• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A KANE PROTESTAT LIDHJE ME NE?

June 23, 2020 by dgreca

Shkruan: Rafaela Prifti/*

 Kandidate e Shkencave për Antropologji Sociale/

 “There have been as many plagues as wars in history. Yet always plagues and wars take people equally by surprise.”- Albert Camus, The Plague

Filozofi francez-algjerian, autori dhe nobelisti ishekullit të 20-të, Albert Kamy, në romanin Murtaja shkruan:“Në histori ka pasur aq shumë murtaja sa edhe luftëra. Megjithatë njerëzit gjithmonë befasohen njësoj si nga murtajat ashtu edhe nga luftërat.”

Në kohën e pandemisë globale,të shkaktuar nga infektime masive me një virus të ri të identifiluar si Novel Coronavirus, në shumë qytete amerikane shpërthyen protesta kundër racizmit dhe dhunës policore. Kjo skicë jep një varg me mendime personale dhe vëzhgime të protestave në Nju Jork, ku përfshihen biseda me përfaqësues të komunitetit dhe zyrtarë vendorë.

Mendësia e krijuar në momentet e përballjes me të keqen e përbashkët ka vecoritë e saj të kushtëzuara jo më nga individi por nga një fat kolektiv. Gjendja e pandemisë krijoi një lloj solidarizimi që ndodh kur njerëzimi ndeshet me një fatkeqësi të përmasave madhore. Kjo situatë u shoqërua me krizë ekonomike si mbyllja e bizneseve, humbja e vendeve të punës, pakësimi i të ardhurave, rrezikimi i sigurimeve shëndetësore. Rastet e fundit të vrasjeve të afrikano-amerikanëve nga policia nxorrën në sipërfaqe disa pyetje për problemin racor në Amerikë. Autori, eseisti dhe aktivisti amerikan i shekullit të kaluar, James Baldwin,e shtjellonte temën në shumë rrafshe për të evidentuar marrëdhëniet e ndërlikuara raciale në Amerikë. Për Baldwin, njeriu mund të ndryshojë gjithcka me të cilën përballet por asgjë nuk mund të ndryshohet pa u përballuar.Shumë nga anketimet e opinionit tregojnë se protestat kanë fituar përkrahje të gjerë në publikun amerikan. Brenda një kohe të shkurtër, grupe demografike të ndryshme dhe me bindje jo të njëjta politike janë të të njëjtit mendim se duhen kryer reforma të menjëhershme në legjislacion si edhe në praktikat policore. Nga një sondazh i Schar School of  Policy and Government (Fakulteti Schar për Studime Politike dhe Qeverisje) 81% e të anketuarve thonë se duhet të ketë më shumë reforma policore.

A kanë lidhje protestat me komunitetin?

Nga vëzhgimet e protestave në Nju Jork dhe bisedat e mia me anëtarë të shoqatave shqiptare kam vërejtur se pjesëmarrja e komunitetit është sporadike. Kam takuar individë dhe nxënës që protestojnë por jo në formë të organizuar.Në parim ata solidarizohen me luftën kundër diskriminimit, ndërsa në realitet,komuniteti nuk duket se e shikon revoltën të lidhur me kauzën e vet.Përjetimi i represionit të egër komunist dhe persekutimi politik nga regjimi totalitar në Shqipëri janë temë më vete nga shtypja dhe robërimi fizik dhe mendor i një shtrese të popullsisë në Amerikë. Në valën e dhunshme të shthurrjes së rendit publik dhe akteve të vagabondazhit në ditët e para të protestave u dëmtuan një numër i bizneseve në disa zona të Bronksit. Nga intervistat e mia me përfaqësuesit zyrtarë rezulton se pronarët italianë dhe shqiptarë në ato pjesë të Bronksit ishin përgatitur dhe nuk pësuan dëme ndërsa bizneset portorikane dhe pakica të tjera patën shkatërrime të mëdha.

C’është më kryesorja, komuniteti shqiptar ka raporte të tjera me forcat e ruajtjes së rendit. Një pjesë e brezit shqiptar-amerikan të ardhur apo të rritur këtu janë të punësuar në agjenci të ruajtjes dhe mbrojtjes, kanë kryer akademi ushtarake apo janë arsimuar në sajë të mobilizimit të tyre.Gjatë bisedave, ata thonë se janë në krahun e forcave policore. Në debatin e hapur në Nju Jork për eliminimin e fondeve të policisë, ata paraqesin pozitën e tyre për shtimin dhe jo pakësimin e fondeve në një vend që është në shënjestër të akteve terroriste.

*Shënim: Ky shkrim paraqet opinionin tim personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin e gazetës Dielli dhe Federatës Vatra.

Filed Under: Featured Tagged With: lidhja, protesta dhe Ne, Rafaela Prifti

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT