-NJOFTIM I KOMISIONIT ORGANIZATOR PËR HAPJEN SHKOLLËS SHQIPE NË QUEENS, NY/
– Një mundësi më shumë për të mësuar gjuhën shqipe/
Fëmijët shqiptarë të komunitetit të Astorias-Queens, NY ,që këtej e tutje kanë një mundësi për të mësuar më mirë e më shpejt gjuhën e prindërve të tyre.Me interesimin e pjestarëve të komunitetit ,mbështetjen e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, vecanerisht te biznesmenit Kristaq Foto, në datën 7 Mars, ditën e përvjetorit të hapjes të së parës shkollë shqipe, në ambjentet e Bar-Kafes “Kuq e Zi” në 23 st e 20 Ave , do të fillojë funksionimi i dy klasave të mësimit të gjuhës dhe leximit shqip.Këto klasa, do të frekuentohen nga fëmijë të moshës 6 deri 13 vjec ,të ndarë sipas moshës dhe sipas njohurive që ata kanë për këtë gjuhë në këtë moment. Pra shkolla do te jete e organizuar në dy nivele :për fillestarë dhe për nivel mesatar .Rregjistrimet do të vazhdojnë deri më 28 shkurt dhe bëhen në ambjentet e Bar –Kafes”kuq e zi”.
Ju mund të merrni informacion më të detajuar,ose të rregjistroni fëmijën tuaj duke komunikuar me Kristaq Papen në tel 917 832 2376.
Jeni të mirpritur !
Komisioni organizativ për hapjen e shkollës në Astoria NY