• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ekipi Prishtina u shpall ekipi më i mirë i vitit ne turneun e Montrealit

July 19, 2013 by dgreca

Në Montreal u zhvillua aktiviteti më i madh sportiv i shqiptarëve të Montrealit, kupa e futbollit/

Shkruan: Ajet Nuro, Montreal, Kanada /

U bë viti i tretë që shqiptarët e Montrealit ia kushtojnë një ditë futbollit, sportit më popullor në vendin e tyre. Madje, këtë vit ata i kushtuan dy ditë. Montreal, 16 qershor 2013 Dita e 16 qershorit ishte paraparë të ishte ditë feste për shqiptarët e Montrealit, festë që grumbullon të gjithë dashamirësit e futbollit, futbollistët amator por edhe familjet e tyre. Dhe shqiptarët, iu përgjigjën thirrjes për të qenë të pranishëm në këtë ngjarje. Por, natyra nuk ishte në anën e tyre. Gjatë të pesë orëve që zgjati aktiviteti, shiu nuk rreshti së rëni dhe ai shoqërohej nga një i ftohtë jo i zakontë për një ditë mes-qershori. Por, pjesmarrësit në fushë nuk u dorëzuan dhe kanë luajtur pa ndërprerje. Dhe me ta, në fushë, ishin edhe arbitrat e palodhur dhe përfaqësuesit e një këshilli disiplinor që ishte ngritur me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit. Edhe pse shi, ndeshjet u zhvilluan në dy grupe të përbër nga katër ekipe secili, një formulë e futur në aktivitetin e këtij viti. Ekipet pjesëmarrëse ishin 8: Kastrioti, Prishtina, Tirana, Skënderbeu në një grup dhe Flamurtari, Ferizaj, Besëlidhja, Vllaznia në grupin tjetër. Dy ekipet më të mira të çdo grupi kaluan në gjysmë finalen që u vendos të luhej në datën 7 korrik 2013. Laval, 7 korrik 2013 Shiu i 16 qershorit dhe ai i ditëve që pasuan nuk i kishte dekurajuar as pjesmarrësit as familjet e tjera shqiptare të ftuara të kalonin një ditë në formë pikniku. Fatmirësisht, koha të djelën e 7 korrikut ishte me ne. Sipas planit, u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale që nxorën fitues Kastriotin dhe Prishtinën. Në mbyllje të dy ndeshjeve të para gjysmëfinale, një grup fëmijësh u futën në fushë për t’i dhënë ngjya edhe më të bukura aktivitetit. Tek e fundit, ata do t’a marrin stafetën një ditë… Vendi i tretë i takon … Para se të fillonte aktiviteti, disa ishin skeptik përse do të duhej një ndeshje për vendin e tretë por ndoshta kjo ishte ndeshja më e ngarkuar me emocione dhe të papritura nga të gjitha ndeshjet e tjera. Pas barazimit 2:2, mes Besëlidhjes dhe Ferizaj, fituesi duhet të përcaktohej me penallti. U deshën të gjuhen mbi 10 penallti për të përcaktuar fituesin që u shpall Beslidhja.

Ekipi Prishtina, kampione 2013 Kur e pyeta Naserin (Neser Veseli) se nga janë futbollistët e Prishtinës, më tha janë të gjithë shqiptarë për t’më lënë të kuptoja se nuk ka rëndësi se nga është origjina e tyre. Qesha dhe i thash se jam kurioz më shumë se për statisika. Dhe e vërteta, pavarësisht se ekipi ka emrin e kryeqytetit të shtetit të dytë shqiptar, djemtë që e përbëjnë janë sa nga Tepelena e Fieri aq edhe nga Prishtina e Peja. Më e bukura, Jasmini është nga Plava, nga shqiptarët e Malit të Zi. Flet shqip? – Jo më përgjigjet Naseri, -Janë asimiluar, – shton jo pa trishtim Naseri… Pra, ndonëse ekipi ka emrin Prishtina, ai është mbarë kombëtar e pse jo edhe pak ndërkombëtar pasi në portë qëndronte një kanadezo-afgan…

Organizatorët kishin marr masa që të gjithë të kënaqeshin që nga fëmijët për të cilët ishin marr masat të kishin dhuratat e tyre e gjerë tek më të mëdhenjtë që kishin dhurata për pjesëmarrjen plus disa dhuratave nga bizneset. Sidoqoftë, duhet falenderuar pjesmarrja e disa personave që i dhanë seriozitet dhe siguri aktivitetit. Dua të përmend arbitrat, Dr. Gëzim Bytyqi që erdhi nga Ottawa dhe gjykoi  5 orë në shi, por edhe të palodhurin Arjan Rizaj, që gjykoi ndeshje në të dy ditët. Falenderime për zotërinjtë Myrteza Halili, Besnik Qendro, Avni Shkupolli dhe Nehat Kaloshi që ndihmuan aq shumë në sigurimin e një transparence dhe vlerësimin sa më mirë të ndeshjeve si dhe dallimin e talenteve respektivisht golshënuesit më të mirë dhe futbollistit më të mirë të turneut. Nuk dua të le pa përmendur z. Hysni Marku, krytarin e Bashkësisê së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal, për interesimin, këshillat dhe ndihmën në mbarvajtjen e aktivitetit. Falenderime drejtuesve dhe organizatorëve të të gjutha ekipeve dhe çdo futbollisti për angazhinin në fushë dhe jashtë saj.

