Nga Ahmet ZANI/
Fundjava e kaluar ishte një udhëtim në fshatin Shupenzë të Peshkopisë. Ndonëse prej afro një viti i kishim munguar të vizitonim qytetin e bukur të dibranëve, por dhe kjo vizitë ishte e rastësishme tek disa miq të fshatit Shupenzë. Teksa kemi lënë pas rrugën e gjatë që nga Miloti ku i mundëm të shpëtonim fluksit të madh nga tregu që mbledh thuajse nga tërë krahinat, dhe rruga për në Shupenzë paska e vështirë nga mungesa e investimeve në rikonstruksionin e saj, rrugë e cila hera- herës bëhet dhe e rrezikshme nga kthesat e forta dhe mungesa e trafikndarësve. Ndërsa udhëtimi harrohej nga pamja magjepse e liqenit të Ulzës aty ku dhe pjesa e rrugës duket më e vështirë, por të tilla pamje sikur e humbasin stresin e gjendjes infrasktrukturore të këtij aksi. Drejtuesi i mjetit ku udhëtonim Besmiri lëvizte me ngadalë pasi kërkonte të shijonte mëngjesin e bukur të këtsaj dite zgjedhore, larg politikës, ndërsa dhe natyra bëhej akoma dhe më e bukur nga cicërimat e zogjve aty pranë pemëve që ndodhen ngjitur me rrugën. Teksa kemi lënë panoramën e bukur ku ndërthuren liqeni i Ulzës, me malet përreth ku çdo pamje tregon hijeshinë e gjelbërimit, ndërsa pak poshtë befas shohim një varkë ndonëse akrepat e orës shënojnë gjashtë dhe dielli tutje nga majat duket që ka hedhur shkëlqimin e saj. Një banor tutje përtej nga pjesa tjetër e liqenit po lundron me varkën e tij nga një ngarkesë pasi janë disa shtëpi që jeta e tyre është e lidhur me të tilla varka pasi mungon ura lidhëse me pjesën tjetër. Udhëtimi vijon dhe në sfondin verior shfaqet pjesa tjetër e liqenit të Ulzës nga ku marrin energjinë një pjesë e popullatës nga hec-i ngritur nga kohët e dikurshme, por mbi sipërfaqen e liqenit mjergulla kishte mbuluar një pjesë të saj, por sërish dhe kjo pamje rezervonte bukurinë e saj.
Të përshkruash këtë panoramë mjaft magjepse nga bukuritë e natyrës s’ngopesh, por ja që dhe ky udhëtim prej disa orësh në mbërritje të fshatit Shupenzë kapërcehet shumë shpejt.
Shupenza.
E diel ndonëse ditë zgjedhjesh lokjale , por nuk është ditë e qetë për këtë fshat që është pjesë e njësisë vendore të Bulqizës, ndërsa nuk mund të shkëputësh atë të dibranëve siç dhe është në nderin e zonës. Për të hyrë në fshatin e vogël të Shupenzës është pak vështirë të dielave nga popullata e tregtarëve, por ja që prodhimet e dibranëve janë të preferuara qind për qind bio. Por dhe një fakt tjetër i shijes së tërë prodhimeve bujqësore apo blegtorale janë nga mjedisi i pastër. Ne do të ndalonim pak më tutje të fshatit, vetëm pak minuta në dalje pasi një mik mjaft i nderuar do të rezervonte takimin tonë. Ladi Jakimi që ka një biznes ndërtimi na pret ngjitur me rrugën, aty ku dhe ndodhet biznesi i tij. Ejani të pijmë kafen – na fton menjëherë biznesmeni 44 vjeçar, pak më tutje një bar- kafe mjaft tradicionale aty do të shërbente një djalosh i cili menjëherë pret të na shërbejë. Ngjitur me tavolinën tonë qëndronin katër njerëz mjaft të gëzuar dhe kjo i ka tërhequr vemendjen Ladit që kërkon të njihet me rastin. Njëri nga katrëshja kishte ditlindjen ndaj dhe urimi do të përcillej dhe nga ne miqtë e rinj të këtij fshati. Teksa djaloshi kamarier solli kafetë dhe nga një gotë raki e prodhuar nga banorët e zonës. Gëzuar – uron Ladi, dhe neve shijojmë kafen e mëngjesit por dhe rakinë e kumbullës.Uroj të fitojë më i miri zgjedhjet dhe lusim Zotin të shoqërohen pa incidete, ndërsa nuk diskutohet më politika në lokalin ë fhsatit. Ende pa mbaruar njërën gotë kamarieri kishte marrë porosinë nga tavolina tjetër të kthenim dhe nga një tjetër nga kjo raki mjaft e këndshme e zonës. Katë miq janë nga Kurbini tregon Ladi, por njëri është gazetar dhe unë menjëherë nuk u ndjeva mirë, nga aspekti që doja të isha një mik, pasi ku i dihej se çmund të reagonin këta banorë vendas nga Shupenza. Sakaq Ladi ka ndier këtë reagim ndaj më kthehet ” ju jeni miku im dhe gazetar që ne nga anët tona i repesktojme”. Njëri nga tavolina tjetër preferoj të qëndronte me neve, ndërsa trokasim gotat me të. Mësova që ky ishte një punonjës ndër vite në strukturat e policisë së shtetit, dhe menjëherë kërkova të mësoja për rendin dhe menjëherë tregon se jemi banorë me “taban” dhe kulturë. Taban quhet tradita e krahinës, kjo më krijoj kënaqësi duke ju referuar dibranëve si një soj shumë u njohur por e traditës dhe kulturës.
Më pas Ladi na shoqëron të njihemi dhe me tregun e së dielës ndonëse parreth ambjenti i rënduar nga mbipopullimi i kësaj ditë “pazari” dhe pazari krijon të tillë ndotje. Pak minuta shëtitje përreth këtij tregu dhe Ladi do të na prezantonte me një mik të tij mjek. Ky i fundit sapo është informuar nga prania jonë me Ladin na fton për drekë, por Ladi kishte dërguar porosinë tek një lokal buzë lumit Drin.
U larguam nga tregu duke lëvizur në këmbë për t’u njohur dhe pak me fshatin Shupenzë por duhet pranuar se klima e pushteteve nuk ka kursyer një fshat që ndodhet pranë kufirit me shtetin fqinj Maqedoninë. Mungesa e infrastrukturës apo dhe investime për kushtet e jetës së këtyre banorëve fisnikë. Por më së shumti është Ladi i cili u ka ardhur në ndihmë shumë prej tyre në ndërtimin e shtëpive dhe bizneseve. Për këtë banor nga Shupenza nuk i mungonte respekti nga pjesa tjetër si kontribues, ndonëse ende shumë nga i qëndrojnë borxh, por nuk merzitem thotë ai pasi paraja nuk mund të më kthejë ndryshe në atë kontribut të dhënë nga Ladi. Jam i kënaqur – shton ai pasi punoj pranë familjes dhe jetoj në vendim tim dhe pranë fshatit ku kam lindur.
Ndërsa minutat kaluan shumë shpejt pranë urës së Topojanit kishte rezervuar drekën, dhe së bashku me Ladin dy nga punonjësit e firmës së tij. Pasi kemi lënë urën e Topojanit një rrugë përgjatë lumit Drin do të na shoqëronte tek një lolal mjaft i këndshëm nga mrekullitë e natyrës nga ky turizëm lumor dhe pejzazhet që nuk mbaronin kurrë në këto anë. Në kemi preferuar të qëndronim pranë lumit Drin aty ku disa turistë kishin preferuar këtë mabjent vështirë të zbullohet gjëkundi. Menu nga më të ndryshmet, dhe të gjitha asortimentet tradicionale gatim po i tillë që nuk mund të largohej nga të tilla mrekulli që do të mbeten historike për vlerat e këtyre njerëzve dibranë të shquar në mikpritje, traditë, histori.