• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Qeveria Haradinaj, një vit pune dinamike

September 10, 2018 by dgreca

-Në njëvjetor, nesër mbledhja e 64-të. Në bilancin e njëvjetorit të qeverisë së Kosovës, drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, është edhe mbledhja e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, e mbajtur në 27 nëntor 2017 në Korçë, ndërsa zhvillohen përgatitje për mbledhjen e radhës të dy qeverive, që do mbahet në nëntor 2018 në Pejë/

1 Qeveria 1

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 10 Shtator 2018/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e kryeministrit Ramush Haradinaj, mbush vitin e parë të punës nesër, 11 shtator 2018, kur do të mbajë edhe mbledhjen e 64-të.

Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e mbajtur në 28 gusht, ka vlerësuar  se qeveria që ai drejton është ndër më dinamiket që ka pas Kosova që nga pas lufta e përfunduar në qershor 1999 dhe theksoi faktin që në më pak se një vit punë ka 900 vendime të miratuara me interes për jetën e qytetarëve  të vendit, por  edhe se po evidentohen vendime që mungojnë.

 “Nëse në tema tjera jemi më shumë se njëqind për qind proaktivë, atëherë duhet që edhe temave që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve t’u japim prioritet”, tha kryeministri Haradinaj, duke siguruar që në periudhën që po hyhet do t’i kushtohet rëndësi e veçantë kësaj teme. “Duhet identifikuar ngecjet që kanë të bëjnë me zbatimin e Axhendës së Reformës Evropiane dhe të lëvizim përpara”, ka theksuar ai në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, i cili u mbajt para mbledhjes së qeverisë së Kosovës, të njëjtën ditë.

Në bilancin e njëvjetorit të qeverisë së Kosovës është edhe mbledhja e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, e mbajtur në 27 nëntor 2017 në Korçë, ndërsa zhvillohen përgatitje për mbledhjen e radhës të dy qeverive, që do mbahet në nëntor 2018 në Pejë.

Qeveria  e Kosovës e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë, ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, nje vit pune, Qeveria Haradinaj

Pse duhet mbështetur Ramush Haradinaj nga VV dhe LDK?

September 11, 2017 by dgreca

-Lista serbe nga ana e saj nuk është përfaqësuese e qytetarëve serbë të Kosovës, por është përfaqësuese e vullnetit politik të Beogradit, të Kishës së Serbisë si dhe të qarqeve nacionaliste në Serbi./

-Kur lista serbe bllokon vendimmarrjen në parlamentin e Kosovës, atëherë këtë ngerç duhet ta zhbllokojnë VV dhe LDK, edhe pse janë në opozitë. Ndërkohë ky vendim i LDK-së, ose Vetëvendosjes, ose të dyjave bashkë, duhet bërë publik që tani/

1 Ramushi4

Shkruan: Enver Bytyçi/

Kosova e mbylli një process problematik për formimin e institucioneve të saj. Ky proces prodhoi një qeveri të kryesuar nga Ramush Haradinaj, i cili në rendjen pas postit të kryeministrit nuk i respektoi gjithnjë rregullat e moralit politik në demokraci. Megjithatë tashmë Kosova ka një qeveri të drejtuar nga zoti Haradinaj dhe ky realitet nuk ndryshohet. Eshtë gjithnjë lajm pozitiv që në Kosovë të formohen dhe veprojnë institucionet e qeverisjes. Do ishte mrekulli që këto institucione të formoheshin me kuota të larta qëndrueshmërie dhe kualiteti. Por gjithësesi tashmë kemi një qeveri, e cila për nga përmasat i ngjan qeverisë kineze 1.4 miliardëshe. Eshtë thënë vazhdimisht se një qeveri e kushtëzuar nga lista serbe është një qeveri e varur, e diktuar, e pasigurt dhe nuk do të kishte sukses. Interesi ynë është që kjo qeveri, si të gjitha ato që do të vijnë pas saj, të ketë sukses, të dëshmojë vendosmëri për të kryer reformat e mëdha dhe për ta forcuar shtetin e shtetësinë e Kosovës. Jemi para një realiteti, të cilin nuk e ndryshojmë, deputetët shqiptarë nuk bëjnë shumicën parlamentare dhe kjo shumicë plotësohet me deputetët e listës serbe. Lista serbe nga ana e saj nuk është përfaqësuese e qytetarëve serbë të Kosovës, por është përfaqësuese e vullnetit politik të Beogradit, të Kishës së Serbisë si dhe të qarqeve nacionaliste në Serbi. Ajo nuk mendon dhe vepron, as voton sipas ndërgjegjës së saj, përkundrazi vepron e voton sipas diktatit të qeverisë dhe presidentit të Serbisë, bazuar ende në Mitin për Kosovën, një mit i cili ka shkaktuar për shekuj gjakderdhje në Ballkan. Në këto kushte lista serbe do t’i bllokojë disa ligje të rëndësishme për Republikën e Kosovës, për qytetarët e saj, përfshirë dhe qytetarët e pakicave, ligje të cilat do ta forconin shtetësinë si dhe karakterin unitar të shtetit. Do të bllokojë psh modifikimet që mund t’i bëhen marrëveshjes për krijimin e asosacionit, bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjuriq ka paralajmëruar bllokimin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Lista serbe do të bllokojë proceset e privatizimit sidomos të kompanivë publike që veprojnë edhe në veri të vendit. Trepça është në shënjestër të presionit politik të saj. Por nuk besoj se ajo ka ndonjë interes për të bllokuar vendosjen e vijës së kufirit me Malin e Zi. Megjithatë Prishtina dhe Beogradi kanë interesa të kundërta e të ndryshme në Kosovë. Në këto kushte Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të kryenin një veprim patriotik, që do të vlerësohej prej shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm, në mbështetje të qeverisë të kryesuar nga zoti Haradinaj, gjithnjë nëse lista serbe bëhet pengesë për marrjen e vendimeve të rëndësishme, që lidhen me të sotmen dhe të ardhmen e shtetit, me zhvillimet ekonomike e financiare si dhe me çeshtjet politike të brendshme. Këto dy parti opozitare mund ta çojnë opozitarizmin e tyre deri te mosdëmtimi i interesave kombëtare. Kjo do të thotë se kur lista serbe bllokon vendimmarrjen në parlamentin e Kosovës, atëherë këtë ngerç duhet ta zhbllokojnë VV dhe LDK, edhe pse janë në opozitë. Ndërkohë ky vendim i LDK-së, ose Vetëvendosjes, ose të dyjave bashkë, duhet bërë publik që tani, me qëllim që deputetët serbë të mos lodhen për të bërë plane se si duhet ta bllokojnë dhe dëmtojnë qeverisjen në Kosovë. Shumë kush nuk pajtohet me këtë opsion. Disa prej tyre fillojnë e numërojnë padrejtësitë që PDK i ka bërë LDK-së. Disa të tjerë tregojnë patriotizmin e Vetëvendosjes për të mos bërë kompromis “në dëm të interesave të Kosovës”, pasiqë qeveritë në pushtet përceptohen si “të korruptuara” e për pasojë vjen arësyetimi se “nëse i ndihëmon këto qeveri, atëhere ke vepruar kundër Kosovës”! Por qëndrime të tilla, në vend që ta ndihëmojnë e dëmtojnë interesin e Kosovës, sepse nuk është fjala që opozita të marrë pjesë në qeverisje e të “ndajë tepsinë” me mazhorancën. Nuk ka të bëjë ç’bllokimi që i bën opozita qeverisë e mazhorancës kur ajo bllokohet prej listës serbe me mos angazhimin në luftën kundër keqqeverisjes si dhe kundër korrupsionit, krimit të organizuar e të tjera fenomene, të cilat fatkeqësisht janë shumë prezent në qeverisjet tona në të dy shtetet shqiptare. Fjala është që t’i pritet çdo shpresë Beogradit se mund ta intimidojë dhe kushtëzojë qeverisjen në Prishtinë. Nga ana tjetër kjo nuk do të thotë se ky vendim i opozitës në Kosovë shkon në dëm të interesave të serbëve të Kosovës. Përkundrazi, opozita mund të mbështesë dhe komprmiset parimore midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, kur ato janë në interes të vendit e të qytetarëve. Pra, bërja publike e një vendimi si ky në mbështetje të qeverisë Haradinaj në kushte të caktuara nuk ka nevojë të shihet dhe interpretohet si nacionalizëm, e më pas liderët e partitë të vrapojnë për të marrë flamurin e fitores. Bërja publike e këtij vendimi duhet bërë si shprehje e kulturës demokratike në një vend normal e me qeverisje normale. E gjitha kjo kërkon krijimin e raporteve të besimit midis palëve, mazhorancës dhe opozitës, gjë për të cilën zoti Haradinaj ka njësoj përgjegjësi sa edhe liderët e opozitës, aq më tepër kur ky besim është cënuar nga veprime politike të papërgjegjshme më parë. Nëse do të ndodhë kjo, nëse VV dhe LDK do të shpallin një qëndrim politik në mbështetje të qeverisë për vendime të cilat kundërshtohen prej listës serbe, atëhere do të rritet fryma e besimit edhe te qytetarët e Kosovës. Midis sistemit politik të qeverisjes e institucioneve të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës do të krijohet një lidhje harmonike e ndërsjelltë dhe kjo lidhje do të bëhet burim i mobilizimit të përgjithshëm të të gjitha palëve për përparim dhe zhvillim.

Filed Under: Politike Tagged With: Enver Bytyci, Qeveria Haradinaj, VV dhe LDK

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT