• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VEPRA E Z. ENVER MEMISHAJ – LEPENICA « MAJOR AHMET LEPENICA … « KONTRIBUT I RËNDËSISHËM NË STUDIMET E HISTORIOGRAFISË SHQIPTARE.

December 29, 2012 by dgreca

Nga Prof. Dr. Uran Asllani/

 Ministria e Mbrojtjes, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bashkëpunimit Civil Ushtarak, Akademinë e Shkencave  të Republikës së Shqipërisë  dhe Klubin e shkrimtarëve “Petro Marko”  Vlorë, organizuan më 27 dhjetor 2012  pronovimin e librit:

“Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920” të autorit Enver Memishaj – Lepenica.

Referatin mbi rëndësinë e kësaj vepre e mbajti Prof. Dr. Uran Asllani.

*     *     *

 Librin e fundit,  të dymbëdhjetin të botuar prej tij, të z. Enver Memishaj e quajta një monografi shumë serioze, e trajtes klasike, me nje vëllim të madh faktesh e dokumentesh.Me këtë vepër Enver Memisha e rendit vehten në rra-dhën e historianëve seriozë, jo konformist, aspak i doktrinuar, megjithë vitet e vështira të rinisë së tij.

Ky ndoshta do të ishte aspekti formal i vleresimit të kësaj vepre. Po le ti hyjmë pak më në themel analizës së kësaj monografie. Autori vlonjat gjatë gjithë veprimtarisë të gjatë të tij, ka pasur si moto të tij sentencën e Orazio romak “ Sapere aude” që do të thote të keshë kurajon dhe dëshirën për të mësuar. Ndaj gjithë vepra e tij është ndërthurur me hulumtimet e tija të pandërprera për të nxjerr në shesh të vërtetat historike të hidhura apo të embla qofshin, të varrosura nga periudha e gjate e regjimit komunist.

Ahmed Lepenica ishte një nga ata personalitetet të historisë kombëtare për të cilin flitej dhe shkruhej shumë pak dhe aspak drejt historikisht. Në se kjo dukuri kishte ndodhur në vitet e errta të obskurantizmit komunisto bollshevik ishte e justifikuar, por si shpjegohet që mbas dy dhjetë vjeçarësh liri demokratike, mendimi dhe shprehjeje, emri, jeta dhe vepra e major Ahmet Lepenicës  nuk pati të drejtën historike, shoqërore, politike të pasqyrohej në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botimi i Akademise se Shkencave, viti 2009  Në një kohë që në ato tre vellimi janë të përshkruara jeta e veprat e poetëve të rinj, të pothuaj të gjithë artistëve, të njohur apo të panjohur publikisht, të inxhinjerave dhe pothuaj që të gjithë pedagogëve dhe profesorave të universiteteve shqiptare.

Sipas meje kjo dukuri ka një shpjegim kompleks:

Së pari me një qëndrim konseguent klasor të atyre 11 historianeve të Instituteve komuniste që janë ende në përbërjen e komisioneve të Fjalorit Enciklopedik, por edhe të vetë Akademisë së Shkencave.

Së dyti në “njohjen” që do të thotë mos-njohjen e historisë së vërtetë të kombit, nga mos dashja për ta mësuar realisht atë, që nuk kishte qenë në sinkron  me atë çka ua kishte mësuar dhe lejuar partia e tyre..

Së treti në një qëndrim të një kolegjialiteti të sëmure reciprok të intelektualëve universitarë shqiptarë.

          Ky qendrim antishkencor vihet re dhe në tekstin zyrtar të Historise së Kombit Shqiptar, ku për periudhen 1913-1920, mungojnë emrat e shumë personazheve historik me rëndesi të madhe kombëtare dhe në vend të tyre shkruhet për lëvizjet fshatare dhe punëtore, për grupet komuniste që realisht kanë qenë pjellë e fantazisë ideologjike klasore.

Këtë mangësi historike, për zonën e Vlorës, vepër pas vepre, po perpiqet ta evidentojë sakt dhe ta plotësojë autori Enver Memisha- Lepenica.

