• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjenerali që “Pushtoi një Plazh”

May 21, 2014 by dgreca

Nga Nikolla Lena/
E çuditshme por e vertetë. Dhe kjo ndodhi pikërisht në Kavajë në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
Ai ishte një Gjeneral italian i kësaj lufte, i cili kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve 40, kur Italia pushtoi Shqipërinë.
Një Gjeneral jo vetëm ushtarak, por edhe qefli e me ndjenjën e së bukurës. Gjatë ekspeditave në zonën e Kavajës pikërisht në fshatin Bardhor, ku edhe sot ndodhet një nga burgjet e shtetit shqiptar, ai ndeshi në një gji të mrekullueshëm rreth 400 metra të gjerë, që puthej nga një det thellësisht blu i cili copëzohej nga pjesë shkëmbore duke krijuar një vijë të thërrmuar ujë-tokë e cila mbyllej me dy kepa majtas e djathtas, në formën e një patkoi. Ky xhep i bruztë-blu, ishte i veshur me shkurre të blerta e kodra të buta që e mahnitën ushtarakun.
Dhe jashtë kontekstit të luftës, ai e ndau me mendjen e tij se ky ishte një gji i mrekullueshëm për tu “pushtuar” e për të bërë plazh. Pak kohë pasi u kthye në Itali, mori familjen e tij dhe e mësyu gjirin edhe njëherë, por kësaj radhe me jaht, nga deti. Kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vjet që atëherë, por edhe sot e kësaj dite, ky gji vazhdon të quhet “Plazhi i Gjeneralit”, për shkak të frekuentimit që i bëri ushtaraku i dikurshëm, për vite rresht, derisa mbaroi lufta.
Tashmë ai s’mund të quhet ndryshe, ndonëse numri i atyre që e frekuentojnë është shumë më i madh se thjesht një familje e pasur e kohërave të luftës.
Megjithatë, e ka sërish një lidhje të vogël, sepse vazhdon të jetë një vend shumë i pëlqyer edhe prej ushtarakëve dhe politikanëve shqiptarë apo edhe prej figurave të njohura shtetërore që e kanë vizituar të paktën një herë këtë vend mbresëlënës, pa llogaritur persona te tjerë publikë që këtu kanë piketuar për çdo verë folenë e tyre të pushimeve.
Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën e bregdetit të kësaj zone të përbërë prej 30 km vijë bregdetare, i cili të bën ta dashurosh që në momentin që të shfaqet befas në horizont, sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit. Kepat shkëmborë që e rrethojnë, janë konglomeratikë dhe e kanë mbushur bregun me zaje të vegjël shumëngjyrësh që formojnë një mozaik të mahnitshëm i cili harmonizohet me blunë e ujit, të gjelbrën e shkurreve dhe të verdhën e rërës së plazhit.
Bota ujore është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe më një specie të veçantë breshke detare e cila ka zgjedhur pikërisht këtë plazh të vogël për të mbarështuar llojin e saj.
Panorama e gjirit është fantastike, ajo të krijon një ndjesi të plotë qetësise e çlodhjeje, të bën ta dashurosh natyrën.
Vitet e fundit, këtij gjiri i është qëndisur në kurriz të kodrave një kompleks i vogël turistik i cili para së gjithash ka respektuar natyrën, duke përdorur vetëm struktura prej druri, që nga vilat e vogla, apartamentet e deri tek verandat e restorantit që ofrojnë kuzhinë deti e peshk të freskët për pushuesit e shumtë.
Çdo gjë është plotësisht në harmoni dhe e vendosur aty ku duhet të jetë duke i shtuar vetëm bukuri dhe aspak ngarkesë pesisazhit natyror.
Në gjirin e bukur çdo gjë është bio.Që nga godinat e vogla prej druri për pushuesit,prodhimet e detit,frutat e zarzavatet e fshatrave për rreth, shërbimi dhe kulinaria tradicionale dhe ajo europiane. Vizitorët dhe pushuesit janë të shumtë dhe nga gjithë vendi.Ka dhe shumë të huaj që bëhen kurioz jo vetëm për peizashin piktoresk,por edhe për historinë e Gjeneralit që e zbuloi dhe i dha emrin.
Plazhi është i të gjithëve por nga harmonia e plotë mes çdo elementi përbërës, të krijohet përshtypja se është oborri i një familjeje të madhe ku gjërat janë sistemuar me kujdes.
Ka vizitor që kanë qëlluar që kanë ardhur rastësisht ose me dikë tjetër që e dinte më parë këtë plazh dhe kanë mbetur të habitur se si është e mundur që Kavaja ka edhe plazhe të tjerë përveç Golemit e Malit të Robit, e për më tepër, plazhe aq të bukur.
Pastaj kur marrin vesh historinë e gjeneralit, ndjehen të vonuar. Dhe për të kompensuar vonesën, vijnë sërish, këtë herë me familjet ose miqtë –shprehen pronarët e kompleksit turistik. Më pas, ata bëhen të përhershëm dhe e konsiderojnë këtë plazh si tepër intim.Tashmë ditët e nxehta pritet të nisin së shpejti,zhurma dhe ajri i rëndë i qyteteve të mbingarkuara të detyron të gjesh pak qetësi dhe një nga destinacionet më të afërta dhe më interesantët duke u nisur nga Tirana,Durrësi,Kavaja,Elbasani,është plazhi i zbuluar prej Gjeneralit.
Vetëm 10 km nga rruga kombëtare Durrës-Rrogozhinë, një kthesë e fortë djathtas qytetit të Kavajës, të çon te plazhi i mrekullueshëm, ku ambienti është shumë miqësor dhe mikpritës, kuzhina e shkëqlyer e mbi të gjitha, panorama e paharrueshme me hijen mistike të gjeneralit dhe gruas së tijë të bukur, që endet për rreth shkëmbinjëve gëlqerorë të veshura me guacka deti.
Kur gratë e zonës endeshin të mbuluara me çitjane e ferexhe deri te thoi i këmbës, gruaja e Gjeneralit shfaqej me veshje plazhi në këto brigje të mrekullueshëm shkëmborë. Sot janë djemtë dhe mbesat kavajote që e kujtojnë me respekt për zbulimin e veçantë, atë dhe Gjeneralin dhe e sfidojnë

Filed Under: Featured Tagged With: “Pushtoi një Plazh”, Gjenerali që

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT