Botohet me rastin e 5 Majit 1930- 90 vjetorit të dorëzimit të Promemories në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë (sot OKB) Sekretarit të Përgjithshëm Eric Drumondo nga tre meshtarët katolik shqiptar nga Kosova Luigj Gashi, Shtjefën Kurti dhe Gjon Bisaku, ku me fakte e dëshmi denoncoheshin dhuna e mbretit serbo-kroato-slloven ndaj minoritetit shqiptar në Serbi megjithëse ajo kishte nënshkruar Konventën Ndërkombëtare”Për Mbrojtjen e të Drejtave Themelore të Minoriteteve”. Lexojeni të plotë:*
***
Si atdhetarë që e kishin lidhur aftin e tyre me të atdheut, klerikët katolikë vazhdimisht kishin denoncuar krimet e serbëve ndaj popullsisë shqiptare. Autoritetet serbe i shihnin klerikët katolikë si pengesë në realizimin e projekteve të tyre, prandaj vazhduan ti persekutojnë edhe ata. I tillë ishte rasti me 3 famullitarët e Gjakovës të kombësisë shqiptare, të cilët u ishin nënshtruar persekutimeve të çdo lloji dhe ishin kërcënuar me vdekje nga organizatat sekrete serbe, prandaj u detyruan që të largohen për në Shqipëri.[1] Organizata serbe “Narodna Obrana” u kishte dërguar letra kërcënuese pesë priftërinjëve katolikë nga Kosovë, që jepet në gazetën “Vullneti i Popullit” maj 1930: Një lajm i parë nga Kosova, prej personavet që meritojnë besim në informon se organizata nacjonaliste serbe “Narodna Obrana” u ka dërgue letra me kanosje vdekjeje, pesë priftërvet katholikë në dioçezën e Prizrenit. Priftnit e synuem nga organizata terroriste sllave janë Don Shtjefën Kurti, Don Luigj Gashi, Pater Lorenc Mitroviç, Don Gjon Bicaj, Don Shtjefën Krasniqi, të gjithë shqiptarë dhe mendje të provueme kombëtare. Priftent e naltpërmendun i janë sjellun Peshkopit të tyne në Prizren, me nacjonalitet sllav, po kanë pasun përgjigje se nuk ishte e mundun të bahej gja në favor të tyne. Pesë priftenat, pas këshillet të Peshkopit u nisën për Beligrad.[2] Në dhjetor të vitit 1929, tre klerikët kishin shkuar në Beograd dhe kishin kërkuar atje ndihmë e mbrojtje nga autoritetet qëndrore. Në Ministirnë e Punëve të Brendshme nuk u kishin dhënë kurrfarë rëndësie ankesave të tyre. Ankesa e tyre, në vend që ti qetësonte, e shtoi edhe më tepër urrejtjen e autoriteteve të pushtetit. Një oficer i xhandarmërisë u kishte thënë së “në Jugosllavi nuk ka vend për shqiptarët” se “ ajo që i ndodhi Gjeçovit është vetëm fillimi” dhe se “ do tu vijë radha edhe ju”.[3]
Nga fundi i dhjetorit të vitit 1929, Konsulli Italian në Shkup, që për arsye të vijimësisë territoriale ndiqte zhvillimet e ngjarjeve në Kosovë, i telegrafoi Legatës në Beograd që tre priftërinjtë katolikë shqiptarë, rezidentë në Gjakovë, të dyshuar nga xhandarmëria serbe, si persona që merren me spiunazh në favor të Italisë, kishin ndërmend të kalonin jashtë vendit, meqenëse ndiheshin të rrezikuar në Jugosllavi. Për këtë qëllim ata i kishin kërkuar Nunçiaturës në Beograd autorizimin për të dalë jashtë vendit dhe i kishin kërkuar konsullit disa të holla që do tu nevojiteshin gjatë largimit. [4] Sipas njoftimeve të Nuncit apostolik në Jugosllavi Monsinjor Pellegrinetti rezulton që me 14 dhjetor priftërinjët Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti dhe Luigj Gashi ishin paraqitur te Nunci në Beograd dhe i kishin kërkuar ti ndihmonte që të merrnin pashaportat pasi donin të emigronin sepse sipas njoftimeve që kishin nga disa miq ata ishin të rrezikuar dhe ndoshta do të vriteshin si At. Gjeqovi.[5] Në pak javë, rasti i Gjon Bisakut, Shtjefën Kurtit dhe Luigj Gashit doli nga koptetencat e një konsulli periferik për tu administruar drejtpërdrejt nga Zyra për Shqipërinë në Ministrinë e Punëve të jashtme.[6]
Klerikët nuk kanë menduar se si do ti marrim pasaportat për Romë dhe të paraqiten në Kongregacionin e Shenjtë “Propaganda Fide” nën drejtimin e të cilit ishin si misionarë. Prandaj, ishin detyruar të drejtohemi kah kufiri shqiptar, pa marrë parasysh rreziqet, por me shpresë se atje do të gjejmë mbrojtje për jetën, në këmbim të tërë asaj që kishin qenë të detyruar të lënë, duke e braktisur atdheun, farefisin dhe pasurinë.[7]
Në arsyetimin e ikjes nga Jugosllavia për në Shqipëri tre priftërinjtë e lartëshenuar deklarohën se kanë qenë të detyruar ta braktisim vendin e vet për shkak të kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shprehjes, të qarkullimit, të ndihmës famullive dhe popullit të tyre. Më tutje në arsyetimin e tyre ata theksojnë se: Çdo lëvizje dhe çdo veprim, që bënim ne, u dukej i dyshimtë organeve të pushtetit për arsye të thjeshtë së nuk kemi pranuar të bëhemi “patriotë” serbë dhe tu shërbejmë qëllimeve të Shoqatës terroriste “Narodna odbrana”. Ne u kemi shpjeguar bashkatdhetarëve tanë absurditetet e shovinizmit serb, i cili po dëshiron të ndihemi serbë të shqiptarizuar dhe prandaj nuk duhet t‟i lutemi Zotit shqip e as t‟i mësojmë fëmijët në gjuhën amtare. Mosbindja jonë është konsideruar faj i madh kundër interesave të Shtetit dhe nuk ka mundur të harrohet as të falet.[8]
Letër e drejtuar Shkëlqesisë së tij Nuncit Apostolik në Beograd para nisjes sonë
Shkëlqesi
Është më dhimbje të thellë të zemrës sonë që kemi lënë të afërmit tanë dhe miqtë tanë, por mbi të gjitha popullin tonë të varfër, që kishte ende pak ngushëllim, duke parë që ne jetonim me të dhe ndanim me të vuajtjet. Ne i parashtrojmë, përmbledhtazi, Shkëlqesisë Suaj arsyen e të gjithë kësaj: Prej disa vitesh gjendja jonë dhe qëndrimi ynë në krahinën e Gjakovës u bënë të kota dhe të pamundura. Nga viti në vit kjo u bë më e rëndë, në atë mënyrë që tani ka arritur kulmin. Letra kërcënimi, persekutime personale dhe për famullinë tonë, është bërë gjithshka e mundshme për të na nxjerrë fajtorë përpara ligjit, e gjithë kjo na ka lodhur. Persekutimi arriti kulmin më 14 tetor 1929, me vrasjen e Atit françeskan Shtjefën Gjeçovi. Pse? Kush e vrau? Ne i lemë gjykimin të tejerëve, pasi Shkëlqesia Juaj është në zotërim të dokumentave të sakta. Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje janë zërat që qarkullojnë dhe vetë oficerët që thonë: “Ky nuk është vetëm fillimi!”, si për shembull kapiteni i xhandarmërisë së Prizrenit. Komnadanti i xhandarmërisë së Pejës, Popovitch it ha duke u ngërdheshur njërit prej nesh: “Tani do të vije edhe radha jote!” një tejtër oficer Zarko Andjelkovitch tha: “Ne kemi vrarë At Gjeçovin, tani do të vrasim atin e Pejës”. Vetë disa serbë që ne i njohim na kanë thënë që janë nën gjurmët tona. Pse? Çfarë këmi bërë? Na pyetet deri edhe për larje hesapesh për predikimet tona në kishë etj… Njërit prej nesh jut ha që ai ishte antar i Komitetit të Kosovës, në Shkodër; tjetri u akuzua se kishte ndërtuar kishën me mara të huaja etj. Me një fjalë, ne jemi “të padëshiruar” dhe “të parë me sy të keq”. Kjo “të padëshiruar” nga qeveria, është konfirmuar të mërkurën në mbrëmje nga vetë ipeshkvi unë në mbledhjen e dy dekanateve të Pejës dhe të Gjakovës, kur në një bisedë me At Lubomir Galitch, ai tha që kjo është e vërtetë, por nuk gjendet asnjë famullitar për këto famulli. Në këto rrethana, çfarë të bësh? Të rrish për tu vrarë, jo për fenë, por për akuza imorale, siç u bë me të ndjerin At Gjeçovi, na duket e kotë, aq më tepër që nuk na pëlqen një akt i tillë heroizmi! Që ne të rrimë apo të largohemi, famullitë tona do të jenë pa fumullitarët e tyre. E kemi informuar për të gjitha këto Monsinjor Ipeshkvin shumë herë. Tani gjendemi të shtrënguar të braktisim, me zëmr të thyer, dioqezën tonë, famullit tona dhe popullin tonë të dashur të varfër, pa përmednur ato pak pasuri që kemi, për të shpëtuar jetën tona. prandaj ne i lutemi Shkëlqesisë Suaj të flisni me Kongregatën e Shenjtë të “Propagandës Fide”, nxënës të së cilës jemi, për të na gjetur një mision tejtër ku të mund të vazhdojmë detyrën tonë të shenjtë meshtare, për të arritur që Jut ë mund të na dërgoni pranë vetë kësja Kongrehatë të Shenjtë, të cilës i paraqesim mundimet dhe nevojat tona dhe se cilës do t’i bindemi gjithmonë dhe për gjithshka, dhe sa më shpejt, sepse jemi të papajisur me gjithshka, për rrugë dhe me frikën e persekutimit dhe arrestimit. Me shpresën që Shkëlqesia juaj do të marrë në konsideratë këtë shkresë dhe do të na vijë në ndihmë, mbetemi fëmijët shumë të përulur dhe të devotshme të Shkëqesisë Suaj: Dom Gjon Bisaku, Dom Luigj Gashi, Dom Shtjefën Kurti, Beograd 14.12.1929.[9]
Ndërkaq në Romë bëhej e ditur se të tre ata qenë qortuar ashpër nga Nunci apostolic për shkak se kishin braktisur famullitë e tyre pa vënë në dijeni hjerarkun supërior, arqipeshkvin e Prizrenit; nga ana e tij ky i fundit do të kishte qenë fort i kënaqur t’i hiqte qafe të tre dhe t’i zëvendësonte me slemente sllavë. Kështu spekullonin funksionarët itlianë dhe Nunci donte që të evitohej me çdo mënyrë një ikje e natyrës politike, e cila do të ngjallte dyshime lidhur me marrëveshjen ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe qeverisë italiane. Duke qenë në lojë, siç ngulnin këmbë, jeta e tyre, të tre priftërinjtë nuk shqetësohehsin për sanksione eventuale kanonike, por kapërcyen fshehurazi kufirin shqiptaro-jugosllav, kufi që për atë që dispononte një farë bakshishi, nuk ishte i pakalueshëm. Në mesin e janarit ata gjendeshin tashmë shendosh e mirë në Tiranë, ku i bënë publike arsyet e tyre. Në një intervistë që dhanë ata shpjeguan se prej vitesh shqipatrët katolikë të Prizrenit e të rrethinave, u ishin nënshtruar keqtrajtimeve të përditshme të ndërmarra nga autoritetet serbe; por kohët e fundit, duke i cilësuar famullitarët si mbrojtës të popullit, mbi klerin qenë drejtuar presione dhe kërcënime. Vrasja e At Gjeçovit pati paralejmruar se çfarë përgatitej për ta vetë, me akuzën se bënin pjesë në Komitetin e Kosovës. Nga Beogradi, gazetat e banalizonn ngjarjen dhe shkruanin për “ikje për arsye të shpërdorimit”, “për shtëpi famullie të boshatisura”.[10]
Në Zyrën e Shqipërisë u bë një hap për të “sensibilizuar” Sekretarinë e Shtetit mbi gjendjen e klerit shqiptar në Jugosllavi”. Kardinali Sekretar i Shtetit; megjithëse ishte i preokupuar dhe i hidhëruar nga kuadri kompleks, nuk mund të mos qortonte në këtë rast sjelljen e tre famullitarëve, ashtu siç nuk mund të mos i zinte besë sigurimeve të marra për këtë çështje nga autoritetet jugosllave.[11]
Kur diplomati Italian Sola nga Tirana, informoi Romën se të tre po niseshin nga Viena dhe që andej do të shkonin në Gjenevë për t’i paraqitur “Lidhjes së Kombeve” një memorandum, Zyra për Shqipërinë i dha udhëzime Legatës italiane në Vienë që tu jepte atyre asistencë e këshilla, por ta bënte “në rrugë krejt të fshehtë” dhe me paralajmrimin se “ata vështirë se mund të mështeteshin në ndihmën e Nunciaturës”. Arsyeja që këshillonte fshehtësinë ishte mungesa e “mbështetësve” të besueshëm mbi të cilët do të luhej loja. Qëndrimi i Selisë së Shenjtë ishte i kuptueshëm në dritën e tratativave të vështira me Jugosllavinë, me të cilën ishte në procesin e sipër për marrëveshjen e Konkordatit.[12]
Largimi it re klerikëve shqipatrë krijoi shqetësim të madh te autoritetet jugosllave, të cilët u përpoqën që ta justifikonin largimin e tyre me argumente banale. Por nga ana tjetër, ata u përpoqën të gjejnë bashkafajtorë në ikjen e tyre. Ministri Italian në Beograd i shkruante Ministriosë së PUnëve të Jashtme të Italisë: “Po i dërgoi Shkëlqesisë Suaj informacionin që konsulli mbretëror në Shkup më ka dërguar me 28 shkurt: Famullitari i Pejës Lorenc Mitroviç dhe njëfarë Nikollë Mark Bala nga Peja u thirrën nga Majori i xhandarmërisë, zoti Popociç, i cili i kishte pyetur mbi motivet e vërteta të arratisjes së tre klerikëve shqiptarë nga Jugosllavia. Njëri prej tyre, Dom Luigj Gashi, para se të shkonte në Beograd, kishte vajtur në Pejë, ku kishte vizituar kolegun e tij, At Mitroviçin dhe motrën e tij, të martuar me Nikollë Mark Balën. At Mitroviç i ishte përgjigjur se “ju tashmë duhet ti keni mësuar motivet e vërteta të ikjes së tre klerikëve”. Nga ana e tij, Popoviç kishte theksuar se autoritetet jugosllave kanë motive të bazuara për të besuar se ata ishin italofil dhe në Beograd ishin parë të hynin në Legatën e Italisë. Popovic në vazhdim kishte shtuar se mbas ikjes së tyre, si mbi priftërinjët edhe mbi popullsinë katolike bien dyshime, prandaj në të ardhmën do të mbikqyren. At. Mitrovici e ka siguruar Majorin Popovic për pafajsinë e priftërinjëve dhe të banorëve katolikë.[13]
Kardinali sekretari i Shtetit kishte paraqitur shqetësimin e thellë dhe dhimbjen e Selisë Shejtë për kushtet në të cilat gjendet kleri katolikë shqiptarë. Largimi i tre priftërinjëve e kishte vendosur Selinë e Shejtë në pozicion të vështirë, sepse vendi i tyre du tu jepej priftrinjëve të tjerë, të cilët mund të ishin edhe serbë që nuk e njohin shqipen dhe kjo do ti shkaktonte dëme shpirtërore shumë të mëdha popullsisë së barktisur.[14]