Për Luftën e Vlorës dhe veprimet e qeverisë provizore janë shkruar edhe më parë libra, por në to, për të mos bërë “gabime politike’ përmendeshin disa dhjetra emra kurdoherë rrethqark salariotit Selam Musajit.

Por realiteti kishte qene krejtesisht i kundërt. Këtë realitet me një konseguencë prudente shkencore na evidenton vepra e Enver Memishajt. Në librin e tij ky autor përmend, ndërthur dhe i vë në një veprimtari intensive historike 696 emra personash dhe personalitetesh, kryesisht nga Labëria, por edhe, me tej nga Shkodra, Malesia e Madhe, Kosova etj.

Dhe më e rëndesishmja e kësaj evidence është fakti se për shumë hulumtues historik, midis të cilëve edhe unë, mbi 390 emra luftëtarësh dhe veprimtarësh të atyre viteve janë të panjohur. Ata po përmenden dhe po nderohen vetëm tani me kete liber.

Natyrisht ky është një kontribut mâdhor, të cilin hartueset e ardheshem te Enciklopedise se Vlores do t`ia dinë shumë për nder studjuesit Enver Lepenicës.

Tani te shohim per disa tregues të tjerë vlerësimi të kësaj vepre që analizojmë:

Vepra është historia e zhvillimeve të ashpëra dhe të egra politike të Vlorës, ku pa dyshim pjesa më interesante është historia e viteve 1908-1920. Autori duke ndjekur ligjet e historisë, qëndrimet objektive ndaj ngjarjeve dhe personaliteteve, renditja e materialit sipas kritereve kronologjike edhe mbi të gjitha veshtrimi i personalitetit të figurave historike nga kanë dalë dhe tokës që i ka lindur, ka arritur të japë një vepër të mirëfillt historike.

Libri është një vëllim prej tre pjesësh, pjesa e parë e te cilit permbledh 7 kapituj të cilët përbejnë edhe zemrën e veprës. Kjo ndarje në pjesë, kapituj dhe nënkapituj e bën librin edhe më tërheqes, të leht për tu lexuar dhe kuptuar.

Megjith zhdukjen e shumë dokumentave dhe materia-leve, ky libër është një shembull, që na tregon se kur njeriu udhëhiqet nga një mision i lartë atdhetar, si ai që i ka vënë vetes Enver Memishaj, nuk ka pengesë e vështiresi që të mos kapërcehet.

Vepra e po na sillet për promovim, në kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise, është nga ato monografi që hedhin dritë mbi historinë e vërtetë te Shqiperise, që ndriçojne skutat e errta të lëna në hije nga komunistët

Enver Memishaj e ka menduar shume drejtë kur para se të shkruante për jetën edhe veprën e major Ahmet Lepenicës  ka trajtuar qartë dhe bukur lokalizimin gjeografik te Vlores dhe vet fshatit Lepenicë, si edhe atë historik të luftrave per çlirimin e krahinave të Jugut nga pushtuesit grekë.

Biografia e major Ahmed Lepenicës trajtohet si bio-grafia e një njeriu të thjesht, të dalë nga gjiri i popullit, që arriti ku dëshironte vetëm në saje të një veprimtarie poliedrike të gjatë dhe të lodhëshme, që duhet të shërbente si shembull për çdo shqiptar të mbarë.

Në një kapitull shumë interesant, Enver Lepenica, trajton veprimtarinë e oficerit turk që arratiset nga ushtria osmane per të shërbyer ne xhandarmerine e shtetit amë, të ri shqiptar; ai shkruan “Qeveria e Ismail Qermalit e ngarkoi Ahmet Labin(Lepenicen) dhe Xhelal Koprencen në organizimin e reparteve luftarake te xhandarmerise……”

          Më pas kapiten Ahmet Lepenica sëbashku me Isa Boletinin, i dolën përpara ushtrisë osmane dhe e detyruan të kthehej prapa, detyruan flotën greke të largohej nga Vlora dhe me oficere te tjere mbrojten me nder Qeverine e pare Shqiptare.

