– Partia Demokratike kishte “fitue”, por edhe Partia Socialiste ishte afërsisht po aty, ndërsa njerëzit e saj të padukshëm ishin gjithkund, në Parlament, Qeveri, Presidencë, Ministri të ndryshme,gjithkund, gjithkund… edhe vetë në Partinë Demokratike.
- …shumica e anëtarve të Këshillit të Ministrave ishin ish-komunista, apo bijë komunistash, e njëjta gja ekzistonte pothuajse në çdo nivel burokratik, nga maja e piramidës deri në bazën e saj. Komandanti i rojeve të kryeministrit ishte një ish-sigurims, -imagjinoni se sa ish-sigurimsa të tjerë ishin duke punue…/
Shkruan:Dr. Zekri PALUSHI/
Është një sëmundje psiqike, që ban pjesë në grupin e ç’rregullimeve Paraphilike (Paraphylic Disorders).
Të sëmurët me masochism, ndëgjojnë kënaqësi,- kur vetë, apo të tjerët i keqtrajtojnë, poshtrojnë, apo abuzojnë nga ana fizike, dhe emocionale/psikologjike, -duke u shkaktue kështu,- DHIMBJE fizike apo shpirtërore.
Psh. Një karakter masochistic, mezi s’pret me shkue tek dentist për të shkul dhambin pa anastezi lokale, pasi dhimbjet i japin kënaqësi!
Pse po e shkruj këtë artikull?
Në t’vërtetë, ky nuk asht një shkrim i radhës, për rubrikën ‘Këshilla Mjeksore’. Aq më tepër, këtë sëmundje e kam takue shumë rrall në praktikën time mjeksore, -megjithatë shenjat e kësaj sëmundje më nxitën dëshirën për t’i diskutue me ju, e njëherësh, së bashku t’i analizojmë e krahasojmë, -(por jo pa dhimbje), me psikologjinë, dhe metalitetin post-komunist të popullit Shqiptar.
Në vitin 1991, kam qenë një nga kandidatët për deputet të Partisë Demokratike për rrethin e Pukës, -një kohë kur mendoja se edhe pa nevojën e një fushatë elektorale kundra komunizmit, populli do t’votonte në shumicë për mue. Bindjet e mija bazoheshin në një llogjikë të thjeshtë, -komunistët kishin punue pamëshirshëm, për 50 vjet, kundra popullit, e tash populli e kishte rradhën të punonte kundra tij, (jo me dhunë) me votën e lirë. Fatkeqësisht qesh shumë i gabuar, e thellësisht i zhgënjyer. Prap fituen përfaqësuesit komunist.
Në vitin 1992, në pozicionin e këshilltarit të kryeministrit, e n’disa poste të tjera, -përsëri pata mundësinë të konstatoj se komunistët ishin kudo, shumica e punonjësve të Kryeministrisë ishin po ato t’kohës komuniste, shumica e anëtarve të Kshillit të Ministrave ishin ish-komunista, apo bijë komunistash, e njëjta gja ekzistonte pothuajse në çdo nivel burokratik, nga maja e piramidës deri në bazën e saj. Komandanti i rojeve të kryeministrit ishte një ish-sigurims, -imagjinoni se sa ish-sigurimsa të tjerë ishin duke punue në të gjitha nivelet e tjera, në “rojë” të Institucioneve dhe autoriteteve tona DEMOKRATIKE!!!
Kjo e gjitha,- ligjërohej e justifikohej nga VOTAT e LIRA e të VULLNETSHME, të popullit Shqiptar. Kjo ishte në t’vërtetë e VËRTETA. Partia Demokratike kishte “fitue”, por edhe Partia Socialiste ishte afërsisht po aty, ndërsa njerëzit e saj të padukshëm ishin gjithkund, në Parlament, Qeveri, Presidencë, Ministri të ndryshme,…gjithkund, gjithkund,.., edhe vetë në Partinë Demokratike.
Kjo ka qenë një situatë tepër poshtruese, pa dyshim e mundësuar nga votimi, pothujse i barabartë, n’favor t’socialisve. Për këtë gjendje sa të dhimbshme aq dhe të turpshme, – Shqiptarët s’mund të gjejnë asnjë lloj justifikimi. Komunistët nuk do të kishin mundësi të blenin votat, nqs shqiptarët s’do t’jua shisnin atyre, -komunistët s’mund të manipulonin votimet, nqs shqiptarët s’do të manipuloheshin prej tyre. Socializmi s’qe një fenomen i ri e i pa-njohur për shqiptarët.
E di që komunistët/socialistët tonë, janë ma dinakët në botën komuniste, -ato premtojnë gjithçka, bile edhe falas, -por shqiptarët, me një eksperiencë, nga ma t’dhimbshmet në botë, tashma pas 50 vjetësh duhet ta dinin ma mirë se kushdo tjetër, se: “Mice die in mouse traps because they do not understand why the cheese is free”. (mijt cofin në kurthat e mijve, sepse se kuptojnë pse djathi asht falas).
Socialistët Shqiptar janë po ato komunist që na kan pas premtue “lugët e arta”.
Socialistët shqiptar janë po ato komunist që me FORCË, per 50 vjet na kan kshillue që “Të luftonim KUNDRA rehatisë personale…”
Socialistët Shqiptar janë po ato komunistë që nëpërmjet “Luftës së Klasave” na kan nxitë që t’luftonim e urrenim njeri-tjetrin, brenda familjes e në shoqëri.
Socialistët Shqiptar janë po ato komunist që ndërtuen mbi 39 burgje të tmerrshme, ku vuajtën tragjikisht, u torturuen, e u poshtruen mbi 16788 burra, dhe 7367 gra,- krejt t’pa faj. Ndër kohë, pushkatuan me “gjygj” e pa gjygj AJKËN e intelektualve dhe t’klerikve shqiptar,-ndërto -5.391 burra, dhe 450 gra, pa përmend të zhdukurit e pa dokumentuar.
Socialistët Shqiptar janë po ato komunist që ndërtuen 70 kampe Interrnimi, ku vuajtën të ‘zitë e ullirit’ e ndryn jetën n’mjerim e t’poshtruem mbi 70.000 njerëz të mirë.
Socialistët Shqiptar janë po ato komunist që na detyruan me FORCË që të ndërtonim “vullnetarisht” 850.000 bunkerë, kur s’kishim as strehim të përshtatshëm, e as buk, apo ushqime tjera bazale, e t’mjaftueshme për një jetë njerëzore minimale.
Këto janë pra, pak nga përmbajtja e “menu-s” së Tmerreve Komuniste, që ne shqiptarët i kemi pasë në “tavolinën” tonë t’përditshme. Kjo edhe sikur t’kishte qenë një “menu” e shijshme, prapseprap njeriu s’han për 50 vjet të njëjtën gja.
Pra, sot asht e turpshme, qesharake dhe e pa-besueshme që Shqipëria, -ky “Vend Shqiponjash” -të qeveriset nga SOCIALISTËT.
Asht ma se e turpshme, poshtruse, qesharake, dhe e pa besueshme, që Kryetari i Parlamentit Shqiptar asht Gramoz Ruçi,-ish ministër i mbrendshëm i kohës komuniste.
Sejcili prej nesh, në diasporë e trojet Shqiptare, njifemi me eucritë dhe ngjarjet politike të niveleve katastrofike që kan përcjellë Shqiprinë, Kosovën…, -të gjitha janë pjellë e manipulimeve të socialistve shqiptar, që janë pra, po ato komunist që kishim më parë.
Sejcili prej nesh asht në dijeni të vuajtjeve të gjithanshme, e rrezikut të krijuara nga KRIMI I ORGANIZUAR e KORRUPSIONI SHTETROR që njerëzit tonë po kalojnë t’nënshtruar ç’do ditë, -edhe kto pra janë pjellë e socialistve, ish-komunistve.
Sejcili prej nesh, e të gjithë shqiptarët e dinë se në THELBIN e te gjitha t’kqiave që kanë përcjellë popullin Shqiptar nga viti 1941 deri në vitin 1991, dhe nga viti 1991 deri në vitin 2020, e n’vazhdim, janë rezultat i një pune djallëzore, kordinuese, e tepër t’organizuar të komunistve EnverHoxhian, në një bashkpunim e kordinim të përsosur me Socialistët e sotëm të Shqipërisë, Kosovës…!
Socialistët Shqiptar, janë po ato komunist që barbarisht shkatrrun besimet fetare, dhe mohuan Zotin, duke i zevendesue ato me Fene Komuniste, ku zot u shpall krimineli ma sadistik i botës, EH., me “biblën” e tij të famshme,-“Manifestin Komunist”, – t’cilit ne duhet t’I luteshim 24 orë, e t’i falenderoheshim ç’do ditë për të “mirat” që na sillte Partia.
Në kët “bibël”, prap vazhdojnë të luten e betohen edhe socialistët tonë të sotëm.
Pra, -ç’far vlerash morale kanë kangët, dokumentarët, lapidarët dhe përkujtimet e vujtjeve të tmerrshme tej- Makbethjane, të shkaktuara nga komunistët e djeshëm, që janë socialistët e sotshëm, -kur ne, vullnetshëm, e me votën tonë të lirë, vazhdojmë të respektojmë MASAKRUESIT. Ne me votat tona, n’favor të socialistve, po shkelim pa-nevojshëm, me një mospërfillje të pa shpjegueshme mbi gjakun dhe amanetin e njerëzve tonë,-atyre që ju bajmë kangë. Po t’ktheheshin në jetë kto victima të ndjera, do t’na pshtynin n’sy, për hipokrizinë e pa kufishme që po tregojmë tash 30 vjet me ta, ndaj tyre, e po ashtu, edhe ndaj vujtjeve tona. Ndërkohë në paturpësisht na pëlqen të ndjehemi krenar për ç’far kemi ba për to. S’kemi ba asgja. Zot na fal!
Duke i ditë, dhe përjetue t’gjithë sa tham më sipër, -sigurisht shumë ma tepër e ma thellë i përjetojnë kto vujtje,- pothujse vetëshkaktuese, njerëzit tonë që jetojnë në trojet Shqiptare,- atëherë natyrshëm lind pyetja: A vuajm në Shqiptarët nga MASOCHISMI?
Fatkeqësisht, eksperienca e deritanishme,-veçanërisht ajo në Shqipëri, po e vërteton ma s’miri këtë diagnose.
Tashma kjo asht një sëmundje endemike, e shkaktuar nga viruset komuniste, që dukshëm kan depërtue thellë në kodin gjenetik t’shqiptarve, dhe që janë -shumë ma t’rrezikshmë se një infeksion kalimtar viral, shkaktuar nga CORONAVIRUSI.
Votimi ne favour të socialistve, azgjësimi i PATRIOTIZMIT,…. Përçarjet brenda Shqipërisë, me tendencë përhapje në Kosovë, Maqedoni e Mal t’Zi,- janë shenjat ma t’dukshme e shumë t’rrezikshmet t’kësaj sëmundje me pasoja katastrofike për Kombin Shqiptar.
Sigurisht që nga kjo sëmundje, kanë përfitue, përfitojnë e gjithmonë do të përfitojnë,…KUSH? = Shkaktuesit,-pra Socialistët Shqiptarë, -si dhe spektatorët e JARGOSUR Serbë, Maqedonas, Grekë, e Malazez.
Le t’shpresojmë se një ditë të afërt, socialistët shqiptar do t’ndërgjegjësohen, e vetë të tërhiqen nga krimet kundër shqiptarve, se me ç’far po shofim deri tani,- PATRIOTIZMI SHQIPTAR fatkeqësisht ka vdekur,-kshtu që socialistët tonë, mund t’sundojnë vendin me mënyrat e vet atë stilit MAFIOZ, deri sa t’mërziten e të hane njeri-tjetrin.
Me shpresë në mirkuptimin tuaj, pa paragjykime.