Autoritetet jugosllave ishin përpjekur të trajtonin largimin e tre priftërinjëve si një çëshje ordinere që kishte të bënte me thyerjen e ligjit nga ana e tyre. Gazeta e Beogradit “Pravda” e datës 23 të muajit të kaluar kishte botuar një korrespondencë nga Gjakova autori i të cilës kishin nënshkruar me pseudonimet U.I.V. në të cilën flitet për priftërinjët katolikë që ishin larguar “Dom Shtjefen Kurti e Dom Gjon Bisaku, priftërinjë të komunës së Janoshit janë larguar për shkak të disa shkeljeve që kanë bërë. I pari ka qenë Kryetar i Këshillit për ndërtimin e shkollës fillore [natyrisht serbe] në Novosellë që kushtonte rreth 300 mijë dinarë. Meqenëse disa fonde nuk ishin likujduar prifti ishte akuzauar nga zyra komunale e Janoshit që kish dhanë parat. I dyti kishte kryer detyrën e arktarit të shkollës së Becit. Të dy të ikurit kanë shkuar në Shqipëri sepse kanë miqtë e tyre të studimeve në Romë dhe në Vjenë. Nëse të arratisurit kanë përgjegjësi qeveria jonë do të kërkojë ekstradimin e tyre meqenëse një konventë e tillë ekziston ndërmjet Mbretërive shqiptare dhe jugosllave për kriminelë.[15]
Se në çfarë drejtimi do të zhvillohej çështja, filloi të kuptohet atë ditë shkurti, në të cilën, kur të tre klerikët do të priteshin në audiencë nga Mbreti Zog.[16] Gjatë audiencës që kishte zgjatur për afro një orë, Don Shtjefën Kurti i ka bërë Zogut një ekspoze të hollsishme mbi situatën e trishtë të pakicës shqiptare në Jugosllavi.[17] Në shtypin shqiptar shkruhet: “Pardje N.M.T. Mbreti pranoi n’audjenc tre priftnt kosovar t’ikun nga Jugosllavija. Vizita zgajti ma se nj gjysm ore, në të cilën s. Don Shtjefn Kurti, n’emn t’shokve mbajti nji fjalim tue i urue jet të gjatë Mbretit të gjith shqiptarve, për lumturin e të gjithë atyne që flasin gjuhën shqipe. Z. Don Sh. Kurti theksoi se në sa provojshin kënaqsi tu e pa Zogun I në fron të Shqipnis së lirë, aq ndijshin dhimbje që vllaznit jashtë kufinit s’mund të merrin pjesë në këtë këqnaqsi tue gezue frymën e lirisë. N. M. T. Mbreti u interesue hollsisht mbi ngjërjet dhe vicendet e ikjes së tyne, si dhe për vuejtjet që kta treguen se pësojn vllaznit e Kosovës. Ma në fund, priftent kosovarë i paraqitën Mbretit një promemorie.[18] Po ato ditë, një e përditshme e Tiranës publikoi një artikull me një replikë tepër të përpiktë, që godiste “gënjeshtrat e qeverisë jugosllave lidhur me çështjen e shkollave shqipe në Kosovë.[19]
Paraqitja e këtij peticioni në emër të popullsisë shqiptare të Jugosllavisë së atëhershme zotit Drymond kishte për qëllim që Lidhjes së Kombeve t‟i ofronte një pasqyrë reale mbi vuajtjet e shqiptarëve. Duke e paraqitur qëllimin final të politikës qeveritare serbe, që ishte ndryshimi me çdo kusht i faktorit etnik në trevat e banuara me shqiptarë, Lidhja e Kombeve do të informohej lidhur me procedurat që ndiqnin pushtuesit e që ishin: -persekutime të të gjitha llojeve për ta bërë të detyrueshëm emigrimin; -përdorim i dhunës për shkombëtarizim të shqiptarëve; dhe -syrgjynosje e shfarosje për ata që nuk pranonin të shpërnguleshin, ose të nënshtroheshin.[20]
Promemoria ishte shkruar në gjuhën shqipe, italiane dhe frënge dhe u ishte drejtuar Kongregacionit të Propagandës Fide në Romë dhe Lidhjes së Kombeve. Në document theksohet se ligjet e Jugosllavisë nuk janë aq të ashpra sa janë zbatuesit në terren, të cilët nuk pyesin për ligj. Siç mund të kuptohet, midis ligjvënësve dhe ligjzbatuesve, për dëmtimin e shqiptarëve ekzistonte një mirëkuptim i heshtur. Në një document prej 32 faqesh, jepen në fakte konkrete për dhunën e ushtruar ndaj tyre, ndalimin e gjuhës shqipe, pa dallim feje, katolike apo myslimane.[21] Në kohën kur peticioni i Hasan Prishtinës për çështjen e Kosovës, ishte përjashtuar nga rendi i ditës në Shoqatën e Kombeve, si pasojë e intervenimit të diplomacisë jugosllave, diplomacia shqiptare mbështeti pikërisht tre priftërinjtë kosovar duke qënë e bindur se para diplomacisë të krishter përëndimore efekti i promemories së tyre do të ishte më i fuqishëm se kujdo tjetër. Peticioni i këtyre patrioteve të devotshëm, jo vetëm që e ringriti çështjen e Kosovës në nivelin e çështjës botërore, por njëherit e ngriti edhe vetëdijen shqiptare, me shpresë që më në fund do t‟ia dalë që të mbijetoj nga dhuna e okupatorit sllav. Prifterinjët shqiptarë, në promemorien e tyre, me argumente e objektivizuan faktin se ndaj shqiptarëve të robëruar në Jugosllavi ushtrohet terror shtetëror, politik dhe civil, pasi që, çdo sllav ka të drejtë që ta vrasë shqiptarin dhe të mos i përgjigjet askujt, çdo sllav ka të drejtë që t‟ia grabisë shqiptarit pronën dhe të mos i pergjigjet asnjë instance shoqërore. Kjo do të thotë që Jugosllavia me çdo mjet synonte t‟i asgjësonte shqiptarët.[22]
Tre klerikët atdhetarë, Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi nuk zgjodhën rrugën e servilizmit ndaj pushtetit okupues që do t‟u siguronte jetë luksoze, por u përcaktuan për të drejtat kombëtare dhe fetare pavarësisht nga çmimi, duke e krijuar epopenë e tyre të re, që do t‟i përjetësojë para Zotit dhe Kombit.[23] Ata e kishin kuptuar prej kohësh, se vetëm përmes dinjitetit, akteve të mençura diplomatike, e pse jo edhe të trimërisë së popullit, çështja shqiptare do të mund të merrej në konsideratë nga Lidhja e Kombeve. Në këtë rrugë ata mbetën kalorës nderi deri në vdekje. Përpjekjet në favor të prezencës së faktorit ndërkombëtar dhe të një komisioni hetimor që do t‟i kontrollonte zbatimet e traktateve ishin pikësynim i Bisakut, Kurtit dhe Gashit. Me ndjesinë e thellë që i karakterizonte këta barinj të popullit i parashtruan vetës dy misione. Së pari t‟i demantonin përrallat serbe për respektimin e të gjitha të drejtave për popullin shqiptar dhe së dyti që kambanat të binin për ata që dëgjonin, natyrisht që Evropa të mos mbetej e shurdhër.[24]
Pjesa e dytë e Promemories do t‟i pasqyrojë shtojcat ose dokumentacionin qe provojnë me fakte burimore vërtetësinë e të dhënave të paraqitura. Ndarja është në tetë shtojca. Në shtojcën numër një, fillimisht paraqiten fillet e sundimit serb që fillon më 1912, me zhdukjen e popullatës shqiptare në qytete dhe fshatra të Kosovës. Për ta krijuar një ide mbi këto skena makabre paraqitet një tabelë më të dhëna vetëm për një nënprefekturë për periudhën kohore gjashtëmujore. Në fund të shtojcës së parë pasqyrohen të dhënat mbi vrasjen e Atë Shtjefën Gjeçovit, i cili ishte deklaruar në favor të kombësisë shqiptare, pavarësisht nga pasojat që do t‟i sillte kjo gjë. Pra, u ngrit zëri kundër atyre që e shpërfillnin në mënyrë të hapur historinë. U ngrit zëri kundër atyre që shkelnin mbi kufoma shqiptarësh të vrarë barbarisht dhe të djegur në flakët e qindra fshatrave të bëra gërmadha. U ngrit zëri kundër realitetit të dhimbshëm shqiptar. Në shtojcën numër dy, pasi fillimisht paraqitet braktisja e misionit të shenjtë për shkaqe sigurie të autorëve të kësaj promemorie dhe letra dërguar Papës, i cili informohej mbi realitetin e hidhur, paraqiten metodat e përdorura nga Qeveria jugosllave për ta detyruar popullsinë shqiptare t‟i braktisë vatrat e veta. [25]
Fillimisht shtojca numër katër i shtjellon të drejtat qytetare dhe politike, ku përkatësia kombëtare ishte pengesë për shqiptarët që të kenë funksione, ose të jenë të përfshirë në organet udhëheqëse, pavarësisht nga përgatitja shkollore. Sistemi i tatimeve dhe masat arbitrare që përdoreshin ndaj shqiptarëve pasqyrohen në vijim të shtojcës së lartpërmendur.[26]
Në shtojcën numër tre protestohet mbi mohimin e të drejtave pronësore. Sidomos kjo ishte e theksuar të pronarët shqiptarë, te të cilët ndjenjat filoserbe ishin të dyshimta
Ky ishte një denigrim total për shqiptarët që liheshin pa tokë ose pa gjë fare dhe ishin çifçinj sllavë, si pasojë e viktimizimit të shqiptarëve nga reforma agrare. [27] Citoheshin raste të familjeve të rëna nga mirëqenja në varfëri, të fshatrave të privuara nnga, kullotat e tyre, të kompensimeve qesharake. Në po atë ditë që peticioni it re priftërinjve u depozitua në Gjenevë, ndodhi që konsulli italian në Shkup t’i transmetonte supërriorëve të tij njoftim të indinjuar por me pak hollësi lidhur me përzënjen nga terrenet e pronave shqiptare, që komisionet e reformës agrare po kryenin në distriktet e Pejës dhe të Gjakovës. Komenti i funksionarit për Minsitrinë e Jashtme nuk e fshihte shqetësimin e një profesionisti, të shtrenguar të punonte me diletantë. [28]
Shqiptarët kishin emigruar kryesisht, mbasi përziheshin nga ajo pak tokë që zotëronin dhe punonin ose sepse torturoheshin ose kërcënoheshin nga autoritetet: nëse zgjidhnin si venqendrim Turqinë më shumë se Shqipërinë, kjo nuk ishte për fanatizëm besimi dhe indiferentizëm kombëtar por për shkak të mungesës së lëshimit të vizave të largimit nga ana e autoriteteve; megjithatë, rreth 3.500 persona kishin kaluar në mënyrë legale në Shqipëri gjatë 4 viteve të fundit: vetëm gjatë vitit 1928, ishte e domosdoshme shifra e 290 familjeve kundrejt 40, që citoheshin në “Memorie”-n jugosllave.[29]
Vend të veçantë në këtë promemorie autorët i kushtojnë edhe ndalimit të gjuhës shqipe që paraqitet në shtojcën numër pesë, kurse në shtojcën numër gjashtë, gjejmë informatën që i bëhet Lidhjes së Kombeve rreth ndalimit të funksionimit të shkollave private shqipe, si dhe manifestimeve të ndryshme kulturore shqiptare. Në vijim paraqitet tabela e shkollave private shqiptare të mbyllura nga Qeveria jugosllave. Shkollat private katolike ishin mbyllur dhe famullitarëve u ishte ndaluar të mësonin gjuhën shqipe; shkollat fetare islamike ishin shtetëzuar dhe mësuesit e vjetër shqiptarë ishn zëvendësuar me muslimanë boshnjakë të “gjuhës sllave”; në shkollat fillore publike mësimi zhvillohej në gjuhën serbe.[30] Absurdi kishte arritur atë shkallë sa që shqiptarëve u ndalohej madje edhe kryerja e ritualeve fetare në gjuhën amtare. Shtojca e parafundit paraqet mungesën e theksuar të mësimdhënësve nga radhët e shqiptarëve, si hendikep të madh për këtë popullatë, ndërsa shtojca e fundit, ajo me numër tetë, informon mbi konfiskimin e pasurive nga Qeveria jugosllave për fondacionet përshpirtërore bamirëse si dhe ato katolike. [31]
Në fund, Lidhja e Kombeve përmes kësaj promemorieje informohet se ky okupator merret edhe më të vdekurit, duke u konfiskuar pronat ku ishin të vendosura varrezat e shqiptarëve dhe duke paraqitur vështirësi për varrosjet. [32]
Promemoria është shkruar me kujdes, me gjuhë të pastër dhe të rrjedhshme. Gjithsesi shquhet edhe origjinaliteti i shprehjes dhe horizonti i gjerë intelektual dhe kulturor i autorëve. Prememorja e tre priftërinjvë shqiptarë pati efekt shumë në madh në Lidhjën e Kombëve dhe në shumicën e përfaqësuesve diplomatikë perendimorë. Qeveria e Beogradit u shqetësua shumë për ketë promemorje. Ajo bëri të gjitha përpjekjët e mundshme pranë delegacionit të saj të përhershëm në Gjenevë për ta demantuar ketë promemorje. Nuk munguan as përgjegjet e diplomacisë shtetërore nga Beogradi në adresë të Lidhjës të Kombeve në Gjenevë dhe Sekretarit të Përgjithshëm Drumond ku pretendohët demantimi i kësaj promemorje. Në realitet Promemorja kishte pasur efekt të madh dhe kishte krijuar besushmeri. Përpjekjët e Qeverisë Jugosllave për ta demantuar Promemorjen nuk po e jepnin efektin e duhur e tregon e dhëna se delegacioni jugosllav në Gjeneve, më 31. maj 1931, një vit pas promemorjes, kishte kërkuar të dhëna shtesë për të hedhur poshtë Promemorjën, që ishte fitore në radhë të parë e popullit shqiptar në Jugosllavi e tre priftërinjve shqiptar Bisaku, Kurti e Gashi, por edhe e shtetit shqiptar dhe diplomacisë shqiptare që dhanë kontribut të vlefshëm në ketë drejtim.[33] Tre klerikët katolikë, Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj gashi kishin merr mbi vete të përçojnë misionin kombëtar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. dhe u ngritën në nivelin e përfaqësimit e të mbrojtësit të interesave të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar. [34]
PROMEMORIA
Shkëlqesisë së Tij z. Eric Drummond
Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve
Gjenevë
Gjendje e minoritetit shqiptar në Jugosllavi
Shkëlqesi
Ne të nënshkruarit:
Don Gjon Bisaku, me origjinë nga Prizreni, ish famullitar i famullisë së Becit, krahina e Gjakovës, Jugosllavi;
Don Shtjefën Kurti, me origjinë nga Prizreni, ish famullitar i famullisë së Novoselës, krahina e Gjakovës, Jugosllavi;
Dom Luigj Gashi, me origjinë nga Shkupi, ish famullitar i famullisë së Smaqit, krahina e Prizrenit, Jugosllavi.
Të tre misionarë të Kongregatës së Shenjtë të “ropagandës Fide”, qytetarë jugosllavë, me origjinë shqiptare, kemi nderin t’Ju paraqesim në emër të popullsisë shqiptare në Jugosllavi, kët ëpeticion rreth gjendjes së minoritetit etnik dhe lusim Shkëlqesinë tuaj ta verë në dijeni të Antarëve të Lidhjes së Kombeve.
Zoti Sekretar i Përgjithshëm, ne nuk jemi të parët emisarë të popullsisë shqiptare banuese në Mbretërinë Jugosllave që paraqesin përpara Lidhjes së Kombeve gjendjen e trishtueshme të krijuar këtij minoriteti nga shumica serbe; ne nuk do të jemi me siguri as të fundit që do të ankohemi para kësaj instante të lartë drejtësie ndërkombëtare, nëse politika e qeveritarëve të Beogradit ën drejtim të subjekteve shqiptare nuk do të ndryshojë mënyrë dhe sjellje.
Kjo politikë, tashmë tepër e pasur me shfrenime dhe me fatkeqësi, përmblidhet në dy fjalë: të ndryshojë me çdo lloj çmimi karakterin etnik të krahinave të banuara nga Shqiptarët.
Sjelljet janë të mëposhtmet.
a. Persekutim i çdo lloji për t’i detyruar të emigrojnë.
b. Përdorim i dhunës për shkombëtarizimin e detyruar të popullsisë të vënë në pamundësi reagimi.
c. Dëbimin dhe shfarosjen e elementeve që nuk kanë ndërmend të lënë vendi, as t’i nënshtrohen qetësisht Serbisë.
Këtyre tre sjelljeve i korrispondojnë tre kategori të shtypurish: viktima të kategorisë së parë janë 140.000 shqiptarë dhe më shumë që janë detyruar të lenë vatrat dhe të pasuritë e tyre dhe të emigrojnë në Turqi, në Shqipëri dhe në vendet e tjera fqinje, kudo ku ata shpresojnë të gjejnë strehim, një copë buke dhe, mbi të gjitha, pak me tepër humanizëm.
Kategorisë së dytë i përkasin masa e 800.000 apo 1.000.000 shqiptarëve, pjesa më e amdhe të fesë myslimane, që jeton kompakte në krahinat afër kufijve të Mbretërisë Shqiptare, deri në një vijë që arrin në Veri lokalitetet e Podgoricës[1], Beranes[2] dhe Jenibazar [3]; prek në Veri-Lindje degët e lumit të Moravës dhe shtrihet në perëndim deri në rrjedhën e Vardarit.
Së fundmi kategoria e fundit përmbledh numrin gjithnjë në rritje të personalitetetve shqiptare të Jugosllavisë të mërguar për shkak të ndjenjave të tyre kombëtare, pra nekrologjia e gjatë e atyre që kanë paguar me jetën e tyre dëshirën për t’ju kundërvënë çkombëtarizimit dhe për të cilin viktima më e fundit është një nga vellezërit tonë në Krisht, Shkelqesia Ati franceskan Shtjfën Gjeçovi, i marrë nga xhandarë në një pyll dhe i vrarë në 14 tetorin e kaluar.
Shkelqesi!
Është për t’ju larguar fatit që i ra këshilltarit dhe mikut tonë të shkeqyer Gjeçov, që ne u gjendem të detyruar të lemë vatrat tona dhe detyrën tonë të shenjtë përkrah bashkëpatrioteve tanë të pikëlluar dhe të trishtuar. Detyra jonë e parë është që të vemë në dijeni të Lidhjes së Kombeve dhe botës së qytetëruar vujatjet e vëllezërve tanë që jetojnë nën shtypjen Jugosllave.
E dënuar nga fati i zi për të kaluar nga një zgjedhë në tjetërn, kjo pjesë e kombit shqiptar, jo me pak e rëndësishme nga numri në krahasim me atë që përbën Shtetin e pavarur Shqiptar, nuk ka njohur as për një çast të vetëm prej shumë shekujsh, mirësitë e lirisë. E drejta e vetvendosjes së popujve, e shpallur nga themeluesi i Lidhjes së Kombeve, apostull i paqes ndërkombëtare, mbetet për ne, një aspiratë e shenjtë. Por Lidhja e Kombeve, që ka vënë si qëllim themelor eleminimin e shkaqeve të konflikteve mes Shteteve, ka dashur në këtë mënyrë të parandalojë, me tratkatet e Minoriteteve, shkaqet e mosmarrveshjeve mes këtyre Shtetev dhe subkjekteve të tyre që i përkasin racave, gjuhëve dhe feve të tjera. Dispozitat e këtij Traktati të pranuara solemnisht nga Qeveritë, kanë zbutur shumë ndruajtje dhe mbi të gjitha kanë ngjallur shumë shpresa tek popullsitë që duhet të vazhdojnë të jetojnë nën sundimin e të huajve. Mes këtyre popullsive, më i madhi në numrin total të kombeve, është, padyshim. Minoriteti Shqipitar në Jugosllavi. Ai është fatkeqësisht në gjëndjen e trishtueshme të të parit gjallërisht me shumë se shumë popullsi të tjera alogjene të sunduara, sa pak të sinqerta janë Qeveritë që, duke bashkëpunuar në punën e Lidhjes së Kombeve, bëjnë ç’është e mundur nga ana e tij për t’ju shmangur zbatimit të konventave që i prekin nga afër dhe për të cilat ata, ndërkohë, kanë aderuar vullnetarisht. Është ekzaktësisht rasti i dispozitave që lidhen me minoritetet që përmban traktati i Saint-Germain-en-Laye, i firmosur nga Shteti Serb-Kroat-Slloaven më 10 shtator 1919. Asnjë nga avantazhet e firmosura ng aky traktat nuk ka gjetur zbatim për Minoritetin Shqiptar në këtë vend duke filluar nga jeta dhe pasuritë deri në lirinë e të lëvizurit, si të instance e fakteve të paraqitur në anekset shtesë. Veçanërisht dispozitat, të cilat ky traktat i frymëzuar nga qëllimet më fisnike të paqes dhe të humanizimit, ka dashur t’i garantojë minoriteteve të drejtat me qëllim që të ndalojë çkombëtarizimin e tyre të dhunshëm, kanë mbetur “Letër e Vdekur”. E shqetësuar për të krijuar tapi të vërteta të këtyre krahinave etnikisht shqiptare, qeveria jugosllave nuk i jep as më të voglen rëndësi të drejtave që Lidhja e Kombeve ka dashur t’i garantojë minoritetit tonë, dhe, akoma më keq, nuk ka skrupuj në zgjedhjen e mjeteve të konsideruara të përshtatshme për qëllimin e propozuar.
Shkëlqesi
Ne ankohemi, të shtyrë jo nga mllefi kundër sundimit jugosllav dhe traktateve të padrejtë që na kanë parshtruarm por për persekutimet që vijnë ekzaktësisht nga mos shqyrtimi i traktateve të drejtë. Të paluajtur nga bindja që Lishja e Kombeve nuk do të toloerojë shunimin sistematik të traktatit, ekzekutimi i të cilit mbulohet ng agarancia juaj e lartë, popullsia shqiptare e Jugosllavisë, muslimane dhe e krishtere, Ju parashtron ankesat me besimin e thellë që ajo ruan në mbrojtjen e saj.
Të bindur që e nderuara Lidhja e Kombeve do të marrë në konsideratë ankesat tona, ne i lejojmë vetes të tërheqim vemendjen tuaj të lartë mbi masat për të ndrequr gjëndjen që bëhet çdo ditë më e padurueshme dhe kundër të cilës proteston minoriteti shqiptar. Sipas mendimit tonë të thjeshtë, dërgimi i një komisioni hetimi që do të kontrollonte, herë pas here, zbatimin e Traktatit të Minioriteteve, do të ishte shumë i dobishëm. Por mjeti më i vërtetë efikas për të garantuar zbatimin, do të ishte krijimi nga Lidhja e Kombeve i një Komisioni apo i një Komisari të përhershëm në banim në një nga qyetet e krahinës minoritare. Vazhdimësia e kontrollit do të impononte respektimin e angazhimeve të marra, kështu ajo do të kishte një avantazh të dyfishtë: ng anjëra anë, mbikqyrja e tij do t’i jepte fund veprimeve ekuivoke të qeverisë që ndryshojnë ankesat e minoriteteve, i paraqesin Lidhjes së Kombeve një gjëndje krejt të ndryshme nga gjëndja reale – është rasti për të cituar si shembull dokumentin e fundit jugosllav mbi minoritetin shqiptar [Nr.C.370, data 26 gusht 1929], ku punohet që në krahinat tona ekzistojnë “shkolla” dhe Komiteti i ngarkuar për të studiuar çështjen, deklarohet i kënaqur duke besuar që bëhët fjalë për shkolla ku mësohet në shqip, ndërsa në të vërtetë 800.000 shqiptare nuk kanë asnjë shkollë të vetme fillore, ashtu sikundër se ata nuk zënë asnjë post të vetëm të ndonjë rëndësie në administratën publike.
Nga ana tjetër, zelli që ushtrohet aktualisht në aksionet e shkombëtarizimit do të ndryshonte në praninë e këtij Komisari; dhuna dhe persekutimet të çdo lloji në pjesën më të madhe do të menjanoheshin. Me pak fjalë: syri i Lidhjes së Kombeve do të impononte më më shumë efikasitet zbatimin e traktateve dhe rregullimin e raporteve mes sunduesve dh etë sunduarve.
Me besim, zoti sekretar i Përgjithshëm, në besimin tonë të patundur, në misionin e Lidhjes së Kombeve dhe në vlerësimin shumë të lartë që në kemi për Shkëlqesinë Tuja.
Gjenevë, 5 maj 1930
Firmosur: Don Gjon Bisaku, Don Shtjefën Kurti, Don Luigj Gashi.[35]
Tabela e anekseve
Dokumentacioni
Në anekset që pasojnë ne kemi dashur të tregojmë me fakte precise të vërtetën e anekseve që ne kemi pasur nderin t’i fusim në kujtesë. Ngjarjet e cituara janë të dhëna si shembuj, të marra rastësisht në morinë e fakteve të tillë, por qartësi më të madhe, ne kemi përmendur dispozitat e traktatit të minoriteteve të firmosur nga Mbretëria jugosllave, duke i pasur nga fakte që provojnë se këto klauzola nuk kanë gjetur asnjë zbatim ë ndihmë të minoritetit shqiptar. këto fakte flasin vetë, nuk do të mund të mohohej autenticiteti i tyre përveçse pas sigurisë s ëpamundësisë të një hetimi zbulues.
SHTOJCA 1 – MBROJTJA E JETËS
I. Fillimi i sundimit serb, kalvari ynë fillon në 1912; hetim i delegacionit Carnegie. Referimet
II. Shfarosja në masë
1. Vendet e masakrave
2. Masakra e Dubnicës
3. Një fshat i shfarosur për një krim për të cilin nuk ishte fajtor.
III. Krime të ngarkuara nënpunësve publikë. Dhjetë krime në gjashtë muaj, në një nënprefekturë të vetme.
IV. Vrasja e Atit françeskan Gjeçovit
Një presekutor i At Gjeçovit. Një etnograf i vlerësuar. Ai ishte aktiv në Jugosllavi si një misionar dhe si dijetar. I thirrur për t’u paraqitur para autoriteteve, ai u rrah dhe u vra. Dëshmitarë të shumtë, por pa dëshmi. Një hetim i ngadalësuar.
SHTOJCA 2 – MBROJTJA E LIBRISË
I. Rasti i autorëve të kësaj kujtese
1. Absurditet shoviniste: “Në Jugosllavi nuk ka vend për shqiptarët”. Refugjatë për jetë.
2. Letër drejtuar S.E. Nuncit apostoliK në Beograd. Vrasja e At Gjeçovit “nuk është veçse fillimi”. Raport qortimi – të padëshirueshimit e vendit tonë. Për çfarë ne jemi të detyruar të lëmë atdheun me gjithçka na përket.
II. Emigrim i detyruar
1. Emigrimi i detyrohet persekutimve
2. Mjetet e përdorura për emigrimin
3. Emigrimi në Shqipëri
4. Emigrimi në Turqi
5. Plaçkitja e emigrantëve
6. Detyrohen shqiptarët të emigrojnë për tu vendosur në tokat e tyre boshniakë e malazezë.
III. Kufizime të ndryshme të lirisë personale
1. Burgosjet, bastisjet, rekuizimet
2. Kontrollimi i veshjes
3. Liria e lëvizjes
4. Puna e detyruar
SHTOJCA 3 – E DREJTA E PRONËS
1. Format e sekuestrimit
2. Konfiskimet dhe shpronësimet
3. Konfiskimet e të pasurive të përbashkëta
4. Reforma agrare
5. Kompensimet
SHTOJCA 4 – TË DREJTAT CIVILE DHE POLITIKE
1. Origjina shqiptare është një pengesë
2. Shqiptarët janë të përjashtuar nga funksionet bashkiake
3. Drejtësia nuk është e paanshme
4. Sistemi fiskal arbitrar
5. Të drejtat politike janë një hiç.
SHTOJCA 5 – PËRDORIMI I GJUHËS KOMBËTARE
1. Gjuha shqipe ka qenë më e përndjekura nga gjuhët ballkanike
2. Kufizimet vazhdojnë për shqiptarët e Jugosllavisë
SHTOJCA 6 – SHKOLLAT DHE INSTITUCIONET BAMIRËSE PRIVATE
1. Qeveria jugosllave ka penguar funksionimin e shkollave private shqipe.
2. Asnjë manifestim intelektual nuk i lejohet shqiptarëve
3. As feja nuk duhet të mësohet shqip.
SHTOJCA 7 – ARSIMI PUBLIK
1. Njoftim i Komitetit të arsimit nga S.D.N, për të shqyrtuar çështjen e arsimit minoritar.
2. Kuptimi i dobive të shkollës nuk u mungon shqiptarëve.
3. Stafi i mësuesve
SHTOJCA 8 – FOUNDACIONET PRIVATE TË BAMIRËSISË
1. Qeveria jugosllave konfiskon pronat e fondacioneve të devotshme dhe bamirëse.
2. Fondacionet e bamirëse të të krishterëve shqiptarë gjithashtu janë plaçkitur.
3. Edhe varrezat nuk janë përjashtuar
4. Vështirësi për varrosjen e të vdekurve.
SHTOJCA 1- MBROJTJA E JETËS
“Shteti S.[serb] C [kroat] S [sloven]angazhohet t’i japë të gjithë banorëve mbrojtje të plotë dhe totale të jetës së tyre dhe të lirisë së tyre pa dallim moshe, kombësie, gjuhë, race dhe feje”. (Neni i 2 i Traktatit të minoriteteve).
1. Fillimi i sundimit serb
Për sa i përket mbrojtjes së jetës dhe të lirisë së popullsive shqiptare që jetojnë në kufijtë e Mbretërisë jugosllave do të duheshin të mbusheshin vëllime, nëse do të duhej të citohehsin të gjithë rastet në të cilat kjo mbrojtje ka çaluar. Kalvari i popullit tonë fillon me futjen e ushtrisë serbe “çliruesi”, në 1912, në krahinat e banuara në shumicë nga shqiptarët.
Ja seria e pushtimit të këtyre vendeve në përfundimin e tmershëm në të cilin arriti Komisioni i hetimit i Perbere nga Delegacioni Carnegie:
“Djegje fshatrash dhe shtëpish, vrasje në masë të popullsive të paarmatosura dhe të pafajshme, dhunë e padëgjuar, vjedhje dhe brutalitet të çdo lloji:ja mjetet që trupat serbo-malazeze kanë përdorur dhe përdorin ende me qëllim që të trasformojnë tërësisht fizionominë etnike të krahinave të banurar eksluzivisht nga shqiptarë”.
Por ne nuk kemi qëllim të bëjmë këtu kronikën historike të ngjarjeve që kanë ndodhur para firmosjes së traktait t ëminoriteteve. Ata që dëshirojnë t’i njohin mund të konsultojnë shtypin e epokës në fjalë dhe publikime special ku ata do të gjejnë me emra, data dhe vende, një pjesë të mizorive të kryera.
II. Shfarosja në masë
Të ndodhura pas firmosjes së Traktatit të Mbrojtjes së Minoriteteve.
1. Vendet e masakrave
Prishtina, Mitrovica, Junik, Shtimja dhe Vrela janë emra vendesh që të sjellin në kujtesë fakte të përgjakshme, masakra në masë të kryera mbi popullsinë e pafajshme.
2. Msakra e Dubnicës
Në Dubnicë, krahinë e Vuçiternit, në 10 shkurt 1924, me urdhër të Prefektit Lukiç dhe të komandantit Petroviç, fshati u rrethua dhe më pas iu vu flaka, me qëllim që të gjithë banorët të digjeshin të gajllë. Ja gabimi i tyre: Xhandaret donin të shtinin në dorë një kusar, Mehmet Koni, pa ja arritur qëllimit. Meqenëse kusari ishte arratisur, autoritetet bënë të përgjegjësh të gjithë fshatin. Gjatë djegies gjetë vdekjen 25 persona, nga të të cilat 10 gra, 8 fëmijë nën 8 vjeç, 6 burra mbi 50 vjeç. Asnjë nuk u ndëshkua për këtë krim.
3. Një fshat i shfarosur për një krim për të cilin nuk ishte fajtor
Në krahinën e Rugovës [Pejë], disa kusarë kishin vrarë një xhandarë. Koloneli Radovan Radovanoviç u dërgua për të hetuar çështjen. Duke mos gjetur fajtorët, koloneli rrethoi fshatin në afërsi të të cilit ishte vrarë xhandari dhe e dogji. Ne nuk e dimë sa përsona kanë gjetur vdekjen atje.
III. Krime dhe vrasje të kryera nga nëpunës publikë
Numri i krimeve të bëra sporadikisht nga ata që janë të caktuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve, është shumë më i madh sesa ai që rezulton nga masakrat e kryera në masë.
Në krahinën e Prizrenit janë numëruar 836 persona të vrarë dhe 770 shtëpi të shkatërruara;
Në atë të Gjakovës 68 persona të vrarë dhe 56 shtëpi të shkatërruara;
Në atë të Pejës 1563 persona të vrarë dhe 714 shtëpi të shkatërruara’
Në atë të Vuçiternes 2179 persona të vrarë dhe 1463 shtëpi të shkatërruara;
Në atë të Kaçanikut 340 persona të vrarë dhe 298 shtëpi të shkatërruara;
Në atë të Ferizajit 1694 persona të vrarë dhe 724 shtëpi të shkatërruara;
Në atë të Gjilanit 656 persoa të vrarë dhe 452 shtëpi të shkatërrura.
IV. Vrasja e Atit françeskan Gjeçov
Ati françekan Shtjefën Gjeçov Kryeziu është vrarë në 14 tetor 1929, në rrethana që lenë pak dyshim mbi shkakun e krimit. At Shtjfën Gjeçov nuk është, fatkeqësisht, i pari françeskan shqiptar që bie martir i ndjenjave të tij kombëtare apo të besimit të tij.
I pari qe At Luigj Paliq që, i urdhëruar prerazi nga ushtarët e bindur urdhërave të një banditi të maskuar në prift ortosoks të mohonte publikisht besimin e tij në favor të ortodoksisë lindore, refuzoi energjikisht; ai u vra nga një ushtar duke përdorur bajonetën. Kjo ka ndodhur në Gjakovë në 7 mars 1913.
Ndërsa At Gjeçovi u vra për shkak të ndjenjave të tij s ii krishterë i mirë shumë i apasionuar nga drejtësia dhe dituria. Lindur në 1874 në Janie, krahinë e Prishtinës, që i përket aktualishte Jugosllavisë, At Gjeçov Kryeziu kishte parapëlqyer kombësinë shqiptare, pamvarësisht nga pengesat e çdo lloji që përfaqësuesit për ët gjatë qëndrimit të tij në territorin Jugosllav. Pasi kreu studimet për filozofi dhe teologji ai ushtroi msioniin e tij në Shqipëri për shumë kohë, i rrethuar nga vlerësimi i gjithë atyre që e afronin. Pasi përfundoi studimet entografike, që i pari që nxori në dritë një vepër shumë të rëndësishme mbi të drejtën kanunore shqiptare, ligjet e Lekë Dukagjinit. Ky publikim id ha shumë lavdërime, si titullin e doktorit honoris causa të Universitetit të Leipzing. Admirues i madhi kostumeve kalorsiake të popullit të tij, ai prej shumë kohësh kishte filluar një studim të thellë të folklorit shqiptar.
Për këtë qëllim ai kishte përshkruar të gjitha rrugët e shqipërisë dhe së fundi kishte nxitjen për të vazhduar msionin shpirtëror në fshatin e Zymit, mes shqiptarëve të Jugosllavisë. Zymi, në krahiënn e Prishtinës, Jugosllavi, është një fshat shqiptar me 120 shtëpi, 100 prej të cilave janë të banuar nga katolikë dhe 20 shtëpi nga muslimanë. Duke parë kombësinë e banorëve, qeveria nuk krijoi shkolla në këtë lokalitet deri në 1926.
Por nuk duhet të supozohet që qeveria ka lejuar mësimin në shqip, gjuha matare e banorëve. Përkundrazi, ajo mëroi një mësues serb që ndërhynte edhe në fenë e nxënësve, duke qenë si ai ishte një ortodoks. At Gjeçovi, me nismën e vet, i mësonte fëmijëve katekizëm shqip dhe për këtë nuk ishte në marrëdhënie të mira me mësuesin serb që e cilësonte si “patriot shqiptar”. Nga ana tjetër, në kërkimet e tij mbi folklorin, shovinistët serbë shihnin propaganda politike. Kjo qe e mjaftueshme për të shkaktuar humbjen e tij. At Gjeçovi kishte provuar në shumë raste armiqësinë e autoriteteve jugosllave, si të të rreshtuarve në shoqatën shoviniste “Narodna Odbrana” [Mbrojtja popullore] që ushtron në liri të plotë dhe kudo në Jugosllavi terrorin e saj kundër popullsisë shqiptare. Por nuk mund të imagjinohej që do të arrihej deri në marrjen e jetës për shkak të ndjenjave të tij. Duke qenë që një rrethanë e përshtatshme për ta vrarë pa gjallur hamendje vononte të paraqitek vrasësit me pagesë venndosën të përdorin mjetin e mëposhtëm të pagabueshëm.
Në 13 tetorin e kaluar u paraqitën tek At Shtjefën Gjeçovi dy xhandarë, që i përkasin ndoshta vendit që gjendet në afërsi të fshatit të Zymit, për t’i njoftuar urdhrin e nënprefektit të Prizrenit dhe që duhej të paraqitej tek ai sa më shpejt të ish e mundur. I trazuar bg ay urdhër, at Gjeçovi bëri disa hamendje dhe nuk dëshiroi të nisej vetëm. Kështu që ai u shoqërua nga shërbyesi i shkollës dhe nga një roje e Komunës. Me të mbërritu në Prizren, shkon tek Ipeshkvi për ta informuar që ishte thirrur nga nënprefekti. Më pas shkoi në nënprefekturë.
Nënprefekti u shfaq i befasuar dhe i deklaroi që nuk kishte dhënë asnjë urdhër thirrjeje. Dyshimet që kishte pasur në fillim tani filluan të merrnin formë. Ai shkon përsër në Ipeshkvi për t’i referuar mbi përfundimin e takimit në nënprefekturë dhe niset për udhë gjithnjë i shoqëruar nga dy burra për t’u kthyer. Me të mbërritur në një pikë të rrugës, jo larg nga fshati, u shfaqën dy burra të armatosur, të cilët mbasi i drejtuan fyerje të ulta Shkëlqesisë at gjeçov, u turrën mbi të. Ai ra me goditjen e parë, por banditët, duke dashur të ishin më të sigurtë, e qëllonin me gurë afër trupit.
Është për tu shënuar që në rrugë në afërsi të vendit t ëkrimit, ishin puntorë të shumtë të zënë me riparimin e rrugës, ishin edhe dy shokët e viktimës, dhe jo larg gjendet edhe xhanadarmëria. Pamvarësisht nga të gjithë këta dëshmitarë, vrasësit e kryen krimin e tyre qetësisht dhe u larguan pa asnjë nxitim, si persona që kanë kryer detyrën e tyre dhe nuk druanin asnjë pasojë. Ata kishin të drjtë të mos i trembeshin asgjëje. Hetimet nuk dhanë asnjë rezultat; dhe nnuk do të japin asnjëherë, sepse nuk dukeshin të ishin të drejtuara me këtë qëllim. Përkundrazi përpiqen të përfitojnë për të çnderuar kujtimin e viktimave dhe, nga ana tjetër, për të intensifikuar persekutimet kundër karakterin politik të krimit, por kjo është provuar qartë nga procedentët shovinistë serbë. Një nga këta zotërinj, oficer xhandarmërie, duke u tallur me dhimbjen e thellë që kjo humbje shkaktoi tek autorët e këtij peticioni, i drejtoheshin kërcënueshëm duek lënë të kuptohet që At gjeçov ka marrë atë që meritonte atë që meritonte dhe që i njëjti fat i pret të gjithë ata si ai.
SHTOJCA 2 – MBROJTJA E LIRISË
(Ngjarjet që kanë ndodhur pas firmosjes së traktatit të mbrojtjes së minoriteteve. Traktati mbi minoritetet, neni 2 e në vazhdim). Neni 2 dhe në vazhdim i Traktatit të minoriteteve]
Rasti i autorëve të kësaj kujtese
(Famullitar Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti dhe Luigj Gashi)
I. Absurditetet shoviniste.
Ne kemi qenë të detyruar të braktisim vendin tonë për shkak të kufizimeve gjithnjë në rritje të lirisë së fjalës, lëvizjes dhe qasjes ndaj besimtarëve tanë etj. Të gjitha lëvizjet dhe veprimet tona ishin të dyshuara për autoritetet thjeshtë sepse refuzuam të bëhemi “patriotë” serbë dhe tu shërbejmë qëllimeve të organizatës terroriste “Narodna odbrana”, i. e. duke u predikuar bashkatdhetarëve tanë idetë absurde të shovinistëve serbë që ne duhet ta konsideronim veten serbë të shqiptarizuar dhe për pasojë nuk duhet t’i lutemi Perëndisë në gjuhën shqipe apo t’i mësojmë fëmijët tanë gjuhën e tyre amtare.
Mosbindja jonë, e konsideruar si një kërcënim i rëndë për interesat e shtetit, nuk duhej harruar ose falur. Duke mos qenë më në gjendje t’i tolerojmë akuzat dhe kërcënimet, ne i braktisnim famullitë tona në dhjetorin e kaluar për të kërkuar ndihmën dhe mbrojtjen e autoriteteve qendrore në Beograd. Ministria e Brendshme na dha garancitë formale standarde, por nuk i konsideruan ankesat tona si të rëndësishme. Përkundrazi, duket se ankesat tona, në vend të qetësimit të i bënë autoritetet më armiqësore. Sapo arritëm në Shkup, na informuam se policia po na kërkonte dhe donte të na arrestonte. Na u kujtua për kërcënimin e një oficeri të policisë që na kishte thënë: “Nuk ka vend për shqiptarët në Jugosllavi. Çështja e Gjeçovi është vetëm fillimi – do të vijë edhe radha juaj”. Pikërisht në këtë moment ne vendosëm të lëmë gjithçka për të shpëtuar jetën dhe nderin tonë.
II. Emigrim i detyruar
1. Emigrimi ka ardhur për shkak të persekutimeve
Para pushtimit serb, emigrimi ishte tërësisht i panjohur për popullsinë shqiptare që jetonte në krahinat që aktualisht gjenden nën sundimin jugosllav. Është e vërtetë që disa punëtorë shkonin jahstë përkohëshisht në vendet fqinje, por asnjëherë me familjet e tyre. Emigrimi në masë që vihet re nag viti 1912 i detyrohet, pa asnjë dyshim, presekutimeve të çdo lloji që ja bënin jetën të pamundur këtyre njerëzve të varfër dhe i detyronin të braktisnin vendet e tyre.
2. Mjetet e përdorura për emigrimin
Mjetet e përdorura nga autoritetet jugosllave për të detyruar popullsinë shqiptare të brakstiste vendin janë të shumta. Kërcënime për jetën, kufizime të lirisë në të gjitha në të gjitha fushat e aktivitetit njerëzor, shpronësime pa asnjë kompensim, dhunime banesash, bastisje dhe arrestime të dendura pa asnjë motiv për të duartrokitur, ndalim i mësimit të ghuhës kombëtare apo të shprehjes së ndjenjave kombëtare të ndryshme nga ato që u përshtatën patriotëve serbë; ja shumë nga mjetet përdorimi të cilëve është i përditëshëm. Në pjesën më të madhe, zbatimi i këtyre mjeteve shtypës garantohej nga ndërmjetësia e shoqatave shoviniste si “Narodna Odbrana”.
3. Emigrimi në Shqipëri
Në Shqipëri aktualisht ka rreth 10.000 prej këtyre të emigrantëve të trishtuar që gjenden pak nga të gjitha anët në një gjëndje të mjerueshme. Qeveria shqiptare duekj të kishte bërë përpjkeje shumë të lavderueshme për sistemimin e këtyre refugjatëve, por është jashtë çdo dyshimi që vetëm vullneti i saj i mirë nuk do të ishte i mjaftueshëm për ët pritur dhe përmbushur nevojat e të gjithë atyre që do të dëshironin të vinin. Si rrjedhojë ajo u gjend e detyruar t’i refuzonte vizën e hyrjes pjesës më të madhe të tyre. kështu ata kërkuan një strehim më larg, kryesisht në Turqi.
4. Emigrimi në Turqi
Numri i këtyre emigrantëve në Turqi arrin në më tepër se 130.000. Qeveria turke ka ditur të përfitojë nga fatkeqësia e këtyre njerëzve për të populluar krahina pak a shumë të shkreta në të Anadollit, ku vdisnin në shumicën më të amdhe për shkak të klimës dhe të privimeve. Ky eksod i vërtetë nuk dukej se do të merrte fund derisa persekutimet që e kishin shkaktuar të mos ndërpriteshin. Kështu, kohët e fundit janë nisur për në turqi 200 familje shqiptare. Ka edhe më tepër. Me dëshirën për tu çliruar nga elementi shqiptar, Qeveria e Beogradit kishte filluar disa marrëveshje me Qevrinë e Ankarasë për shpërnguljen në turqi të 300 apo 400.000 shqiptarëve musliamnë të Kosovës. nëse projketi nuk arriti të realizohej, është ndoshta falë nderimit ndaj Lidhjes së Kombeve dhe opinionit publik kombëtar që nuk do të rrinin pa e shfaqur indinjatë e tyre.
5. Grabitja e emigrantëve
E qëllim që të inkurajonin emigrimin në turqi, autoritetet jugosllave, bënë edh edisa lehtësira si këtë për shëmbull: një i ri me origjinë shqiptare që ishte dukë bërë shërbimin ushtarak, u lirua para afatit që të mund të nisej me kusherinjtë e tij të detyruar të emigronin. Përkundrazi, emigrimi në Shqipëri nuk u pa me sy të mirë. Qeveria jugoslave ka të gjitha interesat t’i shohë të stabilizuar larg kufijve të saj këta njerëz të përzënë dhe të shpronësuar. Kështu që i krijojnë mijra probleme atyre që dëshirojnë të takohen me të afërmit e tyre në Shqipëri. nëpunës si edhe avokatë u organizuan për t’i dhënë dorën e fundit mjerimit të këtyre fatkeqe. Për të marrë pasaportën, lutje dhe rilutje, dhe kontestime deri sa të detyroheshin të paguanin shuma të mëdha, katër ose pesë mijë dinarë, që shpesh përfaqësojnë të gjithë kursimet e tyre.
Ja viktimat e fundit të kësaj politike çnjerëzore, që janë vënë re para nisjes sonë:
a. Një fshatar shqiptar musliman i fshatit të Leshanit, krahina e Pejës ju desh t’i paguante 6.000 dinarë avokatit Zonitch, si taksë pasaporte në Pejë.
b. Avokati serb Ljuba Vuksanovitch i Pejës i kërkoi 8.000 dinarë një fshatari tjetër shqiptar për t’i siguruar pasaportën, duke qenë se “kjo punë ishte tejet e vështirë”.
c. I emëruari Gegë Mata, shqiptar katolik i Shkupit i emigruar në Shqipëri, nuk arriti të merrte pasaportën për gruan e tij dhe fëmijën e tij përveçse pas 5 vjetësh zvarritjesh dhe 2000 dinarësh si bardhokë vere. Vemë në dukje që taksa e zakonshme e pasaportës nuk shkon më tepër se 50 dinarë. (Duhet të theksohet se tatimi normal i pasaportave nuk është më shumë se pesëdhjetë dinarë).
6. Malazezët dhe boshnjakët nga Sremi dhe Banati vendosen në fshatra dhe jetojnë në shtëpitë e shpronësuara dhe të konfiskuara të refugjatëve shqiptarë me qëllimin e qartë të ndryshimit të strukturës etnike të rajoneve. Rivendosjet e tilla të njerëzve kanë ndodhur kudo dhe fushata po vazhdon me një intensitet gjithnjë në rritje. Ne referojmë si shembuj në lokalitetet e mëposhtme:
a. Në krahinën e Gjakovës, fshatrat: Lugbunari, Piskota, Dubrava, Mal-i-Erenqit, Dashinoci, Mali i Vogël, Fusha e Tyrbes, Beteqet e Marmullit, Neci etj.
b. Në krahinën e Pejës: Fusha e Isniqit, Turjaka, Fusha e Krushecit, Melalte e Leshanit, krusheva, Vitomirica etj.
c. Në krahinën e Prizrenit: Fshaja, Gradishe, Zërxa, Lapovo etj.
Disa banorë me origjinë shqiptare që ishin larguar përkohësisht nga pronat e tyre, kanë gjetur serbë që ishin vendosur nga autoritetet në banesat e tyre, pasi ata ishin kthyer.
III. Kufizime të ndryshme të lirisë personale
1. Burgosje, bastisje, sekuestrime
Së pari duhet të kujtohen arrestimet dhe burgosjet që krahas bastisjeve të shtëpive dhe sekuestrimeve përbëjnë mjetet më të përdorura nga autoritetet administrative kundër popullsisë shqiptare. Çdo akuzë e formuluar kundër një shqiptari shkakton menjëherë masa kufizime lirie ndaj tyre, pa u shqetësuar për vërtetësinë e akuzes dhe rëndësinë e origjinës së saj. Zakonisht, këto akuza burojnë nga grindje private, të shkaktuara nga agjentë provokues dhe jo rrallë janë sajime zyre. Së fundmi, mjafton një shkak i kotë, që dyshimi, i cili rëndon mbi popullsinë shqiptare të shndrohet për autoritet në një krim dhe bën të shpërtheje ashpërsia kundër çdo të pafajshmi.
Rastet janë të panumërta; ndodhin thuajse çdo ditë. Le të kufizohemi në disa shëmbuj më të fundit:
a. I emëruari Hafez Hilmi dhe Shukri Dogani, ish kryeplakë në krahinën me “Komitetin e Kosovës”, që nuk ekziston përve♪5se në imagjinatën dhe ndërgjegjën e turbulluar të shovinistëve serbë. Mbi bazën e kësaj hamendjeje të lartpërmendurit u burgosën.
b. Tregtari Mulla Rifati, i lindur në të njëjten krahinë, u arrestua për të njëtat motive.
c. Sherif Gjinoci, personalitet shumë i njohur ndër shqipatrët e Jugosllavisë, ishte arrestuar gjashtë muaj përpara, fajtor që kishte ndërhyrë për të sheshuar një çështje nderi mes dy familjeve shqiptare në konflikt.
2. Veshja
Në veprimtarinë e saj të dhunshme të “njesimit etnik” të shtetit, Qeveria e Beogradit sillet egërsisht kundër larmisë së veshjeve që bëjnë të dukshme ndryshimin ndërmjet kombësive që jetojnë në këtë zonë të Mbretërisë. Në disa vende, si në Rekë, ku jetojnë krah për krah shqiptarët ortodoksë me slavët e së njëjtes krahinë dhe shqiptarët muslimanë, kjo diferencë përmblidhet në mbajtjen e një kapeleje të formave të ndryshme.
Shqiptarët mbajnë kësulen, serbët përdorin “shajkaçen”. Për të zhdukur këtë ndryshim “përplases”, M. Sokoloviç, nënprefekti, u dha urdhër muajin e kaluar të gjithë komandave të xhandarmërisë të krahinës së tij që të ndalonin fshatarët shqiptarë të mbanin kësulën dhe u kërkoi të përdorin beretën serbe. Xhandarët nuk prisnin që të shqyenin kësulat e shqiptarëve.
3. Liria e lëvizjes
Një tjetër mjet persekutimi është kufizimi i lirisë së lëvizjes. Në shumë vende shqiptarët nuk janë të autorizuar të lenë fshatrat e tyre pa lajmëruar fillimisht autoritetet. Për të vizituar një të afërm që banon në një fshat fqinjë, për të shkuar në një panair për të shitur prodhimet e tokës, për të shkuar në treg për të blerë produktet e domosdoshme, në çdo rrethanë që kërkon spostimin e një individi, – nevoitet të vihet në dijeni shefi i komandës së xhandarmërisë. Gjatë vititi të kaluar këto persekutime kishin marrë një formë të mprehtë në krahinën e Dibrës. Duke thënë që autoritetet nuk dinin të bënin një shërbim të kënaqshëm, nëse fshatari nuk do të kujdesej që ta shoqëronte kërkesën e tij me një bardhak vere.
4. Puna e detyruar
Për ndërtimin apo rindërtimin e rrugëve kombëtare apo të bashkiake, si dhe për të gjitha punët publike, punësohen fshatarët e lagjeve përkatëse, të serbëve dhe të shqiptarëve.
Por përsa i përket trajtimit, bëhet dallim; ndërsa serbët paguhen rregullisht me ditë pune, shqiptarët, zakonisht nuk marrin asgjë ose shumë pak, për më tepër, janë të detyruar të mbajnë pa asnjë lloj shpërblimi veglat e punës, kafshët e punës etj.
SHTOJCA 3- E DREJTA E PRONËS
“Ata (personat që kanë zgjedhur një tjetër kombësi) do të jenë të lirë të ruajnë pasuritë e patundshme që zotërojnë në territorin e shtetit S.[erbo], C[roat] S[lloven]. Ata mund ti marrin pasuritë e tyre të patundshme të çdo lloj natyre”. (Neni 3, Traktati i minoriteteve)
Megjithëse ky nen është hartuar për ata që zgjedhin kombësinë austriake, hungareze apo bullgare, por duke pasur parasysh karakterin e përgjithshëm të traktatit i cili është hartuar për të mbrojtur të gjitha minoritetet, mund të konkludohet se rregulloret lidhur me të drejtën e pronës, të cilat janë në përputhje me ligjet e zakonshme që ekzistojnë në shumicën e vendeve, janë gjithashtu të zbatueshme për shqiptarët që janë bërë shtetas të shtetit shqiptar, të një vendi tjetër ose që kanë mbetur subjekte jugosllave.
1. Format e sekuestrimit
Në të vërtetë, për shqiptarët zbatohen masa të ndryshme. Shpronësimi i pastër dhe i thjeshtë pa asnjë kompensim është një nga mjetet më të zakonshme dhe më efikase për t’i detyruar shqiptarët të shkojnë në mërgim. Konfiskimi i pronës praktikohet kundër popullit tonë në një shkallë të gjerë. Përveç kësaj është reforma agrare, një paketë masash qeveritare e cila asnjëherë nuk është miratuar nga parlamenti, por që autoritetet përdorin gjithsesi në mënyrën e vet, në varësi të personave në fjalë.
2. Konfiskimi dhe shpronësimi
Konfiskimi i pasurisë kryhet kundër personave që mungojnë dhe kundër të gjithë banorëve shqiptarë, patriotizmi serb i të cilëve konsiderohet i dyshimtë. Sa i përket akuzave formale, nuk ka nevojë për to. Çdo akuzë nga një serb kundër një shqiptari është i barasvlershëm me dënimin. Nëse ka nevojë për dëshmitarë të mëtejshëm, pjesëtarët e Narodna Odbrana dhe Ruka Bela (Dora e Bardhë) janë gjithmonë të gatshëm për t’i shërbyer kombit.
Ne nuk mund ti japim këtu të gjitha rastet e konfiskimve të padrejta që njohim, pasi do të ishte e pamundur. Do të citojmë disa raste ilustruese të një krahine të kufizuar:
a. Personave të mëposhtëm nga Qarku i Pejës u kishin konfiskuar pronën e tyre pa shpjegime: Jusuf Arifi i fshatit Bec, Grosh Halili i fshatit Turjaka, Tahir Bala i fshatit Papiq, Bajram Sula i fshatit Krestovec dhe Memdu Bey, pronat e të cilëve vlerësohen në mbi 2.000 hektarë.
b. Shumicës së familjeve të pasura shqiptare ua kanë konfiskuar pasurinë e tyre, për t’i demoralizuar ata, për t’i privuar nga influenca politike dhe për ti detyruar të pranojnëd zgjedhën jugosllave. Këtu janë disa shembuj nga vetëm qarku i Gjakovës: Asllan dhe Kurt Bej Berisha, Ibrahim Beu, Ismet Bey Kryeziu, Ahmet Bej Berisha, Poloska, Halit Bakalli, Muhamet Pula, Prenk Gjoka, Mark Nikoll Biba nga Brekoci, Muftar Dema i Zhubit, Bek Hyseni i Zhubit, Gjon Marku i Gushës, Gjon Doda i Plangçorit.
3. Konfiskimi i pasurive të përbashkëta
Nga konfiskimet dhe shpronësimet janë goditur jo vetëm persona, por edhe kolektivt. Kështu janë shpronësuar nga tokat e tyre dhe livadhet fshatra shqipatre, thuajse kudo. Ja disa shembuj:
a. Nga krahina e Gjakovës: Marmull, Rezina, Bardosana, Doblibare, Meçe, Cërmjan, Krelan, Bardhaniq, Dashinoc, Lumbardhi, Luga, Qerimi, Lugbunari, novosella, Beci, Palapardhi, Gërboci, Dobrigja, Firaja, Gramoçeli, Fusha e Kronit të Plakës (Piskota), Babajt e Lloqit, Deçani, Lloshani, Vokshi, Kavallaja e Junikut, Batushë, Rrasaj, Parts, Pangçorri, Dujaka, Hereqi, Babajt Bokës, Korenica, Meja, Guska, Fusha e Tyrbes, Brekoc, Zhubi, Moglica, Rraqa, Pjetershani, Kusari, Doli, Shishataveci.
b. Disa shembuj të tjerë të krahinës së Pejës:
Isniq, Strellc, Fusha, Pishtan, Baran, Leshan si të gjithë livadhet deri në lumin Drin, dhe pren atje dhe deri në Gjurakoc, Rakosh, Uji-Mirë dhe Rudnik. Një fat i tillë është zbatuar edhe në krahina të tjera të banuara nga shqiptarët.
4. Reforma agrare
Viktimat e të ashtuquajturës reformë agrare janë të shumtë. Përsa i përket popullsisë shqipatre, ajo është zbatuar me rreptësi ekstreme, ajo parashikonte për qytetarët që kanë kryer shërbimin ushtarak të drejtën e ruajtjes, për person, të pesë hektarëve tokë pune. Familjet shqiptare, që ruajnë ende strukturën patriakale me gjashtë apo dhjetë burra, do të kishin të drejtën për një sipërfaqe prej 30 deri në 50 hektarë. Tani aktualisht nuk ekziston asnjë familje e vetme shqiptare punëtorësh në territorin jugosllav që të ketë një pronësi kaq të gjërë. Edhe hapësirat prej 1 hektarësh janë shpronësuar. Për ta bërë të qartë që kjo reformë agrare nuk është veçse një pretekst garbitjesh po citojmë disa shembuj”
a. Mark Vorfi nga fshati Fshaj, krahina e Prizrenit dhe të katër vëllezërit e tij zotëronin së bashku dhjetë hekttrë tokë. Shpronësimi i ka privuar tërësisht.
b. Çupi, nga i njëjti fshat, zotëronte 15 hektarë tokë dhe ka 5 vëllezër, pra sipas ligjit ai duhet të kishte të drejtën të zotëronte të pakëtn 30 hektarë. Aktualisht nuk i ka ngelur as edhe një.
c. Jup Pozhegu nga Gjakova zotëronte në fshatin Bishtatzhin (krahina e Prizreni) 8 hektarë, sot nuk i ka mbetur as një metër katrore tokë.
d. Në vjeshtën e vitit 1929, janë përzënë nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre 26 familje shqiptare nga Rugova, krahinë e Pejës, dhe u është dashur që të kërkojnë strehim te disa miq. Në vazhdim, për të mundur të mbijetojnë janë detyruar të lypin.
5. Kompensimet
Për dy vjet, një kompensim prej 5 përqind të vlerës së pronës së shpronësuar u ofrua në disa rajone të të privuarve, por vetëm atyre personave që konsideroheshin “të mire” nga autoritetet. Përveç këtij kompensimi fillestar, pronarët e tokave shqiptare të shpronësuar nuk kanë marrë asgjë.
SHTOJCA 4 – TË DREJTAT CIVILE DHE POLITIKE
“Barazia e plotë (për të gjitha minoriteteve) për të gëzuar të drejatt qytetare dhe politike, veçanërisht për pranimin në detyra publike, funksione dhe detyra.
(Neni 7, Traktati i minoriteteve)
1. Origjina shqiptare është një pengesë
Kjo dispozitë e Traktatit nuk është zbatuar fare në lidhje me popullsinë shqiptare në Jugosllavi. Shqiptaret, vecanerisht ata qe kane studiuar ne universitete jashte shtetit, nuk kane as mundesi te perfitojne funksione apo vende pune ne sherbimin publik pasi qe dijeni qe nga fillimi se kushti kryesor per punesim nuk eshte kualifikimi i aplikantit, por nacionaliteti. Ky kusht natyrisht nuk është ligjërisht i detyrueshëm, por respektohet rreptësisht nga ata që janë të autorizuar ta zbatojnë atë. Kjo shpjegon faktin befasues se një popullsi prej tetëqind mijë njerëzish nuk përfaqësohet në shërbimin publik nga një zyrtar i vetëm me ndonjë rëndësi, i. e. një prefekt ose një nënpresident. Nëse disa nëpunësve të vegjël u janë dhënë vende pune, ata i kanë marrë ato me siguri duke qenë servile, qoftë për shkak të varfërisë së tyre ose për shkak se ata nuk kishin moral.
2. Shqiptarët janë përjashtuar nga funksionet bashkiake
E njëjta gjendje ekziston për punësim në administratën komunale, edhe pse autoritetet lokale janë zgjedhur nga publiku. Shqiptarët përjashtohen nga zyra publike. Kryetarët e komunave të cilët më parë ishin zgjedhur tani emërohen drejtpërdrejt nga Qeveria. Zyrat komunale janë të organizuara në atë mënyrë që përfaqësuesit e shumicës shqiptare të mbahen jashtë administratës. Në lokalitetet më të populluara që kanë një administratë komunale të tyre dhe në të cilën ekziston një popullatë serbe, megjithëse si pakicë, këshillat bashkiakë ende përbëhen nga pjesa më e madhe e serbëve. Duke i bashkuar fshatrat e vogla për të formuar një komunë, kujdes i madh merret për të përfshirë një fshat serb me katër ose pesë fshatra shqiptare, me të vetmin qëllim që t’i mbajë shqiptarët jashtë administratës. Aty ku masa të tilla nuk mund të zbatohen, një këshilltar serb emërohet për të punuar me kryetarin në fjalë dhe, në fakt, bëhet kreu i vetë komunës.
Këtu janë disa shembuj për sa më sipër:
a. Pejë, ku shumica shqiptare është dominuese, kryetari i vjetër i komunës Negji Basha, një shqiptar, u zëvendësua nga një malazez i quajtur Maja, që është i njohur për vrazhdësinë e tij nga popullsia.
b. Kryetarit të vjetër të komunës së Gjakovës, Çazim Currit, me origjinë shqiptare iu imponua emërimi i një bashkëpuntori si shef zyre, me origjinë serbe, që e ka përqëndruar në duart e tij krejt vendimmarrjen.
c. Në Prizren, ku është po ashtu një shumicë e madhe shqiptare, që nga pushtimi i vendit, nuk ka pasur asnjëherë kryetar komune me origjinë shqiptare.
d. Në Vogovë, në rrethin e Gjakovës, kryebashkiaku ishte një shqiptar i quajtur Marc Ndou. Ai u zëvendësua nga një malazez, Milan Popoviç, një bandit dhe vjedhës i cili më pas u dënua për krimet e tij. Në zgjedhjet e mëpasshme, Ndre Bib Doda u votua si më i madhi, por megjithatë u zhvendos dhe u zëvendësua nga Radovan Popoviç, kushëri i Milan Popoviçit, jo më pak i njohur nga paraardhësi i tij, si armik i egër i popullsisë shqiptare.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për komunat e Ponashecit, Deçanit, Irziniqit etj., Të gjitha në rrethinat e Gjakovës. Situata nuk është e ndryshme në rajonet e tjera.
3. Drejtësia jo e paanshme
Sa i përket drejtësisë, popullata shqiptare shërbehet dobët, pasi nuk ka ndonjë rekurs ligjor kundër një serbi.
Mijëra shembuj kanë dëshmuar për shqiptarët se ata nuk kanë asnjë mundësi për të fituar një rast në gjykatë. Ata vetëm mund të përsërisin urtësinë popullore që ligjet e bëra dhe të zbatuara nga një sundimtar nuk janë në favor të subjekteve të tij. Duke pasur parasysh këtë, shqiptarët në Jugosllavi rrallë shkojnë në gjykatë, duke mos dashur të shtojnë më shumë humbje financiare për padrejtësinë që kanë ndodhur.
Këtu janë disa shembuj:
a. Myftar Dema, nga fshati Vogova në rajonin e Gjakovës, akuzoi kryetarin e bashkisë Milan Popoviç për përvetësim të 20,000 dinarëve që i përkisnin autoriteteve komunale. Ky i fundit u provua me të vërtetë dhe u burgos. Por pas një muaji burg, ai u lirua, që të mund të kërcënojë pa u ndëshkuar akuzuesin e tij.
b. Një serb i quajtur Krstiç, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kishte vrarë gjashtëdhjetë shqiptarë muslimanë nga Jabllanica (rajoni i Gjakovës), ndër të cilët ishte edhe Osman Aga Rashkovi, familja e të cilit e paditi fajtorin. Duke qenë se fajësia ishte flagrante, autoritetet për ta shpëtuar, e deklaruan të vdekur, edhe pse Krstiç gëzon akoma edhe sot shëndet dhe jeton në Istog në rrethin e Pejës.
c. Në mes të marrjes në pyetje në nënprefekturën e Gjakovës, një shqiptar, Lazër Dreni, u gosit në kokë me qytën e revolverit nga nëpunësi i nënprefekturës Jovan Miliç, në prani të sekretarit Djulakoviç. Miliç, pasi u arrestua formalisht, pas disa orë burgimi, u lirua.
4. Tatimet arbitrare
Masa tatimore arbitrare shpesh aplikohet për shqiptarët. Tatimpaguesi nuk është në gjendje të di saktësisht se sa do të duhet të paguajë në taksa në një vit të caktuar. Ai zakonisht është në mëshirën e zyrtarëve të taksave që e bëjnë atë të paguajë dyfish ose trefishin e asaj që ai është ligjërisht i detyruar të paguajë.
Para fillimit të diktaturës, më shumë se gjysma e vendeve në komisionet tatimore tridhjetë e gjashtë anëtarëshe në Kosovë ishin me shqiptarë. Aktualisht, përfaqësimi i tyre është zvogëluar në dy. Të tridhjetë e katër anëtarët e tjerë janë serbë.
5. Të drejtat politike nuk ekzistojnë
Siç shihet nga sa më sipër, të drejtat politike të qytetarëve me origjinë shqiptare thjesht nuk ekzistojnë. Shqiptarët shpresonin për një moment në 1925-1926 se ata do të ishin aq të lirë sa qytetarët e tjerë të Jugosllavisë për të zënë pozicione politike në vend. Sidoqoftë, ato u zhgënjyen shumë shpejt. Partia politike e formuar nën udhëheqjen e Ferhat Bey Draga do të merrte pjesë në zgjedhje me një listë prej katërmbëdhjetë kandidatësh për Dhomën. Por në ditën e zgjedhjeve, kandidatët u penguan me mjete të ndryshme për të marrë pjesë në zgjedhje. Disa ishin vendosur nën arrest shtëpiak në shtëpitë e tyre. Kur protestuan, autoritetet u përgjigjën se masa ishte marrë në interesat e tyre, përndryshe jeta e tyre do të ishte në rrezik.
Përpjekja nuk ishte pa pasoja për këta individë të guximshëm. Shumica e tyre u dënuan me burg, nën pretekste të ndryshme. Kryetari i partisë Ferhat Bey Draga u dënua me katër vjet burgim. Nazim Gafuri u plagos dhe më pas u vra përpara një stacioni policor në Prishtinë. Ramadan Fejzullahu u dënua dhe disa kandidatë i kishin konfiskuar pasuritë e tyre. Të gjithë pësuan.
Nën kushte të tilla, është e qartë se shqiptarët nuk mund të mendojnë më për të hyrë në ringun politik, sidomos si një pakicë kombëtare.
SHTOJCA 5 – PËRDORIMI I GJUHËS KOMBËTARE
“Nuk do të ketë kufizime në përdorimin e gjuhës kombëtare në fushën e fesë, në shtyp ose në botime të çdo lloji “. (Traktati për Minoritetet, Neni 7)
1. Gjuha shqipe është persekutuar më shumë se çdo tjetër në Ballkan
Me të drejtë e konsideronte karakteristikën themelore të kombësisë në Ballkan, gjuha ka qenë gjithmonë objekt kryesor i grindjes midis frymës konservatore të popujve dhe përpjekjeve të qeverive për të forcuar unitetin kombëtar në vend me mjete më pak ose më pak të detyrueshme.
Në këtë drejtim, populli shqiptar ka pësuar më shumë se të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit. Nën sundimin otoman, shqiptarët nuk u lejuan të përdorin lirisht gjuhën e tyre. Arsimi, shtypja dhe botimet në gjuhën shqipe ishin luks që gëzonin vetëm shqiptarët, të cilët jetonin në vende të huaja. Edhe korrespondenca në gjuhën shqipe drejtuar miqve ose të afërmve jashtë vendit mund të rezultonte me burgimin e autorit. Turqit i përdornin këto metoda për të luftuar zgjimin kombëtar të shqiptarëve, ndërsa propaganda greke dhe sllave, duke vepruar si trashëgimtare e Perandorisë Osmane, bënte çmos për denacionalizimin e popullsisë ortodokse shqiptare nëpërmjet kishës dhe shkollave.
2. Kufizimet vazhdojnë për shqiptarët në Jugosllavi
Kjo situatë vazhdon për gjysmën e popullit shqiptar që jeton nën sundimin e huaj.
Disa shembuj do të mjaftojnë për të ilustruar të vërtetën e këtij pohimi.
a) Në rajonet shqiptare të Jugosllavisë, ka shenja në sallat e bashkive që thonë se përdorimi i çdo gjuhe tjetër përveç serbishtes është i ndaluar.
b) Nuk ekziston asnjë gazetë, revistë apo publikim tjetër në gjuhën shqipe për tetëqindmijë shqiptarë në Jugosllavi. Qeveria e Beogradit mund të pohojë se veprimtaria intelektuale nuk është e ndaluar sipas ligjit, por ata që zbatojnë ligjin, policia dhe zyrtarët bëjnë çmos që të pengojnë çdo aktivitet të tillë. Nëse një shqiptar do të konkurronte për të kërkuar autorizim për të botuar një gazetë në gjuhën shqipe, për të mbajtur një leksion public jo politik në gjuhën shqipe ose për të hapur një shkollë për të mësuar gjuhën shqipe, ai sigurisht nuk do të dënohej për një aplikim të tillë, por do të ishte menjëherë akuzuar nga policia dhe xhandarët me të gjitha llojet e akuzave, arrestuar dhe, në shumë raste, burgosur apo zhdukur.
c) Një nga nënshkruesit, Don Shtjefën Kurti, deri kohët e fundit prifti në famullinë e Novosellës, në qarkun e Gjakovës, u ndalua nga drejtori i shkollës serbe, Radovan Milutinoviç, pse përdorte gjuhën shqipe për tu mësuar fëmijëve të fshatit katekizmin.
d) Kur fëmijët shqiptarë nga fshati Skivjan, rrethi i Gjakovës, i sollën librat në gjuhën shqipe në shkollën serbe ku do të mësonin, drejtori serb, Zoniç, i konfiskoi menjëherë librat dhe i ndëshkoi fëmijët për “guximin që të mësonin një gjuhë tjetër nga ajo e shtetit “.
e) Shqiptarët shpesh janë qortuar nga operatorët telefonikë që i urdhërojnë ata të flasin gjuhën serbe. Nëse nuk e bëjnë këtë, bisedat e tyre ndërpriten.
SHTOJCA 6 – SHKOLLAT DHE INSTITUCIONET PRIVATE TË BAMIRËSISË
“Ato [minoritetet] do të kenë veçanërisht të drejtën e krijimit, të drejtimit dhe të kontrollit me shpenzimet e tyre të institucioneve bamirëse, fetare apo shoqërore, shkollave apo institucioneve të tjera educative, me të drejtën për të përdorur lirisht gjuhët e tyre dhe për të ushtruar lirisht fenë e tyre”. (Neni 8, Traktati i minoriteteve).
1. Qeveria jugosllavie pengon funksionimin e shkollave private të shqiptarëve
Ne e kemi parë se cila ishte gjendja e arsimit në gjuhën shqipe gjatë pushtimit osman.
Le të kujtojmë që në fund të këtij pushtimi, para Luftës Ballkanike, shqiptarët e Kosovës u ngritën kundër regjimit turk për të përftuar lirinë e arsimimit kombëtar. Pushtimi serb vazhdoi politikën turke në fushën e arsimit. Meqenëse ky ndalim nuk u zbatua gjajtë Luftës së Madhe, shqiptarët e Jugosllavisë nxituan të ngrinin shkolla private për mësimin e gjuhës amtare.
(Shih më poshtë pasqyrën e këtyre shkollave)
Sapo qeveria jugosllave u lirua nga barrët e luftës, në vitin 1919, një nga veprimet e saj të para ishte mbyllja e shkollave shqiptare. Shkolla në Shkup nuk u mbyll deri në vitin 1929, ndoshta si pasojë e një ankese të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve rreth shtypjes jugosllave.
2. Shqiptarëve nuk u lejohet asnjë aktivitet intelektual
Në të njëjtën kohë si me shkollat private, autoritetet jugosllave ndaluan të gjitha aktivitetet shoqërore të karakterit shqiptar. Shoqëritë intelektuale, kulturore dhe muzikore janë shpërbërë në Gjakovë, Pejë, Prizren, Shkup dhe qytete të tjera të rëndësishme.
3. As feja nuk mund të mësohet në gjuhën shqipe
Nuk mund të bëhet fjalë për përdorimin e lirë të gjuhës shqipe në mësimin e fesë. Shqiptarët ortodoksë nga rajoni i Rekës, ku janë në shumicë, janë ndaluar të përdorin gjuhën e tyre në kishë. Priftërinjtë shqiptarë katolikë nga rajonet e Gjakovës, Prizrenit dhe Shkupit, etj., konsiderohen agjentë të propagandës politike, nëse ato mësojnë katekizmin në gjuhën shqipe. Sa për shqiptarët myslimanë, ata nuk kanë medrese ku feja e tyre mund të mësohet në gjuhën shqipe.
Gjithashtu janë mbyllur shkollat që kanë funksionuar në qytetet e mëposhtme: Plava me 50 nxënës, Gucia me 60, Beci me 45, Brodosana me 50, Brovina me 40, Lloçan me 46, Irziniq me 40, Novosella me 48, Junik me 40, Ponashec me 45, Cërmjan me 50, Zhubi me 48, Budisalk me 70, Rakosh me 80, Prizren me 40, Shkup me 73 nxënës etj.
Numri i këtyre shkollave dhe numri i nxënësve nuk është i madh. Këto janë shkolla që u hapën spontanisht në lokalitete ku ekzistonte një organizim fillestare komunitare ose në të cilët administrata komunale, në krye të detyrimeve të saj të ndryshme, që nga lufta, kishte qenë në gjendje të mbante një shkollë në gjuhën shqipe. Nëse zbatoheshin plotësisht rregulloret e Traktatit për Minoritetet, numri i nxënësve shqiptarë në Jugosllavi do të ishte jo më pak se në Shqipëri, duke qenë se gjysma e popullsisë shqiptare jeton në Jugosllavi.
Tabela e shkollave private shqiptare të mbyllura me urdhër të qeverisë jugosllave
Vendi Instruktorët Numri i nxënësve
Ferizaj Prifti katolik 50
Zym Pal Lumezi 40
Gjakovë Jusuf Puka,
Sali Morina,
Niman Ferizi,
Ferid Imani,
Ibrahim Kolçiu,
Ibrahim Felmi,
Lush Ndoca 840
Mitrovicë Prifti katolik i Mitrovicës 160
Prishtina 90
Vuciternë Haxhi Tafili 60
Pejë Murat Jakova,
Hajdar Sheh Dula,
Abdurrahman Çavolli,
Mulla Resh Meta, 256
Pejë Halit Kastrati,
Shaqir Çavolli,
Sadi Pejani, gjithsejt 125
Pejë Shaban Kelmendi,
Pal Lumezi etj. 232
Pejë Zef Maroviqi,
Pal Lumezi etj 257
Gjurakovc Mr. Plakçori 221
Baran Xhevet Kelmendi 176
Zlokuçan Ndue Vorfi 186
Strellc Adem Nexhipi 175
Istog Osman Taraku 285
Prizren Lazër Lumezi 76
SHTOJCA 7 – ARSIMI PUBLIK
Arsimi publik
“Për lokalitetet ku banon një pjesë e konsiderueshme e minoriteteve, qeveria do të akordojë lehtësira për të garantuar që në shkollat fillore arsimi të jepet në gjuhën e tyre fëmijve të këtyre qyetatarëve…” (Neni 9, Traktati i minoriteteve)
1. Qëndrimi i Komitetit të ngritur nga Lidhja e Kombeve për të shqyrtuar çështjen e arsimit të pakicave.
Në ndjekjen e politikave të saj të denacionalizimit, qeveria jugosllave, pasi mbylli shkollat shqiptare, i zëvendësoi ata me shkollat serbe. Në dokumentin e saj më të fundit drejtuar Lidhjes së Kombeve, Qeveria deklaroi se në rajonet ku banonin shqiptarët ishin 1,401 shkolla, nga të cilat 261 shkolla me 545 klasa u ndoqën nga nxënësit shqiptarë. Komiteti i ngritur në bazë të një rezolute të Këshillit të datës 25 tetor 1920 për të shqyrtuar çështjen, “besonte se ishte në gjendje të interpretonte frazën në dokumentin jugosllav si kuptim që shkollat në fjalë ishin shkolla për pakicën, në të cilën mësimi është kryer në gjuhën shqipe, ose janë shkolla që kanë klasa që përmbushin këtë kusht. Bazuar në këtë interpretim, Komiteti e konsideroi informacionin e dhënë në raportin e qeverisë jugosllave si të kënaqshëm”.
Komiteti ishte mashtruar nga një frazë e paqartë dhe pasi kishte mësuar të vërtetën, preferonte të lëshonte një paralajmërim në këtë formë. Sido që të jetë rasti, duhet të këmbëngulim që nuk ka një shkollë të vetme apo një klasë të vetme midis 545 klasave të referuara nga qeveria jugosllave në të cilën mësimi të zhvillohet në gjuhën shqipe, ashtu si asnjë nga 7 565 nxënësit shqiptarë që ndjekin shkollën nuk meson në gjuhën e tij.
2. Shqiptarët nuk janë të pavetëdijshëm për përfitimet e shkollimit
Numri i këtyre nxënësve, vëren qeveria jugosllave, është shumë e ulët për shkak të kushteve të veçanta të jetesës së shqiptarëve që banojnë në vendbanime të vogla në rajonet malore të izoluara dhe nuk tregojnë kuptim për përfitimet e shkollimit. Nuk kemi ndërmend të debatojmë me qeverinë jugosllave, por nuk mund të kalojmë një akuzë të tillë, pa treguar se sa e pabazë është. As një e treta e shqiptarëve në Jugosllavi nuk jetojnë në rajonet malore “të izoluara”. Kjo mund të thuhet më shumë në mënyrë të arsyeshme për shqiptarët në Mbretërinë e Shqipërisë. Megjithë vështirësitë e komunikimit dhe sasinë më të vogël të fondeve të dedikuara për arsimin publik në Shqipëri, përqindja e nxënësve nuk është më e vogël se ajo në Mbretërinë e Jugosllavisë. Kjo tregon se shqiptarët nuk janë aspak të pavetëdijshëm për përfitimet e shkollimit, por vetëm, natyrisht, në vendet ku shkollat ofrojnë përfitime reale arsimore dhe jo thjesht shpallin urrejtje ndaj kombësisë dhe gjuhës amtare të nxënësve. Shkollat në fjalë janë më shumë si punëtori për denacionalizim. Kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk duan ti dërgojnë fëmijët e tyre për të marrë pjesë në to.
3. Stafi i mesuesve
Sa i përket stafit mësimdhënës, duhet të përmendet se mësimdhënësit me kombësi shqiptare janë jashtëzakonisht të rrallë. Por edhe ata që ekzistojnë, nuk janë të punësuar për të dhënë mësim në gjuhën shqipe. Madje edhe hoxhët që mësojnë fenë për nxënësit myslimanë janë të detyruar t’ua mësojnë në gjuhën serbe.
SHTOJCA 8 – FONDACIONET PRIVATE TË BAMIRËSISË
Fondacionet fetare private
“Shteti Jugosllav angazhohet tu japë çdo lloj mbrojtjeje xhamive muslimane. Të gjitha lehtësirat dehe autorizimet do t’i jepen fondacionve fetare [vakëfeve] dhe institucioneve fetare bamirëse muslimane ekzistuese dhe Qeveria S[erbo] K[roate] S[llovene] do të japë të gjithë ndihmën e vet për krijimin e institucioneve të reja fetare të bamirësisë, si u është garantuar institucioneve të tjera private të kësaj natyre”. (Neni 10 i Traktatit të minoriteteve).
1. Qeveria Jugsollave konfiskon pasuritë e fondacioenve fetare dhe bamirëse
Qeveria Jugosllave jo vetëm që nuk ka ndihuar në krijimin e institucioneve të reja muslimane të bamirësisë, por përkundrazi ka konfiskuar edhe pasuritë e shumë institucioneve bamirëse (vakëfeve) egzistuese. Ne do të citojmë ndonjë rast:
a. Xhamia e Madhe Burmalii në qytetin e Shkupit u shpronësua pa pëlqimin e komunitetit dhe pa kompensim. Në vend të saj u ndërtua klubi i oficerëve. Është e mundur që pëlqimi të jetë marrë më vonë, nga kërcënimet e gjeneralit Terziç, i cili tashmë e kishte bërë të qartë mendimin e tij: Ose një milion dinarë ose dy bomba për të hedhur në erë xhaminë.
b. Xhamia e Gazi Mustafa Pashës në qytetin e Shkupit ka mbajtur një institucion bamirësie të klasit të parë. Ai mbante titullin e plotë në trembëdhjetë fshatra, mes tyre Kreshova, Bullaçana, Rashtak dhe Novosella. Ekzekutuesit të kësaj prone, Shefqet Beut, i biri i Haxhi Mustafa Beut, ia kishin konfiskuar këtë pronë nga Qeveria. Ky fondacion shpërndante 200 bukë për të varfërit e qytetit të Shkupit çdo ditë.
c. Xhamia “Fevri” e qytetit të Tetovës u dogj në mes të ditës dhe u rrethua nga xhandarët, në mënyrë që populli, i cili arriti shpejt në vend, të mos kishte mundësi ta shuante zjarrin. Ishte hera e pestë që ishte vendosur në zjarr. Xhamia ishte ruajtur katër herë nga reagimi i shpejtë i popullsisë.
d. Në Tetovë përsëri, fondacioni ose vakufi i teqes së Harabatit (urdhër musliman), kishte pasurinë e saj, që përbëhej nga rreth një mijë hektarë tokë bujqësore, të konfiskuar. Malazezët u vendosën pastaj në këtë tokë. I privuar nga të ardhurat e veta, vetë vakufi u shpërbë.
2. Fondacionet fetare të shqiptarëve kristianë u çveshën njësoj
Këto sjellje nuk janë drejtuar vetëm kundër institucioneve fetare të shqiptarëve muslimanë, por ato preken edhe fondacionet e shqiptarëve të krishterë. Disa shembuj:
a. Në Gjakovë, për shembull, u konfiskuan pasuritë e patundëshme të kishës katolike, megjithë protestat e famullitarëve dhe besimtarëve. Malazezë ortodoksë u vendosën në atë vend. .
b. Në fshatin e Novosellës, në të cilin banorët janë të gjithë shqiptarë katolik, kisha zotëronte një çiflik të quajtur “Mali i vogël”. Ai u shpronësua dhe atje u vendosën malazezë, që u sollën enkas.
3. As edhe varrezat nuk janë përjashtuar
Masat e tilla të padrejta gjithashtu janë marrë kundër varrezave të krishtera dhe myslimanëve shqiptarë.
Këtu janë disa shembuj:
a. Varrezat e vjetra katolike të Pejës u konfiskuan dhe toka iu dha një malazesi që e ktheu atë në një vresht. Prifti shqiptar e fitoi me gjykatë, por pronari i ri nuk u dëbua, ndoshta për “arsye politike” dhe vazhdon të kultivojë rrush në atë tokë.
b Varrezat mysliman në Tetovë, që gjithashtu i përkisnin një vakufi, pësuan të njëjtin fat. Një pjesë e tokës iu dha autoriteteve për të shërbyer si çerdhe. Pjesa tjetër u shpërnda falas për serbët ortodoksë nga rajoni dhe jo për komunitetin musliman (duke qenë shqiptar). Gurët e varreve, shumë prej të cilëve ishin me vlerë të madhe për shkak të mbishkrimeve të tyre, nuk i ishin dorëzuar bashkësisë myslimane, por ishin përdorur si material ndërtimor për stacionin hekurudhor. Edhe sot, mund të shihen mbishkrime nga varrezat në fasadën e ndërtesës së lartpërmendur.
4. Vështirësi për varrosjen e të vdekurve
Gjëja më e trishtë për të gjithë në këtë çështje është se autoritetet, thjesht për të krijuar një telash, kanë shtyrë prej kohësh vendimin për një vend të ri për një varrezë. Ndërkohë, njerëzit e varfër nuk e dinë ku të varrosin të vdekurit e tyre, sepse autoritetet i dërgojnë ato nga një vend në tjetrin. Qëllimet e tyre janë të dukshme: ta bëjnë popullatën aq të dëshpëruar, duke mos gjetur drejtësi askund, sa të jenë të gatshëm të emigrojnë. Ky është vetëm një element.
Kjo ka ndodhur në shumë lokalitete të tjera, për shembull në Pejë, Gjakovë dhe Shkup ku vakufët u privuan nga varrezat e tyre pa ndonjë kompensim.
Në përfundim, ne kemi nderin të theksojmë se këto janë vetëm disa shembuj në mesin e mijëra të tjerëve.[36]
- E dërgoi për Diellin NIKOLIN KURTI.
[1] Ministria e Punëve të Jashtme, telegram nr. 213572, dërguar legatës në Vienë, zv. Sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë dhe për dijeni zyrës serbe pranë Lidhjes së Kombeve, Beograd 23 prill 1930. Ministero degli Affari Esteri, Ufficio Albani, Oggetto, Maltrttamenti – Persecuzioni da parte jugoslava a carico di su dditi albanesi (Ministria e Punëve të Jashme, Zyra Shqipëria, Objekti : Keqtrajtimet- persekutimet nga ana jugosllave ndaj shqiptarëve.
[2] “Vullneti i Popullit”, maj 1930
[3] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.24
[4] Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p.266-267
[5] Ambasada e Italisë pranë Selisë së Shejtë në Telegarmin Nr. 844 i drejtohet Ministrisë së Puënve të Jashme në Romë, 18 mars 1930 ku bën fjalë për presekutimin e klerit shqiptarë në Jugosllavi, Ministero degli Affari Esteri, Ufficio Albani, Oggetto, Maltrttamenti – Persecuzioni da parte jugoslava a carico di su dditi albanesi (Ministria e Punëve të Jashme, Zyra Shqipëria, Objekti : Keqtrajtimet- persekutimet nga ana jugosllave ndaj shqiptarëve .
[6] Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p.266-267
[7] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.24
[8] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.24
[9] La Situation de la minorité albanaise en Yougoslavie (Geneva 1930). Translated from the French original by Robert Elsie. First published in R. Elsie, Gathering Clouds: the Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Dukagjini Balkan Books (Peja 2002), p.47-96.
[10] Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p.268
[11] Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p.270
[12] Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p.268-269
[13] Legata e Italisë në Beograd, telegram Nr.1559/667, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Romë, Beograd 31 mars 1930, Ministero degli Affari Esteri, Ufficio Albani, Oggetto, Maltrttamenti – Persecuzioni da parte jugoslava a carico di su dditi albanesi (Ministria e Punëve të Jashme, Zyra Shqipëria, Objekti : Keqtrajtimet- persekutimet nga ana jugosllave ndaj shqiptarëve.
[14] Ambasada e Italisë pranë Selisë së Shejtë në Telegarmin Nr. 844 i drejtohet Ministrisë së Puënve të Jashme në Romë, 18 mars 1930 ku bën fjalë për presekutimin e klerit shqiptarë në Jugosllavi, Ministero degli Affari Esteri, Ufficio Albani, Oggetto, Maltrttamenti – Persecuzioni da parte jugoslava a carico di su dditi albanesi (Ministria e Punëve të Jashme, Zyra Shqipëria, Objekti : Keqtrajtimet- persekutimet nga ana jugosllave ndaj shqiptarëve.
[15] Ambasada e Italisë në Beograd, Ministrisë së Punëve të Jashme në Romë, në lidhje me problemin e tre priftërinjëve shqiptarë, Telegram Nr. 351/177, 15 shkurt 1930; Ministero degli Affari Esteri, Ufficio Albani, Oggetto, Maltrttamenti – Persecuzioni da parte jugoslava a carico di su dditi albanesi (Ministria e Punëve të Jashme, Zyra Shqipëria, Objekti : Keqtrajtimet- persekutimet nga ana jugosllave ndaj shqiptarëve .
[16] . Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p.269
[17] Legata e Italisë në Shqipëri, Ministrisë së Punëve të Jashme në Romë, në lidhje me priftërinjët shqiptarë të dyshuar nga Jugosllavia, Telegarm Nr. 314/143, Tiranë 8 shkurt 1930;
[18] Marenglen Verli, 101 profile biografike nga Kosova për Kosovn, shtypshkronja: “Adel-co”, Tiranë 2016, f.276
[19] . Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p.269
[20] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.25
[21] Dom Nikë Ukgjini, Kisha katolike shqiptare (Nga shek. XI-deri më sot), Qendra botuese “Shoqata e Jezuitëve”, Tiranë 2016, f.268
[22] . Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.24
[23] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.24
[24] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.25
[25] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.25
[26] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.25
[27] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.25
[28] Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p. 161-177
[29] Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p.275
[30] Marco Dogo, Kosovo, Albanesi e serbi: le radici del conflitto, editore “Marco” 1992, p.268
[31] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.25
[32] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.25
[33] Lush Culaj, Promemorie e tre priftërinjve shqiptarë për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Revista “Dielli Demokristian” nr. 33: Vjenë, qershor 2018, f.26
[34] Ben Andoni, Nga vjen urrejtja ndaj katolikëve shqiptarë?, Java 18.5.2017
[35] La Situation de la minorité albanaise en Yougoslavie (Geneva 1930). Translated from the French original by Robert Elsie. First published in R. Elsie, Gathering Clouds: the Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Dukagjini Balkan Books (Peja 2002), p.47-96.
[36] La Situation de la minorité albanaise en Yougoslavie (Geneva 1930). Translated from the French original by Robert Elsie. First published in R. Elsie, Gathering Clouds: the Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Dukagjini Balkan Books (Peja 2002), p.47-96.