Enver Memisha tregon qartazi rolin negativ ne histo-rine kombetare te revoltes turkoshake te Haxhi Qamilit dhe kontributin vullnetar te atdhetarve shqiptare nga pothuaj gjithe Shqiperia te udhehequr nga oficerte trima siç ishin Ahmet Lepenica, Veis Sevrani, Qani Dishnica, Ismail Haki Libohova, Ismail Haki Kuçi etj.

         Një vend të rëndesishem në këtë monografi zë veprimtaria e major Ahmet Lepenicës  gjatë dhe mbas Kongresit të Lushnjës, kur u formua me të vërtet

shteti shqiptar që përfshinte territoret e vitit 1913. Për të arritur këto objektiva Ahmet Lepenica u caktua komandanti i xhandarmërise së Lushnjës, i cili, që në çastet e para të shërbimit u ballafaqua me veprimtarinë subversive, anti kombëtare të Myfid bej Libohovës, që vepronte për të sabotuar Kongresin e Lushnjes.

Në mënyrë të veçantë figura dhe roli i major Ahmet Lepenices ekspozohet më së miri nga autori i monografise në periudhën e Luftës së Vlorës.

“ Sapo mbaroi Kongresi i Lushnjës Ahmet Lepenica u kthye në Vlorë për organizimin e Kryengritjes së armatosur. Ai kishte besim se populli priste vetëm sinjalin e kryengritjes, ndaj fshat më fshat,  derë më derë e stan më stan, aty ku shkoi Ahmet Lepenica i ngriti njerëzit në këmbë” shkruan autori duke synuar të tregojë se major Ahmet Lepenica nuk është vetëm një ushtarak i fort i karrieres, por edhe tribun i nxitjes, organizimit dher venien në lëvizje të gjithë  popullit.

Kur filloi organizimi i Luftës së Vlorës dhe në Barçalla u zgjodh Komiteti i ri i ‘’Mbrojtjes Kombetare” prej 12 antaresh, po aty u zgjodh edhe një Komision oficerësh , si te thuash “Shtabi madhor i luftes”, prej  tetë oficerësh, nga të cilët tre majorë, komandant i ketij komisioni u zgjodh pikërisht njeri nga këta të tre, major Ahmet Lepenica. Kjo zgjedhje kishte një domethënie të madhe, sepse të dy majoret e tjerë ishin ushtarakë e atdhetar të mirë, edhe që kishin mbaruar studimet e larta ushtarake, ndryshe nga Ahmet Lepenica që e kishte filluar karrieren e tij si ushtar e nënoficer. Dhe këtë dukuri autori e vë në pah në mënyrë të qartë.

Me tej autori me një përshkrim të qartë, të plotë thuajse i saktë edhe nga këndvështrimi ushtarak tregon gjithë zhvillimin e Luftës së Vlores, sulmet mbi garnizonet e postekomandat italiane, mbi garnizonin e Kotës, mbi atë të Drashovicës, e kështu me rradhë mbi garnizonin e Gjormit, Llogoras, Tepelenës, Matohasanaj gjithë operacionet që u kryen gjatë zhvillimit të asaj lufte vigane.

Ne këtë monografi paraqitet mirë roli i major Ahmet Lepenicës edhe kur ai u bë komandanti i xhandarmëris i zëvëndësuar nga Qazim Koculi, një oficer i mirë arsimuar.

Autori shkruan nje nënkapitull të veçantë, vetëm e vetëm për të shpjeguar qartazi “përse major Lepenica u emërua komandant i përgjithshem i xhandarmërisë dhe këtë synim ai e arrin me sukses.

Një vend të veçant në këtë vepër ka zënë edhe trajtimi i rëndësisë historike të shërbimit që Ahmet Lepenica i bëri vendit të tij në udhëheqje të Luftës së Vlores. Në këtë nënkapitull përveç mendimeve dhe vlerësimeve personale te autorit, ai ka renditur edhe vlerësimet specifike të historianeve te njohur si Marenglen Verli, Ilia Lengun, Kristo Frashërin, Muin Çamin, R.Zeqiraj, Abaz Ermenjin, Xhaferr Matukën e deri tek Ismail Kadarea.

Ajo çka është e veçantë në veprat e Enver Memishës, megjithese arsimi i tij formues nuk eshte historia, ai u bën në analizë të hollësishme faktorve dhe kushteve që u dhanë fitoren shqiptarve, kur ata u ballafaquan me një shtet imperialist 40 milionesh.

