Kushtuar Senatores së Diasporës Dea Bejlerit, vogëlushes 9 vjeçare me pashaportë amerikane që la Amerikën, e detyruar, sepse prindërit nuk kishin dokumente…Shpesh gazetat, TV-të më së shumti ju kushtojnë vëmendje të rriturve për kontributet e tyre në aktivitete të ndryshme, duke i lënë pakuptuar në harresë botën e mrekullueshme të fëmijëve…/
Nga Keze Zylo Kozeta /
Në këtë shkrim personazhin kryesor kam Dea Bejlerin, nxënësen e shkëlqyer të Shkollës Shqipe, e cila ka filluar aktivitetin e saj në Diasporë qysh në moshën tre vjeçe. Në shumë manifestime që janë organizuar në Diasporë në New York ajo ka marrë pjesë gjallërisht duke intepretuar poezi patriotike nga autorë të ndryshëm. Kohët e fundit në 15 vjetroin e TV “Kultura Shqiptare” kur drejtuesja e programit e pyeti se në ç’moshë ke filluar të recitosh, Dea iu pergjigj se ka qenë në skenë qysh në moshen tre vjeçe. Në 100 Vjetorin e Pavarësisë që u organizua nga TV Alba Life dhe Shkollat Shqipe, Dea interpretoi poezinë: “Naganti i Isa Boletinit” shkruar nga poeti i Kombit Agim Shehu. Por ajo nuk ishe vetem një intepretuese e poezive, ndërkohë shoqëroi në këngë dhe sopranonn e shquar znj.Lindita Mezini Lole. Edhe në ngritjen e Flamurit në Manhattan, në Panairin e librit që u organizua në New York nga Shoqata e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikane ajo interpretoi poezine “Unë e dua librin”, si dhe për vit në 28 Nëntor organizuar nga Shoqata “Devolli” dhe te tjera organizata ajo ka marrë pjesë me një dashuri të veçantë dhe pasion për të interpretuar poezi për Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë nga autorë të ndryshëm.Dea është një vajzë shumë e talentuar jo vetëm në Shkollën Shqipe por dhe në atë amerikane. Por viti 2013 Dean e zuri në Kanada, pavarësisht se ajo u lind dhe u rrit në New York gjer në moshën 9 vjeçe. Prindërit e saj intelektualë patriotë Blerina dhe Neritan Bejleri u detyruan të largohen pasi nuk kishin dokumente. Ah këto ligje sa të mjera janë ndonjëherë?…Kur merr rrugët e mërgimit duke lënë pas mëmëdheun tënd dhimbshëm, mundohesh që me shok dhe miq në vendin që të pret ta kalosh me sa më pak dhimbjen dhe brengën me njerëz të mirë që mund t’i takosh rastësisht apo në mënyrë tjetër.Ndërsa shpesh mund të ndodh që të leshë prindërit, familjen, shoqërinë nga vendi që vjen, në emigrim plus punëve që duhet të përballosh për të krijuar jetën e re, duhet të njohësh dhe miq të rinj për të kaluar së bashku fundjavet apo festa e ndryshme që jo pak organizohen dhe në Diasporë. Aktivitetet e ndryshme që kemi organizuar veçanërisht për Flamurin, Kombin, Kosovën na kanë lidhur ngushtësisht me familjen Bejleri. Disave mund t’ju ketë rënë fati që të gdhihen me dokumenta amerikane e kam fjalën për vendin ku jetoj prej vitesh, ndërsa të tjerë të stropaciten për ato të shkreta dokumenta me vite të tëra dhe nuk i marrin dot… Kjo i ndodhi Deas me prindërit e saj, ndaj dhe u larguan për në Kanada e cila i mori denjësisht në gjirin e saj.Vit të mbarë në Kanda miqtë tanë Bejleri!
Ishte tejet e dhimbshme ndarja me Dean dhe familjen e saj. Nuk do ta harroj kurrë ndarjen me vogëlushen, duke u përqafuar të dyja, lotët na rrëshqisnin pa komanduar, si e madhe që ishja mundohesha t’i gelltisja për hatër të saj, por ishte e kotë… Në mes këtij emocioni ndarës i thashë: Ti do të vish prapë e ëmbla jonë se ti ke pashaportë amerikane, ke lindur këtu ! Dea me lot të nxehtë fëmije dhe duke me shtrënguar duart fort më tha:”Si nuk do të vi pranë jush? Unë u rrita në Shkollën Shqipe, kam shumë shok dhe shoqe që dua t’i kem përgjithmonë”.
Por jo vetëm ne ndjemë dhimbje, por gjithë shkolla, nxënësit, mësuesit, prindërit u trishtuan pamasë për largimin e saj dhe të familjes. Edhe mësuesja dhe nxënësit e klasës në shkollën amerikane ishin prekur shumë, Dea dhe atje nuk ishte një nxënëse e thjeshtë, por ajo ishte zgjedhur me vota prej të gjithëve si Senatore e klasës.
Pjekuria e saj para kohe dhe talenti më kanë frymëzuar për ta pasur gjithmonë personazh shumë të dashur në shkrime, poezi dhe libra të botuar. Një prej tyre është poezia: “Senatorja e Diasporës” botuar në librin: “Mjellmat po të vijnë”. Gjithmonë si mësuese pranë saj dhe duke e pasur bashkëpunëtore të TV Alba Life kam ndjesinë e veçantë se Dea do të ketë zërin e saj dhe do të nderojë Shqipërinë dhe në Kanada. Ajo pranë Kanadasë ku prindërit e saj fituan dokumentet, shkoi me një “resume” tejet të pasur që do ta kishin zili dhe shumë të rritur. Janë fatlumë organizuesit e shoqatave në Diasporën e Kanadasë që do të lidhen me Dean dhe do të ndjejnë nga afër talentin, vullnetin dhe patriotizmin që karakterizon këtë nxënëse të jashtëzakonshme me gjak shqiptari. Kjo falë prindërve të saj intelektualë po aq aktivistë që po e rrisin dhe edukojnë me cilësitë më të mira si dhe gjyshërve që i falin aq ngrohtësi dhe dashuri.
Për kontributin e tyre si familje plot kulturë Presidenti i Alba Life z.Qemal Zylo organizoi një ceremoni me mësuesit dhe nxënësit e Shkollës Shqipe në Brooklyn.
Mamaja e Deas Blerina ka qenë mësuese qysh në hapjen e shkollës Shqipe, ndërsa Neritani një bashkëpunëtor i ngushtë, njëherazi dhe kryetar i shoqatës “Devolli”. Në ceremoninë që u organizua, Zoti Qemal .Zylo në emër të Bordit iu dha çertifikatën e mirënjohjes familjes “Bejleri” me motivacionin: “Si aktivistë të shquar në Diasporën Shqiptare si dhe për kontributin e vyer që i kanë dhënë Shkollës Shqipe në New York”.Ata u larguan për në Kanada me shumë urime nga miq dhe shokë të shumtë që i donin dhe respektonin për kontributin e tyre. Ndërsa Dea udhëtonte drejt Kanadasë, në vesh ende dëgjoja zërin e saj fëminor, se unë do të vi prapë në New York, ngase u rrita në Shkollat Shqipe dhe kam shumë shok e shoqe për të takuar…