• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SAMI REPISHTI, ANËTAR NDERI, I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

May 7, 2019 by dgreca

Shkrimtari dhe studiuesi Sami Repishti ia dhuroi bibliotekën e tij personale bibliotekës së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë/

Nga Adnan Mehmeti/

Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në mirëkuptim me anëtarët e saj nderon “Anëtar Nderi” njeriun e letrave shqipe në Amerikë Dr.Sami Repishti, një personalitet i një përmase të rrallë të kulturës shqiptare dhe amerikane njëkohësisht.

Me Dr. Sami Repishti kemi pasur vazhdimisht kontakte dhe konsultime letrare. Ardhja e tij në Shoqatën e Shkrimtarëve është një ogur i bardhë, një mesazh i qartë, një mirënjohje për krijuesit dhe për anëtarët në Shoqatën e Shkrimtarëve, në këtë grupim elitar, të admiruar nga lexuesit dhe nga bekimi i artit. 

Letërsia shqipe në Amerikë fillon me korifenjtë e letrave, Fan Noli dhe Faik Konica, dhe më vonë, Arshi Pipa, Bilall Xhaferri, Isuf Luzaj, Nexhat Peshkëpia, Peter Prifti, Midhad Frashëri, etj.…Sot kemi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në vazhdimësinë e kulturës, gjuhës shqipe. Mbi të gjitha, shohim vazhdimësinë e letrave shqipe anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës…. “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka mbushë nji boshllëk të madh që na, të brezënisë ma të vjetër e kemi ndije shumë, e nuk kemi pasë mundësi me e përmbushë”….në mes tjerash deklaron eruditi i letrave shqipe në Amerikë, Sami Repishti.

Edhe pse i shtyrë nga mosha, profesori vazhdon të shkruajë. Ju kujtojmë se këto ditë botoi një shkrim për Katedralen e Parisit, në qytetin e kulturës ku studioi për letërsinë frënge në Sorbonë. 

Dr. Sami dhe zonja Diana Repishti jetojnë në një shtëpi të bukur në qytetin Ridgfield të shtetit të Konektiket. Ata kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, shkolluar në universitetet më prestigjioze amerikane.

Shoqata e Shkrimtarëve vitin e kaluar ka nderuar “Anëtare Nderi” profesoreshën amerikane, shqipfolëse, poeten e njohur Carrie Hooper. Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve me shumë seriozitet u angazhua për një aktivitet solemn për shpalljen “Anëtar Nderi” të profesorit të nderuar, Sami Repishti, por për arsye të moshës së thyer, mirënjohja dhe botimet e Shoqatës së Shkrimtarëve iu dorëzuan personalisht nga Presidenti i Shoqatës.

Dhurimi i librave për Bibliotekën e Shoqatës sonë është mirënjohje jo vetëm për ne, bashkëkohësit e tij, por edhe e brezave të tjerë shqiptarë e më gjërë që do të kalojnë pragun e selisë sonë. Është një dhuratë që buron jo vetëm nga zemra e tij e madhe humane, por edhe nga ajo kulturë e spikatur, nga një identitet i spikatur shqiptar. Është një thesar që nuk ka vlera materjale, po një vlerë të madhe shpirtërore dhe patriotike e tij që na ngazëllen të gjithëve. Rrofsh sa fjala e mençur, Profesor!

Dy fjalë për biografinë dhe bibliografinë e Sami Repishti

Sami Repishti lindi në Shkodër më 6 prill 1925, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Ndërsa studimet universitare për histori moderne i filloi në Universitetin e Firencës. Në vitin 1946 dënohet nga ish Sigurimi i shtetit me 15 burg, nga të cilat ai i bëri 10 vjet. Mbas daljes nga burgu më 1956, punoi punëtor krahu dhe i përndjekur. Arratiset në Jugosllavi, më 22 gusht 1959 e mëpastaj vendoset në Itali, e mbas shumë vuajtjesh, më 1962, emigroi për në ShBA. Doktoroi pranë Departamentit të Frëngjishtës në City University of New York (1973). Për 25 vjet me radhë, ka dhënë mësim në gjimnazetamerikane dhe në universitetin Adelphie, si pedagog i jashtëm.

Profesor Repishti është autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Pjesëmarrës aktiv në jetën e bashkësisë shqiptaro-amerikane, është dekoruar disa herë nga qeveria shqiptare dhe amerikane si dhe nga presidenti i Kosovës me “Medaljen e Artë të 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit” për veprimtari patriotike dhe akademike.

Veprat e botuara:

“The theme of the Revolution in the novels of Andre Malraux”, studim, 1973

 “Pika loti”, tregime burgu, 1997

 “Kosovë, prill 2000”, përshtypje udhëtimi (bashkëautor me H. Bajraktari), 2000

“Nën hijen e Rozafës”, narrativë e jetueme, 2004

“Dialektika e rendit dhe rebelimit tek A. Malraux”, studim, 2011

“Lotë- lavdi e lumni”, publicistikë,2016

“Nga andrrat rinore në botën e mashtrimit”, publicistikë, 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Sami repishti-Anetar Nderi

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT