Nga Keze Kozeta Zylo/
Shqiptarët që jetojnë në ishullin e Staten Island, një nga lagjet e bukura të Nju Jorkut e cila laget nga të katër anët me ujërat e Oqeanit Atllantik, u mblodhën sot në orën katër mbasdite për të mbështetur z.Emin Egriu, kandidat për në Kongresin Amerikan. Bashkatdhetarët shqiptarë, ku shumica e tyre ishin nga Dibra ndiheshin krenarë për patriotin e tyre z.Emin Egriu që ka kurajon qytetare dhe punon me shpirt për të arritur qëllimin e tij final. Kishin ardhur dhe bashkëqytetarë të tij që jetojnë në Dibër si mësuesi veteran Petrit Damani dhe që e njihnin nga afër familjen e nderuar Egriu. Kryetari i shoqatës “Dibra” z.Musa Pacuku i uroi pranë kamerave të TV Alba Life z.Egriu suksese dhe tha se ne do t’i qëndrojmë pranë deri në fitore. Fjalë miradie folën dhe zotërinjtë si Ylber Pilku, Haxhi Maqellara, Përparim Papraniku, Dashnor Miftari, Bajram Doka, Lavdrim Cami, e shumë të tjerë që ndodheshin në këtë mbasdite.
Kandidati për në Kongresin Amerikan z.Emin Egriu ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe i falënderoi që kishin ardhur për ta mbështetur. Z.Egriu tha se nuk ka më mirë që në Shtëpinë e Bardhë të jetë një shqiptar, dhe të dëgjohet zëri juaj. Unë jetoj në Bufalo, në një komunitet të varfër, ndaj dhe kjo më shtyn për të luftuar dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë jam njeri i ndershëm, jam rritur në familje me tradita të mrekullueshme, të gjitha këto virtyte më japin guximin që të kandidoj dhe shpresoj shumë se do të fitojë.
Vëllai i Eminit, Naxhi Egriu është dëshmor. Ai iu bashkua forcave të UCK-s për të cliruar Kosovën nga bisha serbe. Ne duhet të jemi të bashkuar si Diasporë, ta dëgjojme dhe repsektojmë njeri-tjetrin, se vetëm kështu do të realizojmë ëndrrat tona shekullore vazhdoi ai.
Z.Egriu është një biznesmen i suksesshëm dhe gjatë 30 viteve të punës së tij ka hapur 2500 vende pune, në të cilat 95% e biznesit vazhdon të ekzistojë akoma. Ka punuar me grupe njerëzish me besime të ndryshme fetare për ta bërë Bufalon vend më të mirë për të jetuar.
Z.Egriu do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij në 29 Janar, 2014.
TV Alba Life së shpejti do të transmetojë intervistën me Z.Emin Egriu dhe fragmente nga tubimi i organizuar me shqiptarët për mbështetjen e tij si kandidat për në Kongresin Amerikan.
26 Janar, 2014
Staten Island, New York