• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MUSTAFA: JU TREGOJ TE VECANTEN E VIZITES NE SHBA, PERSE NUK KA PUSHTET TE TRETE NE KOMUNAT ME SHUMICE SERBE DHE…

October 2, 2015 by dgreca

-E veçanta e kësaj vizite ka qenë pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me ftesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama/

-Asnjë element i marrëveshjes Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk e bën pushtet të tretë/

-Në çdo marrëveshje do zbatohen ligjet e Kosovës në çdo pikë dhe kjo do bëhet edhe me mendimin e Gjykatës Kushtetuese/

Nga Behlul JASHARI/ PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë 5 ditëve zhvilluam vizitë të rëndësishme, tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas kthimit nga Nju Jorku në Prishtinë në një konferncë shtypi në ambientet e qeverisë, sot pasdite.

I ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, kryeministri i Kosovës Mustafa ka marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

“E veçanta e kësaj vizite ka qenë pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me ftesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Në këtë samit, i cili ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimet ndërkombëtare, Republika e Kosovës është trajtuar me kapacitet të plotë shtetëror, si të gjitha vendet tjera të botës. Ne kemi qenë pjesë e barabartë e këtij Samiti, i cili është mbajtur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Andaj i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Obama për përkrahjen ndaj Republikës së Kosovës dhe mund të them se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit, e ka dëshmuar faktin se Republika e Kosovës po bëhet faktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare”, theksoi kryeministri Mustafa.

Kreu i qeverisë me delegacionin e Kosovës në Nju Jork, përfshirë selinë e Kombeve të Bashkuara, kanë zhvilluar edhe takime të rëndësishme. Dje bëhej e ditur se, kryeministri Mustafa u takua në Nju Jork me zëvendës sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, i cili përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë kosovare në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Kryeministri Mustafa sot tha se,  “sa i përket takimeve me zyrtarë të lartë të Administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne jemi takuar me zëvendës sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken. Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe Victoria Nuland, ndihmës sekretare, dhe ne jemi përgëzuar për lidershipin në raport me proceset e rëndësishme të cilat i kemi kapërcyer këtë periudhë”.

“Kemi marrë po ashtu përkrahje të plotë për vendimin që e ka marrë edhe qeveria edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, përkatësisht Dhomave të Veçanta, kemi marrë përkrahje të plotë për procesin e dialogut dhe katër marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin  e Zi”, theksoi kreu i qeverisë kosovare.

“Kemi marrë po ashtu përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, angazhimit dhe anëtarësimit të saj në Interpol dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Po ashtu kemi marrë përkrahje edhe në proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike, që kanë të bëjë edhe me transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcat e Armatosura të Kosovës, por gjithherë duke i respektuar procedurat dhe duke marrë një vendim të tillë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shtoi Mustafa.

“Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë përgëzuar Republikën e Kosovës për hapat të cilat i kemi marrë në luftën kund radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke e konsideruar Kosovën si shembull të veçantë edhe sa i përket Strategjisë që ne e kemi aprovuar kundër terrorizmit, dhe po ashtu Ligjit që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka aprovuar me të cilin është ndaluar bashkimi i qytetarëve tanë në konfliktet e jashtme”, tha kreyministri kosovar.

Mustafa tha se, jemi takuar po ashtu edhe me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee, me të cilin po ashtu kemi biseduar për çështjet e dialogut,  për çështjet e modalitetet e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe për përfundimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në këtë proces.

“Nga data 26 shtator deri më 1 tetor, në cilësinë e kryeministrit të vendit, së bashku me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku dhe ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni, kemi zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre 5 ditëve, kemi zhvilluar dhjetëra takime dhe aktivitete të nivelit të lartë, të cilat besoj se kanë dhënë  fryte të rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në raport me rolin e saj në bashkësinë ndërkombëtare”, vlerësoi Mustafa.

Ai njoftoi hollësi edhe nga takimet e tjera me përfaqësues shtetesh e organizatash nga bota. “Gjatë këtyre takimeve ne kemi lobuar për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimin e marrëdhënieve me këto shtete, gjithmonë duke pas parasysh edhe nevojën që ne të kemi marrëdhënie ekonomike me të gjitha vendet, të tërheqim investime të huaja, dhe që perspektiva e Kosovës të jetë perspektivë e përbashkët në rajon edhe në Evropë, dhe perspektivë botërore”, u shpreh Mustafa.

Ai bëri të ditur se, ministrat që ishin në delegacionin e Kosovës kanë pasur takime të veçanta në fushat e tyre, edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Integrimeve Evropiane.

“Është shfrytëzuar maksimalisht koha, kryesisht në të gjitha këto takime janë biseduar çështje aktuale që kanë të bëjnë me pranimin e pavarësisë së Kosovës nga shtete që nuk e kanë pranuar, me anëtarësimin tonë në UNESCO, në Interpol. Kemi biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Europol-in, sepse atje njëherë nuk mund të anëtarësohemi përderisa s’bëhemi anëtar i Bashkimit Evropian, mirëpo modalitetet janë diskutuar dhe mendoj se edhe aty do të arrijmë një bashkëpunim të mirë”, tha Mustafa.

Ai tha se delegacioni kosovar ka marrë pjesë po ashtu edhe në disa takime dhe pritje formale dhe joformale të organizuara në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me liderë të ndryshëm dhe  përfaqësues të ndryshëm të këtyre vendeve.

“Një pjesë të takimeve zyrtare i kemi zhvilluar edhe në Selinë e Kombeve të Bashkuara, ku mund të them se kemi pasur një trajtim shumë të mirë, një trajtim krejtësisht të barabartë me vendet tjera, që ka qenë një risi për trajtimin e Kosovës në Nju Jork dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara”, theksoi Mustafa.

“Unë mendoj se bashkëpunimi ynë me këto vende është tepër i rëndësishëm, përkrahja që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme për ne për proceset që po i kalojmë, por edhe për sfidat të cilat ne i kemi në të ardhmen”, përfundoi kryeministri i Kosovës Mustafa në konferencën për shtyp pas kthimit  nga Nju Jorku.

Duke iu përgjigjur interesimeve të medias, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, siguron se Asociacioni i komunave më shumicë serbe nuk do jetë pushtet i tretë dhe nuk ka asnjë arsye për frikë nga marrëveshja në Bruksel, në dialogun Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë nuk shoh asnjë arsye që të frigohemi nga marrëveshja për Asociacionin. Unë ju garantoj se asnjë element i kësaj marrëveshje nuk i jep fuqi ekzekutive Asociacionit, nuk e bën pushtet të tretë edhe nuk krijon asimetri në realizimin e pushtetit”, theksoi ai në konferencën për shtyp.

Kreu i qeverisë kosovare, Mustafa tha se në çdo marrëveshje do zbatohen ligjet e Kosovës në çdo pikë dhe kjo do bëhet edhe me mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: e vecanta e vizites ne SHBA, Kryeministri Mustafa, pushteti i trete, shumica serbe

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT