Zhvillohet ceremonia për pritjen e kontigjentit të 4-të, pjesmarrës në operacionin “Sea Guardian”/
Nga Shefqet Kërcelli/
Paraditen e datës 27 korrik 2017, në Komandën e Forcës Detare, Plepa, u zhvillua ceremonia për pritjen e personelit të kontigjentit të 4-të, pjesmarrës në operacionin “Sea Guardian”.Aktiviteti u zhvillua për të vlerësuar kontributin e personelit të Forcës Detare në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm të NATO-s në Detin Egje.
Në ceremoni morrën pjesë Zv.Ministri i Mbrojtjes, zoti Petro Koci, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral brigade Dedë Prenga, Prefekti i Durrësit, Emiljano Jani, Drejtori i QNOD, Komandantë të Forcave, Drejtorë të Drejtorive në MM dhe SHP, kuadro dhe detarë të Forcës Detare e Reparteve vartëse, personeli i kontigjentit të 4-të dhe familjarë të tyre, etj.
Mbas ekzekutimit të Hymnit Kombëtar, të pranishmit i përshëndeti Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani, i cili i uroi mirëseardhjen kontigjentit të 4-të të operacionit të përbashkët në Detin Egje. “ Ndjehem krenar për faktin se, kontigjenti i katërt ka realizuar me sukses misionin e ngarkuar, tha zoti Dogjani, duke justifikuat plotësisht besimin e Ministrit të Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, Komandatit të Forcës Detare dhe familjeve tuaja”. Në vijim Gjeneral Dogjani shtoi se, me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, pavarësisht kushteve të vështira të motit e detit, ju zbatuat në kohë të gjitha detyrat e ngarkuara, duke dëshmuar se jeni të denjë e barabartë përkrah detarëve të vendeve aleate”.
Më pas përshëndeti Zv. Ministri i Mbrojtjes, zoti Petro Koci, i cili tha se, së pari ju me këtë mision keni rritur me prova profesionalizmin tuaj, duke bashkëpunur, bashkërenduar, duke qenë në Komandën e Përbashkët të NATOs, në një operacion të përbashkët të saj. FD ka marrë një certifikatë që është e zonja të kryejë jo vetëm misione të tilla, por edhe me të vështira. Ndaj ju falenderoj për këtë provë të treguar, jo vetëm para nesh por dhe para ndërkombëtarëve.
Së dyti, ne mburremi para taksapaguesve se, paratë e tyre nuk shkuan dëm, paratë e tyre nuk shkuan kot. Ato janë kthyer në mision, në shërbim të paqes, të sigurisë. Ne përfaqsojmë atë pjesë të shtetit që i shërbejnë misionit, kushtetutës.Dhe ky mision ndërkombëtar tregoi se i shërben popullit, aleancës, shërbim ndaj popujve të tjerë, kundër migracionit të paligjshëm që sjell rreziqe të mëdha për stabilitetin social…Ndaj ne e meritojmë plotësisht vlerësimin e partnerëve tanë të SHBA e vende të tjera të NATOs.
Ju shpreh mirënjohjen për këtë shërbim që i bëtë vendit, kushtetutës, NATO-s, falenderoj familjet tuaja që ju ndoqën me dhëmshuri cdo ditë në misionin tuaj në Detin Egje. Ju jemi mirënjohës për atë që bëni…. Në fund zoti Koci uroi dhe kontigjentin e 5-të që aktualisht është angazhuar në operacionin “Sea Guardian”.
Ceremonia vijoi me dhënien e medaljes për “Pjesmarrje në operacione humanitare”, akorduar Flotiljes Detare të Pashalimanit, nga Zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Dedë Prenga. Medalja u vendos në Flamurin Luftarak të Flotiljes Detare Pashaliman.
Në fund të ceremonisë pjesmarrësit bënë një foto të përbashkët.
Po sot, në Komandën e Forcës Detare u zhvillua ceremonia për dhënien e gradave të reja, për një pjesë kuadrosh oficerë dhe nënoficerë të Forcës Detare.