• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kush ishin emigrantët shqiptarë që erdhën në vitin 1960 në SHBA ?

August 10, 2013 by dgreca

Kontributi i Komitetit Shqipëria e Lirë për mërgimin e shqiptarëve nga nga Greqia, Italia, Austria, Gjermania e Franca në Amerikë/

Nga Dalip GRECA/

Komiteti Shqipëria e Lirë dha një kontribut të jashtzakonshëm për mërgimin e shqiptarëve që për arsye të shkeljes të drejtave njerëzore në vendlindje merrnin rrugët e mërgimit. Pjesa më e madhe e tyre kishin mbetur nëpër kampet e Evropës. Komiteti jo vetëm që ndermjetësonte për t’i pajisur ata me dokumente, jo vetëm që lëshonte garanci, por ai interesohej që komuniteti shqiptar i këtushëm të kontribuonte për sistemimin e tyre. Kështu në muajët tetor, nëntor dhe dhjetor 1960 erdhën shumë mërgimatrë me familjet e tyre. Dy ardhje masive mbërritën në New York  nga Italia dhe Greqia në datat 15 dhe 17 dhjetor 1960. Komiteti konstatonte se thirrjen e tij drejtuar komunitetin shqiptar n nga Greqia, Italia, Australia, Gjermania e Franca Nju Jork për t’i pritur vëllezërit që vinin nga trojet amtare, e kishin pritur mirë dhe të ardhurit ishin sistemuar në kohë. Gazeta Shqiptari i Lirë i 31 dhjetorit 1960 shkruante:” Kur lajmi i arritjes të dy prurjeve me refugjatë shqiptarë u dha në koloninë shqiptare të New Yorkut , vëllezërit emigrante hapën zemrën e tyre dhe të gjithë vrapuan të japin përkrahjet e nevojshme. Brenda pak orëve të gjithë emigrantët e rinj gjetën strehim dhe iu plotësuan të gjitha nevojat e domosdoshme. U sistemuan aq shpejt sa që na bënë të gjithëve kryelartë për këtë punë patriotike dhe nejrëzore. Mënyra e veprimit dhe ndihmat që u janë dhënë refugjatëve shqiptarë të ardhur së fundi na shtojnë më shumë vullnetin për të sjellë këtu sa më shumë vëllezër dhe motra nga kampet e Evropës, ku kanë qëndruar me vjete me radhë në pritje për emigrim këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vëllëzërve dhe motrave që janë në pritje e sipër për emigrim për këtu u themi pa frikë se në Amerikë do të gjejnë përkrahjen e merituar nga të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë patur fatim e mirë të gjenden këtu me kohë.

Shqiptari i Lirë njoftonte se grupe të tjera po pajiseshin me dokumente dhe po bëheshin gati për të emigruar nga kampet në Greqi, Austri, Itali dhe Gjermani e Francë. Ndërkohë Komiteti Shqipëria e Lirë ishte duke marrë kërkesa të shumta për mbushje garancirash për refugjatët shqiptarë që përfitonin nga ligji i ri i emigrimit.Për të patur një ide më të qartë mbi numrin e shqiptarëve refugjatë të cilëve Komiteti Shqipëria e Lirë u kishte mbushur garancitë, po paraqesim listën e emigrantëve shqiptarë që patën mbërritur gjatë muajit nëntor dhe dhjetor 1960 si dhe listën e atyre që priteshin të vininb pasi u ishin plotësuar dokumentet nga ai Komitet.

Refugjatët shqiptarë që arritën në New York gjatë muajit Nëntor-Dhjetor 1960:

 

1-Kolë Kalaj dhe kushëriri i tij po me atë emër.

2-Ndoc Kapaj me zonjën e tij dhe dy fëmijët.

3-Josif Kajtazi me zonjën dhe dy djemtë.

4-Jaup Xhezaj

5-Hasbi Dikolli

6-Preng Cupi

6- Zef Deda

7-Hilmi Dashja

8-Gjon Dushovic

9-Isa Ramaj

10-Sadik Sakajani

11-Mark Deckaj

12-Osman Malushi

13-Selim Molla

14-Bektash Cacani

15-Islam Enver

16-Xhezair Kilafofski

17-Naxhi Ogreni

18-Nazmi Hyseni

19-Ahmet Xhafo(te plote lexoje ne Diellin e printuar)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, emigrantet shqiptare, ne vitin 1960, qe erdhen ne Amerike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT