• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Romë-Ftohen investitorët italianë në Kosovë

January 31, 2017 by dgreca

-Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli: Jemi thellësisht të përkushtuar që ekonomia jonë të zhvillohet në marrëdhënie të ngushtë me ekonomitë e vendeve demokratike perëndimore/1 ItalianetROMË, 31 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ftuar investitorët italianë në Kosovë që të eksplorojnë mundësitë e saj të shumta ekonomike, i bindur se do të gjejnë argumente të bollshme për ta sjellë kapitalin e tyre në ekonominë kosovare. Ai ka thënë se, me këtë rast, përfitimi do të ishte i trefishtë: do të përfitonin investuesit, qytetarët kosovarë dhe perspektiva evropiane në rajon.2 Italianet KosoveVeseli këtë thirrje e ka bërë në “Forumin Ekonomik për Kosovën”, i cili po zhvillon punimet në Romë të Italisë, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.Duke e vlerësuar organizimin e këtij Forumi si një lajm të mirë për ekonominë e Kosovës, Veseli ka thënë se Italia është një nga shembujt më të mirë që tregon se zhvillimi vjen vetëm përmes ekonomisë së tregut të lirë, në bashkëveprim me një shtet të fuqishëm që mbështetet mbi parimet e sundimit të ligjit.Në fjalën e tij para pjesëmarrësve, Kryeparlamentari Veseli ka pohuar se Kosova qëndron fuqishëm mbi vizionin se zhvillimi ekonomik dhe forcimi i vazhdueshëm i demokracisë nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri. “Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim përgjithmonë një vend evropian, shtet demokratik, shoqëri sekulare dhe ekonomi e tregut të lirë. Mbi bazën e këtij vizioni, ne jemi thellësisht të përkushtuar që ekonomia jonë të zhvillohet në marrëdhënie të ngushtë me ekonomitë e vendeve demokratike perëndimore”, është shprehur ai.Por, që gjërat të ecin mbarë, Veseli ka vlerësuar se duhet parë gjendjen ekzistuese të tyre. Ai ka theksuar se të dhënat e bashkëpunimit ekonomik, të investimeve italiane, ose edhe atyre me kapital të përbashkët, të regjistruara në Kosovë, janë pakrahasueshëm të vogla në raport me synimin e Kosovës. “Shenjat e kohëve të fundit janë inkurajuese, por jemi ende në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar tek investitorët për vendin tonë për vite të tëra. Mirëpo, reformat tona dhe evidentimi i tyre ne raportin e Bankës Botërore për Doing Business, arritjet e konsiderueshme në luftën kundër krimit e korrupsionit, reforma rrënjësore dhe e suksesshme në fushën fiskale, kanë pasur efekt pozitiv dhe do të kenë në të ardhmen”, ka thënë ai.Veseli ka rikujtuar se në 7 vjetët e fundit Kosova ka pasur një rritje të GDP-së mesatarisht prej 5%, ndërsa ka konsideruar se trendët ekonomikë pozitivë në Kosovë janë indikatorë i reformave të ndërmarra nga institucionet e Kosovës.“Qeveria e Kosovës ka iniciuar një sërë reformash, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e ambientit të biznesit, forcimin e sektorit privat, si dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike”, ka thënë ai.Kryeparlamentari kosovar, po ashtu, ka përmendur rritjen e vazhdueshme të investimeve kapitale që nga shpallja e pavarësisë dhe ka vlerësuar se rritja e investimeve publike është bërë e mundur nga një menaxhim më i mirë i buxhetit, performancë më e mirë e autoriteteve doganore dhe administratës tatimore, si dhe nga një plan ekonomik më i përshtatshëm për nevojat e sektorit privat.Të gjitha këto përpjekje për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes, sipas Veselit, janë reflektuar në përmirësimin e rangimit të Kosovës në Raportin e Bankës Botërore e të Bërit Biznes. Por, ka tërhequr vërejtjen Veseli, nuk janë vetëm reformat në përmirësim të ambientit biznesor si arsye për të investuar në Kosovë.“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian dhe CEFTA janë ndër arsyet kryesore që u mundësojnë investitorëve potencialë ta shohin Kosovën, jo vetëm si një treg prej 2 milionë konsumatorëve, por si një treg prej nga mund të eksportohet pa doganë në një treg prej 32 milionë konsumatorëve në vendet e CEFTA-s dhe afro 600 milionë konsumatorëve në Bashkimin Evropian, duke mos përfshirë masat preferenciale tregtare me SHBA, Japoni dhe Norvegji”.“Gjithashtu, Kosova ofron një sistem më efikas të taksave, duke pasur parasysh vlerësimin e zyrtarëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, si sistemin më të mirë në botë pas Zelandës së Re, pasi që është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për bizneset”, ka thënë ai.Kryeparlamentari Veseli, ka shtuar më tutje se, përveç sistemit efikas të taksave, Kosova ofron tatimet më të ulëta në Evropë, duke u ofruar investitorëve të huaj vetëm 10% në profit të korporatave, vetëm 5% kontribut të detyruar të pensioneve dhe 0% tatim në dividendë. Ai ka thënë se janë edhe me shumë përfitime të tjera që ofron Kosova, siç është mbrojtja e investitorëve të huaj, ku garantohet i gjithë investimi i tyre përmes ligjit për investimet e huaja.Por, me gjithë përparimet, Veseli ka pohuar të jetë i vetëdijshëm që Kosova ende ka sfida ekonomike dhe, ndonëse në përmirësim e sipër për çdo vit, deficiti tregtar ende është i lartë për Kosovën.Në vazhdim të fjalës së tij, para pjesëmarrësve të “Forumit Ekonomik për Kosovën”, në Romë, Veseli ka premtuar se do të vazhdohet thellimi i reformave ekonomike në Kosovë.“Zonat e lira ekonomike, shpenzimet më të ulëta operative në Evropë, tatimet ndër më të ulëta në Evropë, qasje e lirë në tregun e Bashkimit Evropian, Evropës Juglindore, Turqisë, Amerikës, Japonisë dhe Norvegjisë, sigurimi i investimeve të huaja, përmirësimi i infrastrukturës, si dhe reformat e vazhdueshme në përmirësim të klimës investive – janë vetëm disa nga arsyet pse Kosova duhet të konsiderohet si vend i përshtatshëm për realizimin e investimit tuaj”, ka deklaruar ai.Kryeparlamentari Veseli, duke ftuar investitorët italianë në Kosovë, ka rikujtuar se Kosova është shumë afër Italisë dhe kjo është një përparësi që nuk e kanë shumë vende në zhvillim që synojnë të tërheqin kompanitë perëndimore./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: investitorët italianë, ne Kosove, Romë-Ftohen

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT