sioux dhe përkrahësit e tyre thanë se projekti rrezikonte ndotjen e ujit të pijshëm dhe qendrat kulturorëve të banorëve indianë të Amerikës.Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara do ta rinegociojnë projekti Keystone me zyrtarët kanadezë dhe në se ata janë dakord “mund ta ndërtojmë tubacioni, që krijon rreth 28 mijë vende pune në ndërtim,”- tha ai.Zoti Trump po ashtu nënshkroi një urdhër, i cili kërkon që materialet që do të përdoren për tubacionet të ndërtohen në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti takohet me gjigandët e autoindustrisë amerikane/
Presidenti Donald Trump u takua sot me drejtues të tre prodhuesve të mëdhenj amerikanë të makinave, General Motors, Ford dhe Fiat Chrysler, të njohur si tre të mëdhenjtë. Ai i kërkoi atyre që ta zgjerojnë prodhimin në Shtetet e Bashkuara, jo jashtë vendit.
Dje Presidenti priti në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e korporatave më të mëdha amerikane, të cilëve u kërkoi që të krijojnë vende të reja pune në sektorin e prodhimit në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Trump i ka kritikuar më parë prodhuesit amerikanë të makinave për zgjerimin e operacioneve në Meksikë dhe i vlerësoi ata, kur njoftuan planet për shtimin e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump i paralajmëroi drejtuesit e bizneseve se do të përpiqet ta bindë Kongresin që të miratojë rritjen e taksës kufitare, ndoshta me 35 për qind, për kompanitë që e eksportojnë prodhimin jashtë vendit dhe pastaj i sjellin mallrat për t’iu shitur konsumatorëve amerikanë, në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, Presidenti tha se javën e ardhshme ai do të caktojë Anëtarin e Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin bosh të gjykatësit Antonin Scalia, anëtari me pikëpamje konservatore, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, pasi shërbeu për 30 vjet në post.
I emëruari i zotit Trump do të zëvendësonte kandidaturën e zotit Obama, Merrick Garland, i cili njihet si një person i moderuar. Emërimi i tij në postin e lartë u bllokua nga republikanët në Senat, deri në fillimin nga puna të presidentit të ri.
Zoti Trump po shqyrton kandidaturat e 21 gjykatësve konservatorë për të plotësuar vendin bosh në Gjykatën e Lartë.