Aktivitet i arrirë …

Këto dhe fjalë të tjera të mira ishin përshtypje që n’a i shprehën pjesmarrësit në fund të aktivitetit. N’a vjenë mirë kur i dëgjojmë, por duke qenë një nga organizatorët nuk mund të mos përmend ndonjë mungesë. Kështu, është për të ardhur keq që, megjithë punën e bërë për të transmetuar mesazhin se kupa e futbollit para së gjithash ka qëllim bashkimin, miqësimin dhe argëtimin e shqiptarëve të Montrealit dhe pastaj ajo është matje forcash, një mesazh i tillë nuk ka mundur të përçohet tek të gjithë. Pra, në këtë kontekst është e pashpjegueshme, fyerja që iu bë një djali të riu (i cili erdhi me kënaqësi për të ndihmuar) që do të jetë e ardhmja e shqiptarëve këtu. Si një nga organizatorët, i kërkoj ndjesë atij për këtë veprim të disa pjesmarrësve dhe premtoj se, nëse unë do të jem përsëri mes organizatorëve të aktiviteteve të këtij lloji, ngjarje të tilla nuk do të përsëriten.

Faqert e verdha dhe “Shqiptari i Montrealit” sërish në takim

Tradita e kupës së futbollit përkon me një traditë tjetër që po mundohemi të krijojmë ajo e prezantimit dhe njohjes me faqet e verdha të bizneseve shqiptare të Montrealit dhe rrethinave dhe një gazete modeste me emrin “Shqiptari i Montrealit” që deri më sot ka parë dritën katër herë. Sa mirë do të ishte që të njohim sa më shumë shqiptarë sipërmarrës. Por ka edhe të joshqipfolës që duan të bashkëpunojnë me komunitetin tonë si rasit i z. Amirouche Benmerar (algjerian) apo dhe Izabela Przystal (polake) që ishin kujdesur të sillnin dhurata për fëmijët shqiptar pjesmarrës në aktivitet.

E bukura e një aktiviteti si kupa e futbollit është se ajo grumbullon të gjithë moshat. Fatmirësisht, disa nga ekipet kishin menduar të tërhiqnin të rinjë që ata të marrin stafetën nesër. Kështu, në fushë kishte shumë të rinjë por më i riu, Denis Metai, nuk ka mbushur ende 15 vjeç. Ai aktivizohet në hockey por edhe në futboll (soccer). Përgëzime të gjithë të rinjëve dhe veçanërisht Denisit që iu dha mirënjohja si pjesmarrësi më i ri i aktivitetit. Po ashtu, edhe veteranët nuk i munguan kupës. Nuk ka nevoj për shifra por z. Laze Leskaj është veteran si në futboll edhe jashtë tij. Ai është një nga emigrantët më të hershëm por edhe nga më të njohurit pasi duke qenë se punon për një organizëm qe ndihmon emigrantët e rinjë, ai në një farë mênyre është bërë një Nënë Tereza e shqiptarëve të Montrealit. Urime pra z. Laze për mirënjohjen që i bën organizatorët e kupës.

Golshënuesi më i mirë i Turneut u shpall Ismet Palamar i cili ka lindur në Pejë. Kur i bëra një foto si një nga golshënuesit më të mirë të ndeshjeve në grupe dhe kandidat i mundshëm për mirënjohjen si golshënuesi më i mirë i turneut, m’u drejtua në anglisht dhe më tha se ai përfaqëson Republikën e Kosovës. Ai nuk flet shqip dhe është produkt i ish-Jugosllavisë ku nuk ishte e rrallë kur takoje familje të përbëra nga prindër që i përkisnin gjuhëve dhe rracave të ndryshme. Kështu ai nuk flet shqip (ndonëse mundohet të thotë shprehje praktike nga shqipja) por këmbngul të thotë se është shqiptar.Ne mblidhemi bashkë, të gjithë shqiptarët dhe organizojmë një kup futbolli. Por në të përditëshmen tonë, jemi të rrethuar nga të tjerë që nuk flasin gjuhën tonë, por që kanë respekt për ne për ato vlera që ne i kemi në punë dhe në jetë. Prandaj, duket se dhe ata duhet të kenë vend në një kup shqiptare. Shumë nga ekipet ishin kujdesur të kishin edhe të tjerë, joshqipfolës në ekipet e tyre dhe shumë prej tyre shkëlqyen edhe në fushë. Kështu, lojtari më i mirë i takoi pikërisht këtij grupi. Ai ishte Amine Bounila Merci les amis!!!

Në fund nuk n’a ngelet veç të urojmë mirë u pafshim në aktivitetet e ardhëshme!

Filed Under: Sport Tagged With: Ajet Nuro, Montreal, Prishtina kampione

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT