• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESHEVA – E BUKURA E KOSOVËS

January 1, 2014 by dgreca

Lexim i 18 veprave të Mexhid Mehmetit/

( Sa shpesh na shkuan ardhjet e u kthyen shkuarjet s’ ka të numëruar. Përsëritjet  përherë po na bëjnë të vendnumërojmë. Unë nuk e dua as vrasësin as të vrarin. Alfabetin e  lirisë dhe  të gjuhës  nuk e kam ndërruar, jam ai moçmi. Arti im në  plot vargje kullon gjak. Më  kot  dihati të  shkurtoj udhën, por udhë  të tjera të  pafund  ma  mbyllin  udhën , shprehet  shkrimtari, Mexhid Mehmeti, nga  Presheva )Mexhid Mehmeti, poet, romansier, dramaturg,tregimtar, dhe publicist, ka kohë që ka hyrë në gjithësinë letrare të kombit tonë. Ai për 50 vjet krijimtari poetike nuk ka ndalur betejën  mbi letrën e bardhë. Janë 5 mijë faqe tekst të shkruara nga ky shkrimtar prodhimtar.

Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanovc, Preshevë, Medvegje ) janë shkrimtarë të gjakut të fisëm, shkrimtarë të etërve të tyre të lashtë. Për liri më thotë Mexhidi, kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet. Për vlerat e lirisë, duhet të punojmë gjithë jetën, ky është mesazhi im.

Fqinjët tanë, jo rrallë  kanë etje për gjak, për luftë, dhe për interesa të tyre. Ky  fakt  tragjik  po  e  ndjek vazhdimisht popullin tonë. Ende pa u tharë gjaku i ‘ 99- tës , Kosova Lindore, druaj se, duhet t´ia nis luftës nga e para, për luftat  e pakryera, dhe për pjesët e betejave të pafituara.

Ata që aktualisht bëjnë urdhërin e kësaj kohe, gjakun e kanë lëndë larëse nëpër fushat e betejave, shkruan poeti Mexhid Mehmeti në librin e tij, “ Trungu i pikëllimit”. Poezia tek unë shprehet Mexhidi, nuk di të flë, nuk di të heshtë, se gjak më kullon shpirti, thotë autori i 18 veprave letrare.

Në dramën e Kosovës, në dramën e popullit tim, ne vazhdimisht jetojmë me dhimbjet e aborteve banale të historisë. Presheva po e jeton periudhën e një pushtimi të egër serb. Abortet historike në këtë pjesë të Evropës janë me pasoja të mëdha gjaku. Njerëzit duhet të flasin, të flasim duhet të gjithë.

Nuk di pse më shfaqet njeriu ngrënës i baladave, ajo fytyrë e pafytyrë në mes të epizodave të kinemasë sime. Sepse, shumë kemi jetuar me “lirinë” e të tjerëve, me lirinë e pa liri. Nën qiellin tonë  jo rrallë, festat e pushtuesit i kemi festuar si tonat.

Nën prangat e pushtuesit “drejtësia” e tij është më e padrejta. Pushtuesi, nuk  lë kurrë të zhvillohemi e të ecim përpara.

Preshevë – e bukura e Kosovës, nuk bëra gabim që të desha. Ai përqafim ishte i domosdoshëm, ishte një urdhër  zemre. Unë pyes, po i pyeturi s’ përgjigjet. Muret në këtë nënqiell kudo më kërcënojnë, andaj, sado që e dua lirinë, unë druaj nga ata që kanë në duar urdhërin për historinë.

Plani i Athisarit s´më pëlqen në shumë pika, e veçmas  në ato pika ku  fshihet asimilimi dhe zhbërja e emrit të popullit tim, dhe emri i gjuhës, dhe i simboleve. Rruste, këto nuk janë shqetësime të  vogla, shprehet shkrimtari, Mexhid Mehmeti. Mirëpo, Kosova është e mençur, dhe do të di ta bëj shtetin, pavarsisht, daullexhinjve të së keqes.  Daullet e thundrakëve unë i fshikulloj. Në Kosovë ka shqiptar që shqiptarisht e duan Kosovën, shembull tipik është, Adem Jashari, dhe Kosova e lirisë dhe pavarsisë.

Poezia e Mexhid Mehmetit, është poezi e përroit të kuq, poezi e gjakut të fisëm. Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanoc, Preshevë, Medvegje ) bëjnë punën e tyre prej poeti. Presheva – e bukura e Kosovës,  është qytet i zemrës sime. Në Preshevë jam lindur dhe jam rritur. Hireve të Preshevës shumë i shkon poezia. Poetët e talentuar të Luginës, si Jonuz Fetahu, Qerim Arifi, Feime Selimi, Dashnim Hebibi, Xhemë Karadaku, Nerimane Kamberi e të tjerë, janë të pagjumtët e kësaj peme të gjakut. Ata dhe vetëm ata shkruajnë dhe  lexojnë plagët e tokës, zjarrin amë të dhimbjes.

Mexhid (Abedin) Mehmeti u lind më 11 qershor të vitit 1948 në Zhunicë të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Preshevë. Pas shkollës së mesme, Mexhit Mehmeti diplomon në Fakultetin Filozofik, Gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Mexhid Mehmeti, për disa vjet punoi në arsim, në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, e mëpastaj në shkollën e mesme në Tërnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincë, dhe Corraticë. Veprimtaria e Mexhidit nuk mbaron me kaq. Ai  në gazetën “Flaka e vëllazërimit”në Shkup, punësohet përkthyes. Në Shkup ai miqsohet me rrethet letrare atje. Formimi I shkrimtarit nuk është i lehtë, rrëfen Mexhidi, duhej një qerre me libra ta lexoja, ndryshe, vezullimin e dritës në ëndërr nuk do ta shihja.Jeta e shkrimtarit është poemë e gjatë.Prej vitit 1985 e deri në përfundim të Luftës së Kosovës 1999 Mexhidi punoi gazetar-korrespodent I gazetës “Rilindja”.

 

Shkrimtari Mexhid Mehmeti, ishte themelues dhe redaktor i revistave “Filizat”, dhe “Panorama” të Preshevës, dhe “Jehona” të Bujanocit. Për një kohë të gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks” të Preshevës dhe editor i këtij klubi, i cili u shqua me një sërë botimesh cilësore të autorëve të Krahinës së Mollës së kuqe.

Mexhid Mehmeti është përfaqësuar në shumë antologji poetike, tekste universitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip dhe gjuhë të huaja. Bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në trevat etnike shqiptare e më gjerë. Bashkëpunoi me shtypin e luftës, për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Mexhidi, aktualisht është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, (i rizgjedhur edhe në mandatin e dytë), ku është angazhuar në shumë aktivitete, përfshirë këtu edhe juritë, komisionet e ndryshme etj. Është fitues i disa çmimeve për poezi, kurse më 2006, për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes” mori çmimin “Hivzi Sulejmani”, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit në prozë. Që nga paslufta jeton e vepron në Prishtinë dhe qtetin e  Fushë Kosovës.

Mexhid Mehmeti për 50 vjet krijimtari letrare, Letërsinë shqipe e pasuron me 18 vepra të mirëfillta. Librat e Mexhidit Mehmetit, janë të vlerësuara me cilësorin, shkrimtar i lauruar me çmime. Vepra e Mexhid Mehmetit i bën nder Letërsisë sonë të bukur. Që nga poezia e pare “Nëna” në vitin 1965 e deri më sot ka botuar këto vepra; “Klithje e përmallim”, “Lumja”,  “Frymëmarrje”,“Peizazh i ngrirë”, “Mon-strumiada”, katër drama,  “Presheva”, poemë, “ Rikthim dhembjeje ”, “Puthja vrastare”, “Hija e korbit”, “Lumi i bardhë”, “Pikë në zemër”, “Shtatë ditë pas vdekjes”, “Pallati me yje”, “Furtuna”, dhe libri monumental, “Përtej Harrimit”.

Unë s’di të nënshtrohem më thotë poeti, se i nënshtruar nuk bëj dot asgjë. Arti i Mexhid Mehmetit dashuron me forcë dheun dhe atdheun e tij : Në asnjë ëndërr timen nuk shihet dielli i thosha një mikut tim tek po bisdonim. Fjala e gjaktë e zemrës brenda ka të gjelbren e jetës. Për lirinë kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet, për vlerat e saj duhet të punojmë gjithë jetën, është mesazhi i poetit, Mexhid Mehmeti.

Rrustem Geci – Dortmund

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Mexhit Mehmeti, Presheva, Rrustem Rexhepi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT