• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qeveria Malazeze për Kufirin me Kosovën

September 22, 2017 by dgreca

Qeveria e Malit të Zi: Flasim me Kosovën për demarkacion, por ne e kemi miratuar/

1 Kuqishte

Gazeta Express ka komunikuar me Zyrën e Kryeministrit të Malit të Zi Dusko Markovic për t’i këkuar përgjigje se si do të veprojnë pasi Kryeministri Haradinaj shkarkoi Komisionin për ta emëruar një komision të ri me të cilin synohet të përmirësohet versioni që e ka nënshkruar qeveria e kaluar në Vjenë. Nga zyra e kryeministri të Malit të Zi, në adresë të gazetës kanë dërguar një intervistë të kryediplomatit malez Sërgjan Darmanoviq, i cili në mënyrë të detajuar ka folur rreth kësaj çështjeje në Televizionin malazez.

Darmanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk do ta ndryshojë qëndrimin për demarkacionin pasi e ka miratuar marrëveshjen e arritur me Kosovën.Ai ka theksuar megjithatë se pala malazeze, do të jetë e hapur për bisedime me miqtë dhe partnerët kosovarë.Por, a do të pranojë Mali I Zi të hyjë në një proces të ri me Kosovën pasi Kosova ta ketë funksional Komisionin e ri.

“Mund të bisedojmë, por ne e kemi marrë vendimin”, ka thënë ai.Dy ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli në Nju-Jork ka takuar homologun e tij Darmanoviq dhe pas takimit ka paralajmëruar një vizitë në Mal të Zi. Në këtë vizitë, me gjasë, pala kosovare për herë të parë do ta njoftojë Malin e Zi se çfarë qëllimesh ka kryeministri Ramush Haradinaj, se çfarë do të veprojë me komisionin e ri…

Gazeta Express e sjell të shkurtuar këtë intervistë.

Pyetje: A do të vështirësohet çështja e demarkacionit edhe më tej…?

Darmanoviq: Jo, kjo çështje nuk po bëhet më e vështirë për Malin e Zi, për faktin që Mali i Zi këtë çështje e ka zgjidhur. Ne kemi hyrë në një proces serioz të demarkimit me Kosovën dhe nënshkrimi i marrëveshjes ishte bërë në kuadër të Procesit të Berlinit , që ishte rezultat i punës së komisioneve ndërkombëtare dhe për të cilin u pajtuan pala malazeze dhe ajo kosovare. Mali i Zi, disa muaj më vonë, më 2015, e ratifikoi marrëveshjen në mirëbesim dhe për ne ky proces ka mbaruar. Sa i përket palës kosovare, ne kemi pasur të gjitha garancitë se do të vijë deri te ratifikimi. Megjithatë politika, në vende të ndryshme ka pikëpamje të ndryshme… dhe erdhi deri te konflikit në skenën e brendshme politike të Kosovës për këtë dhe kjo u trajtua edhe gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë. Disa parti kanë vlerësuar se marrëveshja nuk është e mirë dhe erdhëm deri aty që Kosova nuk e ratifikoi, njëra nga këto parti që ka kundërshtuar, është partia e tashmë kryeministrit z.Haradinaj. Ne kemi treguar, dhe nuk kemi dashur që këtë temë ta nxjerrim në plan të parë që t’u bëjmë presion miqve dhe partnerëve tanë në Kosovë dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen, por thjesht besojmë në kapacitetet demokratike të institucioneve të Kosovës dhe Parlamentit, që këtë çështje ta zgjidhin në të ardhmen. Në fund të fundit duhet ta shohim se çka nënkupton ndryshimi i Komisionit për demarkacion, ndryshimi I komisionit nuk do të thotë se do të ndryshojë qëndrimi e ndoshta komisioni i ri do të vijë në përfundim se e gjithë kjo rreth demarkacionit është krejtësisht në rregull. Sido që të jetë Mali i Zi në këtë çështje nuk mund të bëjë më shumë, por nuk mendojmë se duhet t’i ndryshojmë raportet tona me Kosovën për shkak të kësaj dhe besojmë se do të zgjidhet në mënyre adekuate.

Pyetje: A është kjo marketing politik i Haradinajt?

Darmanoviq: Nuk është doemos marketing politik, zgjedhjet kanë mbaruar, në fund të fundit Kryeministri i ri ndoshta e ka ndërmend ta thotë se atë që e ka thënë gjatë fushatës është serioze dhe t’i bindë të gjithë ata që e kanë votuar dhe të tjerët në publik. Dhe ndoshta edhe nuk përjashtohet si mundësi se ai edhe beson në këtë që marrëveshja nuk është e mirë, megjithatë kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që duhet të ratifikohet. Ne nuk mund të ndikojmë për ratifikimin në Kosovë, Kosova si shtet nuk do të thotë ta miratojë shumë shpejt, mund të presë të verifikojë faktet. Por, thjesht ne këtu nuk mund të bëjmë shumë, marrëveshja nuk do të hyjë në fuqi nëse nuk miratohet nga njëri shtet, ndoshta e gjithë kjo do të zgjidhet në një kohë tjetër.

Pyetje: Themelimi i komisionit të ri… a do të marrë pjesë Mali i zi në bisedime?

Darmanoviq: Unë tashmë e thashë se marrëveshja e arritur në Vjenë është ratifikuar në Parlamentin tonë, pra ia kemi dhënë vulën, çfarëdo veprimi do të thotë shfuqizim i atij ligji. Mundësia që të ndodhë kjo është kurrfarë…

Pyetje: Pra kurrfarë bisedimesh me Kosovën?

Darmanoviq: Ne do të kemi kontakte gjatë gjithë kohës me miqtë tanë kosovarë nga Qeveria e re, me Presidentin e Kosovës, në shumë konferenca, bilateralisht, por ne nuk kemi asnjë lajm tjetër rreth kësaj, përveç që për ne kjo është çështje e përfunduar. Deklaratat e SHBA dhe BE kanë qenë të qarta se përfundimi i procesit të demarkacionit është kusht edhe në integrimet evropiane, pra ne mendojmë se kjo është çështje e brendshme në Kosovë dhe ne nuk duhet të përzihemi.

Pyetje: Pra nuk do të pranoni bisedime

Darmanoviq: Mund të bisedojmë me Kosovën, por vendimet i kemi marrë.

Filed Under: Featured Tagged With: dakota, Kosovo-Mali i Zi, Por, Qeveria malazeze

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT