SHKUP – PRISHTINE : Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku promovoi romanin e tij “Dymbëdhjetë” në Panairin e Librit në Tiranë, kështu të paktën njoftoi axhenisa prestigjoze e lajmeve në gjuhën shqip në Maqedoni Illyria News Agency INA. Kjo axhensi në raportimin e saj thotë se “Ky botim i shtëpisë “Pegi” sjell te lexuesi një histori të cilën secilit prej nesh i duket se mund ta “prekë” vetëm me një zgjatje dore, por që njëherësh e ka të pamundur ta besojë.
Ndërsa duke folur për përmbajtjen e librit “Dymbëdhjetë”, të autorit Arben Çejku, Ina shton se” E vërteta është që njerëz të ndryshëm ndërveprojnë në këtë histori nëpërmjet “komunikimit” që kanë bërë me personazhin kryesor, Lek Drini në “Facebook”.
Ai e “ringjall” Lekën përmes “Facebook”-ut dhe për çdo ditë e ushqen jetën virtuale të vëllait duke gërryer botën reale të vetes dhe të miqve, duke përfshirë edhe familjen e tij.
Sa më i gjallë e i përditshëm bëhet Leka, aq më ndjeshëm transformohet dhe vuan vëllai i tij. Por në lojë tashmë kanë hyrë edhe të tjerë.
Vallen e heq Eda, një vajzë e pafajshme dhe bukuroshe, e cila pasi njihet me “princin” e saj, përjeton një sërë të papriturash befasuese.” Janë këto disa përshkrime nga libri i diplomatit shqiptar, i cili mbylli mandatin e tij diplomatik në Maqedoni ka njoftuar në lajmet e saj INA.
Sakaq, edhe portali Kurir Shqip ka shkruar se “‘Dymbëdhjetë’ sjell te lexuesi një histori të cilën secilit prej nesh i duket se mund ta ‘prekë’ vetëm me një zgjatje dore, por që njëherësh e ka të pamundur ta besojë, .
Ky protal thotë se legjenda shqiptare tregon sesi Konstandini u ngrit nga varri që të përmbushte amanetin e së ëmës për t’i sjellë Doruntinën, kur atë ta merrte malli. Është pikërisht malli ai që nxit vëllain e Lekës për të nisur një aventurë, që për pak do t’i kushtojë shtrenjtë.
Ai e ‘ringjall’ Lekën përmes ‘Facebook’-ut dhe për çdo ditë e ushqen jetën virtuale të vëllait duke gërryer botën reale të vetes dhe të miqve, duke përfshirë edhe familjen e tij. Sa më i gjallë e i përditshëm bëhet Leka, aq më ndjeshëm transformohet dhe vuan vëllai i tij. Por në lojë tashmë kanë hyrë edhe të tjerë. Vallen e heq Eda, një vajzë e pafajshme dhe bukuroshe, e cila pasi njihet me ‘princin’ e saj, përjeton një sërë të papriturash befasuese ka shkruar në faqen e saj të internetit Kurir Shqip.
Edhe autori i këtij libri diplomati shqiptar Arben Çejku i ka shpërnadr faleminderimet e tij në mes Prishtinë dhe Shkupit, dy kryeqytetet ku ai shërbeu për afro një dekadë si Ambasdor i R. Shqipërisë.
Kështu ka shkruar në rrejtin social face book autori i librit “‘Dymbëdhjetë’ zoti Arben Çejku: “Falenderoj edhe një herë të gjithë miqtë në Shkup e Prishtinë, ata që morën pjesë në promovimin e romanit tim, veçanërisht Rektorin e UEJL-se, Prof. Dr. Zamir Dika, studiuesin e letërsisë Prof. Fatmir Sulejmani etj për fjalët e mira që thanë në Shkup më datë 12.12.2013 si edhe Akademikun Ali Aliu, shkrimtarin dhe botuesin Nazmi Rrahmani, redaktoren e librit, Alda Bardhyli për vleresimet që bënë edhe RTK, Bibliotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë, Librarinë e Çarshisë në Shkup dhe gjithë miqtë që u angazhuan dhe më ndihmuan, natyrishtë edhe median shqiptare në Shkup e Prishtinë. Faleminderit të gjithëve nga zemra!” është shprehur nëpërmjet facbukut të tij ish- ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë dhe Shkup zoti Arben Çejku.