Enver Memisha vazhdon me tej, ai përshkruan major Ahmet Lepenicën si një nga katër kuadrot komanduese te xhandarmërisë më të shquar të atdheut (Veis Sevrani, Ali Fehmi Kosturin, Xhelal Koprencen) në një kohë që në Shqiperi kishte me dhjetra oficerë të karrierës që kishin shërbyer në poste shumë të rëndësishme në Ushtrinë dhe xhandarmërine Osmane.

Ne momente të vështira të atdheut siç ishte viti 1921 kur Jugosllavia vazhdonte të mbante të pushtuar Puken, Mirditen, Dibrën, Matin etj majori Ahmet Lepenica niset në Dibër me batalionin e vullnetarve vlonjat dhe ndeshet me ushtrinë serbe dhe i mundi ata.

Ne perfundim të operacioneve, shkruan ne librin e tij autori, Komandanti i Pergjithshëm i Operacioneve Ahmet Zogu shkruante dhe propozonte: ”Vullnetarët e Vlorës kanë lënë një kujtim atdhetar dhe fisnik të pa harruar, sidomos major Ahmet Lepenica, komandant i asaj fuqie ..ndaj për me e nderue me nje nishan të Shqipnies, tash propozoj major Ahmet Lepenicës t’i jepet një nishan nga Këshilla e Nalte”

Autori një trajtim të veçant i jep edhe viteve kur majori vepronte si qarkomandant i xhandarmerise së

Gjirokastres dhe kur ai hetoi me shumë përgjegjësi, por pa rezultat, vrasjen e pabes nga Greqia te gjeneralit italian Enriko  Tellinit.

Enver Memishaj-Lepenica me një prudencë të

mahnitëshme, që rrjedh nga një drejtëpeshim aktiv trajton marrëdheniet e Ahmet Lepenicës dhe disa shokëve te tij, opozitare, me presidentin e me vone me Mbretin Zog.

Autori e ka me shumë konsideratë dhe simpati si majorin Lepenica por po ashtu edhe Mbretin Zog, ndaj edhe problemi i mësipërm trajtohet me qendrime objektive, me toleranca dhe me mirekuptime reciproke.

Me dëshirën dhe këmbënguljen e tij karakteristike autori Enver Lepenica trajton në një kapitull më vete disa akuza që i ishin bërë majorit për problemin e zgjedhjeve dhe te marrëdhënieve të tij me familjet Vlora. Natyrisht argumentat e përdorura nuk ishin të reja sepse ato ishin përdorur me sukses, duke e nxjerr të pafajshem majorin edhe  atehere kur këto çështje ishin ende të “nxehta”

Ne nje kapitull te veçante, kapitulli VI, autori bën vlerësimin e përgjithshëm të personalitetit dhe të veprimtarisë së tij, duke filluar nga vleresimet shtetërore gjatë periudhës së mbretërimit, të regjimit komunist e deri më sot, dhe duke vazhduar me një rradhë të gjatë emrash të historianeve e deri tek populli i thjeshte rapsod.

Në përfundim të vlerësimit së rëndësisë që kjo vepër ka në historiografinë shqiptare duhet të shkruhen me gërma të mëdha këto fjalë të skalitura nga autori:

“Major Ahmet Lepenica, kishte guximin që ta jetonte realitetin dhe të merrte vendimet në kohën e duhur; Këtë dhunti e kanë vetëm njerëzit e mëdhenj.Ata që bëjnë historinë. Ky ishte vizioni i tij, për të cilin ja vlente te vdisje, e para së gjithash ja vlente të jetohej, me synimin që ky të jetë vizioni edhe i popullit te vet per liri.

Ahmet Lepenica ishte një nga emërat më të njohur në hapsirën e Laberisë. Ishte një nga udhëheqesit popullor që dolën nga vështirësitë  e viteve te errta.

Duke i thënë Lavdi,Ahmet Lepenices i japim lavdi një personaliteti që tërë jetën e tij ia kushtoi kauzës së popullit të vuajtur”

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Prof. Dr. Uran Asllani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT