• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një libër i ri nga Renata Topçiu për lashtësinë e gjuhës shqipe në rumanisht

September 18, 2013 by dgreca

Shkruan:Mira SKENDERAJ/

    Këto ditë u botua libri me studime në fushën e gjuhësisë së krahasuar, në rumanisht, “Frazeologji rumuno-shqiptare” i studiueses, Dr. Renata Topçiu. Studimi është kurorëzimi i një pune disavjeçare i autores, i cili pason botimin e fjalorit akademik shqip-rumanisht, fjalor i përmasave të mëdha, me mbi 41.000 fjalë dhe rreth 50.000 shprehje frazeologjike, lokucione e proverba. Sipas studiueses, ka qenë ky fjalor akademik shtysa kryesore për të ndërmarrë një studim të gjerë krahasues mbi frazeologjinë e shqipes dhe rumanishtes. Vetë titulli i librit, i cili nuk specifikon një segment të veçantë të studimit të kësaj fushe, sugjeron faktin se kemi të bëjmë me një vështrim gjithëpërfshirës të frazeologjisë në terrenin e dy gjuhëve. Në parathënien e librit theksohet se studimi zgjeron problematikën studimore, duke përcaktuar disa drejtime kyçe: identifikimi i burimeve leksikore kryesore që kanë ushqyer thelbësisht frazeologjinë e shqipes dhe rumanishtes, krahasimi i tipologjive të formimit frazeologjik, me evidentimin e analogjive, por edhe të gjedheve specifike për secilën gjuhë, identifikimi i disa mekanizmave gramatikorë, funksionalë në fushën e frazeologjisë në dy gjuhët si dhe përqasja e mekanizmave stilistikorë që mundësojnë formimin frazeologjik. Interes të veçantë në këtë libër paraqesin vërejtjet gramatikore që lidhen me përkimet apo me mospërkimet gramatikore në dy gjuhët, vërejtje të sugjeruara nga studimi i mirëfillte i frazeologjisë. Disa dukuri gramatikore të përbashkëta për dy gjuhët që analizohen i atribuohen trashëgimisë së vjetër gjuhësore të shqipes e rumanishtes, shpesh paralatine. Po kështu, përpjekja për të motivuar historikisht, apo nga pikëpamja e kulturës popullore dhe psikologjisë kolektive, një sëre shprehjesh frazeologjike paralele, risjell fragmente, imazhe të një jete të lashtë, apo aspekte të strukturës etiko-morale të shqiptarëve, shpesh shumë të afërta apo identike me ato të rumunëve.

Në këtë mënyrë, autorja ka vendosur ballë për ballë të dy sisteme frazeologjike, duke synuar zbulimin e pikave të përbashkëta që kanë të bëjnë me përmbajtjen leksematike të njësive frazeologjike, me strukturat morfo-sintaksore, me tendecat stilistikore paralele etj, për të përcaktuar shkallën e afërsisë së këtyre sisteme.

Për rrjedhoje, hetimi shumëplanësh ka nxjerrë në pah jo vetëm një numër tepër të madh paralelesh frazeologjikë në shqip e rumanisht, takime tipologjike e strukturore, por edhe veçori e aspekte të përbashkëta të antropologjisë kulturore e të qytetërimeve përkatëse, që interferojnë, shpesh, me kulturat e tjera ballkanike e më gjerë.

Sipas autores, e cila mbështet në një parim të gjuhësisë së sotme europiane (M. Gross) se strukturat formale të togfjalëshave frazeologjikë nuk ndryshojnë nga ato të togfjalëshave të lirë”, konfrontimi i sistemeve frazeologjike të shqipes e rumanishtes, në fakt, vë përballë sistemet gjuhësore të këtyre gjuhëve. Rezultatet që dalin nga kjo përballje kontrastive mbështesin rezultatet e arritura deri me sot në fushën e marrëdhënieve gjuhësore midis shqipes e rumanishtes në fushë të leksikut, gramatikës, sintaksës, formimit të fjalëve, por edhe mund të kundërshtojnë konkluzione mbi aspekte të tjera.

Libri “Frazeologji rumuno-shqiptare” mbush një boshllëk të literaturës ekzistuese mbi marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-rumune në fushë të frazeologjisë, por ajo sjell, njëkohësisht, fakte të reja të përkimeve gjuhësore, kulturore, etnografike, mitologjike, historike e psikologjike midis dy popujve të lashtë të Ballkanit, shqiptarëve e rumunëve. Akademiku, gjuhëtari dhe albanologu rumun, Grigore Brancus, do të shprehej në parathënien e këtij libri se “Nga gjuhëtarët rumunë që kanë hetuar ngjashmëritë frazeologjike të rumanishtes dhe shqipes janë Sextil Puscariu, Al. Philippide, Pericle Papahagi, Al. Rosetii, Th Capidan, Gr. Brancus, Catalina Vatasescu etj., ndërsa ndër gjuhëtarët shqiptarë mund të kujtojmë Al. Xhuvanin, Eq. Çabej, Mahir Domi, Spiro Floqi, Emil Lafe, Jani Thomaj etj. Znj. Topçiu vazhdon me sukses punën e tyre. Kurse specialistja e gjuhës shqipe, znj. Catalina Vatasescu bashkëpunëtore e vjetër shkencore në Institutit të Studimeve të Europës jug-lindore pranë Akademisë së Shkencave të Rumanisë do të shprehej për këtë studim: “Studimi që na është paraqitur është rezultat i një aktiviteti shkencor intensiv. Bie në sy mënyra se si është menduar dhe janë zgjidhur shumë probleme të karakterit teorik si dhe vëmendja me të cilën është mbledhur një material gjuhësor mbresëlënës. Ky subjekt ka një shkallë të lartë vështirësie sepse bëhet fjalë një studim që krahason dy gjuhë. Autorja e punimit të doktoraturës është një njohëse e mrekullueshme e rumanishtes, jo vetëm e gjuhës shqipe, cilësi që del në pah, sidomos, në kapitullin e komenteve stilistike të disa njësive frazeologjike ekzistuese në dy gjuhët. Ky punim është i shkruar qartë, me një stil të ngjeshur dhe elokuent.”

Pritet që ky libër të përkthehet edhe në gjuhën shqipe, i cili , me siguri, do të zgjonte interesin jo vetëm të specialistët, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar për gjuhësinë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: liber i ri, Mira Skenderaj, nga Renata Topciu, pashtesi e gjuhes shqipe, rumanisht

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT