• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Riad Ymeri- Tenori shqiptar që po bën karrierë në New York, sjell projekte të reja operistike

October 26, 2020 by dgreca

Intervistoi: Eneida Jaçaj-New York/

Eneida Jaçaj-

Riad Ymeri- është artisti shumëdimensional që me talentin dhe zërin e tij potent u katapultua nga Kosova, në skenën ndërkombëtare. Pas një veprimtarie të gjerë operistike në Kosovë por edhe në Shqipëri me Teatrin e Operas dhe Baletit, tenori Riad Ymeri vazhdon karrierën e tij në NewYork, ku ka ngritur në piedestal emrin e tij në skenën ndërkombëtare, duke bërë të ndihet krenar mbarë komunitetin shqiptar. Riad Ymeri ka debutuar pranë yjeve të muzikës klasike, ka interpretuar Moxartin, Verdin, Bethovdn etj, ndërsa ka punuar fort për të thelluar karrierën artistike pranë legjendave si Samuel Ramey. Amerika është një terren i ashpër pasi konkurrenca është shumë e lartë nga të githa vendet e botës, por Riadi ka mundur të rezistojë falë punës së tij të palodhur dhe talentit, duke spikatur me zërin e tij. Nuk është e lehtë të ngjitesh në skenën ndërkombëtare dhe aq më tepër të qëndrosh mbi të, nëse të mungon talenti dhe ambicia për të thelluar veprimtarinë artistike, duke përçuar vlera muzikore për publikun ndërkombëtar, veçanërisht për atë shqiptar. Riadi ia ka dalë mbanë, por nuk do të ndalet këtu. Tenori Ymeri do të vijë me projekte të reja ambicioze, ku do të shpalosë edhe një herë talentin e tij dhe zërin që buron nga kraharori i shqipes, duke na bërë të ndihemi krenarë se jemi shqiptare! Në një intervistë për gazetën “Dielli”, tenori Riad Ymeri rrëfen historinë e tij se si u ngjit në skenën e NewYork-ut, planet e tij për vitin që vjen, etj. Ai thekson me krenari se përveç talentit, është puna ajo që të bën të mbash gjallë ëndrrën tënde. Duke vënë në dukje se terreni në Amerikë është i ashpër për të rezistuar për shkak të konkurrencës, Riad Ymeri thotë se pati fatin të fitojë në NewYork  2 çmime në 2 konkurse lirike në 2014 dhe një në 2015. Më pas, ai fitoi edhe një bursë që të studionte me top emrat e industrisë, siç ishte edhe Sam Ramey.

-Ju keni një veprimtari të gjerë artistike në Amerikë, duke përçuar vlera muzikore te publiku ndërkombetar, vecacnërisht ai i diasporës shqiptare. Ju keni interpretuar fillimisht në Kosovë. Si arritët të katapultoheni nga Kosova, në skenën ndërkombëtare?

Riad Ymeri- Gjithçka filloi nga Kosova, aty ku u inspirova me vizion të qartë për më tutje, ku fillova të hedh hapat e parë drejt një rruge të gjatë dhe të bukur! Aty mësova bazën e muzikës dhe gjeta përkrahjen e publikut që, si performues të vazhdoj të ëndërroj edhe skena më të mëdha. Skena e rradhës, shumë e madhe gjithashtu, ishte Teatri i Operas dhe Baletit në Tiranë, ku performova për dy vite role të realizuara me sukses, brenda dhe jashtë vendit.  Pastaj fillova të lëviz ngadalë nëpër rajon, duke fituar çmime domethënëse në Shqipëri dhe Kosovë, duke performuar në Kroaci, Greqi, Slloveni, Maqedoninë Veriore, pastaj edhe në Evropë nëpër Teatro, si Dante Aleghieri në Itali,  Bozar Hall në Belgjikë, dhe gati në të gjithë kontinentin e vjetër si: France, Gjermani, Austri, Angli, etj, për të vazhduar më pas edhe nëpër Amerike si: NewYork, LA, Florida, Vegas, etj. Pra, katapultisti kishte planifikuar dhe punuar fort, që dikur të marrë hovin në ngjitje-fluturim nëpër skenat ndërkombetare! 

-Sa e vështirë ka qenë për ju të integroheni në një vend të huaj dhe të keni një karriere të pasur operistike, ku keni ngritur në piedestal emrin tuaj dhe keni bërë komunitetit shqiptar të ndihet krenar?

