Nata e madhe “Kuq e Zi”:Shqipëria fiton 2: 0 ne Minisk, Shpresa shemb” Austrinë e vendit të dytë në grup– në Riedi-Austri–
Përgatiti:Alban KOLONJARI-USA-
Shqipëria e nis me këmbën e mbarë duke fitur 0-2 përballë Bjellorusisë në Eliminatoret e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë dhe një pjesë të dytë, që nuk u ngrit në lartësinë e duhur. Sokol Cikalleshi zhbllokoi takimin ndaj Bjellorusisë, pas një veprimi individual. Goli i dha mundësinë kuqezinjëve të menaxhojë lojën. Sfida Bjellorusi-Shqipëri ishte ndeshje e komplikuar, dhe me kalimin e minutave u bë shumë e vështire për kuqezinjtë. Një nga shkaqet ishte mangësia fizike e lojtarëve tanë në raport me kundërshtarin bjellorus. Bjellorusia kishte në përbërje të saj lojtarë që luajnë në kampionatin vendas, i cili është i vetmi kampionat në Europë që nuk është ndërprërë për asnjë cast dhe treguan një pregatitje fizike të mirë. Ndërsa lojtarët tanë zbrisnin në fushën e lojës pa patur minuta në këmbë por vetëm stërvitje me ekipet e tyre. Gjithsesi kuqezinjtë e nisin me fitore me këto eliminatore dhe tranjeri Edi Reja u shpreh se ishte :”shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëev të tij”. “Objektivi ynë ishte të merrnim fitoren dhe kryesimin e grupit dhe besoj se ia arritëm qëllimit. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, kur edhe gjetëm golin e avantazhit, ndërsa më pas patëm një rënie të pritshme fizike, ndaj u vendosëm pak më mbrapa. Dua të veçoj punën shumë të mirë të bërë në fazën mbrojtëse, ku lexuam në perfeksion manovrën e kundërshtarit. Jam i kënaqur me paraqitjen dhe mbi të gjitha me fitoren.” Një mbrojtje “italine” me tre, Veseli, Gjimishti dhe Demarku. Përpara tyre “supriza” Trashi dhe kapiteni Hysaj, dhe në mesfushë Abrashi, Gjasula, Bare ndersa në sulm Cikalleshi ndihmohej nga Manaj. Për këtë fakt tekniku Edi Reja shprehet:”Mbrojtja bëri një ndeshje perfekte, duke mos i lejuar asgjë kundërshtarit, ndërsa sulmi pati oshilacione, pasi shpesh e ulte ritmin, duke mos mbajtur topin. Më pëlqyen edhe tre mesfushorët, që vrapuan shumë gjatë gjithë ndeshjes dhe na dhanë superioritet në thuajse të gjithë sektorët e fushës”. Në pjesën e dytë Bjellorusia është më këmbëngulëse, ndërsa tek skuadra jonë ndihet lodhja e energjive të harëgjuara gjatë pjesës së parë. Bjellorusët shtyjnë përpara dhe kontrollojnë mesfushën, ndërsa kuqezinjtë e kanë të vështire të dalin përprara. Reja ndërhyn në kohën e duhur. Vendin e Trashit të dëmtuar e zë Roshi, ndërsa atë të Cikalleshit Balaj, për ti dhënë freski sulmit. Pas një kombinimi midis dy “firakëve” Roshi-Bare ky i fundit gjuan brenda zonës duke shënuar goiln e dytë për kuqezinjtë.
Sokol Cikalleshi.
“Riktheheshim pas shumë kohësh dhe ka qenë shumë e vështirë kjo ndeshje. Gjendja jonë fizike nuk ishte në nivelin e duhur, ndaj jam shumë i lumtur që i hapa rrugën e fitores ekipit, me golin që shënova. Ky ishte kundërshtari ynë më i vështirë për vendin e parë, por kemi bërë gjysmën e punës me këtë triumf. Me ekipet e dobëta kemi hasur vështirësi, ndaj uroj që pas 3 ditësh të bëjmë përsëri fitore. Çdo prurje e re është në të mirë të Kombëtares. Në momentin kur rritet konkurrenca, të gjithë japin maksimumin”.
Loren Trashi
“Kam marrë një goditje në kavilje dhe nuk po ndihesha mirë gjatë ndeshjes. Provova të vijoja lojën, por ishte e pamundur dhe kërkova zëvendësim. Ndikoi edhe lodhja, pasi kisha kohë pa ndeshje dhe mendova t’i lë vendin një tjetri që ishte më i freskët. Më kanë munguar ndeshjet zyrtare, pasi stërvitje kam bërë rregullisht. U mundova të zbatoja detyrat që më dha trajneri dhe më vjen mirë që çdo gjë shkoi në favorin tonë. Trajneri dhe stafi i tij e vendosën një ditë para që do të isha titullar. Në futboll duhet të jesh gati për çdo vendim dhe tani shpresoj që të rikuperoj për ndeshjen me Lituaninë”,
U-21 Ortek kuqezi në Austri.
Austri-Shqipëri 1-5
Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka realizuar një fitore historike sonte në mbrëmje, duke fituar me rezultatin 1-5 me homologët e tyre austriakë në stadiumin “Keine Sorgen Arena” të Riedi në Austri. Ndeshja ishte e vlevëshme për Eleminatoret e Kampionatit Europin të Futbollit EURO 21. Ekipi ynë e dominoi lojën dhe u hakmorr ndaj Austrisë për atë humbje të psësua në shtator e vitit 2019 me rezultatin 0-4 në Niko Dovana të qytetit të Durrësit. Në pjesën e parë në të 16 mimutë, Sherif Kallaku realizoi golin e parë nga një goditje dënimi ku tregoi klasin e tij. Dhjetë më vonë në të 26-të minutë pas një aksioni të bukur në zonë dhe kombinimi midis Vrionit dhe Tucit, ky i fundit shënon golin e dytë, duke vendosur Shqipërinë në udhëheqje të rezultatit 0-2. Pjesa e dytë foli e gjitha për Shqipërinë U-21. Talenti “bardheblu” Ernest Muçi i sapohedhuri në fushën e lojës Ernest Muçi, shënon një supergol në të e 64-trën minutë duke shtangur portierin austriak. Në të 82-tën minutë Xhixha shkakton 11 metërsh që kthehet në gol nga Ëolf 1-3. Austria kërkon të rihapë lojën, por harron mbrojtjen, ku Ernest Muçi është në një natë magjike. Në të 87-tën minutë ai bëhet protagonist ku driblon mbrojtjen austriake kundërshtare duke shënuar golin e katërt dhe golin e dytë personal në këtë ndeshje. Austria dorrëzohet, por jo kuqezinjtë tanë. Në minutën e ’89 të të ndeshjes mbrojtësi Adolf Selmani shënon golin e pestë pas një goditje të bukur me kokë. Me datën 8 shtator U-21 do të luajë më Andorrën në “Elbasan Arena”. Shqipëria U-21 ndodhet në grupin e 3-të ku bëjnë pjesë Anglia, Austria, Shqipëria, Turqia, Kosova dhe Andora. Pas kësaj fitorje Shqipëria U-21 hyri sërisht në vadhe për zonën play-off. Ajo që të binte në sy sot në këtë takim ishte fakti që tranjeri Alban Bushi i besoi shumë lojtarëve që luajnë në Super Ligën Shqiptare, si Kallaku, Muçi, Selmani, Ismailgeci, etj
Anglia 15 pikë
Austria 12 pikë
Shqipëria 8 pikë
Turqia 7 pikë
Kosova 6 pikë
Andora 4 pikë
Ndeshjet e ngelura
Shqipëri-Andorë
Kosovë-Shqipëri
Angli-Shqiperi