Riad Ymeri- Çdo fillim është i vështirë, por unë pata fat dhe fitova në NYC, 2 çmime në 2 konkurse lirike 2014 dhe një në 2015. Këto çmime më hapën një copë të mirë të rrugës më tutje, ku unë fitova edhe një bursë që të studioja me top emrat e industrisë, ndër ta edhe Sam Ramey. Pastaj pata angazhime në opera të ndryshme, koncerte në sallat botërore, etj, në United Nations, dhe shumë e shumë artikuj e kritika pozitive, të cilat ishin vërtet momente për t’u kujtuar! Këto suksese më sollën afër edhe me komunitetin shqiptar që në fillim, dhe kështu deri më sot audienca shqiptare këtu ka qenë dhe do të jetë pjesë përbërëse e familjarizimit të projekteve të mija. Pasi që une kam tani një bi-audiencë shqiptare dhe të huaj, edhe projektet e fundit i kam me muzikë të huaj dhe shqiptare.

-Cilat janë vështirësitë për të interpretuar në Amerike, dhe cilat janë mangësitë për të bërë karrierë në Kosovë?

 Riad Ymeri- Amerika si në çdo sferë tjetër është një kafshatë e madhe për t’u kapërdirë, dhe është një konkurencë shumë sfiduese. Opera si industri është e vogël, prandaj talentet nga e gjithë bota ia mësynë metropoleve të operës siç është një ndër ta edhe NewYork-u, po ta krahasojmë madhësinë e qytetit me ato evropiane, atëherë mund të supozojmë që NYC ka numrin më të madh, dhe në këtë mënyrë e bën shumë të vështirë por jo të pamundur. 

Kurse Kosova ka lëvizje aty-ktu,  por siç e ceka edhe më lart industria e Operës është e fokusuar nëpër shtetet e zhvilluara industrialisht e pastaj vetë edhe kultura është në gjendje më të mirë pastaj.  Gjithashtu isha i lumtur shumë kur performoja në Kosove edhe në Shqipëri, sidomos TOB-i në Tiranë më mbushte artistikisht, sepse ka një Teatër të Operas funksional. Kam momente të mira shumë! 

-Cilat janë projektet tuaja të ardhshme, dhe si do ta konsideronit vitin që po lëmë pas në aspektin e veprimtarisë tuaj artistike?

Riad Ymeri- Projektet e ardhshme janë kryesisht ato që po bëj me video-performancat, por do eksperimentoj gjithashtu duke shëtitur nëpër dimensione të tjera të të performuarit, dhe kështu duke prekur një audiencë të konsiderueshme të huaj dhe kombëtare. Shpresojmë mos të mbyllemi nga Covid më, pastaj puna do ta ngrejë punën tjetër. 

Kurse për kohën e mbylljes ishim ashtu si të gjithë, pastaj kishte disa lëvizje koncerte online. Relativisht pasiv ishte periudha shkurt-qershor. 

-Ju keni punuar përkrah legjendave si Samuel Ramey. Sa e vështirë është të punosh përkrah yjeve të muzikës klasike, dhe a keni ndonjë ikonë që ju frymëzon?

Gjithsesi, unë kam pas fatin (Me ndihmën e Zotit) të punoj me emra si këta, por në të njëjtën kohë edhe kam mësuar shumë prej tyre. Kërkon punë dhe durim shumë, ndonjëherë stresuese, por pastaj e bën puna të vetën të shpërblehesh për atë që ke punuar.

 Ikona kam shumë që më kanë frymëzuar, e një ndër ta edhe Franco Corelli, por ndoshta si model do të thoja: zërin diçka dhe teknikën e Pavarotit, stilin e Alfredo Kraus, dhe repertorin e Nicolai Gedda. 

-Për ta mbyllur, një mesazh për të gjithë qoftë për kolegët, por edhe për mbarë konunitetin shqiptar?

Riad Ymeri- Do të doja të falenderoj të gjithë për përkrahjen në projektin tim të fundit (që po vazhdon ende…), familjen, kushërinjtë, miqtë, komshinjtë, shokët/shoqet e klasës, koleget, etj. Gjithashtu do të falenderoja të gjithë dashamirësit nga komuniteti mbarë-shqiptar për përkrahjen në media televizive, sociale dhe të shtypit. Gjithashtu i ftoj të qëndrojnë me ne edhe më tutje: Facebook: Riad Ymeri Official, Youtube: Riad Ymeri, Instagram: riadrymeri.

Filed Under: Featured Tagged With: Eneida Jaçaj-, Projekte te reja, Tenori Riad Ymeri

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT